|

Banka Botërore vazhdon të mbështesë Arsimin në Kosovë

18 Prill 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja me bashkëpunëtor dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë, diskutuan për modalitet dhe angazhimet reciproke me qëllim të implementimit të suksesshëm të projektit IDEP dhe të projekteve tjera që BB ka për zhvillimin e arsimit në Kosovë .

Biseda me BB për zhvillimin e arsimit në Kosovë

Ministri Buja tha se nuk do të mungojë angazhimi i udhëheqjes se MASHT dhe të ekspertëve në fusha të caktuara që këto projekte të BB -së të kenë efektin e duhur në arsimin e Kosovës në ngritjen e cilësisë ne arsim. Ministri ka falënderuar përfaqësuesit e BB për të gjitha kontributet që po jep në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Nga ana e sajë, Flora Kelmendi, menaxhere e BB -së për projektet e arsimit e informoi ministrin Buja me ecuritë e deritashme dhe kërkoi nga ai që edhe më tutje MASHT të jetë konsekuent për sa i parket angazhimeve te saja me qëllim të përmbushjes më sukses të të gjitha komponentëve që ngërthen ne vete projekti i BB-së. | Prishtina Press

Burimi nga: Ministria e Arsimit E Shkencës Dhe Teknologjisë



Related posts

MZHE do të shqyrtojë seriozisht kërkesat e punëtorëve të PTK...
Gjermania vazhdon përkrahjen dhe bashkëpunimin me Republikën...
Konferenca për Praktikat e Buxhetit Komunal
American Job Market Reaches Depressing Plateau

Leave a Reply





Archive