|

Fjalori i ri Arabisht-Shqip

Nga: Dr. Isa Memishi – Prishtinë

Publikoi: Prof. Murat Gecaj – Tiranë

Isa Memishi

 

Kohët e fundit u publikua Fjalori i ri Arabisht-Shqip (Prishtinë, 2011). Për ta informuar në mirë lexuesin e interesuar, këtu poshtë po vendosim parathënien, që është paraqitur aty.

Gjuha arabe, e në veçanti gjuha standarde arabe, të cilës i kushtohet ky fjalor, është njëra ndër gjuhët më të përhapura në botë, posaçërisht ndër gjuhët e gjalla semite. Duke ruajtur karakteristikat semite, ajo është e një rëndësie të veçantë për semitologjinë dhe për filologjinë, në përgjithësi. Arabishtja, historikisht, ka pasur një shtrirje të vrullshme e, në veçanti, pas shpalljes së Kur’anit, në shek. VII të e.r. Ajo është shtrirë nga Iraku e gjerë në Marok dhe prej Sirie e gjerë në Sudan, por edhe jashtë këtyre kufijëve. Gjuha arabe, nëpërmjet Kur’anit, që nga shek. VII të e.r. merr edhe formën e saj standarde, të cilën e ka ruajtur deri në ditët e sotme. Ajo, me këtë, edhe merr statusin e gjuhës fetare te mbarë myslimanët dhe, në të njëjtën kohë, bëhet  bartëse kryesore e civilizimit islam. Prandaj ka pasur ndikim të madh te popujt islamë në Azi, Afrikë dhe Evropë e më gjerë. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, ndikimi i arabishtes është shtrirë edhe në gjuhën shqipe, kuptohet nëpërmjet turqishtes. Andaj, edhe numri më i madh i fjalëve të ashtuquajtura orientalizma është me prejardhje arabe. Studimi i fondit të orientalizmave në gjuhës shqipe e bën edhe më shumë të nevojshme mësimin e gjuhës arabe.

Edhe pse kontaktet e popullit shqiptar me gjuhën arabe janë të hershme, shumë pak është bërë në hartimin e literaturës ndihmëse për mësimin dhe studimin e saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe, nëse lëmë anash disa elifba të hartuar nga autorët shqiptarë, nuk kemi ndonjë përpjekje për hartimin e ndonjë doracaku ose fjalori të arabishtes.

Kopertinat e Fjalorit Arabisht-Shqip

 

Vetëm në fillim të Rilindjes Kombëtare kemi përpjekjet e para të hartimit të doracakëve të gjuhës arabe në gjuhën shqipe. Ndër ta, duhet cekur Hafiz Ali Korçën me abetaren e gjuhës arabe dhe me veprën “Çelësi i librit”. Kështu, titullohet vepra e morfologjisë arabe. Në këtë vepër përfshihet morfo-sintaksa arabe.  Mirëpo, përveç hartimit edhe të disa doracakëve të mësimit të gjuhës arabe nga disa autorë, nuk kemi pasur ndonjë përpjekje për hartimin e ndonjë fjalori arabisht-shqip, pos të atij  Mr. Fahredin Ebibit, një fjalor me një numër të vogël fjalësh. Këtë vit, doli në dritë edhe një fjalor tjetër arabisht-shqip  i autorit Sylejam Topçini, dhe tani ky i yni. Fjalorët e lartpërmendur, për fillim, besoj të jenë të mjaftueshëm për të qenë bazë për mësimin e arabishtes dhe, në të njëjtën kohë, të  shpeshtohet  me përkthimin e letërsisë.

Mësimi i gjuhës arabe nëpër medrese e nëpër fakultete, për një periudhë kohore të gjatë, e ka bërë të domosdoshme nevojën e një fjalori, si ky me rreth 100 000 fjalë. Synimi ka qenë që të përgatisim një fjalor, i cili do të përdoret si fjalor burimor  nga nxënësit, studentët, studiuesit dhe gjithë ata, që janë të interesuar për gjuhën arabe.

 Shtetit Shqiptar, pas rënies së komunizmit dhe Republika e Kosovës  tani, kanë shpeshtuar kontaktet me shtetet arabe. Besoj që edhe ky fjalor do të jetë një ndihmesë e madhe në përforcimin e këtyre kontakteve mes popullit shqiptar dhe atij arab. Gjithashtu, qëllimi i këtij fjalori është që të krijojë një lidhje gjuhësore mes arabishtes dhe shqipes.

Ky fjalor, para se gjithash, është fjalor i gjuhës standarde arabe. Që nga shekulli i dytë dhe i tretë i Islamit gjuha arabe, me ndikimin e puristëve, në masë të konsiderueshme e ka ruajtur formën e saj në aspektin fonetik, morfologjik, sintaksor dhe leksikor. Por, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka pësuar ndryshime, duke iu përshtatur jetës bashkëkohore, shkencës në përgjithësi, teknologjisë, artit dhe gjithë rrjedhave të civilizimit dhe kulturës.

Duke marrë parasysh literaturën klasike shumë të pasur, ky fjalor, krahas leksikut bashkëkohor të gjuhës arabe, përmban edhe mjaft fjalë të vjetra.

Synimi ynë ka qenë që të hartojmë një fjalor praktik, ndaj nuk kemi pasur pretendim që të përfshijmë zhvillimin historik të gjuhës arabe. Kryesisht, jemi bazuar në përvojën e disa autorëve të fjalorëve të ndryshëm, qofshin ata arabisht-arabisht ose arabisht e në ndonjë gjuhë tjetër.

Falënderoj recensentët, që me këshillat dhe sugjerimet e tyre më ndihmuan që ky fjalor të jetë sa më me pakë mangësi.

Jam i vetëdijshëm që edhe ky fjalor aq i vëllimshëm, si gjithë fjalorët tjerë në gjuhët e huaja, ka edhe mangësitë e veta. Por, më mban shpresa që përdoruesit e tij do të më kuptojnë që nuk ka qenë e lehtë të përqendrohem për kuptimin e saktë të një fjale të caktuar, duke e pasur parasysh poliseminë mjaft të zhvilluar të gjuhës arabe. Gjithë sugjerimet dhe vërejtjet qëlli-mira do të më ndihmonin në përmirësimin e mangësive të mundshme, në rast të ribotimit të këtij fjalori.

Falënderoj shtëpinë botuese ”Mendimi Islam”, e cila mori përsipër botimin dhe distribuimin e këtij fjalori.

                         * * *

Në vazhdim, në Fjalor janë dhënë udhëzime për përdorimin e tij, meqenëse alfabeti arab shkruhet nga e djathta në të majtën dhe Fjalori ynë shkruhet nga e majta në të djathtë.

Pjesa e arabishtes është e ndarë krejtësisht nga ajo e gjuhës shqipe. Fjala në arabishte, për shkak të natyrës së alfabetit arab, fillon nga ana e djathtë,  kurse e shqipes nga e majta.

Renditja e fjalëve në fjalor është bërë sipas principit etimologjik- semantik, pra, sipas  rrënjës së fjalës dhe është renditur sipas rendit alfabetik. Kjo metodologji është ndjekur nga hartuesit e shumë fjalorëve të gjuhës arabe, qofshin ata arabisht-arabisht ose arabisht e në ndonjë gjuhë të huaj.

Për ta theksuar edhe më shumë rrënjën e fjalës, e kemi dalluar me këtë shenjë • dhe e kemi lënë të pa vokalizuar, si dhe rresht në vete.

Në krye të rreshtit, veç fjalëve të mëvetësishme, vihen edhe fjalët njërrokëshe, dyrrokëshe, konsonantet, shkurtesat dhe afikset.

Në kuadër të një rrënje të fjalës me tri konsonante, fillimisht pason folja me gjitha llojet e veta në vetën e tretë të gjinisë mashkullore në kohën e kryer ?????? . Nëse e njëjta rrënjë e foljes ka një e më shumë forma të llojit të parë, atëherë janë renditur sipas vokalit të konsonantit të mesëm të rrënjës së foljes në kohën e tashme ??????? si p.sh.: ???????? -? ??????   ?   ????????   -? ?????? ?  ???????? ?- ?????? . Ndodh që renditja e foljeve të jetë bërë edhe sipas formës së  masdarit, nëse folja ndryshon kuptimin, duke marrë një formë tjetër.

Foljet me tri konsonante rrënjësore ??????? ?????? janë të renditura sipas llojeve të foljeve. Pas llojeve të foljeve, pasojnë gjithë emrat e prejardhur nga ajo folje, të renditur sipas renditjes alfabetike.

Format jo të rregullta të kohës së tashme të foljeve të parregullta janë dhënë në tërësi: ?????? – ?????? ? ?????? – ?????? .

Pas vokalit të mesëm pason masdari i foljes. Nëse një folje ka një e më shumë forma të masdarit, atëherë format e masdarit janë renditur sipas rendit alfabetik ose shkallës së përdorimit. Të gjithë format e masdarit janë dhënë pa nunacion ??????? ,nëse kanë lakim të plotë. Po qe masdari lakohet sipas lakimit jo të plotë, atëherë  është vokalizuar.

Shkurtesa ?  pas foljeve simbolizon kundrinën, që shpreh qenie njerëzore, të ashtuquajtur ????? p.sh. ???????? ??? (?) ?   përulem (përkulem, gjunjëzohem) para;  ??????? ? ?   

kthehem me [dikë] mysafir te; Shkurta ?? simbolizon kundrinën, që shpreh qenie jonjerëzore dhe gjësendetë të ashtuquajtur ??? ???????:  ?????? ?? ?? ?? derdh [ujin] prej [kovës]; ????? ?? ?? ??  derdh [ujë] në [shakull].

Llojet e zgjeruara, si zakonisht, janë dhënë të vokalizuar në formë të plotë. S’do mend se gjithë foljet nuk kanë përdorim në gjithë llojet e foljeve. Ndaj janë dhënë vetëm ato lloje të foljeve, që ka një folje e caktuar. Gjithë emrat e prejardhur të foljeve janë renditur sipas rendit alfabetik.

Pas llojeve të foljeve, në  raste të rralla, janë dhënë edhe  forma të derivuara, qofshin folje ose emra foljorë, nga foljet me tri konsonante, psh. ?????? > ?????????? ? ?????? > ????????.

Edhe foljet me katër dhe me pesë konsonante (????????, ?????????) janë të radhitura sipas të njëjtit rend, pra llojet e foljeve, për të vazhduar me emrat e prejardhur prej foljeve.

Krahas fjalëve, kemi dhënë edhe disa togfjalësha, si për shembull: ??????? ???????????? ? fundjavë, ????? ???????? kockë e thundrës etj., ose edhe fjali të tëra: ????? ?????????? ??????????? ???????????? Te ne edhe të dobëtit bëhen të fuqishëm”; fjalë të urta ????????? ??? ??????? ?????? ???? ?????? ??? ??????????? Më mirë një vezë sot, se një pulë mot”, ”I përmbyturi kapet edhe për një fije kashte”.

Për format e emrave të prejardhur (emrave, masdareve, participeve, mbiemrave dhe numërorëve) janë dhënë edhe format e shumësit të parregullt, rrallë herë edhe ai i rregullt.

Gjinia femërore e emrave është dhënë në mënyrë të veçantë, p.sh. ???????  ndaj ?????? . Forma e rregullt e gjinisë femërore, te  mbiemrat, është dhënë vetëm sipas nevojës; kurse forma e parregullt është dhënë gjithmonë  duke i paraprirë shkurtesa ??  , e cila simbolizon gjininë femërore, p.sh. ?????????  prej ????????.

Nyja shquese e arabishtes  ??nuk është vokalizuar pos në rast të sintagmave të ndryshme. Gjithashtu nuk janë vokalizuar edhe parafjalët e dhëna pas foljeve.

Meqenëse, në gjuhën arabe, gjinia femërore e emrave dallohet qartë nga gjinia mashkullore, ndaj nuk është paraqitur fare. Mirëpo, në raste të rralla, kur emrat e gjinisë mashkullore marrin mbaresën e gjinisë femërore (?), atëherë pas atyre emrave është dhënë shkurtesa ?, e cila simbolizon gjininë mashkullore të emrit: ????????  halif. Tek emrat, mbiemrat dhe participet, që kanë të njëjtën formë për të dy gjinitë, zakonisht është dhënë shkurtesa ??.

Presja, në tekstin arabisht, është përdorur për të ndarë parafjalët që pasojnë njëra pas tjetrës pas foljeve. Gjithashtu, është përdorur për hir të hapësirës, edhe pse shumë rrallë,  për të ndarë disa emra të prejardhur nga e njëjta rrënjë e që kanë të njëjtin kuptim.

Pjesa shqip e fjalorit, si zakonisht, fillon nga e majta. Folja e arabishtes, në vetën e tretë të gjinisë mashkullore, është përkthyer në vetën e parë njëjës, sipas natyrës së hartimit të fjalorëve në gjuhën shqipe,  me përjashtim në rastet kur përemri i vetës së tretë është i kapur me foljen, në shprehje të veçanta, në fraza ose në fjalë të urta. Në raste të tilla, është përkthyer në përputhje me tekstin arabisht. Edhe pësorja është përkthyer në vetën e parë ose me trajtën e pjesores ”të qenët”.

Me presje janë ndarë fjalë, që janë barasvlerë ose kanë kuptim të njëjtë, p.sh: i shkathët, i shpejtë, i zhdërvjellët. Me pikëpresje janë ndarë fjalët, që kanë kuptim të përafërt, p.sh: kursej; deponoj; ruaj,ose kanë kuptim tjetër, p.sh: përshtat; kufizoj; specializoj; specifikoj; saktësoj; jap të dhëna të veçanta etj.

Kllapat e rrumbullakëta janë përdorur për të ndihmuar përdoruesin të gjejë barasvlerësin më të përshtatshëm; p.sh: i implikuar në një grindje (në një zënkë, në një mosmarrëveshje). Brenda kllapave të rrumbullakëta janë vënë edhe shkurtesat me kursive; p.sh: (gr.); (zool.) etj. Kllapat katrore [] janë përdorur për të vënë brenda këtyre kllapave një shprehje plotësuese, për të lehtësuar kuptimin e një fjale. Gjithashtu, e njëjta fjalë është dalluar duke i zvogëluar fondin e madhësisë së shkronjave; p.sh të qenët [det] i valëzuar, i shqetësuar. Këto kllapa janë përdorur edhe për të dhënë sqarime shtesë për një fjalë të caktuar, p.sh.: marr pak [gjellë për të shijuar].

Në mbyllje, në këtë fjalor janë vendosur: literatura dhe shënjat e përdorura, shkurtesat në pjesën e arabishtes dhe në atë të shqipes.



Related posts

Cikel poetik nga Vangjush Ziko
Ismet Bogujevci-t
“LIBRI I SINOPSEVE” I MOIKOM ZEQOS, ANKTHI I EKZISTENCËS
Mendime rreth vëllimit poetik “Fundi, i një fëmijërie tjetër...

Leave a Reply





Archive