|

BOTA E POETIT

Nga: Luan Kalana
Refleksion

Etyd-Esse

Luan Kalana

 

BOTA E POETIT

                                                  mikut tim te vjeter ,poetit te talentuar Thani Naqo

 

 

Kur shkruaj një vjershë,

më vijne vargjet ndermend,

fjalet me rrjedhin si ujevare,

veten e shoh si ne enderr.

 

 

Hipur mbi kale a mbi rete,

i pire ,i bere xurxull,

mendjen e kam te kthjellet,

i dehur nga lajkat e dertet .

 

 

Si qenka kjo muza virane,

te vjen pa e thirrur,

sikur derdhen butet me vere

sarrosh, te sillet mendja verdalle..

 

 

Ti shkruan a qan,

lotet i ben vargje,

si nje dritherosh,

fjalet i ben male,.

 

 

Ka poete me  vullnet ,

per ta kam respekt,

s’kane shume talent,..

vargjet i bejne perfekt,..

 

 

Ka dhe ca poete mjeshtra

perdite thurin poezi,

shtypshkronje pa pushim,

si zgjidhin ekuacionet,

me rregullin e treshit ,

prozen poetike e veshin,

vello per Nuse te shesin..

 

 

Germonte njeri token,

te bente poezi,

pa pushim,tunel si miniere,

te gjente nje pike uje,…

me kot ne pusim pa mbarim.

 

 

Kur je ngarkuar me re,

atehere nis e shkruan,

shiu i rrjedh si lume,

e lumi te behet det.

 

 

Pa le kisha nje shok,

eshte edhe ai poet,

pa kthere dy gota raki,

s’bente poezi,

 

 

S’mjaftonte me kaq,

gjersa behej tape,

goja i shkurtohej,

pena i lartesohej.

 

 

Poetet s’e kane  kaq kollaj,

per nje  fjale varg te rimuar,

nete te  zgjuar,si gjahtari ne gjah,

ti s’e pret,lepuri te vjen ne çark.

.

 

Ka nga ata qe bejne bejte,

jane me talent,s’eshte  e lehte,

kaluar poeteve , mendje stolisur,

ligjerojne si goje qendisur …

 

 

Ata s’kendojne “repe ”

bejtexhi kur flet ,ka lezet,

eshte gura e popullit,

eshte humori… i te zotit.

 

 

…Pedagogu im i letersise ,

poet lirik i vjeter,kur bente poezi,

s’linte liber pa gjetur,shfletonte,

i shtrydhte, i nxirte uje te zi.

 

 

Nje here mbi tavoline ,

lexonte hulumtonte,shfletonte,

paçka se une komentoja vargje,

s’e di ,por me degjonte,

seç bisedonte me mua,

me Esseninin a Persian te vjeter,

shkruante dhe enderronte…

 

 

Germonte te gjente nje figure,

mos bente analogji,

kurre nuk kopjonte ,

qendiste fjalet si argjendari.

 

 

Ai eshte usta i vjeter,

s’ka si ai poet,

s’e krahasoj me tjeter,

eshte poet me flete..

 

 

Nxenesi ia kalon mesuesit,

dialektike ,kjo eshte ligjesi,

me te rinjte, jo se jo,

te jemi modeste,

s’i hija e perendimit ,

ata jane te paprekshem..

 

 

Poeti ka dhe sekrete,

si gjellet qe ben shefi,

se e nis çomlek e te del jani,

nis te besh bakllave, ha revani.

 

 

Kur ta tretesh poezine,,

te te leshoje goja leng,

te mos kete, si ajo embelsire

te jete me mjalte jo me sheqer

 

 

Poezia ka dhe marifete,.

kur e ben per vete,

eshte kenaqesi ,ushqim,

si buka qe ha perdite,..

 

 

Kur e dergon per botim,

njesoj sikur pret miq,

te jete buke me qiqer,

sic behet per mysafir.

 

 

Kur bej nje vjershe,

druhem si femije,

s’te lene rehat kritiket,

te jete vjershe a poezi,..

 

 

Fjalet i shtrengoj,i mbuloj,

rreshtat i ve nen sqetull,

se per nje dru te shtrember,

ata rezojne mbreter..

.

 

Ka ca te tjere,

si pune e Lasgushit ,

edhe kur flisnin,ligjeronin,

ciceronin si zog, poezi,…

Ajo eshte dhunti,

njerez me talent,

ata jane Gjeni.

 

 

Shkrimtari ,poeti eshte njeri,

kur shkruan ,fjalen e perdredh,

e skalit e pikturon,

e perkedhel e dashuron ,

e mban  si nena ne gji .

 

 

 

Ajo behet varg e rime,

e ben kenge,simfoni

nina -nana per ty perjetesi,

e do si nje femije.

 

 

Kur shkruaj nje vjershe ,

njoh metriken, s’pyes  rregullsi,

dua qe fjalet  te rendin,

te vershojne si lume,pa mbarim..

 

 

Mjafton si gjellet ,te kene kripe,

gjalpe,erreza e piper te zi,

aty jane brenda strofat e vargjet,

per mua ajo eshte poezi.

 

 

Poezia s’eshte matematike,

ajo eshte shpirt e ndenje,

te kete brenda,fabulen,

figurat,epitete ,krahasimet,

te shkrira ne metaforen,

rima,rrokjet,vargu,jane melodi,

ato jane stolira,akorde zanore,.

 

 

Kur pinim kafe ne turizmi i vjeter,

kuvendonim ne” buka e vjeter “,

-Po s’ke provuar dashuri,…

nuk shkruan dot poezi,,,.

 

 

Ma perseriste nje miku i vjeter,

poet i vertete-tani ne demokraci,

poezite e burgut,haroji dashurickat,

trishitmi, dhimbja ajo eshte poezi.

 

 

Poezia, ndjenje e shkruar me fjale,

dhimbje nga shpirt i thelle,

te vlon ne gji,zjarr si llave,

ajo eshte zeher , mjalte e dashuri.

 

 

Kur ndjenja behet fjale ,

fjala njgjallet ne art,

arti shndohte ne varg,

kjo s’eshte loje fjalesh,

…kenge e melodi,

kjo eshte poezi.

 

 

Nuk dua qe te rine mbi te,

te te mos kuptojne,

te flasin me vete,

ti le pa gjume,

te remojne dhembet,..

 

 

S’ka si vargu i popullit,

leng i shelgut te zallit,

keshtu me pelqen, preferoj,

stil im i vjeter,te jem origjinal .

 

 

Te besh poezi,

eshte art me vete,..

por ka e me keq,

kur hyn vetja ne qejf,

bota duket pershesh..

 

 

Nuk jemi me te rinj,

njehere rame nga kali,

te shkruajme persembari,

fjala te rrjedhe si perroi i malt,

 

 

Me mire te bej kala,

mos bej avlli,

te ve gur mbi gur ,

djerset te vene lume,

te skalit, te lemoj fjalet..

ti ve si notat ne pentagram

 

 

Poezia kerkon e nje lluster

si kremi mbi tourte,

t’ja heqesh me lezet,

me mistri  e me furçe.

te shndrise si meremer,..

 

 

Qe fjala te jete art,

ilac dhe shprese,

te njgjalle e te qeshe,

poezia eshte buke e uje,

me shume se maja e brume

te jete burim qe s’shteron kurre.

 

 

Te gjita keto s’jane çudira,  ,

bota e madhe, pa kufi e poetit,

lum kush hyn ne kete galektike,

ne kashten e kumrit mbetet si  yll.

 

 

Keto jane grimca nga jeta e poetit,

bota e e tij e thelle ,

s’ka mase eshte pa kufi,

sa ka oqeane eshte gjithesi.

 

 

E doni mendimin tone,

te thene si sinteze:

” ç’mbetet nga shosha e jetes,

qe lexohet nga shekujt,

…..    ajo eshte poezi e vertete… ” !.

 



Related posts

Cikël Poetik nga Angjelina Krasniqi Bardhaj
Rënkojnë themelet e shtëpive
BONATA PRANON PËRDHUNIMIN
Poezi nga Raimonda Moisiu

Leave a Reply





Archive