|

Format e komunikimit të ndërsjelltë

Nga Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi

Problemi i komunikimit ka preokupuar dhe preokupon gjithnjë mbarë shoqërinë njerëzore. Problemi i komunikimit ka një shtrirje të gjërë në shumë rrafshe hapsinore dhe kohore, historike e gjeografike, kombtare e krahinore sipas shtresave të popullsisë dhe grupimeve shoqërore, deri dhe shtrirjen e faktorve klimaterik.

Fëmijët janë produkt i mjedisit në të cilën rriten. E rëndësishme është të menaxhosh dëshirën e fëmijëfe ndaj shkollës dhe edukimit ku hidhen themelet e jetës së njeriut.

Në tërë këtë proces shumë-kahësh, prokupacion të veçantë paraqet problem i komunikimit të ndërsjelltë i edukimit të fëmijëve që në vogëlinë e tyre. Po të dëgjosh opinionin e shprhjeve popullore shpesh dëgjojmë se fëmija e fillon edukimin e tij që në barkun e nënës. Me këtë dua të them se të gjithë fëmijët që lindin normal dhe ecin në rrugën e zhvillimit natyrshëm krijohen premise për një zhvillim të gjithanshëm, jo vetëm për punë fizike, por edhe për punë intelektuale.

Edukimi i brezit të ri organizohet si një proces i veçantë që vjenë duke u rritur e organizuar në përshtatje me nevojat e mbarë shoqërisë njerëzore, por me kufizime dhe pengesa. Tabani mbi të cilin zhvillohet njeriu është biologjik. Njeriu është një qënie jetëgjatë me një process rritje të ngadalshme, në fillim në dukje edhe mjaftë të mundimshëme.

Mësuesit jetojnë me nxënësit brenda dhe jashtë shkollës. Në këtë mënyrë ata janë njohësit më ta aftë për të diagnostikuar mënyrën e komunikimit të ndërsjelltë mësues-nxënës. Ata janë të aftë të njohin nga afër karakterin e njërit apo tjetrit nxënës, për mënyrën e komunikimit me shokët dhe shoqet si brenda mjediseit të shkollës dhe jashtë saj.

Një mësues i kujdesshëm e di mirë se kur duhet të ndërhyjë për të frenuar me takt sjelljen ndaj instikteve të nxënësve të tij mbi bazën e shënimeve, për të përcjell me një herë shqetësimin te prindi.

Komunikimi i ndërsjelltë nënkupton gjetjen e një klime mirëkuptimi ngrohtësie midis të dy palve, mësues-nxënës, ku spikat suksesi në vend të dështimit dhe frustacionit, kënaqësia në vend të frikës dhe mërzisë.

Fëmijët shpesh janë shumë intuitivë. Ata mund të shprehin më mirë dhe më lirshëm mendimet e tyre kur u qëndron afër dhe ulesh me ta. Kam vënë re se kur nxënësve të mi u kam qëndruar afër gjatë pushimeve të shkurtëra ose në orët e ekskursionit dhe kam zhvilluar me ta biseda në lidhje me marrëdhëniet në familje, janë më të sjellshëm dhe më të sinqertë dhe më tregojnë dhe për problem nga më intimet. E dyta; në orët e mësimit vijnë më të përgatitur dhe ndjekin mësimin gjatë gjithë kohës. Së treti; angazhohen në detyrat që u ngarkojë dhe mundohen të jenë sa më korrektë.

Mësuesi ka përgjegjësi të madhe për edukimin e nxënësve jo vetëm duke transmetuar botëkuptimin e tij te nxënësit e vet, por shpesh vihet dhe në rolin e këshilluesit. Nga ana tjetër duke qënë në korent me prindrit ka një ndikim më të madh në komunikimin e ndërsjelltë mësues-nxënës-prindër.

Arti i kominikimit të ndërsjelltë nxënës-mësues është krijimi i një terreni të përshtatshëm dhe të ndërsjelltë për të dy palët.

Përgatitja profesionale dhe niveli i transmetimit te dijeve me takt pedagogjik, dashamirësi e korrektësi kanë një efekt të fuqishëm në komunikimin e ndërsjelltë mësues-nxënës.

Durimi që ne shpesh ua këshillojmë të tjerëve si pjesë e personalitetit është e nevojshme të na karakterizojë së pari ne si prind dhe si mësues. Garantimi i komunikimit të ndërsjelltë mësues-nxënës në shkollë arrihet si rezultat i një klime të butë, i frymës optimiste, që duhet të kultivojnë mësuesit  dhe drejtuesit në shkollën ku punojnë, duke vendosur marrëdhënie efektive të shfrytëzimit të kapaciteteve në të mirë të shkollës së tyre.

Stafi drejtues dhe mësuesit në veçanti kanë sukses në komunikimin e ndërsjelltë, nëse kanë formimin e duhur dhe ndjejnë përgjegjëshmëri në punën e tyre. Komunikimi i ndërsjelltë në shkollë realizohet kur mësuesi është i bindur për misionin e ti, se përveç detyrës ka dhe përgjegjësi si individ dhe në grup, për punët e edukimit në shkollë, që të realizohen objektivat dhe standardet në fund të vitit shkollor.

Arsyet e dështimit të komunikimit të ndërsjelltë janë të shumta si psh; kur ora e mësimit nuk ka nivelin e duhur bëhet shkak për konflikte midis mësuesit dhe nxënësit. Mosmarrëveshjet në marrëdhëniet midis kolegëve përkeqësojnë komunikimin e ndërsjelltë mësues-nxënës dhe ulin përqëndrimin në orët e mësimit. Ndezja e konflikteve të vockla percipiton situatën në klasë dhe rreziku i zgjidhjes në rrugë jo normale bëhet shkak për prishjen e komunikimit midis dy partënerve, mësues-nxënës. Trajtimi i fëmijëve pa dallime rrit shkallën e komunikimit dhe shton respektin midis dy palëve.

Komunikimi i ndërsjelltë në shkollë realizohet kur mësuesi është i bindur për misionin e ti, se përveç detyrës ka dhe përgjegjësi si individ dhe në grup, për punët e edukimit në shkollë, që të realizohen objektivat dhe standardet në fund të vitit shkollor.

Modeli i mësuesit

Një mësues model vlerësohet nga nxënësit e tij, kur ai në klasë nuk shkon në asnjë orë mësimi i papërgatitur.

Mësuesi model është pasqyrë e vetes së tij, ku nxënësit ruajnë në kujtesë mënyrën e veshjes, formën e krehjes, lyerjen e këpucëve dhe deri në detajin e mbajtjes së gravatës.

Zbulimi i botës së ndjenjave të nxënësve, pra njohja e zemrës e lehtëson shumë “eksperimentin” dhe atë botë të zbuluar dhe të njohur mirë, nga një mësues i kujdesshëm, i cili e orienton më mirë  për ta lidhur në mënyrë organike, pra botën e ndjenjave, me të menduarit, pra me botën e logjikës. Ndërtimi i marrëdhënieve të drejta midis mësuesve dhe nxënësve, është guri i themelit për të nxitur dhe formuar një të menduar të “shëndetshëm”, mendimi i të cilit qëndron shumë lartë, se sa mund të qëndronte pa këto marrëdhënie.

Është detyrë e mësuesit që të njohë veçoritë psikologjike moshore të nxënësve të vet e mbi bazën e njohjeve të mëparshme të këtyre veçorive, në grup mosha të njëjta, pasi ka nxjerrë përfundime, të dijë të orientojë mendimin, llogjikën e nxënësve të sotëm, që pa dyshim qëndrojnë shumë më lartë se ajo e moshatarve të tyre, para disa viteve, drejtë horizonteve të reja që hapen vrullshëm para tyre. Për të arritur një gjë të tillë, mësuesi duhet të ec në çdo hap me kohën e, t’u përgjigjet kërkesave në rritje që shtrohen nga ajo para tij, për punën e përsosmërinë e saj metodike-profesionale, pa nënvleftësuar atë shkencor.

Janë një mori rrugësh që mësuesi të jetë sa më efektiv dhe i suksseshëm me nxënësit e tij;

Menaxhimi i klasës bën që organizimi i nxënësve në kohë dhe hapsirë të rrit të nxënit dhe të ketë efekte pozitive në komunikimin e ndërsjelltë.

Thirrja e çdo nxënësi me emër dhe në një mënyrë miqësore miqëson mësuesin me nxënësin. Buzëqeshja e mësuesit në mënyrë efektive përcjell te nxënësi mesazhin: “Mos ki frikë nga unë, unë jam këtu për t’u ndihmuar.”

Falenderimi që i bëjmë nxënësit kur ai jep një përgjigje të mirë ose merr të gjitha pikët në test është një art më vehte në mënyrën e komunikimit të ndërsjelltë te një mësuesi model.

Një mësues model është një nxënës që mëson me nxënësit. Mësuesi model pranon përgjegjësit dhe nxjerrë detyra gjatë monitorimit të përparimit të nxënësve dhe siguron rimësimdhënie kur është e nevojshme.

Një mësues model ka nxënës të mirë dhe nxënësit e mirë kanë një mësues të suksesshëm ku spikat niveli i lartë i njohurive dhe dhe shkalla e ndërsjelltë e komunikimit.

Mësuesi model duhet të ketë integritet moral, njerëzor, seriozitetin në përditshmërinë e tij.  Përgatitjen profesionale dhe korrektesia e bëjnë mësuesin të kompletuar dhe nxënësit mundohen të imitojnë atë në jetën e tyre. Një mësues model nuk duhet të “krijojë” as më të voglin shkak që në ndërgjegjen e nxënësit të ndodh zhgënjimi i cili mund të sjell reagim qoftë dhe të pa ndier te nxënësi. Shëmbëlltyrën e mësuesit, nxënësi duhet ta ketë në çdo çast një udhërrëfyes i cili nuk e adreson kurrë për keq.

Mësuesi dje

Komunikimi në klasë dikur kishte arritur në kufijët e një “idhulli”, ku mësuesi ishte i paprekshëm, i pagabueshëm dhe kur nxënësi përballej me të ndëshkohej nëse prishte atmosferën në klasë.

Mësuesi dje ishte i plotfuqishëm dhe përdorte të gjitha format e poshtrimit të figurës së nxënësit të cilat ulnin shkallën e komunikimit të ndërsjellt mësues-nxënës.

Ai kishte të drejtë të ndëshkonte fizikisht dhe moralisht nxënësit e tij me shikim vëngër, t’i hiqte një pëllëmbë, i shkulte veshin, përdorte thuprën, ulërinte dhe mund të përdorte lloj-lloji nofke te nxënësit e tij.

Në shumicën e rasteve komunikimi mësues-nxënës ishte i njëanshëm, duke përjashtuar ose penalizuar të gjithë ata fëmijë, të brishtë psikologjikisht, duke i arratisur në një botë tjetër.

Edhe raporti i komunikimit mësues-prind vuante sërisht nga i njëjti kompleks tradicional, ku asnjëra palë, në jo pak raste, nuk dinte se ç’farë kërkonte në të mirë të edukimit të shëndetit mendor të fëmijës dhe si pasojë të dyja palët ndëshkonin fëmijën, në vend që të rrisnin shkallën e komunikimit dhe të ndëshkonin gabimin.

Nxënësit shpesh binin në depression sepse dhunoheshin edhe nga mësuesi dhe nga prindi. Dhunimi fizik kryhej me thupër thanë ose mjete të tjera të forta që linin gjurmë në trupin e fëmijës.

Mësuesi sot

Mësuesit e ditëve të sotme kanë përqafuar një qasje të re komunikimi dhe kanë ridimensuar rëndësin e komunikimit të ndërsjelltë me nxënësit e tyre në funksion të mësimdhënies.

Mësuesi model monitorohet në çdo moment të veprimtarisë së tij në shkollë, që nga mënyra e komunikimit, sjellja, lëvizjet, gjestet etj, dhe është i skanuar nga sytë e përqëndruar në një pike nga nxënësit e tij. Kështu ai duhet të zotërojë situatën, për të shmangur çdo thyerje disipline dhe mbi të gjitha të realizojë me sukses procesin mësimor, i cili çon në prodhimin e vlerave edukative.

Komunikimi arrin rezultatet e dëshiruara, kur nxënësve përveç dijeve u falim buzqeshje dhe dashuri.

Mësuesit sot janë tolerant, të arsyshëm për zgjidhjen e problemeve në ambjentet e shkollës dhe jashtë saj.

Një faktor tjetër i rëndësishëm që e bënë të suksesshëm mësuesin në ditët tona është dhe organizimi i punës edukative në grup, pra në kolektiv i parë si faktori vendimtar në edukimin e brezit të ri.

Mësuesi sot shikohet në këndin e barazis me nxënësin për nga mënyra e veshjes dhe kushteve të jetesës, ç’ka i bën që midis familjes së nxënësit dhe mësuesit mos të ketë disnivele në mënyrën e të mënduarit dhe të jetuarit.

Masa më e madhe e mësuesve i janë larguar dhunës dhe sharjeve dhe janë më human me nxënësit e tyre.

Mësuesi si bashkëpuntor

Mësuesi është në shërbim të kombit dhe të shoqërisë, prandaj puna e tij e shenjtë kërkon përkushtim dhe bashkëpunim për të realizuar veprimtarinë e tij edukative me nxënësit e tij.

Mësuesi duhet të afirmojë kollegjialitetin me të tjerët dhe të ndërtojë raporte korrektësie e bashkëpunimi me kolegët, nxënësit dhe prindrit për të patur mirëkuptim dhe harmoni.



Related posts

PAMFLETET NUK JANË AS LIBRA AS ROMANE
Ora Letrare "Pavarësia e Kosovës" - 1 Maj (Gjerman...
KOSOVA E ËNDËRRAVE TË MIA
Në Ludvigsburg "Akademi Përkujtimore për Jusuf e Bard...

Leave a Reply





Archive