|

INTERVENIMI I NATO-s NË KOSOVË

Punim Shkencor

Shkruan: Fatmir Rrahmanaj

Mentori: prof.dr.Haxhi Ferati

2008

Hyrje        

      Ky punim, është   hapi  im i parë drejt fillimit të hulumtimit të një çështje  të caktuar.

Zakonisht përvojat e para të punimeve të tilla  fillojnë  rreth temave me të cilat kemi qënë ose që jemi të familjarizuar, andaj nisur nga ky fakt punimi i kushtohet  Intervenimit të NATO-së në Kosovë 1999.

Punimi është shkruar në bazë të analizave dhe vështrimeve të autorve nga fushat historike dhe politike.

    Qëllimi pse është zgjedhur pikërishtë kjo temë qëndron në faktin se  ne kemi  qënë  pjesë e  keqtrajtimeve  të  policisë  serbe, gjatë  kësaj  kohe  ne  si  popull  kemi  përjetuar  gjërat  që nuk  i  përjetoj  as një  popull  në  evropë,  kjo  më  ka  shtyr  të di  edhe më shumë  për  kohen kur Kosovës i kanosej rreziku më i madhë në historin e saj. Kërcenim ky që vinte pikërisht nga regjimi autoritar i Milosheviqit  i  cili kishte për qëllim vrasjen dhe pastrimin etnik të popullatës civile shqiptare në Kosovë.

Dhe si gjithmonë Kosova nuk ishte e  vetme, kishte për krah aleaten e saj më të fortë në botë, e cila më gjithë sakrificen ja doli mban, fitoj luftën kundër diktatorit Milosheviq. Aleate e cila Kosovën e nxori nga një burgë i vertetë  dhe e ndihmoj drejt lirisë të cilën e gëzojm sot,  e kjo  është  NATO-ja.

      Kuptohet që një punim i tillë nuk mund të përfshi të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, por  mëndoj se jam orientuar në ato pika  në të cilat vertetë janë të rëndësishme  për një punim si ky.

Rrethanat  shoqërore dhe politike në prag të intervenimit të NATO-së në Kosovë    

 

     Duke mos u pajtuar me okupimin serb në Kosovë  dhe duke parë paaftësin e zgjidhjës politike të krizës së Kosovës ka fundi i viteve 90-ta filluan pregaditjet për formimin e UÇK-së si formacion i rregullt ushtarak dhe si kryengritje e armatosur për çlirimin e Kosovës.

    Ky organizim bëri që në Kosovë të krijohen raporte të reja, dhe që problemi i Kosovës të dalë në sken me tërë kompleksitetin e vet, ky fakt bëri që çështja e Kosovës të  arrijë kulminacionin e ndërkombëtarizimit dhe të marr një trajtim adekuat. E formuar nga motivi çlirimtar, UÇK-ja arriti shumë shpejtë të fitoj mbështetjen e popullit dhe të paraqet faktor kryesor në komunikimet me faktorin ndërkombëtar.  

    Në anen tjetër, policia dhe ushtria serbe, si dhe formacionet e saj paramilitare duke mos qënë në gjendje të mposhtin UÇK-në, vazhduan vrasjen e civilve shqiptarë, masakrimin e tyre kolektiv, djegien e shtëpive  të tyre, si dhe largimin e tyre të dhunshëm jashtë Kosovës.

Ky largim masiv, dhuna dhe gjenocidi të cilin e ushtroj Serbia, si dhe lufta e drejtë e UÇK- së  zgjoj ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar dhe nevojën e ndërhyrjesë ushtarake të NATO-së  kundër Serbisë. [1]

     Përgjigjja e perëndimit ndaj sulmeve serbe fillimisht ishte  ngurruse, në mos e pa vend, me antaret e mbetur nga vitit 1988, Grupi i Kontaktit që tani përfshin edhe Italinë lëkundej midis bisedimeve dhe kërcenimeve me goditje ajrore nga NATO-ja.

Presidenti Milosheviq duke e parë qendrimin e dyzuar të NATO-së shtoj më tej  egërsin e fushatës së tij. Gjatë kësaj përjudhe u vran mija qytetar shqiptarë dhe u shkatërruan shtëpit e tyre.[2]

    Duke hedhur vështrimin prapa bëhet e qartë  se fushata jonjerzore e Milosheviqit kishte tre qëllime kryesore : së pari të dërmonte UÇK-në, së dyti të ndryshonte ballancen etnike në Kosovë në favorë të serbve  dhe së fundi  të mposhte NATO-në  me një krizë shtes të pa manovrushme, duke llogaritur  se detyra për kujdesin  ndaj një milion refugjatve do ta bëntë aleancen perëndimore të ndërronte drejtimin e fushatës për goditje  nga ajri. Por siç doli  Milosheviqi deshtoj në të tri këto pika.[3]

    Kur Këshilli i Sigurimit miratoj Rezoluten  e tij të parë në përgjigjeje të shkeljeve masive të të drejtave të njëriut, dhe në të njëjtën kohë sugjeroj  bisedime  diplomatike ndërmjet dy palve  në konflikt  për tu  vëndosur  mbi  çështjet  e statusit  politk, që  teorikisht  do të rezultonin  në zgjidhjen paqësore të konfliktit.[4]

Megjithatë, Rezoluta  e bëri  të qartë  se pavarësia  është e pamundur: Këshilli i Sigurimit…. Shprehte  pikëpamjen  e tij   për një  stastus  të zgjeruar në  Kosovë që  do të  përfshinet  një  shkallë  shumë   më të  madhë  autonomie  dhe vetëadministrimit  kuptimplotë.

     Megjithatë, pastrimi etnki nuk ndaloj. Përkundrazi, u intensifikua   deri  në pikën sa  Komitetit  Ndërkombëtar të  Kryqit të Kuq  ju desht  të  braktisë  Kosovën.  Siç   tha  edhe  vetë  Sekretari  i  Përgjithshëm  i  Organizatës  së Kombëve  të Bashkura ” dëmet  kolaterale  ishin  kthyer  në masakra  të  tmerrshme  të  ngjashme  me ato të së kaluares  së afërt   të vëndeve të tjera në Ballkanit.

    Me 23  shtator, Këshillli  i Sigurimit  nxori   Rezoluten  1199, ku  sërish  bërri thirrje  për përfundimin e menjëhershëm  të luftimeve   dhe mbajtjen  e një  armëpushimi  në  Kosovë.

Ai  diskutoj edhe nëvojen  e menjëhershme  për të përmisuar   situatën  humanitare  dhe nëvojen  për një  dialog  pa  kushte  me pjesëmarrje ndërkombëtare.

    Më  pas ideja  e  NATO-së  për të përdorur forcën  u bë me  e  qartë  me lëshimin e një urdhëri  për ndërhyrje  ushtarake  në përgjigje  të veprimeve  serbe në Kosovë.  Një pezullim  i përkoshëm  i urdhërit  erdhi si rezultat  i një pakete  marrëveshjesh  midis   të dërguarit  special  amerikan  Hollbrook  dhe  qeverisë  jugosllave, ku  premtohej  tërheqja  e trupave  nga  territori  i Kosovës.[5]

   NATO –ja, ndërkohë kishte arritur  një  marrëveshje  me Beogradin  mbi  sistemin  e mbikqyrjes  ajrore  për  Kosovën.  Të dyja  marrëveshjet  paralele   u  inkorporuan  në  Rezolutën  1203  të Këshillit të Sigurimit, gjatë kësaj  kohe  liderve  politik  dhe qeverisë  jugosllave  ju  ofrua  një verision  i  një  plani  paqeje  nga negociatori  amerikan  për Kosovë  Christopher  Hill.

Të dyja palët  e refuzuan  deri  në verisionin  e   tij të tret, decentralizimi  i pushtetit  publik  dhe dhënja e tij autoriteteve  lokale  nuk  i përshtatej  asnjërës palë.

Masakrat filluna sërish. Komuniteti Ndërkombëtar  kërkoj  respektimin  e marrëveshjeve të më parshem, në të kundërtën  NATO  kërcenoi  se do të merrte  të gjitha  masat  e  nevojshme  duke pasur  parasysh  të dyja palët.

    Pas kësaj,  ka dy  ngjarje që i  paraprinë fillimit  të  bombardimeve:

-        Masakra e Reqakut  dhe

-        Dështimi  i  bisedimeve të Rambujesë.[6]

Zënja rob e tetë ushtarve serb nga  Ushtria Çlirimtare, në Serbi  zgjoi  ndienjën e hakmarrjës. Por, pas intervenimit të menjëhershem të Misionit Verifikues të OSBE-së, kjo ndërmarrje  hakmarrse u stopua disi për ti  dhënë rast  ndërmjetsimit ndërkombëtar me qëllim të lirimit të këtyre ushtarve.[7]

      Pas disa ditësh Shtabi i Përgjithshëm i  UÇK-së  liroj  tetë ushtarët jugosllavë, lirimi ishte rezultat i bisedimeve ndërmjet  përfaqësusve  të  Shtabit  të Përgjithshëm  dhe një delegacioni   ndërkombëtar.[8]

     Pas   kësaj forcat serbe bënë një masakër në fshatin Reqak afër Shtimjes,  masakra  ndodhi po atë ditë  kur në Prishtinë  u mbajt  mbledhja  e Qeverisë  së Serbisë. 51  shqiptarët  e fshatit Reqak, disa  orë më vonë  do të paguajn  me jetë ato  kërcenime që  kishin bërë forcat serbe.

William  Wallker,  shef i  Misionit të  Vëzhgusve  në Kosovë  do të jetë  në gjëndje  që së bashku me disa gazetarë  të huaj dhe të vëndit të verifikoj me sytë e  vetë se qka kishe ndodhur  në  Reqka .

     Imazhat e Reqakut,  të kufomave të grumbulluara   rrezë  një  kodrine,  së bashku më qëndrimet e Wallkerit  do  të  trondisin  botën.

Wallker nuk do të hezitoj  të konkludoj  se në jetën e tij, përplot  misione diplomatike  dhe pamjet nga me të ndryshmet, nuk  kishte  parë  një gjë të tillë,  mu për këtë  shkak, vlersohej  që  sjellja  brutale e forcave  serbe  nuk  ishte  diçka  e rastit,  ishte  rezultat i një  fryme  radikale  e cila  po  mbizotëronte  në  nivelet  më të larta  të pushtetit serb.

Rast ky që e riktheu  skemen  bardhë e zi  në Kosovë,  fajson  regjimin serb  dhe i viktimizon  tërsisht  shqiptarët  dhe  obligonte  perëndimin  të vepronte  më konkretisht.  Këshilli i Sigurimit   lëshoj  një deklaratë me të cilën  kërkohet  nga autoritetet  e   Beogradit   të miratohet  kërkesa e bashkësisë  ndërkombëtare  në lidhje me  mundësin  e hetimeve  të Tribunalit të Hagës  për krime  në fshatin  Reqak.[9]

     Siç u kuptua nga diplomatët  amerikan  dhe britanik  në bisedimet që u zhvilluan  në linjen  e  kryetarit amerikan, sekretares Albright, kryeministrit  britanik Blair  dhe gjeneralit Clakr, si kundërpërgjigje  ndaj kësaj masakre predominojn dy  opsione  të intervenimit  ushtarak: i  pari i cili në mas të madhe sugjerohej  nga Clark që  NATO -të reagonte menjëherë  pas një ultimatumi nëse  Beogradi  refuzon  hetimet e Tribunalit të Hagës.

      Opsioni i dytë vinte nga Londra, konkretisht  nga Blair  dhe më vonë u pranua nga Washingtoni, ky kërcenim   duhej të bëjë  presion i cili  së pari  duhej të sillte  palët   e konfrontuara  rreth tyriezës  së një konference  ndërkombëtare  për Kosovën  e cila

eventualisht  do të refuzoj  marrëveshjen  politike  të pregaditur  nga plani Grupit të Kontaktit.[10]

     Në takimin e Grupit  të Kontaktit  që do të mbahet   në nivel  ministror  në Londër me 29 janar  do të caktohet  Kështjella e Rambujesë  afër Parisit si vënd i mbajtjes së Knoferences  Paqesore  për Kosovën.[11]

Konferenca  ndërkombëtare  paqësore  për Kosovën  u mbajt  në Rambuje  prej 6 deri me 23 shkurt dhe prej 15 deri me 18 mars,1999, në kohen  kur  kriza  në Kosovë  kishte përshkallëzuar  në një luftë të përgjakshme me rrezik  për tu shtrirë edhe jashtë kufijeve të Kosovës.

     Kjo Konferenc ka paraqitur përpjekjen e fundit politike  për ndaljen  e luftës dhe gjenocidit  serb  kundër  shqiptarve, vendosjen  e Kosovës  nën protektoratin   e NATO-së, dhe  evitimin e rrezikut  polencial që  kërcenonte paqen.[12]

Kjo Konferenc  ishte  organizuar  nga Grupi i Kontaktit  dhe në Konferenc mori pjesë  delegacioni  Kosovarë, ai  Serb dhe pala  ndërkombëtare, ku  bënin  pjesë  antarët  e Grupi të Kontaktit  dhe shumë  shtete  evropiane.

Konferenca  kryesohej  nga  tre  bashkëkryesues  Hill  nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Petriç  nga Këshilli i  Evropës  dhe Majorski nga  Federata Ruse.

Kjo Konferenc  synonte arritjën e një marrëveshje  juridike  dhe politike  të krizës në Kosovë  nën mbrojtjen  e NATO-së, të mundësonte  një vetëadministrim të përkoshem  për Kosovën  në   përjudh tre vjeqare  dhe të hapte mundësin  e zhvillimit  të një  procesi politik  për përcaktimin  e statusit  final  për Kosovën.

    Me gjithë përpjekjet  e komunitetit  ndërkombëtar,  në këtë  takim  nuk kishte  kontakte  të  drejtpërdrejta   shqiptaro serbe  për shkak të  refuzimit të delegacionit  shqiptarë  për tu  takuar  me palën serbe.[13]

NATO kishte  ndërtuar  një skem  kërcenuse: pregaditje ushtarake më shumë  se katërqind  aeroplan  ushtarak  dhe raketlansues, të cilat në qdo kohë ishin të   gatshem për  përdorim mbi  palët  negociuse, parasegjithash  mbi palën serbe.

Kërkesat  e amerikanve  dhe  të NATO-së për serbet  ishin  të qarta: nëse Konferenca do të dështonte  për faj të tyre, atëherë do të pasonin bombardimet.[14]

Mirëpo,  përkundër kësaj, delegacioni serb  nuk largohej  nga  qendrimi i  vet se nuk do të lejoj  trupat e huaja  ushtarake  në token e vetë.  Delegacioni serb  shpresonte  se, me këto sjellje  do të bënte  që konferenca  të mbyllej pa ndonje rezultat, kurse  në mundësin  e sulmeve ushtarake  ky delegacion  si duket nuk besonte aspak.[15]

    Edhe atëherë edhe tani ne e dinim se ardhja e NATO-së në Kosovë  ishte interes jetik i Kosovarve. Nëse  prania e  forcave  serbe në Kosovë  ishte qëndrim  i forcave i cili u sillte  dhunë  dhe vdekje kosovarve,  ardhja e NATO-së   kishe  domethënjën  e garantimit  të jetës   dhe  të rëndit në Kosovë.  Por ajo nuk mund të vinte pa pranimin e palës shqiptare.[16]

     Në fjalën që  mbajti  para delegacionit shqiptarë, gjenerali Clark ishte  si zakonisht  transparent. Atë të premte 19 marsi, ai ishte  bindur  që Milosheviqit nuk duhet dhënë  më kurrfarë shansi, sepse  në fakt  gjithqka  kishte  përfunduar sa u përket negociatave  dhe se tani  fjalen duhet ta marrinin ushtarakët dhe aviacioni i NATO-së.[17]

Me 18 mars, 1999 delegacioni shqiptarë  nënshkroj marrëveshjen  e Rambujes,[18]por përfaqësusit serb  refuzonin pasi, sipas tyre  prania ushtarake   e NATO-së ose e qdo entiteti tjetër  i huaj në territorin  e Serbisë do të shkelte  sovranitetin  e saj.[19]

     Ofensivat  e  ushtrisë  dhe të paramilitarve  serb  në këtë  përjudhë  intensifikoheshin  gjithnjë e më shumë. Po atë ditë  qeveria  jugosllave  e   largoj  nga vëndi  Misionin e Vëzhgusve të OSBE-së.

Kështu me 23 mars, sekretari i përgjitheshem i NATO-së  Javier Solana, urdhëroi  fillimin  e operacionit  ”Allied Forcë” për të nesërmen me 24 mars.[20]

                     Intervenimi ushtarak i NATO-së në Kosovë

    Mëngjesi i së merkurës së 24 marsit ishte pothuaj ditë e zakonshme në  Prishtinë. Rrugve të qytetit  kishte  plotë njerz  që ua mësynin  shitorve për tu furnizuar  me gjëra të lloj llojshme ushqimore.

Nuk kishte mbetur më asgjë  tjetër,  pritej  qasti i bombës  së parë, i cili për Kosovën kishtë domethënjen e bekimit të kohës së re. Tomahawku i parë  ra mbi Prishtinë diku pas orës njëzet.[21]

Krahas me fillimin e bombardimeve të caqeve serbe nga Pakti NATO, Milosheviqi dha urdhër  që forcat e veta në Kosovë  të fillojn një fushatë terrori, e cila kaloj për nga përmasat, ashtu edhe për nga shpejtësia  me të cilën u kry, edhe vetë spastrimi  etnik që ai kreu në Bosnje gjatë vitit 1992.

     Fillimi i fushatës së bombrdimeve të NATO-së  ndaj Serbisë , hapi debat në lidhje me legalitetin, shkaqet dhe qëllimet e luftës,efektivitetin e fushatës  së NATO-së , si dhe çështjet tjera që lidhëshin me promovimin e një doktrine të re ushatrake  dhe me krijimin e një rëndi  të ri ndërkombëtare.

    Këto  debate  dhe polemika  buronin  në faktin, se  ky ishte  aksioni  i parë  ushtarak  që ndërmori  NATO   në historinë e saj  pesëdhjëtevjeqare  pa mandatin  formal të  Këshilit të Sigurimit  të  OKB- së. [22]

   Katalizatori që e  përshpejtoi  fillimin e fushatës  së bombardimeve  ajrore nga NATO- ja ishte i dyfishtë;

-Së pari, zbulimi i një  numri masakrash të  forcave serbe kundër shqiptarve, duke  përfshirë edhe gratë dhe fëmijet, e shtyn NATO-në të merrte një vendim.

- Së dyti, fuqit  përendimore  zbuluan  planin e përgjithëshëm   strategjik  të Milosheviqit për të zgjidhur  problemin shqiptarë, i njohur  si Operacioni i  Patkoit të Kalit.

     Në përputhje me emrin e koduar të tij, Milosheviqi  planifikonte  të mbyllte shqiptarët  brënda një patkoi  gjigant kali  dhe pastaj ti detyronte ata të ikin  nga Kosova.[23]

     Urgjente i shte çështja  e sulmit  të ushtrisë  dhe  forcave  policore serbe, e në veqanti të atyre  që po ndërmerrnin  sulme  kundër  popullatës shqiptare në Kosovë. Kuptohej që kjo ishte një sfidë për Forcën Ajrore. Shumë gjëra vareshin nga moti, nga modeli  i aktiviteteve në tokë, nga  shkalla e rezistencës  dhe nga përsosja e  teknikave tona  për të sulmuar  shenjestrat  në tokë, çështja e shkatërrimit të këtyre forcave  nuk ishte çështje  e domosdoshme, por  thjesht  shprendarja  e tyre  dhe detyrimi  që ato  të  fshihen, do të  pengonte  planet e Milosheviqit.[24]

Gjatë një fjalimi gjenerali Clark pati thënë: Misioni ushtarak i NATO- së është të sulmohen forcat ushtarake  jugosllave  dhe ato të sigurisë, si dhe  objektet  e lidhura më të, për të degraduar  kapacitetet  e tyre për vazhdimin  e represionit   kundër  popullatës civile.

     Në mënyr sistematike   ne do të stimulojm, do ti pengojm , dhe  do ti shkatërrojm  këto forca nëse presidenti  Milosheviq  nuk  i bindet  kërkesave  të komunitetit ndërkombëtar.[25]

   Strategjia e NATO-së  përfshinte  tri  faza  të sulmeve  ajrore,  për të përmbushur  synimet   ushtarake  dhe politike  të perendimit. Faza e parë e sulmeve, ku përdoreshin   bombarderet  e mëdhenjë të tipit B-2 dhe B-52 si dhe   raketat  Tomahawk, kishte për  qëllim  dëmtimin  apo  edhe neutralizimin  e sistemit të radarve   dhe të ati kundërajror  të forcave serbe, i cili  ishte tejet  i demoduar,  apo i tejkaluar  dhe që, veq ndonjë ”plumbi qorr” nuk  mund  të rrezikonte  seriozisht  forcat ajrore  aleate. Megjithatë NATO-ja  synonte të shlyente  nga faqja e dheut  këtë sistem  për të lehtësuar  kështu spastrimin  e forcave  të blinduara serbe.

   Faza e dytë   e sulmeve,  pas përfundimit  të suksesëshëm  të fazës së parë, duhej të sillte  në qiell aeroplanet  F16  dhe të tjerët  nga kjo flotë , të cilët do të duhej  të sulmonim  kolonat  e  tankeve,  artilerin  e  rëndë  apo edhe njësit  tokësore të ushtrisë   dhe policisë  serbe  si dhe duhej  të qeronin  përfundimisht   hesapet  me sistemin   statik kundër  ajror serb.

       Faza e tretë dhe  përfundimtare   e fushatës   ajrore  të Paktit NATO  paralajmronte   inkuadrimin  e helikopterve   amerikan  ”Apache”  të cilët  do të vrisnin  tanket  dhe artilernin  e rëndë   serbe në Kosovë, gjë   e cila  do  të sillte automatikisht  kapitullimin e forcave  serbe, jo vetëm  para Paktit NATO, por edhe  para Ushtrisë  Çlirimtare të Kosvës, të  cilët në atë raste  do të ishin në gjëndje  të thyenin  rezistencen  e forcave  serbe  në Kosovë.[26]

     Kur  NATO-ja  planifikonte  goditje ajrore, ajo merrte parasysh  që në tokë  kishte një forcë të fuqishme toksore, UÇK-në. Ajo ishte një forcë  jo vetëm  që  justifikonte  goditjet  ajrore  të NATO-së, për të realizuar  detyrat   luftarake  në tokë .

NATO-ja   nuk e kishte  vënë përkohsisht  në  programin e veprimtaris  së saj  bashkpunimin me UÇK-në .  Në qoftë  se kishte një forcë  që godiste  nga ajri, natyrisht që kishte  edhe një forcë goditëse nga toka.

   Përveq këti elementi, ishte  edhe një element  tjetër me vlerë apsolute: zbulimi i armikut. Kuptohet që  lufta e Paktit  të Atlantikut Verior nuk  do të kishte  rezultate aq  të  mëdha  nëse nuk do të ishte angazhuar masovisht  edhe UÇK-ja.[27]

    Gjatë luftës kunder Milosheviqit,  ne ishim të vetëdishem  se  dobësia  më e madhe e NATO-së  ishte goditja  e pa qëllimshe e civilve. Efekti politik  do të mund të ishte  shkatërrimtar  mbi qeverit perendimore, nëse mendohet se  civilet  e pafajshem  po bartin pa qëllim barren  kryesore  të sulmeve  ajrore të NATO-së.

Në mengjesin e 8 majit  NATO u ballafaqua me  dy incidente të rënda. Në  rastin  e parë  një  njësit me bomba  kasetore  kishte synuar të shkatërronte  helikopteret në një aeroport, kur  ndodhi keqfunksionimi mbi  qytetin e Nishit .

    Më vonë  është kuptuar se arma funksionoi duke shprendar  bomba të teperta  pak para shenjestres, duke shkaktuar kështu vdekje dhe plagosje të civilve.[28]

 Me  kalimin e kohës,gabimet  u shtuan  dhe civilët  vuanin më së shumti. Krahas  kësaj,  ekzistonin   raporet  se serbet  po i përdorin  kosovaret  si mbules  të gjallë  nën ura  dhe në  lokacione të tjera  të cilat  mund të  viheshin në shënjester.[29]

Brengat  filluan  të shtoheshin  pas gabimit  të aeroplanve  të NATO-së  të cilët  në mbrëmjen e 6 majit goditen Ambasaden  Kineze në Beograd, me ç’rast  u vran   tre gazetar Kinez.  Ishte ky  deshtimi më i madhë   ushtarak  i perendimit  dhe tani  dyshohej  që i  tërë  procesi  i ngadhënjimit të luftë të stepej  para një gabimi të tillë. Pekini zyrtar,  prej  fillimit  të  luftës  nuk fshehte  kundershtimin  e tij  të plotë  dhe tani  kishte  një motivë  shtesë për të shfaqur  akuzat  e veta  ndaj perendimit.[30]

     Milosheviqi,  prej  fillimit  të luftës  e dinte se nuk do të mund të fitonte  në dy luftim me  Paktin NATO, ai llogariste në qarjet politike brenda vetë aleancës  përendimore   në rezistencen  e brendshem  të vetë opinionit  ne shtetet  perëndimor  e mbase me se shumti  në ngritjen e lugaiti të Luftës së Ftohet  ndermjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuar atë Amerikës.[31]

    Shumë ekspert, posaqerisht  ata të së drejtës  ndërkombëtare, në eset e tyre, të botuar konsiderojn se  aksioni  i NATO-së ishte disejnuar për të shtrenguar Qeverin  Jugosllave që  të pranoi  planin  e paqes për Kosovën[32]. Sulmet  kishin  një motiv  të lartë  moral. Ky  motiv  bazohej  në moslejimin  e spastrimit etnik në evropë në prag  të shek XXI  si dhe ndaljen  e një  katastrofe të  thellë  humanitare.

NATO  u vu në mbrojtje të  parimeve  të të drejtave  të njëriut,  të cilat  kanë përparësi  edhe në raport  me sovranitetin  e shteteve.

Pikërisht  kjo e bëntë  të ligjshëm  sulmin  e saj  ndaj Federatës Jugosllave, qoftë  edhe pa mandatin  e OKB-së[33].Pabesia  është paraqitur  vazhdimisht  si bashkëudhetare  e historisë  serbe në Ballkan.

    Nuk ekziston asnjë moment, që  për  hirë  të interesave  të sajë, Serbia të mos këtë  shfaqur  pabesi  ekstreme me strukturat lokale  dhe ndërkombëtare.  Ata  kishin  zbërthyer  pabesin  në disa  plane:  në planin  e  mashtrimit  dhe në planin e luftës.  Pra, kur  NATO-ja  kërkonte paqe, për mirësin  e jo për dobësi, ata intensifikuan luften  në  Kosovë me tendenc  për të futur  në luftë  edhe Shqipërin  dhe Maqedonin, por, ata nuk kishin  kuptuar  se NATO  kishe filluar të   aplikonte  tashmë  një strategji  të re, që  do të thoshte  se ajo  kishte  planifikuar  të luftonte në emër  të paqes.                                      13

   Vertët, kjo  edhe ndodhi  ajo  u  futë në luftë  për të vëndosur paqe. Duke përmendur edhe një fak tjetër, që ushtria  serbe në  Kosovë, pas fillimit  të goditjeve  të fundit   me 22 qershor 1999, ishte pothuaj në mëshirë të fatit.

Ushtria serbe  ishte ajo  ushtri që të gjithë potencialin  e  mundshem  ushtarak  e përdori mbi  qytetaret  e pafajshem  dhe  të  pa  armatosur,  ishte  ajo ushtri  që  planifikoi  dhe  tentoi  të  realizonte  shkatërrimin  total  të Kosovës, ishte  ajo ushtri  që  kërcenonte  se nëse  do të  ndërmerren  goditjet  ajrore  nga  NATO-ja  mbi  formacionet  e saj  do të  demonstronte  të  gjithë forcen e saj,  për të bërë që  të njihet  me mirë  fuqia  ushtarake  e kësaj armate.

    Është me rëndësi  të kuptohet nga të gjithë, që  ajo diktatur u shkatërrua  dhe  forcat e këmbsorisë u coptuan për të mos e tërhequr vëmendjen  e strukturave  zbuluse të NATO-së. Po kështu u shkatërruan një nga një tanket,  grykat e zjarrit të artilerisë.

    Kjo bëri që të fillojn  strukturat  të humbasin drejtimin, të mbeten pa furnizime  dhe jashtë  vëmendjes  së sistemit  shendetsor  të varrimeve. Kjo bëri që në Serbi   filluan protesta e nënave  që kerkonin bijët e tyre, pasi që s’ dinin gjë për jetën e tyre . Kjo e shtyri Milosheviqin  dhe gjeneralet e tij  të mos dalin më para kamerave  me fjalë të mëdha  dhe me kercenime për Kosovën Kjo bëri që  i gjithë opinioni botëror  të kuptoj se  kjo ushtri  ishte e aftë vetëm  për të  vrarë qytetar  të pa armatosur, për të djegur  fshatrat  dhe qytetet dhe për të larguar  nga shtëpit  fëmijet dhe të moshuarit  që nuk mund të kundërshtonin.[34]

 

                              Paralajmrimet e dorzimit të Milosheviqit

 

      Shënja  e  parë se Milosheviqi  ka ndërmend të  dorzohet  ishte  një komunikat  e qeverisë  federale  jugosllave,  në të   cilën  Beogradi  pranonte  parimet  e G7-së  dhe   Rusisë  për  zgjedhjen e çështjes  së Kosovës.

Dukej se Beogradi  në këtë  mënyrë,   deshironte   të konfrontonte  parimet transparente    të Samitit  të  Paktit  NATO  në  Washington.  Pra,  Milosheviqi,  edhe   një herë,   synonte  të vazhdonte   lojen   e tij    të  ndryshimit në momentin e fundit të detajeve  të  marrëveshjës,  nëse  tani  nuk  mundej  më të ndryshonte thelbin  e saj.

     Siç  do  të merrej  vesh  nga  ambasadori  Hill  dhe diplomatet tjerë amerikan,  Beogradi   insistonte në disa qështje :  sovraniteti  i Republikës Federative të Jugosllavisë   mbi  Kosovën  duhet të vazhdohej,  ushtria  ruse duhej  të vëndosej  në veri  të Kosovës,  dhe  më në  fund  Pakti  i Atlantikut   Verior-  NATO  duhej  të   ndërprente  së pari   sulmet   ajrore,  e   pastaj  RFJ  do  të  pranonte  Marreveshjen.

   Kërkesa  e fundit,   ishte   në dukje  të parë   simbolike,   por  në   esenc   ishte   shumë   e rëndësishme  për  presidentin  e  Jugosllavisë  Milosheviq dhe për  regjimin  serb,  sepse   krijonte  pershtypjen  se  NATO –ja   e  para  po  lëshonte  pe, e  tek  pastaj   Serbia.[35]

Pas  shtatëdhjetë e tetë  ditë  bombardimesh   Milosheviqi  më   në fund  ishte ngopur  mirë.  Ai  u  dorzua   nëpermjet   zyrave të  bollshme   të Viktor  Çernomirdinit,  i   derguar   special  i  rusisë,  pikërishtë   kur  udhëheqesit   e  NATO-së  po  shoshitnin   pasojat  e  dhimbëshme  të një  lufte  nga toka.

   NATO – ja  doli  fitimtare  vetëm  me  fuqin  ajrore   dhe pa  asnjë  viktim  të vetme në  luftë. Ajo  ishte një  fitore e   pa  shembull  në  historin  ushtarake.

Megjithëatë, dëmtimet  nga lufta  ishin  tronditse ; më shumë  se një milion  refugjatë  jetonin   në  tre  shtete  kufitare (fqinje)  pa  shpres  dhe  në mjerim;  zjarri i  urretjës  do  të zgjaste   me  breza ,  dhe  vdekja  e burrave,  grave  dhe  fëmijeve  nuk  do të  harrohet  për  jetë.

   Diktatori  i  fundit  i  Evropës  ishte mundur  edhe një  herë  tjetër,  por  me një  çmim  të tmerrshem.  Siç  duket   ka dy  arsye   kryesore që   e  detyruan  Milosheviqin  të dorzohej.  E para,  mbi  Jugosllavin  ishin  hedhur  20.000  bomba   dhe makina e tij  e luftës    po  fillonte  të shkatërrohej.

E  dyta  me 27 maj   Gjykata  Ndërkombëtare  e Krimeve  të Luftës  në  Hagë  ngriti  padi  kundër  udhëheqsit serb  Milosheviq  dhe katër  bashkëpuntorve  të tij më të ngusht  për  krime  luftë  dhe  krime  kundër  njerzimit.

    Kryeprokurorja  kanadeze  Luiza  Arburi  në  Hagë  njoftoj  se  urdhërat e   arrestit  për të  pestë  këta  persona  u  ishin  shprendar  të  gjitha  shteteve  antare  të Kombeve  të  Bashkuara .  Si  përfundim,  akuzat  e   damkosin  regjimin  e  Milosheviqit  si  regjim  kriminal   dhe  vetë  Milosheviqin  si  një të  përbuzur  nga  bota.

Pothuaj se menjëher   pas  veprimit  të  Gjykatës,  Milosheviqi  ndryshoj  pozicionin  e tij  dhe   nxori  jashtë  antaret e paqës,   Viktor  Çernomardinin  që  nisi  menjëher  një tjetër  paqe  në  Beograd,  këtë  herë  një  mision  të  suksesëshem.

   Kushtet e  NATO-së  për   dorzim  të   Milosheviqit  përfshin  tri  kërkesa  kryesore: e  para,   tërheqja  e  të  gjitha   forcave  ushtarake   serbe  brënda   një  jave,  e dyta   kthimi  i të  gjithë  refugjatve  shqiptarë  në  Kosovë,  dhe  së treti  zbarkimi  i  pesëdhjetë mijë  paqeruajtsve  të dërguar  nga të  nëntëmbedhjetë  shtetet   antare  të   aleancës   për të mbikqyrur  kalimin  nga  lufta  në  paqe.[36]

 Natyrisht,  kjo  duhej  të  përcillej  me  zhvillimin  e një  propozimi   të   detajuar  për   tërheqjen e  forcave,  dhe  për vëndosjen  e  forcave  të  NATO  në   terren. Parashihej  një  punë  e vështirë,  madje  edhe nëse  Milosheviqi  do ta  pranonte  propozimin.

     Duhej  të  shkruhej dhe  të  negociohet  Marrëveshja  e  detajuar  Ushtarako- teknik, e cila  do  të  udhëheqte  implementimin  e  parimeve  të  NATO-së.  Me  pas  duhej  bashkëpunim,  për të  disejnuar  sekuencat  e  ngjarjeve  që  do të  mundësonin  të  ndërpriten  sulmet  ajrore  dhe të  hyjën  me  forcat  toksore.

   Në të  vertet  këtu  ishin   gërshetuar  disa  çështje të  mëdha  politike .  E para ishte çështja  e  detaizimit  të mandatit   dhe të  autoriteteve  specifike  të  forcës   së   NATO-së, e cila  do   të  operonte  brenda   në Kosovë .

Pa  zgjidhjen   dhe pa  sqarimin  e  këtyre  detajeve  rreth  të cilave  ishte punuar  në  mënyrë  intensive,  forca do të  ishte  virtualisht  e  pa  fuqishme  pas   hyrjës së saj.  Çështja   e dytë  ishte  pjesëmarrja e  mundëshme  e  Rusisë  në  Misonin  e  NATO-së ,  ishte   e arsyshme   që    ruset  të  mbaheshin  të  involvuar,   për  arsye  se   ata kanë  një  ndikim  të  caktuar  mbi  serbet,  favorizohej  që  ruset  të operonin  brenda  një  sektori  të  NATO-se  dhe të merrnin  urdhëra  nga  Komandanti  Suprem.[37]

    Rreziku  ishte që,  ruset  nëse  hynë  të  paret  ata  do të  kërkojn  sektorin  e tyre,  dhe  NATO  do  të  humb  kontrollin mbi  misionin  e saj. Ata  kujdesëshin  për  serbet,  duke  u   përciell  informacione,  duke  i paralajmruar  për  qdo operacion  të  NATO –së  dhe,  në  përgjithësi  duke  bërë  qdo  gjë  që  ishte   e  mundur  duke  u  kujdesur  për  vllëzerit   e tyre  serb.

 Po  të  kishin  sektorin  e  tyre  në  Kosovë  atëher   do ta  udhëhiqnin  atë  si  një  mision   të  ndarë  dhe  Kosova,  faktikisht  do  të  coptohej. [38]

                                Marrëveshja e Koumanovës

 

 

     Nënshkrimi i marrëveshjes tekniko ushtarake  midis  ushtrisë  jugosllave   dhe  NATO-së, të cilën   e përfaqsonte   gjenerali  Mike Jackson, shënoi  fundin  e bombardimeve  ajrore  të NATO-së  dhe  pranimin  e   kushteve  që  ajo  i  parashtroi  Serbisë  për  njohje të  kapitullimit  dhe  për tërheqjen e  forcave  të  saj  nga  territori  i  Kosovës.

Me  rasitn  e arritjes  së  kësaj  marrëveshje  nuk  është konsulltuar asnjë  nga  subjektet politike  dhe ushtarake  shqiptare  të  Kosovës.

Obligimet e Përgjithëshme

 

  Neni I

1.Kjo  marrëveshje  përcaktonte  modalitetet  tekniko- ushtarake  të  tërheqjes  së forcave serbe  nga territori  i  Kosovës,  dinamiken  e   tërheqjes  dhe hyrjen    e  forcës  së  sigurisë  ndërkombëtare.[39]

   Palët subjekte  të  kësaj  marrëveshe  riafirmojn  dokumentin  e  prezantuar  nga  kryetari  Ahtisari, kryetari  Milosheviq  dhe të  miratuara  nga   parlamenti  serbë  dhe nga   qeveria  federal  me  3  qershor  1999,  për  futjen  e  dislokimin   në  Kosovë,  nën  mbikqyrjen  e  OKB-së,  të  pranive  efektive   ndërkombëtare  civile  dhe të sigurisë.  Palët    më  tutje  vënë  në  pah  se  Këshilli  i  Sigurimit  i  OKB-së  është i  gatshem  të  miratoj një  rezolutë që  është  e  inicuar  lidhur  me  këtë  prani.

2. Autoritetet  shtetrore  qeveritare  të  Republikës  Federale  të   Jugosllavisë  kuptojn  dhe  pajtohen  që  forca   ndërkombëtare  e  sigurisë (KFOR)  të  dislokohet  dhe  të  operoj  pa  penges  brenda  territorit  të Kosovës.

     Dhe me autorizim  të  ndërmarrë  qdo  veprim  të  nevojshem  për  të  krijuar  dhe për të mbajtur  një  ambient  të  sigurtë  për të  gjithë  qytetarët  e  Kosovës dhe  për të  realizuar  misionin  e  vet  në  qdo  kuptim  tjetër.

Ata  më  tej  pajtohen të  respektojn  të  gjitha  obligimet  e  kësaj  marrëveshje dhe të  krijojn   kushte  për  dislokim  dhe  operacionin  e  kësaj  marreveshje.

3. Për  qëllime  të  marrëveshjes,  shprehjet  në  vazhdim  do  të  kenë kuptime  e  përshkruara  më  poshtë.

a. ”Palët”  janë  ato  që  janë  nënshkruse  të  marrëveshjes.

b. Autoritetet do të  thotë  individët  përkatës , agjënsia  dhe   organizatat  e  palve.

c. Forcat e RFJ-së  përfshin  të   gjithë  përsonelin  dhe organizatat e RFJ-së.

d. Zona ajrore  e  sigurisë  është  definuar  si  një  zonë  25 kilometershe .

e. Zona toksore   e  sigurisë  është  definuar   si  një  zonë5  kilometërshe.

f. Dita e hyrjës në fuqi  është  definuar  si  dita  e  nënshkrimit të  kësaj  marrëveshje.

 

Qëllimet e këtyre  obligimeve

 

     Krijimi  i  një  situate  të  qëndrushme të  armiqësive, në  asnjë  rrethanë ndonje  forcë  e  RFJ-së  dhe  e  Serbisë  hynë  apo  rihynë, apo  mbetet  brenda  territorit  të  Kosovës  dhe  zonës  toksore  të  sigurisë, pa  pelqimin  e  shprehur  nga  Komandanti   i  Forcës  Ndërkombëtare  të  Sigurisë (KFOR).

Për  të  ofruar  mbështetje  dhe autorizim  të  Forcës Ndërkombëtare  të Sigurisë,  dhe  në  veqanti  për të  autorizuar  Forcën  Ndëkombëtrare  të  Sigurisë për të  ndërmarrë   veprimet që  kërkohen,  përfshirë  përdorimin  e  forcës  së  domosdoshme, për të  siguruar  respektimin  e kësaj  Marrëveshje  dhe  mbrojtjen  e   Forcës  Ndërkombëtare  të  Sigurisë.

Neni II

1. Forcat  e  Republikës  Fedarative të Jugosllavisë, menjëher  pas  hyrjes  në  fuqi  të  kësaj  marrëveshje  do  të  përmbahen  nga  ndërmarrja e  qfardo  akti  armiqësor   apo  provokues  të  qfardo  lloji  kundër  qfardo  presioni  në  Kosovë  dhe  do  ti  urdhërojn   forcat e armatosura  të  ndërprejn  të  gjitha  aktivitetet  e tilla. Ato  nuk  do  të  inkurajon, organizojn  apo  mbështesin  demonstrimet  armiqsore   apo  provokuse.

2. Tërheqja  në faza  e  forcave  të RFJ-së: RFJ  pajtohet  për  një  tërheqje  në  faza  të të  gjitha  forcave  të RFJ  nga  Kosova në  lokacionet në  Serbi.  Forcat  e RFJ  do të  shënojn  dhe  pastrojn  fushat e minuara,  bombat  e  kurdisura dhe  pengesat  të  vëndosura  nga  vetë ata.

Me  rastin  e   tërheqjes,  forcat e RFJ-së  do të pastrojn  të  gjitha  linjat  e komunikimit,  duke  menjanuar  të  gjitha  pengesat  dhe  ngarkimet .  Hyrja  dhe  dislokimi  i  Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) në  Kosovë  do  të  jenë   të  sinkronizuara.[40]

    Dispozitat e nenit  III, IV, V, dhe VI kanë  karakter  teknik  dhe  i  referohen  mekanizmave të  implementimit  të  marrëveshjes.[41]

Gjatë  hyrjes  së  forcës hyrse  të  kësaj  marrëveshje,  forcat e RFJ-së   menjëherë  duhet  të  tërhiqen  nga  kryerja e  qdo   veprimi  ushtarak,  apo  akteve  provokative  të  qfardo  lloji  kundër qdo  përsoni  në  Kosovë.

Një  ditë  pas  nënshkrimit  të  marrëveshjes, forcat  e  RFJ  të  lokalizuara  në  zonë  do të  largohen  përmes  rrugve   të  caktuara,  nga  ajo  zonë  për të  demonstruar  respektimin.

Njëmbëdhjetë  ditë  pas  nënshkrimit  të  gjitha  forcat  e  RFJ-së   në  Kosovë  do  të  kenë  kryer  tërheqjen  nga  Kosova.[42]

      Nënshkrimi  i  marrëveshjes  mundësoi  fillimin  e  aksionit  të  vëndosjes  së  Forcës  Ndërkombëtare  të  Sigurisë  në  Kosovë  dhe  largimin   e forcave  serbe  nga  Kosova. Ky  fakt  krijoj  kushte  për  rikthimin  e   refugjatve   kosovar në  Kosovë , kthim  ky që  u  bë  me  një  shpejtësi të  madhe, që   habiti komunitetin ndërkombëtar.

Pas  hyrjës së  forcave të NATO-së, Këshilli  i Sigurimit  me  10 qershor, 1999 miratoi  rëzoluten  1244, me të cilën  edhe formalisht  vëndosi  Kosovën  nën  administrimin  e  Kombeve të Bashkuara dhe hapi  rrugën   për  vëndosjen  e  prezencës  ndërkombëtare  civile  dhe ushtarake   në Kosovë.[43]

Ky  ishte qasti i vertet për Kosovën, gati  një  shekull  më parë  Kosova ishte  okupuar  nga Serbia  dhe e vetmja  lidhje  e  Kosovës  me  serbin  ishte dhuna,  nënshtrimi,dhe plaqkitja.[44]

    Ruset  ishin të paret ata që hynë  në  Kosovë,  dhe  ngjarjet  që  pasuan, prej 11  qershorit  e  këndej  janë  të   gjithë njohura  për  opinionin  kosovar  dhe  atë  ndërkombëtar.  Ushtarët  rusë,  hynë  dyqind  sish  të  parët  për të  krijuar  një  iluzion  përfundimtarë  për  serbet   e  Kosovës  se  Rusia  nuk  i  ka  lënë  në  baltë,  gjegjësisht  se  ajo  do  të  luaj  një  rolë  shumë  të  rëndësishem në  Kosovë.

Moska  zyrtare  kishte   provuar  të  pregadiste  edhe disa qindra  ushtar  të  tjerë  të  cilët  me  aeroplan  ushtarak  duhej të   zbarkonin në  aeroporitn   e Sllatinës.  Por  qeveria   rumune  nuk  kishte  lejuar  kalimin  e  tyre   nëpër  hapsiren e saj  ajrore.

      Të  shtunen  me 12  qershor, në  Prishtinë  do  të  hynë  ushtarët  britanik  dhe  ata  do të  priten, nga  shqiptarët  si  shpetimtarë  dhe si  çlirimtar.[45]

Kur  hynë  brënda, ishin  të  habitur  me  faktin  se sa  pak  dëme  ishin  shkaktuar  nga  bombardimet.  Sektor  të  tëra të  qyteteve  dhe  fshatrave   ishin  bërë  rrafshë  me  tokë, por  nga  serbet  e jo  nga  NATO.

Serbet  vazhdonin   tërheqjen  nën trysnin e UÇK-së  e cila  gjatë  tërheqjes  vazhdimisht  qëllonte  me  snajper   dhe  i trazonte  ata   gjatë  tërheqjes.[46]

     Pas  shtatdhjet e tetë ditësh të  bombardimeve  intensive  dhe  luftës  heroike  të  Ushtrisë  Çlirimtare  regjimi  serb  ju  nënshtrua  kërkesave të NATO-së.[47]

Me 20  qershor, nga Kosova  do të largohet edhe  ushtari dhe polici i fundit  serb. Nga Maqedonia,  Shqipëria dhe  Mali i Zi, do të nisen  dhjetra  mijëra  refugjatë  për tu  kthyer  në shtepit e tyre,  nëse i kishin  akoma,  gjëgjësisht  nëse nuk ishin shkatërruar në luftë.

Sidoqoftë,  ata  ktheheshin  në   tokën e Kosovës  e cila  tani ishte  e  lirë.[48]  Sipas  disa  autorve,  caku  i intervenimit të  NATO-së  nuk  ka  qënë  një  vënd,  por  një  njëri; Slobodan Milosheviq.  Ndërsa  qëllimi  i fushatës  ka  qënë  që të  detyroi  këtë  njëri  të  kthehet  në  tavolinen  e  bisedimeve  për të  gjetur  një  zgjidhje  si dhe për të mbrojtur  shqiptarët   e  Kosovës   nga  dhuna  serbe   dhe dominimi  politik.

     Sipas tyre  nuk duket  që  NATO   ka   pasur  për qëllim  që   të  shkatërroi  forcat   e  armatosura,  të  shkaktoi  ndryshime  në  regjimin  e  Beogradit  ose të  realizoi  pavarësin e Kosovës, por  duket  se qëllimi  ka qënë  për  ta bindur  Milosheviqin  për negociatat  që do të  lejonin  një  forcë   ndërkombëtare  të  armatosur  në Kosovë.[49]

                                                                                                                                         22

    Kosova  ishte  edhe  një terren  që  kishte  përparsi  për  rritjen  e  reputacionit  ndërkombëtar  të  NATO-së ,  si  forcë  ushtarake .  Këtu  ajo  mundë të  bënte  një  provë  sesa ishte  e aftë të  ndërmerrte  operacione  të  paqes,  që  u  emrua  si  luftë  kundër  luftës.

      Pra duhet kuptuar  se nëse  NATO –ja  luftoi  në  Kosovë  për  dinjitetin  e  saj,  pa të  cilin  nuk  mund të kishte  ardhmëri  për të,  UÇK-ja  luftoi  për  dinjitetin  e  kombit  dhe të  trojeve të  veta,  duke  dhënë  kontributet  maksimale  në  një  bashkpunim  të  ngushtë  me  NATO-në,   për të bërë  që  efektiviteti i  veprimeve  luftarake  të  saj  të  ishte sa më   rezultativ.  Dhe, këtë  e  arriti  me  një  mbingarkesë  maksimale, duke   pasur  bindjen  se  shërbimi  ndaj  NATO-së, ishte  shërbimi  ndaj atdheut,  në  realizim të  misionit, për të  cilin  ishte  filluar   e  zhvilluar  Lufta Çlirimtare  e  Kosovës,  për të cilin  ishte  filluar  e  zhvilluar  Lufta  e  Kosovës, për të   cilin  ishte  organizuar  dhe  kishte luftuar UÇK-ja[50].

Ekspertet e së  drejtës  ndërkombëtare  në  eset   e  tyre,  konsiderojn  se  aksioni  i  NATO-së  ishte  disejnuar  për të  shtrenguar  qeverin  Jugosllave  që  të  pranoi  planin  e  paqes  për  Kosoven, dhe  për  më  tepër  këtë e  thotë  edhe vetë  gjenerali  Clark.[51]

    Doktrina  islame   për  luftën  thotë  se :  nëse  lufta  zhvillohet  për tu  mbrojtur,  për  liri  të  qytetarve,  ose  për  interes  të  përgjithëshëm  të  njërzimit,  ajo  është  e  arsyeshme  dhe  e  moralshme.[52]

                                             Roli i NATO-së

 

 

    Ne  vëmë  në  dukje  se  vëndimi  i  NATO-së  për  të  rritur  bashkpunimin  me  vendet   e  Evropës  Juglindore  e  vëndosmërin  për të  hapur,  zgjeruar, ashtu  si  edhe  qëllimi  i  NATO-së,  i  Këshillit  të  Partneritetit  Euroatlantik,  për të punuar  me  strukturat  e  tjera  ekonomike  do  të  vlejë  për  të  kontribuar  stabilitetit  e  sigurisë  dhe  për të  mbajtur  konsultime  gjithënjë  e  më  të  shpeshta  me  vëndet e  rajonit. Bëhet  thirrje  për  angazhimin  e  tyre  në  përputhje  me  objektivat  e  paktit  për  bashkëveprim  në  fushen  e  sigurimit  rajonal  dhe  të  parandalimit  të  konflikteve  si  edhe të  menaxhimit. Këto  aktivitete  tashmë  të stabilizuara  që  kanë  për  qëllim  promovimin  e  objektivave  të  këtij  pakti.

    Përdorimi  në  rritje  i  forumeve  konsultative  të NATO-së  dhe  mekanizmave  e  përdorimi  në  rritje  i  programeve  për  paqe  e  partneritet  do  ti  shërbej  objektivave  për  stabilitetin  e  përgjithëshem,  bashkëpunimin  e  fqinjësisë  së  mirë  që  nënvizohen  në  këtë  paktë.

Anëtaret  e  NATO-së   dhe një  numer  substancial  i  pjesëmarrësve  të  tjerë  theksojnë  se  Aleanca  ka  për të luajtur  një  rol  të  rëndësishëm  në  arritjen  e  objektivava  të  paktit  duke  vënë  në  dukje  në  veqanti  vendimet  e  fundit  të  NATO-së  që  janë   për të  arritur  nga  vëndet  e rajonit.[53]

                                   

                                                         Përfundimi

 

     Si  përfundim  mund  të  thuhet  se  operacioni  i  NATO-së  në  Kosovë  ishte  nevoj  dhe i  adresohej  një  katastrofe  humanitare  të  shkallës  së  lartë.

Përfundimisht,  i dha   fund  pastrimit  etnik  dhe  keqtrajtimit  të  shqiptarve  të  Kosovës,  edhe  pse  një  gjë  të  tillë  e  bëri  me  fuqi  ajrore  jo  ashtu  siq  ishte  planifikuar.

Pastrimet  etnike,  katastrofat  humanitare  dhe  intervenimi  i  NATO-së   në  Kosovë  kanë  sjellë  jo  vetëm   në  Kosovë por  në   tërë  Ballakanin  një  situat  të   re. Intervenimi  ushtarak  i  NATO-së  ka  ndryshuar  dhe  kufizuar  në  një  mënyrë  opsionet  e  më  hershme  për  statusin  e  ardhëshem  të  Kosovës. Intervenimi  kishte  për  qëllim  t’i  demonstroi  Milosheviqit  seriozitetin  e  NATO-së,  të  ndërpres  ofensivat  ushtarake  të  Beogradit  kundër  popullatës  së  pambrojtur  si dhe ti  shkatërroj  kapacitetet  ushtarake  të saj.

      Disa  autorë  mendojn  se,  pikërisht  intervenimi  i  NATO-së në  vitin 1999  krijoj  katastrofen  humanitare  në  Kosovë , për  faktin  që  ajo para   fillimit  të  intervenimit  vëndosi  ti  lë  qytetarët  e  Kosovës  nën  mëshirën   e   regjimit  të  Milosheviqit   duke  e  larguar  Misionin  e  Vëzhgusve  nga  Kosova.

Bilie  bile  disa  nga  ata  konkludojn  së  pikrishtë  NATO-ja  është  ajo  që  e  nxiti  regjimin  e  Milosheviqit  të  bëjë  gjenocid   mbi  civilët  për    faktin  se  ajo  i la  hapsirë  regjimit  serb  që  të  bënte  një  gjë  të  tillë,  kur  kishte  mundësi  dhe  mjete  të  parandalonte  ngjarjet të  tilla.

Shumë  autor  të  tjerë  janë  të  mendimit  se  intervenimi  i  NATO-së  ka  qënë  i  drejt  dhe i  domosdoshem, për  faktin se  nëse  NATO-ja  nuk  do  të  ishte  angazuar,  Kosova  faktikisht   do  të  mbetej  pjesë  e  Serbis  pasi  që shumë  civilë  shqiptarë  kishte  vrarë  dhe  masakruar,  të  tjeret  i  largonte  nga  nga  atdheu  i  tyre  për të  mos  u  kthyer  kurrë.

Pajtohem  plotësisht  më  këta  të  fundit  për  arsye  se  përmes  këti  intervenimi  më  shumë  janë  mbrojtur  se  sa  janë  rrezikuar  të  drejta  njërzore.  Sikur  edhe  NATO-ja  të  mos  angazhohej  në  një   rastë  të  tillë  mendoj  se  ajo  do   të  ishte  e  deshtuar  si  organizatë  paqeruajtse.  Ajo  është  themeluar  për  qëllime  të  tilla dhe  normalë  që  funksionon  për të  parandaluar  krizat,  andaj  populli  i  Kosovës  do ti  jetë  mirënjhohës  për  jetë.

                                               Literatura

 

 

  1. Bajrami Arsim, : E  Drejta e Kosovës  në  Tranzicion”, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2002.
  2. Clark Wesley,” Të Bësh Luftë  Moderne”, Zëri, Prishtinë, 2003.
  3. Gruda Zejnullauh,” E Drejta Ndërkombëtare Publike”, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2003.
  4. Gllareva  Fitim, ” Diplomacia  Amerikane  në Konfliktin e Kosovë 1989 1999, Prishtinë, 2004.
  5. Halili Zenun,” Politika dhe Qeverisja e Shteteve të Bashkuar të Amerikes”, Prishtinë, 2006.
  6. Lama Kudusi,” Kosova dhe Ushtria Çlirimtare, Tiranë, 2005.
  7. Mahmutaj  Klentiana, ”NATO në  Kosovë: Ndërhyrje e  Ligjshme apo Shkelje e së Drejtës  Ndërkombëtare”, Londer,2002.
  8. Sopjani Enver,” Përmbledhje Aktesh  Ndërkombëtare për Kosovën 199-2004” Prishtinë,2005.
  9. Stoessinger  John, ”Përse Kombet  Shkojn në Luftë”, Tiranë, 2007.
  10.  Shala Blerim, ” Vitet e Kosovës 1998-1999”, Koha, Prishtinë, 2001.

               Burimet nga interneti

-        www/ htt:// dardamedia.com

-        http://www. google.com/search- Shkelzen Gashi.


[1] .Arsim Bajrami, “E Drejta e Kosovës në Tranzicion” , Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001, f.69-70.

[2] .John G. Stoessinger,” Përse Kombet  Shkojn në  Luftë”, Tiranë, 2007, f.153-154.

[3] .Po aty, f.156.

[4]. Klentiana  Mahmutaj, “ NATO në Kosovë: Ndërhyrje e ligjëshme  apo  shkelje e së Drejtës Ndërkombëtare”, Londër, 2002, f. 17-18.

[5] .Vep. e cit. Klentiana Mahmutaj,f. 18.

[6] .Po aty,f. 19.

[7] .Blerim Shala, “Vitet e Kosovës 1998-1999” , Prishtinë, 2001,f.199,202.

[8]. Po aty,f.203.

[9]. Po aty , f.204,205.

[10] .Blerim  Shala, “Vitet e Kosovës 1998 1999:Prishtinë,2001,f.209,210.

[11] .Po aty,f.212-213.

[12]. Arsim Bajrami,”E Drejta e Kosovës në Tranzicon”,Universiteti i Prishtinës,Prishtinë,2001,f.71.

[13]. Po aty,f.71.

[14]. Fitim Gllareva,”Diplomacia  Amerikane  në  Konfliktin e Kosovës”,Prishtinë,2004,f.145-146.

[15]. Po aty,f.332.

[16]. Blerim Shala,” Vitet e Kosovës  1998-1999”, Prishtinë, 2001,f.231.

[17]. Po aty, f.332.

[18]. Fitim Gllareva,” Diplomacia Amerikane në Konfliktin e Kosovës 1989-1999”, Prishtinë,2004,f.151.

[19]. Klentiana Mahmutaj, vep. e cit.f.21.

[20] . Fitim Gllareva, Vep. e cit.f, 151-152.

[21]. Blerim Shala,vep.e cit.f, 347-348.

[22]. Arsim Bajrami,”E Drejta e Kosovës në Tranzicon”, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2002, f.74 -75.

[23]. John G. Stoessinger,” Përse Kombet  Shkojn në Luftë Tiranë, 2007, f.154.

[24]. Wesley K. Clark, “ Të Bësh  Luftë  Moderne” , Prishtinë, 2003.f.236.

[25]. Po aty,f.242.

[26]. Blerim Shala,  “Vitet e Kosovës  1998-199”, Koha, Prishtinë, 2002,f.380.

[27]. Kudusi Lama, “Kosova dhe Ushtria Çlirimtare”, Tiranë, 2005,f.362-363

[28].  Wesley K. Clark, “ Të Bësh  Luftë  Moderen”, Zëri, Prishtinë, 2003.f. 340.

[29].  Po aty ,f. 342.

[30] . Blerim Shala,, vep .e cit.f.430.

[31] . Po aty,f.  409.

[32] . http:// www google.com/ search- Shkelzen Gashi.

[33]. Arsim Bajrami ,” E Drejta e Kosovës në Tranzicion”, Prishtinë,2002.f.76.

[34]. Kudusi Lama,”Kosova dhe Ushtria Çlirimtare, Tiranë, 2005, f. 433,437.

[35]. Blerim Shala, “Vitet e Kosovës 1998-1999”, Zëri , Prishtinë, 2002,f.410 -411.

[36]. John G. Stoessinger, “Përse Kombet Shkojn në  Luftë” Instituti  i  Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2002. f. 59, 61.

 

[37]. Wesley K. Clark, “ Të Bësh  Luftë  Moderne”, Zëri , Prishtinë,2003,f.391.

[38]. Po aty, f. 421.

[39]. Arsim Bajrami, “ E Drejta e Kosovës në  Tranzicion”, Prishtinë, 2002,f. 79.

[40]. Mr. Enver Sopjani,” Përmbledhej  Aktesh  Ndërkomëtare  për  Kosovën 1999 2004”, Prishtinë, 2005,f. 101-104.

[41]. Arsim Bajrami, Vep. e cit.f. 80.

[42].  Enver Sopjani, Vep e cit, më  lartë,f.104.

[43] . Arsim Bajrami, vep e cit ,më lartë,f.80.

[44] . Blerim Shala,” Vitet e Kosovës 1998 1999”, Koha, Prishtinë, 2001.f.417-418.

[45] . Po aty, f.423.

[46] .  Wesley K. Clark, “Të  Bësh Luftë  Moderne”, Prishtinë,200.f. 446-447.

[47] .  Zenun Halili, Politika dhe Qeverisja e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, 2006,f . 267

[48] . Blerim Shala, Vep.  e cit. f.423.

[49] . www// htt: // dardamedia.com.

[50] . Kudusi Lama, ‘ Kosova  dhe  Ushtria  Çlirimtare”, Tiranë, 2005,f. 365,375.

[51] . htt://www.google.com/search- Shkelzen Gashi.

[52] . Zejnullah Gruda,” E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, 2003.f. 459.

[53] . Arsim Bajrami, vep.e cit. f.447.



Related posts

TE CMALLEM ME TY DET
Ditëlindjet tona
CIKËL ME POEZI NGA FAIK KRASNIQI
Agrippa themeloj Kölnin (Koloninë)

Leave a Reply





Archive