|

1 – Qershori, festa e fëmijëve

Nga Bashkim SALIASI

E preme. Shkolla 9-vjeçare “N. Hoxha” Valias, si rrallë ndonjëherë ishte zbukuruar me lule, flamuj, objekte të vjetra dhe deri te gatimet tradicionale. Që në orët e para të mëngjesit, nxënësit të veshur me kostumet popullore dhe me flamuj nëpër duar vërshuan si një lumë që mbushet nga përrenjtë malorë. Ata vijnë nga malet pas një rrebeshi të furishëm në drejtim të oborrit të shkollës, 9- vjeçare “Niko Hoxha” Valias me një larmi ngjyrash që çdo kush do ta kishte zili.

Të gjithë kanë një drejtim, atë të oborrit të shkollës dhe ambjenteve të saj.

Nxënësit e shkollës Valias

Fëmijët para stendës së 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë

1 Qershori i sivjetëm, ishte disi i vaçantë nga 1 Qershori i viteve të tjera. Erdhi natyrshëm në këtë 100 vjetor, por mori përmasa të një feste të madhe kombtare.

Sa bukur është të jesh fëmijë! Nuk ka gjë më të bukur se të futesh në botën e brendshme të fëmijëve. Vajza e djem të ciklit të ulët fillor dhe nëntë vjeçar të veshura me kostume popullore të zonës së tyre me ngjyrat të shumëllojshme si një mozaik i bukur ia shtonin dhe më shumë bukurinë rrugicave nga të cilat fëmijët rendnin në drejtim të shkollës.

Nxënës të cilkit fillor dhe 9-vjecar të veshur me costume popullore të zonave të tyre

Në sytë e tyre të qeshur shkëlqente gëzimi dhe hareja. Festa kishte thithur në gjirin e saj jo vetëm fëmijët e ciklit të ulët, por dhe ata të ciklit 9- vjeçar dhe shumë prindër që shoqëronin fëmijët me gatime tradicionale të zonave të tyre. Kënaqësia e kësaj feste kishte dalë jashtë përmasave të një feste fëmijrore.

Hyj në ambjentet e shkollës.

U befasova, kur në hyrje të shkollës dhe deri në katin e tretë ishin shtruar rrugica dhe ekspozuar pajisje dhe orendi të vjetra dhe shumë relike që shpalosnin vlerat e trevave nga kanë ardhur banorët në zonën e Valiasit. Kostume populore me motive nga jugu dhe veriu zbukurojnë ambjentet e shkollës.

Në hyrje të koridorit të bie në sy stenda kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë.

Mësuese Nazmie Klosi në organizimin e festës

Djana Dervishi dhe Albana Duva gjatë sistemimit të relikeve

Mësues Albana, Nazmia dhe Vjola jepnin e merrnin me fëmijët për t’u gjetur vendin sendeve të sjella nga ana e tyre për t’i ekspozuar sa më mirë. Në katin e tretë gjej mësuese Dianën dhe Tafilin të cilët mundoheshin të ekspozonin reliket dhe gatimet tradicionale të sjella herë pas here nga prindërit e nxënësve.

E shikon këtë sahatin? – më drejtohet mësues Tafili. – Po, i përgjigjem. Është një sahat 300 vjeçar i ruajtur nga familja….

Ulem në katin e dytë ku gjej kolegët e tjerë të cilët kishin ndarë detyrat dhe mundoheshin që jo vetëm t’i ekspozonin bukur sendet e sjella, por dhe të ndihmonin mësuese Kanien, e cila po bënte provat e fundit për të dhënë koncertin para shkollës.

Në katin e parë para hyrjes kishin zënë vend mësuese Dhurata, mësues Musta, Shpëtimi etj. Të gjithë kolegët ishin të impenjuar në miradministrimin e situatës në të gjitha ambjentet e shkollës.

Drejtoresha e shkollës, Mahmudia, ndiqte nga afër situatat dhe bënte kujdes për nxënësit që çdo gjë të vendosej në vendin e vet.

Në krye të detyrës ishte dhe n/drejtoresha Faria, në ndihmë të mësuese Kanijes dhe Martës për provat e fundit të koncertit me rastin e 1 Qershorit.

Ora 10 00. Nën tingujt e himnit të flamurit ngihet flamuri nga mësuesi më i vjetër Tafil Ibro. Kori i shkollës shoqëron mësues Tafilin duke kënduar bukur himnin kombtar.

Shkolla 9- vjeçare “N.Hoxha” Valias e rreshtuar për ceremoninë e hapjes së veprimtarisë festive

Drejtoresha e shkollës Mahmudie Çera mban një fjalim të shkurtër  duke përshëndetur nxënësit për festën e 1 Qershorit. Më pas shkolla kalon në një atmosferë gazmore ku të gjithë fëmijët nën tingujt e muzikës kërcejnë vallet popullore me motive të Tiranës, Tropojës, Librazhdit, Kuksit dhe treva të tjera të Shqipërisë. Ishte me të vërtetë një festë Gala ku fytyrat e fëmijëve, mësuesve dhe prindërve që i shoqëronin filluan të kërcenin së bashku më fëmijët.

Fëmijët e veshur me kostume popullore kërcenin sikur të ishin valltarë të vërtetë duke kombinuar bukur lëvizjet e tyre që merrnin vrull me ritmin e muzikës.

Më pas kalojmë në dhënien e koncertit të përgatitur me shumë talent nga mësuese e muzikës Kanije Kapllani dhe mësuesja e letërsisë Marta Arapi.

Përsëri shkolla, kopshti dhe i gjithë komuniteti që ndodhej në ambjentet e shkollës u përfshinë nga ritmi i valleve popullore të cilat kërceheshin shumë bukur nga fëmijët e shkollës sonë.

Panairi i gatimeve tradicionale – një mrekulli!

Më në fund mësuese Diana, Nazmija, Viola, Dhurata etj, zbuluan gatimet tradicionale të sjella nga komuniteti. Janë të parët fëmijët ata që provojnë gatimet e njëri-tjetrit.

Nxënës dhe mësues ne tryezën e gatimeve tradicionale

Farije Selimi dhe Diana Dervishi me nxënësit pjesëmarrës

Në ambjentet ku ishin ekspozuar sendet e vjetra si djepi, okllaia, gjyma të vjetër e etj, zunë vende nxënëset që kishin sjellë këto pajisje.

Një skenë e madhe nga e cila dëgjoheshin përshëndetje dhe urime nga fëmijët, mësuesit dhe prindërit që ishin ngjitur në ato moment lart në katin e tretë.

Në të gjitha këndet shikoje aparate që fiksonin çdo sekuencë, shtrëngim duarsh, urime dhe shijime të gatimeve tradicionale të zonës.

Një moment deçiziv ishte dhe dalja e drejtoreshës Mahmudies me kostum kombëtar e cila krijoi një atmosferë gazmore.

E gjithë kjo atmosferë gazmore i dedikohet mësueseve të palodhura A Duva, N Klosi, V Tuci, Kanie Kapllani, Marta Arapi etj.

Nxënës e mësues të shkollës 9 – vjeçare janë të mobilizuar që ta mbyllin me sukses vitin shkollor 2011-2012.



Related posts

Kontributi i Popullit të Kavajës në Luftën e Shkodrës
Ambasadori i Shqipërisë që i bashkoi shqiptarët në Bukuresht
NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDI
“MBRETËRESHA SHQIPTARE, TEUTA”, QË TAKOI MBRETËRESHËN E SUE...

Leave a Reply





Archive