|

Edhe ekonomia e Kosovës „Sui Generis”?!

Opinion

Nga: Driton Smakaj

Driton Smakaj

Desha të theksoj që ëshë e rrallë të takosh dy ekonomist që do të mund të kenë të njëjtin mendim mbi një qështje ekonomike. Po e permend këtë vetëm për faktin që kohëve të fundit kam lexuar nga analist të ekonomisë, të thonë që kriza globale ekonomike mund të ketë ndikime të shumta në ekonominë kosovare, dhe si rezultat duhet të ketë masa mbrojtëse.

Pajtohem, masa mbrojtëse ekonomike duhet të ketë pothuajse gjithëherë. Mirepo unë do të jap një mendim pak më ndryshe sa i përket ekonomisë kosovare në këtë kohë kur kriza globale ka intensitete të ndryshme që nga viti 2008.

Kosova në fakt është në krizë ekonomike mëse dy dekada tashmë. Për të forcuar këtë pohim po e përmend një definim të krizes nga një profesor italian që thoshte: – recesion ekonomik është kur fqinji yt e humb punën, depresion ekonomik është kur gruaja juaj e humbë punën, krizë ekonomike kur edhe Ju e humbni punën -. Mbi këtë fakt, pra, edhe po them që Kosova është në krizë ekonomike të paktën që nga viti 1989. Papunësia është faktori kryesor që shkakton krizë e në Kosovë papunësinë ende e kemi shumë të lartë, një brengë jo e lehtë për tu zgjidhur.

Si mund të ndikoj kriza globale në Kosovë?

Një pyetje që në fakt e ka një përgjigje të shkurtë. Jo edhe aq shumë, sa analistët mendojnë. Kriza globale deri më tani ka prekur fondin pensional dhe fondin e privatizimit, sepse mjetet e këtyre fondeve janë investuar në letra vlerë në tregun financiar ndërkombëtarë, kryesisht në aksione. Ky efekt ka mundur komplet të evitohet sikur të ishin marrë „masa mbrojtëse” siq sugjerojnë analistët e ekonomisë. Dhe efekti tjetër që përmendet është rënia e remitancave nga diaspora. Në këtë pikë nuk pajtohëm që rënia e remitancave është vetëm rezultat i krizes globale. Remitancat kanë, dhe do të kenë tendencë rënie për disa arsye, do i përmend disa prej tyre: a) Shumë kosovarë që tashmë punojnë në vende të ndryshme të botës, që nga viti 1989, janë inkuadruar në jetën e atij vendi, kanë bërë familjet e tyre dhe si rezultat kanë më shumë shpenzime dhe natyrisht më pak dërgesa të mjeteve financiare drejt Kosovës. b) Disa nga kosovarët kanë marrë me vete antarët tjerë të familjes në vendin ku jetojnë dhe thjesht nuk kanë kujt t’i dergojnë të holla në Kosovë, edhe pse shqiptarët kanë zemër të madhe, fqinjëve nuk i’u dërgojnë para. c) Kosova tashmë është një shtet i pavarur dhe disa nga kosovarët janë „përëndimizuar” aq shumë saqë thjesht i thotë vllaut e babës që Ju punoni se unë i kam punët e mia këndëj, e si rezultat nuk ka më dërgesa drejt Kosovës. Pra me pak fjalë ekonomia Kosovare nuk duhet të bazohet në remitanca, sepse thjesht remitancat do të kenë rënje të vazhdueshme.

Nëjse, e përmenda që në fillim se ekonomia kosovare është „sui generis” ashtu siq ishte quajtuar Kosova edhe nga aspekti politik me vite të tëra. Edhe ekonomia është diqka e tillë, e veqant. Mund të them që në dekadat e fundit ekonomia kosovare është një ekonomi merkantiliste (tregtare). Mbretërojnë në tregun kosovarë ndermarrje tregtare, -blej e shit-, ekonomia prodhuese është thjesht shumë e vogël saqë nuk mbulon aspak ndikimin e importit. Po e përmend këtë për të spjeguar efektin e ekonomisë merkantiliste në aspaktin makroekonomik, çka ndodhë në realitet? Me pak fjalë, blej nga jashtë dhe shit brenda, shkakton rrjedhjen e mjeteve financiare jashtë vendit, si rezultat do të kemi ndermarrjet kosovare me stoqe dhe të mira materiale, por pa likuiditet financiar, diçka që tani është duke ndodhur në Kosovë. Pra ekonomia merkantiliste shkakton krizë ekonomike strukturale e jo vetëm ciklike.

Mos likuiditetit financiar, apo me fjalë ndryshe, mungeses së qarkullimit të parave në tregun kosovar i kontribuojnë edhe projektet kapitale (absolutisht të domosdoshme), autostradat dhe infrastruktura rrugore. Këto projekte të mëdha shkaktojnë koncentrim të mjeteve financiare tek pak kompani dhe si rezultat e t’kurrin kërkesën në treg.

Mungesa e mjeteve financiare është gjithashtu edhe si rezultat i asaj që Kosova nuk mund të bëjë politikë monetare, të vetmit që mund të prodhojnë euro janë falsifikatorët e tyre, mirëpo ata që mund të falsifikojnë „2 euro” nuk mund të rrisin edhe aq kërkësen në treg.

Pra, kemi një varg problemesh që i prijnë një krize ekonomike, e që në rastin e ekonomisë Kosovës, lirisht mund të themi që atë e bëjnë të veqant. E përmenda që kriza ekonomike në Kosovë është strukturale dhe jo ciklike, pra nuk duhet të fokusohemi vetëm të kemi masa mbrojtëse nga kriza globale, por të kemi strategji për të dalë nga një krizë strukturale.

Për të konkluduar, do të thoja që pavarësisht problemeve të shumta që shoqëria kosovare ka, ka edhe progres, pra ka edhe zhvillim, sepse zhvillimi është një proces i vazhdueshëm dhe i pa kthyeshëm. Kërkohët nga lidershipi kosovarë që krahas problemeve politike të kenë fokus edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Të ketë një strategji të përbashkët ekonomike me Shqipërinë, të ftohet „truri” e të mos lejohet „rrjedhja e trurit” jashtë vendit. – zhvillimi është produkt i mendjës –

Të ketë pozicionim të kuadrove të duhur në vende të duhura (një ekonomist në rolin e një kirurgu, rezultati është një pacient i vdekur. Ndërsa një kirurg në vendin e ekonomistit, rezultati është një ekonomi e sëmurë)

Qeveria e Kosovës, pavarësisht që do të ketë qasje në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore, nuk do të mund të zgjidh mungesën e mjeteve financiare në tregun kosovar në aspektin afatgjatë, sepse thjesht nuk mbahet një ekonomi me borgje (ekonomia e menaxhuar përmes borxheve, na sjell në shembullin e Greqisë). Qasja afatshkurtër do të duhej të ishte që fondi i privatizimit të investohet brenda Kosovës përmes projekteve konkrete që stimulojnë ndermarrjet prodhuese kosovare, por edhe ato me kapital të huaj, të bëhët presion në sistemin bankar që të ofrojnë kredi favorizuese për ndermarrjet prodhuese. Gjithashtu sistemit bankar do të duhej t’i caktoheshin rregulla që depozitat e qytetarëve kosovar të mos investohen jashtë Kosovës në tregun e letrave me vlerë, por të invesothen brenda Kosovës. Me këto masa afatshkurtëra mund të fillohet një ndryshim që sjell parakushte për të balancuar ekonominë merkantiliste me ekonominë prodhuese, dhe si rezultat dalja nga kriza ekonomike strukturale.

Driton Smakaj

Autori ka magjistruar në shkenca ekonomike në Unverzitetin e Bolonjës, Itali.



Related posts

Këshilla e Konfucit për Berishën dhe “pacientin“ e tij, ...
EULEXI- MIRË APO KEQ PËR KOSOVËN ?
Oli nuk ecën vetëm !
Në prag të shkatërrimit

2 Comments for “Edhe ekonomia e Kosovës „Sui Generis”?!”

  1. Ekonomia kosovare eshte nje “lokomotive pa vagona”.
    ————————————————————————
    …Merri shiritat magnetoskopike vetem vitin e kalure dhe deri me sote dhe
    mundohu te gjejeshe nje te vetmen strategji ose opcion zhvillimore te ve-
    ndit qe eshte fillimi i mire, mesi i mire, perfundimi i mire. Kurre se gjen nje
    te vetmin ne cilindo sektore zhvillimore dhe cilen do fush te vendit.
    Sikur ekonomistet kosovar te ishin me potezat e tyre ne ndoni kampion ne
    lojen e shahut, ne potezat e tyre te cakurduar, kurre s’do kishin fituar as
    gje ne rundin e pare. Kurre njeri nga ata vete i njeti persone: Sote te jepe
    nje analize, kurese te Njetin e pyet pas dy mujve, vjen me krejte te tjera,
    qe te bene te pytesh veten: A e kam intervistuar te Njetin para dy-tre mu-
    ajeve, apo, paskem biseduar ne jerem me “Hijen” e te njetit persone.
    …Shkurte: mjeshtria e tyre dhe ekonomija e tyre eshte deshmu edhe nga
    vlersimet boterore qe korrupcioni ne rangun e 112-te, papunesia eshte
    shume me shume se sa eshte zyrtarishte 47% (per-qinde); ndotja e ambi-
    entit 18% (per-qinde) mbi mesataren e lejuar. Per narkomani dhe matra-
    pazllyqet te tjera sejcila me e zeze se tjetera, dhe numero sa te duash
    dukuri negative nga keta “Mjeshter te pa-shoqe ne bote”. Prej formimit te
    qeveris se Kosoves; s’ka bashkepunim as partite ne koalicion s’munden te
    e cojne nje mandat gjer ne funde; dhe, te mos flasim se si duhet te jete
    opozita e kooridinuar per c’do dukuri negative qe te jete me nje fjale dhe
    me nje gjuhe qe t’i hudhe dukurit negative ne rreze te diellit, dhe, te vie
    me strategjit dhe opcionet e veta se ” Si do vepronte per ket ose ate dukuri
    negative qe eshte e kapllosur ne vend”. Ne realtet, po shifet carte se edhe
    tek opozitaret ka infektime ne pjesen me te madhe te tyre, dhe, pjesa tje-
    ter eshte me “kengen e vjeter”: Se ka nje te vetmen strategji dhe opcion
    se si duhet zhvilluar ne c’do rrafsh zhvillimore shteti me krejte qe i duhet
    me te gjitha qe i duhet nje shteti me tiparet e veta shteterore.
    Kjo te bene te kuptoshe me se miri: C’do gje, barazo me (0)-zerro, dhe,
    fillo nga zerroja-(0). Mjeshtrit qe i kan pas profesion dukurit negative dhe
    dukurit negative i kane edhe sot, te njetit, edhe 100-vjete leje ne udhehe-
    qesi, ata, s’kane dhe s’dine tjeter mjeshtri pervece kesaj qe e shefe per
    c’do dite ne kete te shkrete Kosove. Shkret ne monizem, edhe me shkret
    ne kete demokraci dhe ne kete clirim qe s’dine si te gjinden dhe si te ve-
    projne me shtetin e vete. Me qeveritaret e vete. Me miqet e vet. Pjesa me
    e madhe e kosovareve qe e paten thiken ne fyte ne monizem, dhe, s’po
    ju hiqet nga fyti edhe sot e gjithe diten edhe neser, edhe deri kure ma ke-
    shtu (….?!).

  2. Xhevdet thotë:

    Çdo dite dëgjojmë me dhjetëra e dhjetëra konstatimi apo opinion nga te vetëquajturve analist ekonomik ne televizionet dhe gazetat ne Kosove. Driton, mendoj qe ne duhet te fillojmë dhe te shkruajmë gjera konkrete, te prekshme dhe te matshme. Duhet secili nga ne te thotë dhe te beje publike një realitet qe njerëzit ne Kosove nuk po arrin apo nuk po done ta kuptojnë.
    Kosova është një pike ujë ne oqeanin ekonomike botërore, dhe duke llogarit qe ne nuk kemi as një potenciale atraktive për kompanitë (korporatat). Flitet dhe thuhet qe ne kemi njerëz te kualifikuar rini!!!!!, me vije keq por një gjë e tillë nuk është e vërtet, ne nuk po mund te ofrojmë profesionalist për ato kompanitë qe dëshirojnë te investojnë ne Kosove qe janë shume pak, ne gjoja mund te ofrojmë treg – ç’far tregu me 2 milion banor. Edhe disa nga individë qe kane arrite te kenë kualifikim te mire profesional sot janë ne USA, Gjermani etj. Dhe kjo është fatkeqësi tjerë e radhës për Kosovën, dhe vende si ne po ashtu.
    Sa i përket krizës, Ekonomia e Kosova ka qene ne krizë vazhdimisht dhe kjo është arsyeja se ne nuk e dimë qe jemi ne krizë, jemi mësuar me te qe nga koha e Jugosllavia.
    Kosova ka te njëjtin problem si çdo vende Evropian qe sot është ne krizë, Greqi, Portugali, Spanja, vetëm diferenca është qe ne për parat qe hynë ne Kosove nuk kemi për te paguar interesa dhe nuk do i kthejmë, se janë para te ekonomisë se zeze, dhe dërgesa te bashkëatedhetarve, Greket edhe pak fitimi qe arrin me realizu duhet me pagu borxhet dhe interesa ne borxhe, kurse ne ato para qe vine duhet me pagu importet. Sikurse Greket e te terjet edhe ne fund te fundit mbetemi me gjepa te zbrazur.
    Me vije shume keqe por Kosova ka dhe do ketë mundësit e limituar për zhvillim. Ky është fati i shteteve te vogla si ne territor ashtu edhe ne popullsi, si dhe me një ambient qe nuk favorizon për asgjë për zhvillim konkurrues. Shikoni Malin e Zi para e Ruseve dhe Mafia qe po zhvillon vendin, por edhe kjo është e përkohshme dhe ne afatgjate është asgjë, shiko Maqedoninë dhe Sheperin me zi arrin me mbijetu, ky është fati kur je i vogël ne çdo aspekt ne rangun botërore, nuk kemi as gjë qe mund te jemi ne avantazh me te tjerët, i vetmja shpreso do jete ne plane afatgjate qe popullsia e Kosovës do ketë arsimim cilësor !!?????.

Leave a Reply





Archive