Çfarë është një puthje?
NGA: FAIK KRASNIQI

Faik Krasniqi
Momenti më i bukur në dashuri, që vërtetë na deh, është hyrja: puthja.(Zheraldi)
Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç të tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë. “Asnjë fatkeqësi nuk mund të më ndodhë kur ajo më dhuron një puthje”, – këndonte poeti trubador Colin Muset, më 1400-n. Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t’i jepte të drejtë. Një studim i kryer nga Universiteti i Vjenës, në fakt, ka nxjerrë si përfundim se puthjet e rregullta i bëjnë mirë shëndetit, njësoj si një ilaç.
Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj.
Puthja është gjuha universale e dashurisë!
Puthja është përpëlitja e dashurisë! Puthja është gjuha universale e dashurisë! Puthja është një kalim nga një botë reale në një botë magjike, është një mrekulli!
Njerëzit kur lidhen, por edhe në jetën e përditshme, kanë nevojë që të puthen. Përmes puthjes ata tregojnë një farë afeksioni për njëri-tjetrin. Nuk puthen vetëm të dashuruarit, por edhe njerëzit që e duan shumë njëri-tjetrin, qofshin këta të afërm ose miq. Të puthesh të bën mirë. Një gjë e tillë do të thotë që të duash e të të duan, e pikërisht kur ndien se do dhe të duan, ndjehesh mirë dhe i plotësuar. Puthje të vërteta janë ato puthje që kanë brenda tyre shumë dashuri. Gjithashtu “puthje të plota” do të quaja ato puthje të cilat janë shumë intensive. Të puthesh me kokën drejtë nuk është aspak e këndshme, ashtu siç është kur e ktheni kokën menjanë. Gjithashtu, një puthje është shumë më e sinqertë, e bukur, e thellë, sa më e gjatë të jetë ajo.
Një puthjë e mirë!
Puthja varion në saje të njerëzve dhe qëllimeve të tyre. Një puthje lamtumirë, për shembull, nuk është e njëjta gjë si një puthje e mbrëmjes. Gjithashtu, këto puthje ndryshojnë shumë nga ajo që quhet “french kiss” (puthja franceze).
Gjithashtu, ka edhe lloje të tjera puthjesh, ku është i tëri trupi që hyn në veprim e reflekton shumë dëshirë…………….
Puthja është një mënyrë e të shprehurit të ndjenjës. Nëse e keni parasysh, të gjithë në fillimin e një lidhjeje puthim shume intensivisht e çdo gjë të mundshme. Kjo do të thotë se ndjenja është shumë më e fuqishme atëherë. Të gjithë shijojmë çdo moment e detaj të vogël të puthjes. Një gjë e tillë është shumë e bukur dhe shumë emocionuese.
Të dashuruarit puthen ashtu sikur kjo ishte hera e fundit që takohen bashkë, pavarësisht se është vetëm fillimi. Ata duket sikur do largohen për një kohë të gjatë e po konsumojnë puthjet e të gjitha ditëve kur nuk do të jenë bashkë. Gjithashtu, nga mënyra e puthjes, ju mund të kuptoni nëse lidhja juaj po vazhdon njësoj si më parë apo është në përfundimin e saj.!!!
Por puthja është puthje, një herë e provon gjithë jetën e kërkon…!
|
|
Tweet |


THERIME.
Po shkruaj unë
Dhe vlerësoj
Imazhe,
Mes mendimit.
Pafundësisë
Po ngulmoj
Jetës,…
Një tringëllimë
I degjoj diku,
Sa largë a pranë.
Jetojnë ato
Ashtu
Mes nesh
Të zogut,…
Cicërima
Mbi ligjerime
Fabulash
Jetës,
I ftojnë… gëzime.
Gëzimet!…
Mes thermiash.
23-12-2011
Dhjk ©
Puthja rrit adrenalinen dhe qeteson shpirterat. Te puthesh gruan ne mengjes do te thote te kesh nje dite te bukur dhe gjithe relakse. Dashuria eshte gjeja me e bukur per njeriun qe ul agresivitetin dhe gjen midis njerezve paqe dhe mirekuptim. Bravo per temen sociale qe ke trajtuar. Te falenderoje miqesisht Bashkim Saliasi.
Kush dashuron, diten mire e kalon,
Ai qe s’ka dashuruar puthjen s’e ka shijuar.
Njerezit puthin per dite,
Por, ajo nuk shijon po nuk u ndije me shpirt…