|

FESTË NË MBYLLJE TË VITIT SHKOLLOR

Përgatiti: Kadri Tarelli

Shkolla “Iliria”

Durrës më 06. 06. 2012

 

FESTË NË MBYLLJE TË VITIT SHKOLLOR

(Takim me shkrimtarët Viron Kona e Andon Andoni)

Pikërisht në prag të fillimit të pushimeve verore, në mjediset e gjelbëruara të kompleksit arsimor “Iliria” i cili ndodhet shumë pranë detit, në zonën më të bukur të plazhit të Durrësit, drejtoria e shkollës organizoi një takim me shkrimtarin e publicistin e mirënjohur Viron Kona dhe shkrimtarin e redaktorin e revistës “Mësuesi”, Z. Andon Andoni. Takimi me shkrimtarët ishte pjesa më e veçantë e krejt programit festiv, që u organizua në mbyllje të vitit mësimor 2011 – 2012. Në të morën pjesë mësuesit, nxënësit, prindërit dhe të ftuar të shumtë,

Për të pranishmit dhe të ftuarit, si fillim u bë një vizitë në mjediset e berndëshme të shkollës, nëpër klasa dhe laboratorë, për t’i lënë vend vizitës dhe surprizave të këndëshme në lulishten dhe parkun e gjelbëruar të ujdisur e të sistemuar aq bukur. Syri të sheh vetëm gjelbërim, ndërsa tek merr frymë dehesh nga era e pishave dhe lulemajit. Këtu nuk mungon shatërvani plot ujë, as edhe skulpturat e veprat e artit vendosur mes gjelbërimit, por as kafazët e pëllumbave, të gardalinave e kanarinave, e më tej të majmunëve dhe kafshëve të egra, aq tërheqse për vizitorët, e në veçanti për fëmijët. Është një mjedis për t’ u patur zili, e për t’ u marrë si model për të gjtha shkollat e objektet publike: i gjërë, plot dritë e hije, çlodhës, argëtues e njëherazi edukativ. Kënaqësi të mëdha u përcolli spektatorëve të shumtë koncerti artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës, që u shfaq në pistën e koncerteve, një mjedis i mbuluar e i stolisur me aq art e hijeshi. Kostumet kombëtare, këngët e vallet popullore dhe “Valsi Vjenez” i dhanë gjallëri dhe u përcollën me duartrokitje të zgjatura nga nxënësit dhe të rriturit.

Cilido ka të drejtë të mburret e të krenohet, kur dëgjon se nxënësit e kësaj shkolle kanë fituar vende nderi në olimpiada dhe konkurse që organizon çdo vit QKF e Durrësit, siç ishte çmimi i parë i fituar nga nxënësit e klsës së tetë në konkursin e eksperimenteve laboratorike në lëndët kimi dhe fizikë, titullin kampion në volejboll fituar nga ekipi i shkollës në kampinatin e klasave të nënta të shkollave 9-vjeçare të Durrësit. Me kënaqësi duhet thënë se, nxënësit e kësaj shkolle janë pjesëmarrës e paraqiten denjësisht në të gjitha veprimtaritë letare, artistike, shkencore dhe sportive që organizon QKF. Mjfton të hedhësh sytë rreth e qark sallës së koncerteve ku është paraqitur ekspozita e pikrtorëve të vegjël, apo të marrësh në dorë e të lexosh gazetën “Iliria”, organ letrar artistik, mësimor, shkencor e sportiv i hartuar e realizuar nga vetë nxënësit e shkollës, e bindesh për cilësinë e mësimdhënies e mësimnxënies. Të gjitha këto janë tregues i punës dhe kujdesit që tregohet në këtë shkollë, jo vetëm për lëndët shkencore dhe shfrytëzimin e kapaciteteve laboratorike, por edhe për veprimtaritë letare, artistike e sportive, ku zbulohen dhe ndihmohen talentet. Të gjitha së bashku i japin bukuri e gjallëri jetës shkollore, pasurojnë e i japin kuptim ndjenjave, deshirave dhe frymëzimit për arritje e gjëra të bukura. Të gjitha së bashku edukojnë te nxënësit cilësi njerëzore e norma qytetarie.

Mes gjërave të bukura në jetën dhe veprimtarinë e shkollës u përmend lëvizja mjedisore “Të jetojmë gjelbër”, si përvoja më e veçantë, simbolike dhe e prekëshme e gjithë vitit mësimor. Lëvizje që ka tërhequr vemendjen dhe ka merituar përshëndetje nga të gjithë, jo vëtm për dobi ekologjike, por më së shumti për vlerat edukative me të cilat po rriten nxënësit e kësaj shkolle. Vetë lëvizja lindi, dhe është pjesë organike e tërë veprimtarive mjedisore dhe edukative, ku kultivohet dashuria e kujdesi, pastërtia dhe mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mjedisit rreth e qarkë, e për të hedhur vështrimin edhe më përtej mureve të shkollës, tek uji e rëra në plazh, të cilin e kanë kaq pranë, e që e duan dhe e pëlqejnë aq shumë. Është një lëvizje gjithë vjetore, që materializon mësëmiri fjalët e mësuesit dhe mësimet teorike të fituara në klasë në lëndë të ndryshme.

Me këto ndjesi të mrekullueshme të nxitura nga mjedisi, koncerti, sukseset, dhe lëvizja ekologjike e nxënësve, u nis biseda me shkrimtarët Viron Kona e Andon Andoni, të cilët e vunë si kryefjalë të takimit: “Bukur ! Vërtet Bukur ! Ju lumtë për gjithëçka kini arritur”!

Pyetjet vinin natyrshëm, pasi nxënësit të pasionuar pas letërsisë, kishin lexuar disa nga librat e autorëve: Ç’ deshte Bubulino në Suedi ? Po në planetin Mars kur do të niset? A do të marrë edhe shokë me vete? E kështu pyetjet nuk kishin të sosur. Shkrimtari Kona, i cili kishte pak ditë që u kthye nga vizita e tij e dytë në Suedi, u foli gjatë për mrekullitë e Suedisë, për bukurinë e shpirtit suedez, për rregullin, pastërtinë, dashurinë dhe kujdesin për mjedisin, ashtu edhe për mikpritjen, respektin që tregojnë për njeriun. U foli gjatë edhe për jetën e mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë në Suedi, të cilët përbëjnë një komunitet goxha të madh e që janë inegruar aq mirë në jetën e këtij vendi verior. Bukuria e fjalës dhe kërshëria e nxënësve bënte që koha të kalonte pa u ndjerë. Nxënësit u zotuan, se gjatë pushimeve do të lexojnë sa më shumë libra, ndërsa shkrimtarët premtuan se, do të vijnë përsëri në takime dhe biseda të tilla.

Në bisedë me drejtorin e shkollës Z. Flamur Panariti, mësuam se në mjediset e shkollës, sapo të mbyllet viti mësimor, do të nisë kampi veror, ku pjesëmarrës do të jenë fëmijë nga Durrësi, por edhe nga vise të tejera. Është një veprimtari e herëshme, duke patur parasysh jo vetëm traditën, por edhe vendndodhjen e shkollës, shumë pranë detit, në qendër të Plazhit. Jeta në kamp organizohet sipas një programi argëtues të hartuar me kujdes, në mënyrë që fëmijët të përfitojnë jo vetëm nga uji, rëra dhe dielli.

U larguam duke uruar: “Pushime të gëzuara” !

 



Related posts

Albin Kurti: Vullneti i popullit shqiptar, bashkimi i Kosovë...
NDAHET NGA JETA DR. IBRAHIM Rr. GASHI
Prapa Skenës së Filmit “Shqipe” me regjizoren e shquar të Ho...
Marjona Metohu zëri i fuqishëm që premton shumë në muzikën s...

Leave a Reply





Archive