Bilbil, zani i dashnisë
Poezi
Nga: Ragip Dragusha
Bilbil i dashtun, zog i lumnue,
që zanin tand e dëgjoj përditë,
eja pran’ meje, kangen me kendue,
apo ke frikë se s’kam me dijtë ?
Unë mirë e dij se zanit tand
kush në k’te botë nuk di me i shkue,
porse shpirtit unë po i tham
bashkë te dy një kangë me këndue.
Ndoshta një ditë, ashtu si ti
shpirti im ka me flut’rue;
atje n’qiell, pra ju të dy,
dashnisë ambël me i këndue.
“Unë fjalët jo, nuk i kam shkrue,
as nuk mundem me i majtë mend,
dashnisë vetëm i kam këndue,
me za të ambel: due gjithkend.”
Tash sa mot unë veç kërkova
atë fjalë t’ambel të dashunisë,
e ja që sot prej tejet mësova
se zani ‘ambel fjalën e ngjizë.
Eja bilbil, bashkë pra me këndue ……….
|
|
Tweet |


