|

Diaspora Shqiptare në Amerikë bashkohet me festën e pavarësisë së Shqipërisë

Vitet e rënda të shekullit për shqiptarët e trojeve tona ishte udha e mërgimit nëpër botë dhe në Amerikë.Represioni dhe dora diskriminuese e pushteteve sllavo-komuniste në Serbi,Maqedoni dhe Mal të Zi ua dha udhën e mërgimit qindra mergimtarëve shqiptarë të pa mbrojtur dhe të lënë jashtë çdo të drejte më elementare për jetë.Tash një shekull në Amerikë shqiptaro-amerikanët janë bërë pjesë e segmenteve të caktuara të jetës amerikane në bizneset e sukseshme dhe në jetën e lirë demokratike të këtij vendi mikpritës.Përmes fidanishtës së demokracisë dhe të vlerave të tokës së lirë amerikane,shqiptarët u organizuan në shumë asociacione politiko-kombëtare për të avansuar dhe afruar argumentet e pakontestueshme historike të pushtimit grabiqar të trojeve tona etnike nga fqinjët para institucioneve relevante politike dhe diplomatike të shtetit amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.Zëri i tyre,sipas kronikave të kohës,paraqiste kërkesën për lirinë,demokracinë,pavarësinë e Kosovës dhe të pjesëve tjera etnike në Maqedoni,Mal të Zi dhe Çamëri.

Në vegjile të festës së madhe,në të gjitha qendrat ku jetojnë e punojnë shqiptaro-amerikanët po e përcjellin përmes emisioneve të TV-ve dhe të shtypit atmosferën festive në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi dhe në kudo në botë.Përgëzimet nuk kanë të ndalur,thonë zëshëm,bashkatdhetarët tanë të trojeve etnike në Amerikë.Nëntori i flamurit dhe i pavarësisë po i bashkon të gjitha rrugët që qojnë kah Tirana dhe Vlora për të festuar shekullin e pavarësisë të shtetit shqiptar.Ndërkaq,në trasmetimet e TV-ve nga atdheu,mbresë të veçantë ka lënë emetimi i filmit,,Nëntori i Dytë,,me mesazhin e qartë artsitik dhe me vlerat kulturore-kombëtare që do të bëjnë ballë edhe në shekullin e ri për kombin.Siç lajmërojnë shumë shoqata,asociacione të KSHA-ve,të Shoqatës ,,Vatra,,dhe veprimtarë të shumtë nga Nju Jorku,Çikago,Detroiti,Bostoni,Arizona do të nisën për të marrë pjesë në manifestimin e pavarësisë në Tiranë dhe Vlorë.

Skënder Karaçica



Related posts

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë në Ordu të Turqisë
TIRANË: VEPRIMTARI E SHOQATËS “ALSAR”
100 vjet Pavarësi Albanian Party-Jehona festive ne Botë
MUZIKOLOGJIA FORCOHET EDHE ME NJË DOKTORE SHKENCE

Leave a Reply





Archive