|

Dy Deshët

Faul

Nga: Pilo Zyba

Pilo Zyba

 

Dy Deshët

Dy deshë në një shesh,
Brirët po i bëjnë përshesh,
Pse? Për një bejkë mbretëreshë!

Bejka pranë qesh dhe luan,
Por dëshët brirët harkuan,
Për princeshën u tërbuan?

Thonë Princesha don një mbret,
Që ska brirë, as pret, as vret,
Gojë e tij veç mjaltë rrëshket.

Princi dhe princesha puthen,
Deshët që të vriten, nguten,
Në betejë për asgjë futen!

Princi me princeshën luajnë,
Deshët vriten, brirët kruajnë!
Pastaj, hanë çfar vetë gatuajnë!

 
Poezi

AMANETI I ABDYL FRASHRIT

Në shekuj Pavarësinë…KOSOVË

Te varrezat e kombit “ Nënë Shqipëri”
Shikojnë dhe mbeten të çuditur.
Abdyl Frashri nuk është në shtëpi,
Ka lënë derën hapur, dhe ka ikur.

Naimin pyesin, që i qëdron në kra,
Ai ligjëroi dhe me varg të bukur tha:

“ Ka ikur herët, kishte një ftesë,
Ka vajtur të kryej një amanet të vjetër…
Festohet Pavaresia e Kosovës këtë mëngjes,
Nuk mund të mungonte, kthehet javën tjetër”



Related posts

FISIT TIM
Perkerenarja e jonë e Ilirisë ishte me kokë të Dhisë
VAJZERIA E PAPREKUR
"DUKE KUJTUAR POROSITE E LAZGUSHIT"

Leave a Reply





Archive