|

E VËRTETA E PËRRALLAVE PËR KAFSHËT – CIKEL POETIK PËR FËMIJË NGA MAKFIRE CANOLLI

Kafshët përshëndesin si njerëzit
Jo në përralla për fëmijë,
as në tregime që sakaq vdesin,
edhe shkenca thotë sot,

kafshët si njerëzit përshëndesin.

Larg nga përrallat thonë shkencëtarët

Ariu, tigri. luani, ketri, macja, qeni

Dhe shumë kafshë të tjera,

dinë si hapet e si mbyllet dera.

Edhe në prehër të gjysheve,

sa herë përralla kemi dëgjuar,

kanë folur kafshët si njerëzit,

dhe gjumi më qetë na ka pushtuar.

Gjyshet sot nuk çuditën,

edhe përralla të reja kur tregojnë,

i bëjnë kafshët të flasin,

dhe si njerëzit të dëgjojnë.

Sot në shekullin e internetit,

edhe kafshët nga të gjitha shtresat,

bashkë me fëmijë në internet,

do të këmbëjnë edhe adresat.

 

Kuvendi i kafshëve të egra

Në një fushë, afër pyllit,

kafshët nisën kuvendin,

por nuk merreshin vesh

se kush të mbajë rendin.

Luani tha me gjoks të ngritur:

Unë jam nga partia në pushtet,

prandaj qetësinë dhe rendin

dua ta mbaj vetë!

Zgurdulloi sytë tingri,

përmendi edhe ferrin:

O do të drejtoj unë kuvendin,

o do ma shihni sherrin.

Ariu ban e bum me shputë

goditi tavolinën prej ari:

Unë jam parti e mishngrënësave,

pa çka që ha edhe bari.

Lepuri, ketri, dhelpra, dreni…

seç thanë si në një kor:

Ne jemi opozitë e fuqishme,

pushtetin e marrim me zor.

 

Koncert për banorë të pyllit

Kaq shumë kafshë,

si metafora,

vijnë në vargje,

dora-dora.

Vjen ngadalë,

ky ariu,

rëndon vargun,

ku bren miu.

Nuk vonohet,

ai luani,

ulërin fort,

pse s’erdhi i pari.

Tigri flet

me rrëmbim:

Larg luanit,

dua vargun tim.

Elefanti nuk flet fare,

hapa e hapa seç tund okën

jo veç vargun,

shëmb dhe tokën.

Me bisht zvarrë

afrohet dhepra,

lehtë-lehtë në kotec,

ik nga vargu, ik nga vepra.

Majmuni nga Afrika,

tha tek hante me shije shegë:

Nuk dua vargje,

por dua shumë degë.

 

Po na morët

ne në rima,

ua bëjmë vargjet

copë e grima.

Thanë kështu

si në një kor

ketri, miu

edhe thiu.

Ajo bleta jonë punëtore,

lëshon lulet e livadhin,

e vjen në vargje

të thithë nektarin.

Bashkë me vargjet

edhe poezia,

hapën zemrat

si fëmija,

të hyjnë brenda

jo veç trimat,

edhe zogjtë

me cicërimat.

 

Flutura bëhet rimë në vargje

 

Flutur, moj flutur!

Edhe njëqind vjet po të jetosh,

më shumë se në vargje poeti,

nuk mund të fluturosh.

Akrobate në lartësi,

ti nuk trembesh asnjë grimë,

sakaq palon krahët,

vjen në vargje e bëhesh rimë.

Një vashës e bukur, moj flutur!

E ka emrin tënd të bukur,

oh, sa të ngjan me krahët me ngjyrë,

edhe kur nuk rregullohet në pasqyrë.

Edhe një vashës tjetër e lagjes,

që ka një emër të bukur,

qortoi një ditë mamin e vet,

pse nuk e ka emrin “Flutur”.

Tëra stinët për ty, moj flutur!

Dua t’i bëj pranverë,

të vish bashkë me lulet,

pa trokitur në derë.

Zënka e lules dhe e bletës

 

- Kaq shumë përralla tregon ti, bletë!

Ei poeti në ato fletë,

zënka nis bëhet më e nxehtë,

sa të shkruhet një gazetë.

- Rri, moj lule në ato halle!

Qoftë një erëz që vjen nga male,

një nga një të heq petalet,

me to në fusha i heq vallet.

 

- Kam kostum të bukur shumë,

të lag krahët me atë lumë,

kam shumë rrënjë e jo halle,

thith nga toka minerale.

 

- Po nga unë e more mjaltin,

i merr radhën lulja bletës,

dhe kthen kokën andej nga qielli

të marrë jetë me rreze dielli.

 

Dhe bleta nuk e zgjati më shumë,

iku shpejt nga foltorja,

nuk vazhdoi më të thumbojë,

po mjaltë të mbushte ato hojë.

 

Nuk janë vargje, por akullore

 

Vargje e vargje,

një piramidë me vargje…

Po kush tha se janë vargje?

Jo, more! Jo, more!

?Nuk janë gjë tjetër,

veçse akullore.

?

Vjersha e vjersha,

një lëndinë me vjersha…

?Po kush tha se janë vjersha?

Janë plantacione

mbushur plot me vreshta.

?

Fjalë e fjalë…

jo kafshata me halë.

Po kush tha se janë fjalë?

Janë qumësht, more!

Për çdo akullore,

që nga dielli,

pikin në fletore.

?

Rima e rima,

një kështjellë me trima…

Po kush tha se janë rima?

Po as karamele nuk janë, lale!

në fund të çdo fjale,

por janë valle e valle,

në koncertin e ri,

për ju, fëmijë!

?

Nuk është as një libër,

vetëm me gjyshin e vitit të ri,

janë zemra dhe shpirt

për ju, o fëmijë të mi!



Related posts

Duke udhëtuar në truallin e lirikave të Shpendi Topollajt
Magnolia-manjola, lulja e përlotur
Furtunat dhe dallgët e mëdha, vënë në provë lundërtarët e zo...
Cikël me poezi nga Belantina Venari

Leave a Reply





Archive