|

“Projekt Ide” në fushën e riciklimit të mbetjeve

Nga Elvis Çela

Tiranë – Dhjetë ekspertët e rinj të Qendrës Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim – EPER Center, të cilët u përfshinë në nismën “Pjesmarrje Rinore tek Biznesi i Riciklimit”  realizuan projekt ide në fushën e riciklimit të mbetjeve. Realizimi i projekt ideve u mbështet përkatësisht nga Fondacioni ABC, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave; Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës; Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë dhe Bizneset e riciklimit të rajonit Tiranë-Durrës. Të rinjtë kanë parë në këndvështrime të ndryshme këtë sektor, duke e orientuar atë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe efikas për ekonominë dhe mjedisin shqiptar.

Projekt idetë erdhën pas realizimit të praktikave profesionale në fabrikat e riciklimit të letrës dhe plastikës në rajonet e Tiranës dhe Durrësit. Ato janë të aksesueshme për të gjithë palët e interesuara në funksion të zhvillimit të sektorit të riciklimit në Shqipëri.

Projekt idetë janë të fokusuara në drejtim të legjislacionit, ekonomisë, teknologjisë dhe mjedisit për bizneset të riciklimit të mbetjeve duke i paraqatur atyre strategji dhe forma efikase zhvillimi.

Një grup ekspertësh ndërkombëtar në fushën e biznesit të riciklimit lehtësoi përgatitjen e të rinjve për realizimin e këtyre projekt ideve.

Më poshtë po listojmë tematikat e projekt ideve:

1.      Teknologjitë e riciklimit të plastikës  në botë dhe në Shqiperi – Vilma Shima

2.      Potenciali i riciklimit të mbetjeve  në qytetin e Tiranës – Drilon Lleshi

3.      Sistemet e larjes që përdoren në proçesin e riciklimit – Vilma Piroli

4.      Zhvillimi i sektorit te biznesit riciklimit në Shqipëri – Florian Lami

5.      Riciklimi i letres. Optimizimi i parametrave teknlogjik. Reduktimi i emisioneve të gazeve serë dhe financimi i karbonit – Migena Nako

6.      Potenciali i riciklimit të mbetjeve në Shqipëri – Shpati Braho

7.      Mënyrat e rritjes së ndërgjegjësimit dhe benefitet e menaxhimit të mbetjeve – Lorena Hallko

8.      Grumbullimi i diferencuar i  mbetjeve (ndarja në burim) – Enerit Sacdanaku

9.      Legjislacioni dhe standartet e riciklimit të mbetjeve në Shqipëri dhe në Bashkimin Europian – Haxhire Germajsi

10.  Si të krijojmë një biznes riciklimi – Meivis Struga

Projekti Ide

Këto projekt ide duke qenë të parat e realizuara për biznesin e riciklimit të mbetjeve, u mirëpritën nga grupet që punojnë në këtë sektor.  Ato shërbyen jo vetëm në rritjen e pjesmarrjes së të rinjve në sektorin e riciklimit të mbetjeve, por edhe në lulëzimin e ideve inovative në funksion të zhvillimit të këtij sektori.

EPER Center dhe Fondacioni ABC do të vazhdojë të mbështesi projekte në drejtim të përfshirjes së të rinjve në biznesin e riciklimit. Ato inkurajojnë dhe nxisin çdo inisiativë dhe përpjekje rinore në këtë sektor. | Prishtina Press



Related posts

Kombëtarja shqiptare "viktimë" e fajeve të akumulu...
George Washingtoni - by Palok Traboini, Albania 1907
ÇFARË MË SOLLI NË KUJTESË, TAKIMI ME AKADEMIKUN MARK KRASNIQ...
BARDHYL XHAMA, KRIJUES DHE NJERI I MIRË

3 Comments for ““Projekt Ide” në fushën e riciklimit të mbetjeve”

  1. ledio brace thotë:

    Un qe po ju shkruaj kam nje fabrik riciklimi ne shqiperi.
    Si mund te lidhem me administraten e EPER Center?
    Ju faleminderit

  2. Fatos Latifaj thotë:

    Përshndetje, jemi një kompani e grumbullimit të Plastikes llojve të ndryshme të plastikes në Kosov përkatsisht në qytetzen e Gjilanit dhe kisha pas dëshir të di se a beni transporte ndermjet kopanis juaj në Kosov ?
    Me shum rrespek “Riciklimi’ Gjilan

  3. Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” Vlorë disponon një sasi të konsiderueshme librash jashtë përdorimit, të cilat duam ti shesim tek ndonjë fabrike letre per karton. Nese jeni te interesuar na ktheni nje pergjigje. Drejtori.

Leave a Reply





Archive