|

Cila është kafsha më e rrezikshme?

Nga Bashkim Saliasi

Të njohim sjelljen e kafshëve

Në përgjithësi, kafshët e egra kanë frikë nga njeriu dhe mundohen t’i fshihen shpejtë syrit të tij. Por kur sulmohen dhe ndiqen nga pas, atëherë domosdo do të veprojë ligji i xhunglës; kafsha për t’u mbrojtur, do të përdor çdo mënyrë, madje edhe sulmin e befasishëm, për të zhdukur armikun e rrezikshëm. Në këtë rastne na kujtohet luani, tigri, leopardi dhe kafshë të tjera grabitqare.

Janë gjuetarët ata që provojnë më shumë se kushdo rreziqet e kafshëve të egra. Disa quajnë më të rrezikshëm leopardin, disa luanin, por disa flasin me frikë edhe për macen. Kur flasim për kafshët më të rrezikshme, menjëherë na kujtohet Afrika, atdheu i elefantit, rinocerontit, buallittë egër, luanit dhe leopardit, të cilët me sulmin rrufe, shpesh herë u rrëmbejnë jetën gjuetarëve afrikanë. Elefanti jo vetëm që është kafsha më e madhe e Afrikës, por edhe më e zgjuara midis tyre. Është i frikshëm dhe prandaj dëshiron gjithmonë të jetojë i qetë dhe larg syve të njeriut. Por kur e lyp nevoja, elefanti paraqitet trim dhe guximtar. Po e qëllove të sulmon. Sulmit i përgjigjet me sulm të vendosur, sidomos kur e sheh se s’ka rrugë tjetër shpëtimi.

 Përkundrazi, rinoceronti ndryshon shumë nga elefanti.Është tepër agresiv dhe të sulmon pa kurrëfarë shkaku. Vrapon shpejtë dhe në çast ndryshon drejtimin e tij. Po t’u qep rinoceronti, është vështirë t’i shpëtosh bririt të tij të mprehtë, që është i vendosur mbi hundë. Por, edhe te kjo kafshë gjuetari qëllon vetëm një herë dhe në asnjë mënyrë nuk kthehet për të qëlluar së dyti. Rinoceronti është më i rrezikshëm se elefanti, por jo më shumë se bualli i egër. Në kënetat e Afrikës, shpesh ndeshen buajtë, të cilëty të sulmojnë për shkakun më të vogël dhe nuk të ndahen pa të bërë copë me brirët e fortë. Shpesh tregohet edhe dinak, i plagosur rëndë fshihet në shkurre dhe kur gjuetari kalon aty pranë i hidhet në befasi.

Sigurisht që luanin gjuhetarët afrikanë e quajnë më të rrezikshmin se buallin, rinocerontin apo elefantin. Forca, guximi, shpejtësia, dinakëria janë cilësitë kryesore të mbretit të kafshëve. Të ndjek nga pas por di të qëndrojë edhe në pritë për t’u hedhur në çastin më të volitshëm. Kur sulmon, luani nuk di të kthehet pas; ose të zhduk ose zhduket vet. Gjahtarët mendojnë se kafsha më e rrezikshëme është leopardi. Duke qënë më i shpejtë se luani dhe pothuaj dy herë më i lehtë, leopardi
bënë kërcime të rrufeshme, që s’i kap dot syri i njeriut. Kthetrat i ka  të mprehta si gjilpërë dhe mjaftonë të gërvishtë pak me to delen, që ajo, pas pak kohe, të ngordhë me siguri.

Rinoceronti, Leopardi dhe Luani

Në caste rreziku leopardi tregohet shumë dinak. Kur e vë re se gjuetari po e ndjek, vrapon shpejtë dhe pa u ndier fshihet lart midis degëve të pemës. Qëndronë në gadishmëri, por kur gjuetari kalon afër tij dhe nuk e sheh, ai nuk lëviz. Të kundërtën bën kur sytë e gjuetarit puqen me ato të leopardit, kafsha hidhet rrufeshëm dhe e pushton gjuetarin me tërë forcën e tij. Dhëmbët ia ngul në qafë, me këmbët e përparme mundohet t’i nxjerrë sytë, ndërsa me këmbët e prapme
i çjerrë barkun, për t’i nxjerrë zorrët.

Si është e mundur që kobra vdekjeprurse të humbas duelin me mangustën, një kafshë e vogël e ngjajshme me kunadhen? Kobrës i mjafton vetëm një çerek sekonde që të sulmojë, të të kafshojë, të të futë helmin dhe të kthejë kokën përsëri në pozicionin e mëparshëm. Dhe, me gjithë këtë shpejtësi të pakapshme nga syri i njeriut, kobra përsëri e humb duelin. Turiri i njomë i mangustës jo vetëm që i shmanget kafshimit të gjarpërit, por gjen edhe rastin ta kapë kobrën me dhëmbë prej fyti dhe ta shtrijë për tokë të mundur plotësisht. Gjithkush në botë mendon se në botë nuk gjendet kafshë që t’i shmanget sulmit rrufe të gjarprit me zile, por për çudi një kafshë e tillë gjendet në Meksikë dhe meqenëse ngjan me një mi që mbështetet në dy këmbët e prapme, quhet miu me dy këmbë.

Biologët futën në një arkë të madhe gjarprin me zile dhe miun me dy këmbë. Në fillim gjarpri i uritur qëndroi i tulatur, pastaj u qetësua gradualisht, pa u ndier, përkuli si hark pjesën e përparme të trupit. Në këtë mënyrë gjarpri mori pozicionin dhe duke nxjerrë jashtë nga maja turirit gjuhën e hollë e të zezë, priste çastin më të volitshëm për sulm. Kafsha e vogël qëndronte e qetë përbri gjarprit dhe dukej se nuk i kushtonte aspak vëmendje lëvizjeve të

Gjarpri me zile dhe miu me dy këmbë.

Me këmbët e përparme ai vuri në dhëmbë një kokërr fare dhe me kujdes filloi ta përtypë. Ky ishte çasti më i volitshëm për sulm dhe gjarpri kreu lëvizjen e rrufeshme. Në këtë kohë miu me dy këmbë u hodhë vetëtimthi përpjetë dhe dhëmbët helmues të gjarprit u përplasën në dërrasën e arkës. Pas kësaj miu qëndronte prapa gjarprit dhe sikur most ë kishte ndodhur asgjë, përtypte e qetë kokrrën e farës. Gjatë tre orëve pesë herë e provoi gjarpri me zile t’i ngulte dhëmbët helmues, por gjithëmonë sulmi i tij dështoi.

Për çudi, miu me dy këmbë qëndronte pa lëvizur deri në çastin e sulmit dhe kërcimin e bënte  pothuaj njkohësisht me atakun e gjarprit. Vetëm në saj të aparateve shumë të ndjeshme u arrit të dilte në shesh e fshehta e çuditshme e miut me dy këmbë.

Në momentin e sulmit gjarpri me zile lëshon disa tinguj shumë të zbetë, pothuaj tetë herë më të zbetë se tingulli më i ulët që dëgjon veshi i njeriut. Veshët shumë të ndjeshëm të miut me dy këmbë i kapin me lehtësi tingujt e gjarprit dhe garantojnë dështimin e sigurt të gjarprit me zile.



Related posts

Takimi "Të Rinjtë dhe Biznesi i Riciklimit" harton...
Mbrëmja kulturore në Bassano, i gjasonte një Shqipërie në mi...
Claudio Pozzani, një personalitet i artit italian
I talentuari KAS me një klip të ri interesant "Product...

Leave a Reply





Archive