|

In memoriam i përjetshëm (Azem Shkrelit)

Nga Agim Gashi

Me rastin e 15 vjetorit të shuarjes së Azem Shkrelit

In memoriam i përjetshëm

(Azem Shkrelit)
Rreze të ngrohta dhembjeje
Rreze të ngrhta falenderimi
Ranë mbi varrin tënd i dashur
Për të gjitha ato që bëre
Për ndjesinë
Për mirkuptimin
Për tolerancën mes njerzëve
Për rrespektin

Rreze të dhembshme pikllimi
Për vdekjen tënde të hershme
Rreze malli për fuqinë e fjalës së shkruar
Për rrespektin e dashurinë që pate
Për njeriun mikun kombin e Atdheun

Lotët e mallit e pikllimit
U derdhën si gurra t´Rugovës
Qanë miqt qau i tërë Atdheu
Qau edhe « Karavani i bardhë »

I veqant ishe në fjaln e shkruar
I veqant në dhëmbje
Në tolerancë e mirsjellje
Në dashuri- andaj Ti nuk vdiqe
Ti u barte në botën tjetër
Pa pasë fatin të na i tregosh
Të gjitha msheftësitë e jetës
Dhe vehtes i shkrove epitaf
Kur thoje “Mos u bëj poet
Nëse s´mund të vdesësh
Për secilin varg
Të vdesësh për secilën fjalë”

Pranverë, 1997

Biografia: Azem Shkreli

 
Azem Shkreli

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Veprat letrare
1 Poezi
2 Prozë
3 Drama

Poezi
Bulzat (1960),
Engjujt e rrugëve (1963),
E di një fialë prej guri (1969),
Nga bibla e heshtjes (1975),
Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990),
Lirikë me shi (1994),
Zogj dhe gurë (1997).

Prozë
Karvani i bardhë (1961),
Sytë e Evës (1975),
Muri përfundi shqipes Shtatë nga at,

Drama
Fosilet (1968),
Varri i qyqes (1983)

 

Poezi nga Azem Shkreli

Kater Keshilla Vetes
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.

Këngë e Vrugët

Mëtim i truar fshihu te pendimi
S’ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia
Ky rrëmbim i çmendur është i imi
Apo lindi befas trimëria

Nga të errëtat e gjakut. S’di po fryma

Kërkon shkakun t’i vijë era dhe
Diç të kësaj koke do t’pëshpërisë bryma
Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re

Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta
Do të përvidhet me dhunë e pa hir
Sikur ç’linda. Do të kundrojë përjashta
I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë

Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën
Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari
Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.

Kafsha e Zezë
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Një langua leh e s’ik as lidhet

Ulurin përmotshëm mbase së ligës
Ja ndjen erën diku në gjakun tim
Ai rrëmbimit të vet i turret digë
Rreptas pastaj etur merr gufim

Tej durimit dhimshëm. Të trazuara
Ngrihen grevë të pabërat duan dëshmi
Protestojnë. Gjithë gjërat e ndaluara
Bredhin mëllefit të vet me zhauri

Dhe leh kafshë e zezë e s’ik as lidhet
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët

Ja që kështu na qenka kafshë e dehur
Mëtimi. Pastaj vetëm cuklat kur të na mbeten
Do thonë: Ai me fjalë e ajo me të lehur
Të rrojnë se njerëzisht e hëngrën veten
Të pastë ndjesë harrimi hero i herave tjera

Përshëndetje me Miq (Ismail Kadaresë)

Plot fjala është me ju, plot kupa, plot gjiri i nënës
Kudo e ngado është e juaja pos mohit, pos orës së prapë
Dhe krismës prapa shpinës, po unë me se të ju zbukuroj
në baladë, o miq, me se, o dega ime e epër e fisit,
Atij tisi të hollë e tisi të rrallë, tri herë të zier
Në ashtin tuaj e timin, po unë me se të ju kem, me se-
Të ju përyjnoj, e vetëm ju e dini atë bar të mirë
Atë lëng rrëzë fjale me të cilin m’i mëkoni plagët
Ethet e qentë m’i përzeni kur kam zjarrmi, kur digjem
Ujë etjes m’i jepni bri kroit të Martinit e bri Kruje
Ullirin e moshës ma piqni, zotynë shëndet iu dhashtë
Nga jeta e vet e popullit, nga gjaku, nga shpendi ynë
Ju dhashtë, me se të ju di, me se të ju zbukuroi në baladë,
e jeni sa krip ka koka, sa fij bari, sa deti, Alkal
Me Alkal ju dëgjoj e më ktheni me mallë në shtizë

Psalme për Kosovën

Po Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera

Kur hyn në gjakun tim
Nusërore e të bëhem krushk

Më mëso vetëm t’i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur. | Prishtina Press



Related posts

NOKTURNO PËR IKJEN
Pranvera
KUR VARFEROHEN 'HAJDUTET'
Jeta ime

Leave a Reply





Archive