|

Coptimi i Shqipërisë në vitin tragjik 1913

Shkruan: BEDRI BLLOSHMI

“KUSHEDI SA GJAK DO TË DERDHET PËR TË LËVIZUR KËTA GURË”

 (Coptimi i Shqipërisë në vitin tragjik 1913)

 

Sa gjak do të derdhet vallë për të lëvizur këta gurë”këto do të ishin fjalët që tha shqiptari i cili ishte marrë nga komisioni për zbatimin e marrëveshjes së Londrës . Pas Konferencës së Berlinit dhe pas marrëveshjes së Londrës mbërritën ndërkombëtarët që ishin zbatuesit e kësaj marrëveshje.Këta flisnin pak ,paguheshin me sterlina angleze ,me dinarë jugosllav dhe me dhrahmi greke.Ata caktonin kufijtë e rinj të Shqipërisë .Një shqiptar që bënte pjesë në këtë komision zbatonte urdhrat e këtyre dhe vendoste nga një gurë aty ku i thonin .Shqiptari i leckosur ,zbathur këmbët i kullonin gjak duke ecur nëpër gurë dhe një cantë të grisur  me një copë bukë misri brënda.Sa herë që e urdhëronin të vendoste gurin shqiptari fliste me vete :-“Kushedi sa gjak do të derdhet për ti lëvizur këta gurë “,këta gurë që ngjajnë si gurë varri.Kur uleshin të hanin drekë  mbasi kishte ardhur mishi i pjekur në hellë e ushqime të tjera cilësore ,shqiptarin e ulnin larg  i cili hapte trastën e grisur dhe nxirrte që andej një copë bukë thatë e fliste me vehte :Këta gurë se si më ngjajnë si gurë varri”.

Ky shqiptar i lodhur, i rraskapitur e i pangopur as me erën e mishit të pjekur apo të kockave që ishte pranë tyre, paguheshe shumë pak.Këta të pangopurit ecnin hipur në kalë qeshnin e bisedonin me njëri-tjetrin e shqyenin mishin e pjekur duke e shoqëruar me një gurmaz raki rrushi,i bënin me gisht shqiptarit që ta vendoste gurin atje ku i thoshin sepse gojën e kishin të zënë.Kjo krasitje e vendit tonë të dashur do priste plot një shekull që këta gurë varrezash të lëviznin, jo në interes të Shqipërisë por të shovinistëve grekë ,jo që ne të merrnim tokën tonë nga krimet e bëra në 1913 për këtë tokë që është derdhur lumenj me gjak ,për këtë tokë që u sakrifikuan mijëra shqiptarë në të gjitha kohërat ,për këtë tokë ,për këtë vend që u pushkatuan mijëra shqiptarë dhe fjala e tyre e fundit ishte :-Të Rrojë Shqipëria”,shkuan humbur .Dhe fjala e shqiptarit që vendoste gurët e varrit atje ku e kërcënonin nuk doli, u bë me një firmë nën tavolinën e “diplomacisë” Shqiptare  për të kënaqur tashmë oreksin dhe grykësinë greke të radhës .Ministri i jashtëm një farë Luli firmos me ministrën e jashtme greke Bakojanis që ti falnin disa km detë  dhe kjo  firmë u bë e njohur nga media pas një viti.Të jep të kuptosh se ky Luli i ministrisë së jashtme e kishte pronën e babait të vet .Megjithatë dhe kur e ke pronën tënde të trashëguar dhe për arsyet e tua do ta shesësh së pari do tu thuash vëllezërve ,kushërinjve apo të tjerë të afërm dhe nëqoftëse ata nuk e blejnë, atëherë ti mund të gjesh njerëz më të largët dhe jua fal apo shet ndryshe.Po si pyete të afërmit tuaj jo që kërcet kallashi, por dhe ai i largëti nuk e blen tokën me probleme të tilla.Mbase un jam i nxituar në këtë problem që po ngre se Luli mund ta ketë pronën e babait apo të dhuruar me ligjin e famshëm komunist 7501.

Mbasi problemi mori dhenë nga mediat e shkruara dhe televizive, cështja vajti në gjykatën kushtetuese .Gjykata kushtetuese, e cila përbëhet nga kriminelë vrasës e disa janë apo bëjnë pjesë nga familjet terroristëve komunistë e rrëzuan këtë marrëveshje tradhëtare votuan 9 me zero,që do të thotë se është varrosur e mbyllur për të mos e hapur kurrë më, pra deti mbeti i joni që e kemi pasur .Mirëpo dinakëria greke me kalin e Trojës nuk u ndal .Edhe pse ka njëmijë e një probleme u shkatërrua ekonomikisht e probleme të tjera që tashmë dihen botërisht ,duke paguar dhe shqiptarët me pensione të majme kush ndërronte emrin dhe deklaroheshe grek,kryeministri Samaras shkon në Europë për të lypur që mund të dalë nga kriza nuk interesohet ta mashtrojë apo të bëhet i besueshëm për kreditë që kërkon të hajë bukë por takon qeveritarët shqiptarë dhe i kërkon për të hapur e diskutuar prapë kufijtë detarë .Megjithëse ministri i jashtëm grek ka deklaruar se ne i përmbahemi marrëveshjes të vitit 2009.Pra de fakto greku e ka marrë atë sipërfaqe deti që e kërkon .

Ndërsa de juro nuk ka nevojë se këtu sic e dimë të gjithë asnjëherë nuk zbatohen ligjet .Athina e kërkon detin shqiptar si kompesim për të na ndihmuar të pranohemi ne BE.Kushtet e KE ne i kemi vënë në zbatim ,hoqëm dënimin kapital,aprovuam ligjin e famshëm për homoseksualët ,gati e ka parlamenti dhe ligjin për hapjen e shtëpive publike e ku di un plot kërkesa të tjera të BE-së.Tani do të kënaqim dhe Athinën që këto vitet e fundit ka trazuar të gjallë e të vdekur sic është rasti i varrezave të kosinës  diplomacia shqiptare hesht ka harruar dhe ligjin e famshëm të luftës ,diplomacia shqiptare as që e hap gojën.Na vrasin në kufi këtu heshtet ,prishin varrezat në Boboshticë heshtje ,ku i do qejfi Janullatosit ngre kryqe e kisha, askush nuk e ndalon .Ka ndodhur disa herë që janë ndaluar shqiptarët të shkojnë në vendin e tyre të lindjes , në trojet e stërgjyshërve  i kthejnë mbrapsh sepse në pashaportat e tyre thuhet një e vërtetë vendlindja CAMËRI ,”diplomatët “ tonë heshtin pra thënë  shkurt cfarë ka kërkuar Athina dhe Janullatusi kanë shirë në Shqipëri .Të gjitha këto bëhen në emër të fqinjësisë “shumë të mirë” midis dy vendeve.Megjithatë duhet zbuluar se cfarë kërkojnë fqinjët e tjerë Serbia ,Mali i Zi apo të tjerët që të bëhen fjalëmirë për ne për të hyrë në BE ,sic do bëhet dhe Athina..KE ka kërkuar dhe për dënimin e krimeve komunistave,parlamenti hesht .KE ka kërkuar dhe kthimin e pronës tek i zoti,këtu heshtet. KE ka kërkuar të hapen dosjet e b.p.të sigurimit ,këtu heshtet.Të gjitha institucionet shtetërore janë mbushur me sigurimsa b.p. informatorë spiunë të cdo kategorie .Ndërsa parlamenti mbron diktatorin Hoxha duke mos ja hequr dekoratat ,të burgosurit politik janë hequr apo fshirë fare nga kujtesa e qeverisë .Interes të vecantë tregohet për bijtë e komunistave ,i punësojnë ,i pasurojnë e ua plotësojnë oreksin si ta duan.Unë pyes : – A din kush të na thotë se ku po shkojmë ?



Related posts

NE JEMI VETE EVROPE...!
Shqipëri - një tragjedi përtej aksidentit
(Mos)kalimi nëpër urat ndarëse të Ballkanit!
Korrupsioni është rreziku i një shoq...

Leave a Reply





Archive