|

Devolli,një vend i begatë e turistik në Shqipëri

 

Lugina e Devollit,me lumin me të njëjtin emër, që e përshkon këtë fushë të begatë rafshanaltë ndodhet në jugëlindje të Shqipërisë.

Devolli , përfshihet në qarkun e Korçës,duke u kufizuar me fushën e saj në perëndim malin e Moravës, të Gramazozit,ndër malet më të larta të vendit,ku buron lumi,në veri me Malin e Thatë dhe në lindje me kodrat e Tretsenikut,në kufi  shtetin Grek dhe një pjesë me Maqedoninë,në liqenin e Prespes të Vogël,ku ndahen kufijt e tre shteve.
 Eshtë e një trevë autoktike shqiptare me një  histori të lashtë para Ilire,gjurmët e së cilës dëshmojnë të gjalla në Shpellën e Trenit,një vend arkeologjik e turistik.Eshtë e banuar me një popullsi të dendur me rreth dyzetepesë fshatra të mëdhenj me tradita të shquara kulturore që e rrethojnë fushën  anembanë si një gjerdan ruazash  nusërie midis tyre,Cangonji ,Progri ,Rakicka Bitincka,Verniku fshat minoritar,Vishocica, Babani,Vranishti ,Piluri,Hocishti ,Cipani, Zicishti ,Suli ,Poloska, Bracanj,Dobranj ,Poncara, Menkulasi,Vidohova ,Areza ,Sinica,Qyteza,Dardha turistike e të tjere dhe me qytetin e Bilishiti,qendra admintrative dhe ekonomike,një ndër qytetet më të bukur të rindëtruar te Shqiperisë,me lagje e vila të reja të stilit europian, i ngritur mbi strukturën e vjetër të qytetit,me ndërtersat karakteristike,me shëtitore,lulishte,unazë të re,me rrugë e rrugica të  kalldremta e të gjitha të asfaltuara ,të pastra e të qeta ,me avlli mbuluar me gjelbërim e lule.
     Në lindje të së cilës është dogana e Kapështicës,një nga portalet më të mëdhaja të Shqiperisë që e lidh  me Europën. Për tu theksuar,se një pjesë e tij ,Devolli i Sipërm,me reth 15 fshatra në lindje deri në qytetin e Kosturit,ju aneksuan shtetin Grek,gjatë ndarje të kufijve nga fuqitë e mëdha europiane në vtiet 1913-20.
   Banorët e saj shquhen për inteligjencën e tyre si mjeshtra bujq dhe punëtorë të mëdhenj,”hard workes”,jo vetëm  ne vend por dhe në botë.Eshtë e pasur  me tradita të çmuara kulturore e shoqërore,pasuritë vlerat e tyre trashëgohen në gjeneratat  e reja në vazhdimësi.
     Prodhimet bujqësore si drithërat e bukës,patatja,misri,fasulja,e perimet e shumëllojshme si qepa e Mirasit e njohur në tërë vendin dhe për eksport, bashkë me pemët frutore si molla karakteristike,dardha,qershitë,arrat ,gështenjat,lajthitë qe kanë mbushur luginën me plantacione te reja, e te tjera  dhe me një blegtori moderne,apo dhe  në kultivimin e fermave të bleteve,e kanë bërë këtë vend famoz duke qenë një ndër hambarët kryesorë të Shqiperisë.Eshtë e pasur me burime natyrore e minerale  të shumtë ,si hekur-nikeli ne Bitincke dhe rërën e qelqit në Ziçisht,e të tjera.
     Devollinjtë e devolleshat janë mjeshta artizanë artista në punimin e drurit,të skalitjes së gurit,muratorë specialiste që ndertojne vila e kështjella në gjithë botën,robaqepsa e këpucar specialista,të qendisjes,të grepit, të punimit e  thurjes së leshit,të qepjeve të perdeve e kortinave,të pellusheve,që sot shumica eksportohen e të tjera që bëjne bazën e bisnesve të sotëm e moderne ne Bilisht e nëpër fshatra.E veçantë është tradita në punimin e baltës të qeramikës,të poçerisë të Bradvicës  te Grapshit që starton që në kohët e lashta,e në termat arkelogjike thirret me emrin, qeramika e Devollit .
   Eshtë vendlindja e poetit kombëtar Dritero Agolli, Nderi i kombit,si dhe e poetëve të talentuar Skënder Rusi ,Qytetar Nderi i devollit, Merita (Bajraktari) Mccormack ,Thani Naqo, Luan Xhuli e të tjerë,duke u shquar për intelektualet e saj famozë ne Shqiperi në botë,qe nga vëllezërit  Belushi, aktorët e Holliwodit , e me shkencëtarin më të ri ,Leonard Barolli në Japoni,e të tjere, në të gjitha fushat e dijes,të artit e të shkencës.Dëshmi janë shkollat e para shqipe që u hapen në këtë trevë, menjeherë pas asaj  të Korçës.
Dallohen si muzikantë, këngetarë të talentuar të seranatave e të iso popullore,valltarë profesioniste të devolliçes të dardhares me ansamblin  e dëgjuar “Devolli”.Populli i kësaj krahine ka një histori të lavdishme të shkruar me gjak në qendresën ndaj pushtuesve të huaj e të shumtë,për liri e demokraci.
     Sot Devolli , në vitet e demokracisë është tjetërsuar,është shndëruar në një vend turistik me bukuritë natyrore dhe piktoreske nga dora e  artë e devolliut dhe vizitorët e huaj e quqajnë,një Zvicër e vogël në Ballkan,nje perle e re e Shqiperisë.
We love Devolli, Albania.
Luan Kalana,
publicist
albanian -american,
Florida ,USA


Related posts

Organizimi i Shkollës shqipe në Diasporë
Vatranët e vërtetë dhe vatranët…zyrtarë…
Memoria shqiptare e rikthyer - Gilbert Gardes
Filmi dokumentar artistik i Fuat Memelit , "DEVOLLI - ...

Leave a Reply





Archive