Asimilimi në komunën e Prizrenit
PËRSE SHQIPTARËT ASIMILOHEN…!?
* Si është e mundur që mbiemrat: Bytyçi, Morina, Mazreku… të behen “turk elhamdylilah”
* Edhe Noli e Konica jetuan në Amerikë dhe nuk u bënë Xhon,Çajupi jetoi në Egjipt dhe nuk u bë Hasan el Asad…
* Dy vëllezër të një nëne e të një babe, njeri është shkruar shqiptar e tjetri turk!
* Edhe në mesjete kanë emigruar shqiptarët por kanë ruajtur identitetin,gjuhën e kulturën shqiptare
Nga RESHAT BADALLAJ

Reshat Badallaj
Jo larg qytetit të Lidhjes Shqiptare Prizrenit, aty ku për herë të parë Abdyl Frashëri, nga Përmeti mblodhi 300 burra me zë, nga të gjitha trojet për të mbrojtur tokat shqiptare nga bimbashët dergut dhe zhupanet sllavojugor, që donin ta coptonin si hijena të uritura,shtrihet fshati Mamushë.
Nuk ka fshat tjetër në rrethinen e Prizrenit,që e ndan përmes lumbardhi përpos Mamushës të jetë asimiluar kaq kollaj. Mamusha, tani ka vetem 500 banorë,me 12,4 kilometer katror,me 90% turqë,9% shqiptarë dhe 1% te tjerë…
Shifra marramendese e alarmuese.Kur isha student i Gjeografisë ne Prishtinë, e kisha një provim lokacione dhe me kujtohet kur prof.dr. Asllan Pushka,na ligjëroi se neë vitin 195ë, ne Prizren dhe rrethinë kanë ekzistuar vetëm 5 familje turke.
Shih për këtë shqiptarët që zbriten nga malet atje ku edhe “dreçi nuk ban vo”,nga trevat e Opojës,Hasit,Vërrinit,
Harrojnë këta shpirtshitur se katunar nuk eshtë ai njeri që jeton në katund,por katunar është ati qe i mungon kultura. Dhe fillojnë të flasin gjuhen turke, duke harruar se përplasen nëpër ca kodra të Prizrenit, që balta eshte deri në gju dhe çizmet i fsheh në therë dhe i nderron këpucët kur futën në sheher.
Me fjalë tjera Prizreni,është ndotur nga asimilues, të cilët përbuzën gjuhën, kombin,kulturën e elementeve shqiptare.
Në Mamushë “turqit” nuk piken nga qielli dhe nuk erdhën nga Anadolli,por ishin shqiptare që zbriten sic thash nga atje ku as djalli nuk bën ve. P.sh. Keni dëgjuar ju që turqit kane mbiemer Shala,Bytyci, Morina, Mazreku,Thaçi… Mbiemrat e tyre jane sic dihet, Ozil,Evren,Demirel,Karaoglu etj.etj.
Dhe, si eshte e mundur,që mban mbiemrat e fiseve dhe bajraqeve shqiptare të deklarohen turqë dhe të mos të dijnë një fjalë shqip. Kryetari i Mamushës është Arif Bytyq e jo Bytyçi. Shqiptarët që nga mesjeta kanë emigruar në shumë vende të Botës dhe kanë ruajtur identitetin,gjuhën, kulturën e tyre. Noli dhe Konica ishin në Amerikë dhe nuk u benë Xhon. Çajupi ishte në Egjipt dhe nuk u bë Hasan el Asad…
Shqiptarët që u dëbuan në Turqi sipas elaboratit famekeq të Vasa Çubriloviqit, me 1937, shumica prej tyre mbrojtën gjuhën dhe kombin shqiptar në zemër të Turqisë.
Sakaq, kur e vizitojnë Kosovën mysafiret nga Turqia,bashbakanët,nuk kanë qarë pa e vizituar Mamushën,bile-bile duke ndërtuar në kulturën turke edhe “namazcah”. Në ceremoni bëjne amin me tespi ne dorë… Madje dy vellezer të një nëne dhe të një babe, njëri vëlla është shkruar shqiptar kurse tjetri turk!
Dhe krejt në fund, është mirë që këta asimilues të ndërrojnë udhë sepse pa vatan nuk ka iman- pa atdhe nuk ka fe.
|
|
Tweet |



JE I PAPAR RESHAT BADALLAJ. SHKRIMET TUA I LEXOJE ME SHUME VEMENDJE TE FALA NGA PRIZRENI HUSTORIK
PERSE NUK PO SHKRUAN A JE NE PUSHIME SE JEMI MESUAR ME SHKRIMET TUAJA
Zotni Reshat Badallaj, te lumte te pergzoj per shkrimin e mrekullueshem e me se shumte te pergezoje se ku te ka ra nder mend me rrah kete teme shume te ndieshm. Kurse funksionaret po i hedhin zjarrit benzin e ju doni ta ndalni me uje. Bravo po ishalla e lexojn ata. edhe shume here bravo,bravo dhe bravo. Pershendetje nga Marku
O njerz,pse po shkoni ne Mamush,a nuk po shifni qka eshte kah ndodh me vajzat shqiptare ne Shkoder me rrethin ,ato po martohen me(serb) shka,me njerz qe kan vra edhe pre shqiptar te Kosoves,po shkojn edhe po pjellin shkie ne Nish,Prokuplje,Kragujevac,Kraljev,Qaqak,deri edhe ne Subotic,kam pa intervista te vjehrrive te ktyre vajzave shqiptare kur kan then pas 18 viteve femija i par na lindi ne fisin ton vajz ne po shtohemi fal gjakut shqiptar prej shqiperis,ket duhet ta luftojm ,se turqit e Mamushes sot shkruhen turq e neser shkruhen shqiptar ,si te prishen mardhenjet me Turqin ata te gjith kan me u shkruajt shqiptar si ne Rahovec,nuk kan ku me shku jo,mos u merzitni per ket pun,shkova 1 her per Istanbul ne aeroplan prej Sllatines ishim vetem 2 shqiptar edhe disa anglez i ter aeroplani gra bajagi turqelike a folshin shqip,nje anglez merre me mend e vuri masken ne goj se ma boni po ju vjen era sun po rri ne aeroplan deri sa dul prej aeroplanit dhe aeroporit nuk e hjeku masken prej gojes.
O adash mos shko shum larg vetem shko para 5 vite edhe e shojshe qe na nuk i kena kta mbi ermrat po na ka llan Jugoslavija. Mmusha sa i ka perkrah Shqiptart ju kerku nuk jeni! ju lutem historin lexoni pak pavarur…