|

DEMIR KRASNIQI KËNGËTAR DHE KRIJUES I NGULITUR NË ZEMËR TË POPULLIT

Shkruan:Shaban Cakolli

DEMIR KRASNIQI KËNGËTAR DHE KRIJUES I NGULITUR NË ZEMËR TË POPULLIT

Demir Krasniqi viteve të 70-ta

Në vitet 50-ta,në fshatin Tugjec të Dardanës(ish-Kamenicë) nga një familje patriotësh që në zemër kishin atdheun dhe këngën lindi Demir Krasniqi.Ishin kohë të vështira,kohë kur Kosova përpëlitej me shpirtin ndër dhëmb nga okupimi sërbo-sllav.

Rrallë flitej për shqiptarë të shkolluar,pjesa dërmuese e popullit mirrej me bujqësi e blektori,por ishin kalitur me atdhedashuri me varfërinë dhe në asnjë çast nuk përulenin para pushtuesit.Babai i Demirit si arsimdashës që ishte kishte kuptuar se duhet të jipte qdo gjë nga vetja për të shkolluar fëmijët.Kohën kur pushteti Rankoviqian ushtronte dhunë të hekurt mbi shqiptarët me qëllim të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve veq përndjekjes dhe burgosjes së tyre,po organizonte akcionin për grumbullimin e armëve të shqiptarëve,ku qëllim ishte të nxisin shpërngulëjen e shqiptarëve të zgje dhur,kurse qka nuk ishte e mundur të shpërnguleshin të i bënin të pa aftë me rrahje e tortura.Atë kohë Demiri kishte vetëm gjashtë vjet,por duket i kishte mbajtur mend mirë dhe kishte mësuar nga këto akcione famëkeqe.Një vit më pas Demiri do të filloj shkollimin fillor i veshur në petka të Lulit të Vocërr,një fëmijë që pavarësisht nga leckat,të vjetrit tonë thonë se ishte fëmijë elegant dhe simpatik me një bukuri të rrallë plot shkëlqim. Pas mbarimit të shkollës në vendlindje,do të filloj shkollimin në shkollën e muzikës në Prishtinë,ku më pas do studioi për gazetari.Pas mbarimit të shkollimit do të kthehet disa vite të kontriboj në vendlindje duke punuar si mësues,dhe më pas do të punoj arsimtar i muzikës në shumë shkolla të Prishtinës.Ishte ndër shkollarët thuaj të parë në Mallësinë e Gollakut,një i ri që shquhej nga moshanikët e tij,i pa epur që shkëlqente në qdo aktivitet.Si i ri në moshën fëmijërore e nisi këngën dhe zëri i tij i ëmbël si një zë bilbili,pushtoj zemrat e artdashësve.

Demir Krasniqi,në interpretim të këngës popullore

Këngën e kishin traditë sepse kishin kënduar stërgjysh,gjysh dhe i ati i tij,por kënga e Demirit ishte një këngë ndryshe me motive më të moderuara qofshin ato të dashurisë,kurbetit,e veqmas ato përmes së cilave po shpaloste historinë kombëtare.Ishte këngëtar thuaj nga të parët që kishte zënë vend në Radio Tel-evizonin e Prishtinës me këngë të cilat i kishte krijuar dhe kompozuar vet.Kishte bashkpunëtor të ngushtë Lorenc Antonin dhe disa kompozitor tjerë.Demir Krasniqi ishte ndër këngëtarët më bashkohës të kohërave që këndonte muzikën popullore dhe ate folklorike.Këngët rrapsodike që shpalosnin historinë kombëtare i këndonte me një mjeshtri të veqantë,këngë këto që fillimisht kërkonin guxim të këndoheshin nga se ai këndonte duke luftuar hapur okupatorin sllav dhe disa bashkëpunëtor të tyre shqipfolës.Këngë të tilla nuk guxonte të këndonte gjithëkush,sepse ai ishte pregatitur për sakrifica.Ai nëpërmjet këngës hudhte në thumb dhe i kundërvihej rexhimit pushtues Rankoviqian këngën e Masakrës së Prapashticës,Nazim Gafurrit,këngën e kriminelëve Drazha Mihajloviq dhe Aleksandër Rankoviq,kurse këngën e akcionit të grumbullimit
të armëve e fillonte kështu:

Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë
ishte viti 56
n´kambë janë que udbat me hajkë
poj mundojnë shqiptarët e ngratë
tan për arme i kanë kap
u lypnin pushkë e automat
si e pat ,e si se pat
tan po i rrehnin me dajak
shtritë po i lan nëpër sokak

brinjët e tyre u piknin gjak.

Këto gjëra populli nuk kishin guxim të flisnin njëri me tjetrin,lëre më të i këndonin.Kur u këndonte këto histori ai hynte dhe ngulitej në zemrën e popullit.Demir Krasniqi qëndroj i pa epur në punën e tij,ai këndoi dhe inqizoj shumë albume,qindra pllaka gramafonit,audio dhe video kaseta,Cd…….

Ai këndoj me shumë grupe ënë e kënd trojeve shqiptare me një qëllim fisnik për të kënaqur adhuruesit e tij,pa llogaritur anën materiale.Ai u shpërblya me shumë çmime ,medalje dhe mirënjohëje,krijoi dhe kompozoi këngë të vetat,mblodhi
këngë nga mbarë trojet shqiptare,shkrou qindra artikuj gazetash dhe botoi gjashtëmbëdhjetë libra.Ai tani ka përbushur dyzetvjetorin e krijimtarisë dhe këngës së tij.Dyzet vjet për te skena dhe publiku ishin të shejtë :Në skenë u tregua artist i
merituar i popullit,në këngë përmbushi kërkesat e popullit.Ai ka shkruar qindra parodi përmes të cilave ngritë zërin kundër antivlerës,kundër shundit dhe kiqit,kundër barbarizmave mbi këngën tonë të begatshme.Në dasma, ahengje, koncerte, studio gjithnjë një ndër motivet e dhimbshme që ka kënduar ishte kënga e kurbetit,atë botë unë isha i ri kur Demiri këndonte një këngë kurbeti,me vete mendoja se kjo nuk kishte ndodhur ashtu si këndohej,thosha me vete këngëtarët i stilizojnë dhe hiperbolizojnë këngët e tyre!

Vetëm këtë dhembje e përjetova në lëkurën time vërtetova se kishte të drejtë!Kënga fliste kështu:

Dy tri ditë para Shëngjergjit
Mora rrugën e gurbetit
kur jam dal prej times shtëpi
kam lënë shokë kam lan vllazni
unë kur shkova në gurbet
s´kam ndej shumë nja 12 vjet
zemra e shkreta tym pom qet
oj dunja-dunjaja e shkretë
larg na humbe,na ke tretë
tri ditë ymër krejt kijamet
ngoni shokë e ju vllazni
qka ish ndeja ndër jabanxhi
kush spo dojke me të pa me sy
dasëm banin luanin këndonin
sytë e mij veq lotojshin
kur më rajke malli i shtëpisë
dilshna i rasha për trup qarshisë
më besoni more vëllazëri
dielli nxente,s´pajsha me sy.

Demir krasniqi,kengëtarë i gjitha rrymave muzikore(këtu rrapsod)

U lind me daten 10 Shkurt 1950, ne fshatin Tugjec te Malesise se Gollakut, komuna e Kamenices. Gjate jetes se tij, ka ushtruar keto profesione: Pedagog muzikor, Kengetar dhe rapsod popullor, Kompozitor i kenges dhe valles ne frymen e melosit popullor burimor, Krijues poetik i vargjeve te kenges popullore dhe rapsodike, Mbledhes i folklorit burimor muzikor shqiptar, Publicist i shume studimeve etnomuzikologjike, Radio e gazetar dhe Gazetar hulumtues. Veprat e publikuara deri me tani jane:

Mallengjime e oshtima Prishtine, 1993.
Qamili i Vogel e ze qe nuk shuhet ,( monografi) e Prishtine, 1995,
Gjakon Kosovae e Gjilan, 1998,
Bejte Pirevae e Gjilan, 2002,
Zeqir Marocae e Gjilan, 2002,
Kenge krismash lirie Gjilan, 2003,
Kenge krismash lirie II Prishtine, 2003,
Familja Kurti nga Tugjeci (monografi) e Prishtine, 2004,
Shtojzovallet e Gollakut, ETMMK e Prishtine, 2005,
Kushtrim liriee e Gjilan, 2005,
Liman Shahiqi e trimi i Gollakute e Prishtine, 2005,
Kroi i kengese Gjilan, 2006,
Qamili i Vogel e Kenge perjetesie Gjakove, 2006,
Krenaria e Gollakute e Gjilan, 2008 dhe
Diell liriee e Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon ne Gjilan.
Motoja e punes dhe krijimtarise se tij eshte:

Per emrin e Zotit,
Per nderin e kombit,
Per gjakun e deshmoreve,
Per eshtrat e varreve

Një pedagog i kulturës sonë muzikore,krijues i këngës popullore,kompozitor, këngëtar i muzikës të zhandreve popullore,mbledhës i folklorit,instrumentist, ky është Demir Krasniqi.Ai është edhe gazetar dhe poet,po edhe humorist,nga se shkruan parodi humoristike -satirike,më kujtohet diku kamn lexuar edhe humoreska të bukura nga ai.Demir Krasniqi me këngën ka filluar si fëmijë në bankat shkollore,por famën e mori viteve 68-ta.Në Radio Prishtinë atë botë filloi këngën e parë”Kuvendon Marta me gra” e cila mori jehonë të fuqishme,pastaj bëri diskun e parë”Fryn murlani me stuhi”,kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së”Gjergj Kastriotit,dhe nga këtu nuk u ndal asnjë çast.Ka edituar disa qindra albume që nga disqet e gramafonit,audio dhe video kaseta,kompakt disqe etj……..

Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të vetat që vet i komponoi dhe këndoi,rreth 400o këngë të mbledhura nga goja e popullit në hapësirën mbarë shqiptare.Të shkruash për Demir Krisniqin,këtë krijues të madh dhe të paepur,nuk do mundesh të përfundosh me një shkrim gazetash,duhesh për të shkruar libra. Demir Krasniqi dallohet si autor dhe kantautor i shumë festivaleve tradicionale si:”AKORDET E KOSOVËS”, “KOSOVARJA KËNDON”;”ESHKË E NDEZUR MBI SHKËLZEN”,etj…….

Veq festivaleve muzikore vendore,ishte pjesëmarrës edhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.Demir Krasniqi i këndoi të gjitha llojet e këngës folklorike dhe popullore të të gjitha motiveve,por krijimtaria më e dashur,më shpirtërore,më e fuqishme e tij,që shquhet si kryevepër,është ajo e rrapsodive historike kombëtare,të cilat nuk i pati shkruar historia ,për shumë shkaqe,por këtë histori të pashkruar e faktoj,e shkrou vet,e këndoj dhe e përjetoj me dhembje të madhe,por nga kjo dhembje padyshim buronte krenaria e njerëzëve edhe pse të rëndomt,por liridashës,martir,që flijuan vetën për mbrojtëjen e kombit,nderit dhe pragjeve të shtëpisë.Demir Krasniqi e shkrou historinë kombëtare,e shpalosi përmes këngës,anë e kënd heroizmin dhe lavdinë e mbarë trojeve shqiptare.

Pata fatin dhe nderin të kem në duar 16 librat e tij,dhe duke shfletuar një pas një,kësaj radhe do ndalem te libri i tij”KUSHTRIM LIRIE”. Në këtë libër pjesa dërmuese e këngëve të tij iu janë përkushtuar fshatrave të Gollakut të Dardanës. Si duket kjo ishte më se e nevojshme nga se Gollaku kishte një histori të lavdishme kombëtare,por e lënë diku në pluhurin e harresës nga se ato kohë Gollakut i mungonin penda për të shkruar atë histori. Demir Krasniqi me mundi,forcë dhe vullnet i fakton këto histori të vuajtura të Gollakut,dhe i stolisë me nota dhe figura,i këndon me mjeshtri dhe stil këngëtari dhe i ngulitë në zemrën e popullit.Nëpër këto tufë këngësh Demir Krasniqi përshkruan historinë e lavdishme të trimave të Gollakut,të cilët gjithnjë në të gjitha kohët i bënë rezistencë dhunës pushtuese serbe dhe më gjërë.Me figura të tilla të ndritshme ishte mjaft e pasur edhe vendlindja e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut,kësaj malësie heroike,bij e bija të të cilës u flijuan dhe me të bëmet e tyre stolisen historinë me trimëri dhe krenari,për më të shtrejtën “Lirinë” që ua uzurponin pushtuesit.Këto tufë të pasura këngësh Demir Krasniqi i fur me një besnikëri,dashuri dhe krenari,nga se figurat e tyre martire vënin jetën në peshojë dhe flijoheshin për të bërë Kosovën e lirë.

Të rrallë janë njerëzit si Demir Krasniqi,rrespektues me shumë merita i skenës dhe artdashësve.Ai i këndoi këto këngë për të plotësuar kërkesat e dëgjuesëve,për të freskuar shpirtërat e tyre,edhe pse për ideologjinë e këngëve që ka krijuar dhe kënduar para mase shpesh ka qenë i përndjekur dhe dënuar nga regjimi serb.Ka marrur pjesë nëpër mijëra koncerte,gazmende dhe dasma,dhe kudo i m ka kënduar këto histori të lavdishme. Demiri është i shpërblyar me shumë shpërblime dhe mirënjohëje,njeri i pa epur që nuk din për pushimin.Si pedagog i kulturës muzikore,ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës shkruan,krijon,komponon si dhe ndihmon dhe afirmon talentet e ri të muzikës.Është gazetar i rregullt i javores”FOKUSI”, gazetar dhe redaktor i kulturës në”RADIO VIKTORIA FM” në Gjilan,nëTelevizionin e pavarur”VALI”-Gjilan,po edhe hasim shkrimet e tija në shgumë faqe shqiptare në net dhe forume. Demiri ka një bagazh krijimtarie të vlefshme,i cili me dashuri,talent dhe punë të pa rreshtur,krijon vlera letrare,artistike dhe historike. Kthehemi edhe njëherë aty ku mbetëm te libri i tij “KUSHTRIM LIRIE”Libri ka 55 këngë të ngjeshura me figura të lavdishme veprimtarësh për të cilët liria ishte mbi të gjitha.Ne po përmendim disa: Rabë e Ajete Pishtari,Hanife Rushiti,Asllan Shahin Dushica,Xheladin Zhuja,Mulla Idriz Hajrullahu,Hasan Remniku,Alush Hogoshti,Muharrem Fejza,Sylë Zarbinca,Lotë Vaku,Metush Krasniqi-Dajkoci,Zija Shemsiu, Kadri Zeka,Rexhep Mala,Nuhi Berisha,Muharrem Shahiqi,;Halil Fejzullahu,Shyt Mareci,Agim Ramadani,Rafet Isufi….

Në pamundësi të zgjërohemi më tepër ne po ju japim tekstin e plotë të një kënge nga ky libër.


KËNGË PËR RABË PISHTAREN

Nga: DEMIR KRASNIQI

N´vatër t´shpisë ku ndizej zjarri- Po lufton një Rabë pishtari N´prag të shpisë ku mësynë bullgari-

Lufton Raba-bijë shqiptari.

Sulm po ban si shqiponjë mali

Për të u mbrojtë nderi e morali!

Kjo trimëreshë,bijë e shqiptarit Ja qau kokën në dysh bullgarit.

Gjeraçina e malësisë, Mirë ja din mananë kacisë! Mirë ia çau bullgarit kokën. Me gjak t´tij e uli tokën!

Mitralozi n´dorë t´bullgarit-

Zbrazi plumba të rafalit,

I shou jetën Rabë Pishtarit, Që luftoi si zanë e malit.

Tue mbrojtë nderin,plang e votër. Luftoi Raba me nji motër, Tue mbrojtë nderin dhe oborrin,

N´pragh të shpisë e gjeti vorrin!

Duel Ajetja nçósh të votrës

Me ia marrë hakun e motrës! Gajret ban,moj motra Rabë, S´ta len motra,gjakun falë!

Me sakicë sa rrebt po sjell- Nvend e preu nji oficer, Oficer dhe nji ushtar,

Që të dy ishin bullgar.

Mirë Ajetja e luen sakicën- Krejt bullgart desh u shashtrisen! Përmbi krye u rrin sakica- S´po i pret mali,as Jabllanica!

Fort qëndruen Raba e Ajetja, Si friksoj pushka,as vdekja! Nuk ju dhimbt gjaku,as jeta, Për me vdekë për troje t´veta!

Kto dy motra-dy kunata, NUK IU TREMBEN;PUSHKëVE T´GJATA

Para tytave t´barbarisë- Ranë si lulet në prag t´shpisë!

Tue mbrojtë rritën e fëmisë, Tue mbrojtë pragun e shtëpisë, Kto trimëresha të malësisë, Rritën famën e shqiptarisë.

Ku dhanë jetë tue mbrojtë oborrin- Aty djali ua bani vorrin, Te nji lis përskaj shtëpisë, Me i ba hije gjithë Shqipnisë.

DEMIR KRASNIQI

“GJAKON KOSOVA”

GJILAN,1998

KËNGË DHIMBJESH DHE KRENARIE

Vitet kur po shkruhej kjo përmbledhje e këngëve nuk ishin kohë këngësh, ishin vite sfidash e tmerresh,dhëmbjesh e ofshamash,të dalura nga zemrat e një populli,i cili ishte nisur rrugës së qëndresës,kushtrimit,për të i thënë vdekjes: Ja ku jam për lirinë”Këtu më ke,sot dhe kur të duhem”.Nuk është thën që moti rastësisht:” Vaji i burrit është kënga”:Atë kohë autori i këtij libri”GJAKON KOSOVA”,Demir Krasniqi,ishte i ngarkuar me këto dhëmbje kohe,kohë kur pushtuesi i egër barbar,para syve të botës së quajtur demokratike,po i rrëmbente popullit liridashës shqiptar gjithçka nga liria,edhe pse në këto katrahura e sfidime,populli liridashës nuk po lëkundej nga qëndresa,por secili prej tij mundohej të vënte nga një gurë në themelet e kështjellës,qëndreses, arsimit,duke hapur shtigje të reja nën breshëri plumbash,për të i dalur zot Kosovës martire,duke mbrojtur me gjak të gjitha vlerat që e karakterizojnë shqiptarin si popull liridashës.

Ishte kohë kur pragjet shqiptare po mbroheshin me gjak,ku gjaku po rridhte rrëke,në njerën anë nga trimat e lirisë që po mbronin me armë trojet e tyre duke luftuar pushtuesin barbar, dhe në anën tjetër nga veprimet e ndyra tinëzare të armikut qyqar,i cili në pamundësi të matej në beteja me trimat, masakronte njerëz të pambrojtur,fëmijë,gra dhe pleq,masakra këto të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Pra ishte kohë kur Kosova lahej në gjak,andaj autori Krasniqi me të drejtë e titulloi librin”GJAKON KOSOVA”.Përmbledhja me rrapsodi”GJAKON KOSOVA”e Demir Krasniqit padyshim është një vulë e kohës,një kronikë dhëmbjesh,për ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë,të cilin padrejtësisht pushtuesi e kishte nëpërkëmbur, dhe tani ky popull liridashës po detyrohej që me gjak të mbroi pragun,shtëpinë,familjet dhe tokat shqiptare.

Këto përmbledhje këngësh janë këngë të dhembjes dhe krenarisë:Ja përse: Këngë të dhembjes nga se autori në shpirtin e tij ndjeu thell dhembjen mbi torturat,masakrimet,djegëjet dhe përndjekëjet që po ua bënte armiku popullit të tij,dhe me dhembje proteston mes këngëve të shkruara,na jep vargje që i ofrohen një poezie plot me vlera artistike,e cila do të mishërohet me ndjenjën dhe përjetimin,e cila do të mbetet një histori e kapshme që do u përcillet brezave,qoftë dëgjuesit si këngë,qoftë lexuesit si vepër e begatëshme. Këngë krenarie nga se theksi i veqantë i këngës gjëthnjë bie mbi qëndresën dhe optimizmin e një populli,i cili i rënë nën veprimet çnjerëzore të pushtuesit,nuk po lëkundej asnjë çast nga mbrojtëja e pragut,por flijonin me vendosmëri për liri,dhe kjo vendosmëri tregonte se fitorja bie në anën e tyre.Ishte kohë kur bota demokratike ende po qëndronte e luhatur ndaj Kosovës,kohë kur para syve të kësaj bote,pushtuesi i egër serb po ushtronte kasaphanë mbi shqiptarët,andaj Demiri po protestonte me vargje kundër këtyre luhatëjeve,duke i ftuar botën demokratike për një vënje drejtësie,ku shprehet:

“Unë jam biri i Nënë Terezës
Bijë shqiptare,nënë e botës,
unë me motra e vëllezër
Jam familje e Evropës”

Rrapsoditë e përmbledhëjes “GJAKON KOSOVA”,e autorit Demir Krasniqi, janë dhe do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë,të mbështjella me tmerret më tragjike në histori. Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidhet kështu:

“Presin fëmijë,ata famëkeq
Pleq e plaka 90 vjeç

Therrin në bark shtatëzëna t´mbeta
Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!

Autorit iu është dashur të fur rrapsodi të gjata,sepse vetëm si të tilla autorit i jepnin mundësinë që në formë kronolo- gjike të paraqes ngjarëjet tragjike të vitit 1998.,të shkaktuara nga një ushtri armike,që të vetmin art kishte ushtrimin e krimit mbi një popull liridashës. Përmbledhja”GJAKON KOSOVA” përbanë njëzet rrapsodi,mbi të cilat apostrofa është figurë e pranishme,figurë e cila i bënë të fuqishme kushtrimin dhe ndjenjën e një populli,e cila e gërshetuar me gradacionin rritë ndjesinë dhe e bënë vargun,strofën,poezinë të ndjeshme,të kapur,të dashur,dhe melodinë që i ka dhënë autori mishërohet gjithësesi me ndjenjen e lexuesit dhe dëgjuesit. Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforen ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrëje dhe krenari,e bënë këtë përmbledhëje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të begatshme jo vetëm për të e lexuar,por edhe për të e kompozuar dhe kënduar.Si e tillë përmbledhëja”GJAKON KOSOVA”,merr vulën e një përmbledhjeje të mirëfilltë e cila do u qëndroj të gjitha kohërave.Lexuesi i vemendshëm dhe dëgjuesi i mirëfilltë i kësaj muzike të traditës historike,do të kenë në dorë një libër të fuqishëm,si dhe një reportuar këngësh të dhimbjes dhe krenarisë,që është përplot mbushur begati e ndjenja krenarie dhe dhembshurie,por i përmbyllur me plot vlera.Përmbledhja me rrapsodi”GJAKON KOSOVA” ishte dhe do te mbetet vulë e kohës,një kronikë dhembjesh për gjithë ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë, por edhe e veshur me krenari qendrese të popullit të palëkundur që mbi të gjitha synonte lirinë.

Tani lexuesi apo dëgjuesi nuk di cilën rrapsodi ta vë në vendin e parë:

-Unë jam biri i nënë Terezës -Masakra në Drenicë -Ose vdekje,ose liri -Gjaku tu bëftë dritë -Rroftë Ushtria Çlirimtare…… nga se në të gjitha gjenë kronikë dhembjesh,por edhe krenarie.

Jehuan këngët shqipëtare

Rroftë Ushtria Çlirimtare
Na i zgjidhë prangat e robërisë
Na i sjell rrezet e lirisë.

Po,Demiri nuk lë pa i vuar në thumb edhe tradhëtarët e kombit,të cilët atë botë bashkëpunonin me pushtuesin.

O ky tradhëtari kudo qoftë

Shumë kollaj është për ta njoftë
Mendje prishur-ftyra t´mjera,
Pleh i kalbur-ju vjen era

O,për komb t´vet-njeh kombe tjera!

Demir Krasniqi ka botuar 16 libra me këngë,por kohën kur botoi”GJAKON KOSOVA”,në Kosovë po lundronte gjak,atë botë ky ishte libri i tretë i Demir Krasniqit,por lexuesi që e lexon në tërësi do të bindet se kemi të bëjmë me një libër të historisë të vuajtur kombëtare,plot vlera që do ju shërbejnë brezave.!



Related posts

Shpirtërat e shprishur
Azem Bejtë Galica, jeta dhe lufta e tij: (1889-1924)
Libri nga Piro Tase "Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqipt...
Cikël poetik nga Shefqet Sulmina

Leave a Reply





Archive