A është në krizë Gjuha Shqipe?
NGA: AZIZ RAMADANI
TETOVË

Aziz Ramadani
A është në krizë Gjuha Shqipe?
Këtë shkrim po e filloj me një strofë shumë të njohur të rilindasit tonë të madh Naim Frashëri, kushtuar gjuhës shqipe:
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Sa me kënaqësi dikur i mësonim dhe recitonim këto vargje! Vërtetë gjuha jonë është shumë e mirë, e ëmbël, e gjërë, e lirë dhe me vlerë. Gjuha shqipe është natyrale, e bukur, e përsosur. Por sot a është kështu? Të rrinjëve të sotshëm a u ofrohen poezi, romane, drama me vlera të verifikuara në aspektin gjuhësor, artistik dhe kulturor? Sot literatura është e ndryshme me vlera dhe pa vlera.
Tani parashtrohet pyetja e titullit të këtij shkrimi. A është në krizë Gjuha Shqipe?
Natyrisht që ka mendime se është dhe se nuk është në krizë. Unë mendoj se gjuha shqipe edhe pse është e konsoliduar është në krizë.
Ende është i pranishëm mendimi: Nëse do ta shkatrosh një popull, sulmoja gjuhën dhe kulturën. Padyshim prirje politike të këtilla ka, por gjuha shqipe nuk ka krizë nga sulmet nga jashtë. Ajo historikisht është përballur dhe ka mbijetuar prej sulmeve të tilla. Ajo do ekzistojë dhe jetojë ndër shekuj. Mendoj se gjuha shqipe ka krizë të brendshme. Ajo është në pushtim të barbarizmave dhe huazimeve. Gjuha shqipe shkruhet me shumë gabime gjuhësore. Gjuha shqipe është përdhosur. Përdhoset prej vetë shqiptarëve. Përdhoset prej politikanëve, gazetarëve, mediave elektronike me zë dhe pamje. Përdhoset nga mediat e shkruara. Gjuha shqipe dita ditës mbushet me fjalë të huaja: sllave, turke, greke, italiane dhe sidomos fjalëve angleze. Pse ndodh kështu? Jam i mendimit se ka disa faktorë. Gjendja e vështirë ekonomike e shqiptarëve në të gjitha trojet ka qenë dhe është e vështirë. Më shumë se 30% e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në vende të huaja. Fëmijët e tyre nuk e flasin ose e flasin me shumë vështërsi gjuhën shqipe. Emigrantët shqiptarë janë nën ndikimin e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme botërore. Ata kur kthehen në vendlindje nuk bartin përvojat positive të vendeve ku jetojnë, por shpesh sillen shumë të painteresuar për gjuhën dhe vendlindjen. Gjuha shqipe te shumë të rrinj çalon.
Problem për gjuhën e sotme shqipe është globalizmi. Ndikimi i gjuhëve të mëdha e sidomos gjuha angleze. Gjuhët të cilat kanë ndikim të madh në teknikë, shkencë teknologjinë informative, kulturë, art dhe sport.. Ky është një proces i pandalshëm, prandaj gjuha shqipe do jetë gjithmonë nën një ndikim të tillë. Ne duhet të kujdesemi që shumë fjalë të huaja që kanë hyrë ose që do hyjnë në përdorim në gjuhën shqipe të zëvendësohen me fjalë përkatëse në gjuhën shqipe.
Mësimi i anglishtes bëhet që në klasët e para të fillores. Ne për të ecur në hap me kohën na duhet të mësojmë gjuhë të huaja. Sa më shumë gjuhë të huaja të dimë aq më mirë dhe për këtë nuk ka fare dilema. Por, kjo nuk do të thotë që ta nënçmojmë ose përdhosim gjuhën tonë me fjalë të huaja dhe gabime gjuhësore.
Ndikimi i teknologjisë informative – interneti. Në internet sot ka qasje një pjesë e konsiderueshme e popullatës sonë. Shumë informata në internet nuk kanë vlerë besueshmërie. Aty mund të gjenden të dhëna të ndryshme në gjuhën shqipe pa as një kriter gjuhësor.
Gjuha shqipe ka dy dialekte dhe kjo është një pasuri sa i përket sasisë të fjalëve të gjuhës shqipe. E keqja qëndron në disa prirje të disa qarqeve të caktuara të përdorimit të njërit ose tjetrit dialekt. Me formimin e shtetit të Kosovës lindi dhe flamuri i shtetit i ndryshëm prej Flamurit kombëtar. Mos dhasht zoti që në Kosovë dikuj t’i shkojë mendja që gjuhën shqipe ta quaj gjuhë kosovare.
Gjuhën shqipe e përdhosin politikanët. Ata në fjalorin e tyre përdorin fjalë të huaja që ndoshta as nuk ua dinë kuptimin. Pse i përdorin ato? Për të treguar se janë të dijshëm, të aftë, të shkolluar.
Gjuhën shqipe e përdhosin më së shumti gazetarët e emisioneve zbavitëse nëpër TV private dhe shtetrore. Në spektakle të ndryshme muzikore zgjidhen: “The best male”, “the best female”, “the best new artist”. Reklama: Të shtunën në Digitalb “live Big Brother 5”. Në emisionet sportive thuhet: “Në Champions League u kualifikua…” në vend që të thuhet: Në Ligën e Kampionëve …. Titujt e shumë emisioneve në gjuhën shqipe kanë fjalë të huaja si psh në TVM2 emisioni “Event” e shumë të tjera. Futja e fjalëve të huaja në fushat e zbulimeve të ndryshme shkencore është e pazavendësueshme, por jo edhe kjo e fjalëve të zakonshme që në gjuhën shqipe do të tingëllonin shumë më bukur dhe më fuqishëm. Fundja kujt ua përkushtojnë këto emisione?
Në mediat në Shqipëri është zhdukur lakimi i emrave të huaj si për shembull thuhet “Bush takoi Merkel”, “Isha në vizitë në Bitola!!!”.Mua nuk ma kap veshi. Është shqip kjo?
Jemi në injorancë të plotë. Injorant nuk është ai i cili nuk di, por ai i cili mohon gjuhën kulturën dhe traditën e vet. Të duash gjuhën tënde nuk do të thotë se duhet të urrejsh gjuhët e huaja.
E çka duhet bërë? Në vende ku lëvrohet gjuha shqipe, në institucione ku botohen libra e ku punohet me media, duhet të ketë gjuhëtarë, lektorë, redaktorë të mirëfillt e me përvojë. Mungesa e tyre sjell dëm të madh. Një gabim i tyre gjuhësor shumëzohet në shumë lexues. Jo çdo kush mund të bëhet mësues i gjuhës shqipe.
Në disa fakultete mësimi i gjuhës shqipe është i domosdoshëm. Dhe duhet të jetë, por jo sa për sy e faqe. Të ndahet gjuha nga letërsia. Kultura e një profesori, mjeku, inxhinjeri, ekonomisti nuk vjen në shprehje se sa njohuri ka në letërsi. Ai në punën e vet në dokumentacion ose në fjalën e shkruar shqipe vjen në shprehje me të folmen e bukur dhe shkrimet pa gabime dhe rregullat gramatikore në drejtëshkrim. Për çdo shkrim të bërë në vende publike duhet patur shumë kujdes. Gjuha shqipe duhet të mbrohet me ligj të veçantë.
Jo çdo gjë në gjuhën shqipe është e zezë, por të metat duhet të luftohen dhe paksohen.
|
|
Tweet |



Gjuha shqipe per gjuhtaret tane eshte: “Si lisi ne dere te kovacit”.
—————————————————————————————
Kure krahasone gjuhet te tjera qe jane edhe shume me te reja se shqipja dhe
shikone se sa ia “levizin gurt mjeshtrit e tyre”, shqipja te lene te kuptoshe se gju-
htaret tane e kan bere gjuhen si “Lisi ne dere te Kovacit”. Nje shembull qe te i
kuptoni edhe 1100-te tjere. Ne fundin e vitev te 70-dhjta ne Zvicer ish ne vizite
dhe rastesishte e lexova nje liber te nje shkrimitari me emrin Rifat dhe mbiemir
s’me kujtohet dote; ku ne mese te tjerav shkruan ne nje rreshte: “Utrangda liri-
ne e fjales”. Nuke shkova me tej te lexoje se mjaftonete me kaqe:”Utrangda”.
S’di se gjuhetaret tane e shofine se sa her po ja “levizin gurt mjeshtrit” e gju-
heve angleze, franceze, gjermane e te tjera.
———————————————————————————————————
Ketu, s’do mende, me kujtone nje thenje te nje Ingjinjeri te fabrikes se “VOLVO-
SE” (kure isha nje vizite) me tha: “Nuk po kemi mundesi dhe aftesi te zbulojme
dice te re…., po bejme ndrrimin e numrav serike te motorrav dhe ngjyren e pla-
stikav te kushunetav….Per te then se kemi bere ndoni (risi…?!)”.
——————————————————————————————————-
Aty ku duhet bere risi, s’kan mundesi, dhe hajte arsyetoje veten me
gjuhen se po e “dhenim pake se ka vu lake ne lageshtira te kohes”. Jo zotrinje.
Ndryshime duhet ne nje qeveri pa korrupcion, pa ambient te ndotur, zhdukjen e
papunesise, zhdukjen e narkomanise dhe trafikanteve te tjere bashke me kri-
minalitete te tjera dhe nje rregullim shteterore si duhte dhe si i ka hije intelegje-
nces shqiptare dhe diplomacise sone qe eshte me te gjitha parametrat e botes
ne kopjim, ne konkludim, ne konsiludim te nje qeverije duke marre “receta”
nga te gjitha shtetet e botes siduhet dhe kjo eshte kryesore qe te kemi “Mulli-
rine me te gjitha kapacitet e duhura per te bluar c’do lloje drithi dhe c’do lloje
milli si duhet dhe siqe e kerkone koha dhe populli”, e thashe keshtu: Figurati-
vishte duhet te jete shteti si nje “Mulli” me te gjitha kapacitetet e duhura. Pra,
gjuha me ndryshime gjuhesore, duhete te jete ne rangun e dyte apo te rete.
Pse zotrinjet nuk merren me “venjen e bishti te sopates” te Platonit qe e ka
lane Plato:”Edukimi i drejte i femise e ka zanafillin ne qerdhe dhe parashkoll-
oret”. Ai e la “Sopaten pa bishte”, nga se sejcili vende sipas dokev, zakonev
dhe adetev nen ndikimin e kushtev natyrore, duhet te ia ngjesin vet populli per-
kates. Por, ne sot, jo me ia ngjitur ” sopates bishtin e duhur”, por, po ja “thejme
edhe ate tehe” qe mire e ka “sprehe” Plato per nje edukim dhe zhvillim te nje
shoqerie sic duhet dhe sice eshte i dedikuar nen kushtet e natyres aty ku ek-
zistone. Pra, beni pune te mare gjuhtare e shkrimitare, filozofe e pedagoge
dhe pa “Mulli” te duhur, s’ka mille per torte. Pa shtet te duhur, s’ka (….).