|

Intervistë me Rovena Vata

Sokol Demaku

NAIM FRASHËRI E BËRI SHQIPËN TË FLAS SHQIP CELI SHTIGJET E VËRTETA NË PEOZINË TONË DHE ME KËTO SHTIGJE VURI GURËT NË THEMELET E GJUHËS LETRARE KOMBËTARE

-thotë e reja Rovena Vata nga Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë

 

Rovena Vata

Koha studentore është e paharruar për të gjithë ne kuptohet kjo, kjo kohë më ka pjekur shumë intelektualisht. Dhe falë kësaj trupe pedagogjike që falë saj dhe punës simë jam sot këtu, një shoqëri të madhe dhe të pastër dhe mbi të gjitha një konsideratë të madhe për të gjitha ata që dhanë kontributin e tyre në formimin tim.

Naim Frashëri është eksplicit e jo implicit, prandaj me të drejtë dhe pa ndrojë mund të themi që Naimi e bëri shqipën të flasë shqip dhe vetë fjala shqip është eksplicite. Poeti ynë i madh çeli shtigjet e para të vërteta në poezinë tonë dhe bashkë me këto shtigje vuri gurët në themelet e gjuhës letrare kombëtare.

Më bëjnë të ndihem keq banaliteti që sot për fat të keq na rrethon, më bën të lumtur të gjitha ato që ndjehen mirë në shoqërinë time.

Quhem ROVENA VATA, jam Kryetare e degës mësimore, Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë.

 

E lindur në Bajram Curr ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

Kam lindur në B. Curr, se jam mbesë Tropoje, por unë jam nga Hasi, vendlindja ime lidhet shumë me fëmijërinë time, të cilën e kam kaluar ca në Tropojë dhe ca në Has.

 

Gjimnaziste pranë gjimnazit: “Havzi Nela”, dega Profesionale “Pedagogjike”, Kukës. Çfarë ka ngelur në mendjen e Rovenës nga kjo kohë?

Një gjimnaz i përkryer, një trupë pedagogjike që falë saj dhe punës sime jam sot këtu, një shoqëri të madhe dhe të pastër dhe mbi të gjitha një konsideratë të madhe për të gjitha ata që dhanë kontributin e tyre në formimin tim.

 

Keni studjue në Universitetin e Tiranës, Fakulteti: “Histori-Filologji”, Universiteti i Tiranës, çfarë mund te na thot Rovena  nga ato kohëra?

Në këtë Universitet kam studiuar 5 vitë, koha studentore është e paharruar për të gjithë ne kuptohet kjo, kjo kohë më ka pjekur shumë intelektualisht.

 

Viti Akademik 2008-2010 bëtë Master DND, dega: Letërsi, drejtimi: “Letërsi e Përgjithshme dhe Letërsi e Krahasuar”Universiteti i Tiranës, Fakulteti: “Histori-Filologji”. Tema e Mikrotezës: “Frymët, demonët dhe besëtytënitë në rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit” (Aspekte të demonologjisë krahasuese) Çka mund të na thoni lidhur me këtë?

Që kam dalluar si e vetmja studente me medalje të artë në fund të këtij masteri.

 

DOKTORANTE Dega: Studimet Letrare, Qendra Ndëruniversitare e Studimeve Albanologjike (QSA), Instituti i Letërsisë, Tema: “Miti i malit në letërsinë shqipe: Fishta, Koliqi, Migjeni, Camaj (retrospektivë prej letërsisë gojore deri në shek 20-të)”, Udhëheqes Shkencor, Prof. Dr. Shaban SINANI.Si ndjen veten sot Rovena?

E ndjej veten të lumtur, të priviligjuar dhe më shumë fat.

 

Ju keni publikue edhe jashta vendit, ku dhe cka?

  • “Miti i gjuhës si shenjë identiteti që nga letërsia e vjetër deri në Rilindjen Kombetare”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Shtetit Shqiptar, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 11-12.06.2012, Prishtinë
  • “Miti i gjuhës në letërsinë shqipe, Mjeda, Fishta, Koliqi,”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: “Studime Gjuhësore”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 31.05.2012, Tiranë
  •  “Letërsia dhe identiteti”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: “Java e Shkencës”, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, 25-26-27.04.2012, Prishtinë
  • “Mënyrat e trajtimit të historisë në vepra letrare”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: “Historia dhe identiteti kombëtar shqiptar”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 16-17-18.12.2011, Prishtinë
  • “Dy kohë, dy utopi, dy autorë”

(Poema: “Bagëti e Bujqësi” e Naimit dhe poema: “Nënë Shqipëri” e Agollit, simbolika e qiririt dhe simbolika e pelegrinit”, Vështrim krahasues), Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, 29.10.2011, Gjirokastër

  • · “Miti i ujit në Krajë dhe Shestan, Ublat”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, Shoqata “Don Gjon Buzuku”, Ulqin & Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 01-03.10.2011, Ulqin
  • Tejkalimi grotesk i tabusë totemike në romanin “Gjarpëri i shtëpisë” i  Arian Lekës”, Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë, Universiteti i Tetovës, 02-04.10.2011, Tetovë, Maqedoni
  • Miti i teknikës në poezinë shqipe të viteve ‘60-‘70, (leksiku industrial, funksioni i ri poetik i terminologjisë). Konferencë Shkencore, Qendra e Studimeve Albanologjike & Poeteka, 12-14-09-2011, Tiranë.
  • Ngurrimi si element përshkrimor i situatave fantastike dhe gjysmëfantastike në prozën e Mitrush Kutelit”, Konferencë Ndërkombëtare, Instituti Alb-Shkenca, Takimi Vjetor VI Shkencor Ndërkombëtar, 1-4-09-2011, Prishtinë.
  • Figurshmëria gjuhësore te poema “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit”, Konference Shkencore, Qendra e Studimeve Albanologjike & Poeteka, 18-21-07-2011, Përmet.
  • Poezia e Josif Bagerit-frymëzim patriotik dhe çlirimtar”, Simpozium Shkencor Ndërkombëtar, Universiteti i Tetovës & Shoqata Josif Bageri, 25-26.06.2011, Tetovë, Maqedoni

 

Kur kemi te bëjmë me përkushtimin tuaj dhe punën që beni kishte qenë me rendësi të na thoni si arrini këtë?

Shquhem njeri me vullnet dhe kjo besoj të jetë.

 

Jeni e njohur për kumtesat e mbajtura në konferenca te ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, simpoziume te ndryshme, cila është tema që ju trajtoni në këto kumtesa?

Kjo varet nga tema bosht që mun dtë ketë konferencat që organizohen, në bazë të saj mundohet të jap edhe unë kontributin tim, por studimet më shumë të letërsisë shqipe.

 

“Miti i gjuhës në letërsinë shqipe, Mjeda, Fishta, Koliqi,”, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare: “Studime Gjuhësore”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,Tiranë. Një temë sa interesante dhe aktuale në Letersinë shqipe, pse zgjodhi mu këte Rovena?

E para arsye është se këta autorë i njoh mirë, e njoh mirë edhe gjuhën që ata shkrujanë, dialektin e tyre, dhe arsyja e dytë është se miti i gjuhës lidhet me 100 vjetorin e Pavarsisë dhe kjo me një qëllim të caktuar pasi nëse do të jemi në 150 vjetroin e saj unë do të rilexoj po të njejtën kumtesë dhe do ta shoh sesa efekt do të këtë kjo edhe pas 150 vjetësh pavarsi.

 

Ne punimet e juaja sa kam mundur të verej Naim Frashëri zë vend me rendësi, krysisht Kruvepra e tij “Bagëti e Bujqësi por sa duke ju ndaleni më shume në “Figurshmërin gjuhësore” te poema çka mund te na thoni lidhur me këtë?

“Bagëti e Bujqësi” aq figurshmëri që ka e ka për shkak të gjuhës dhe kjo mënyrë është rruga më e vështirë për të bërë poezi. Ligjerimi neutral nuk ka konotacion shtesë, ka konotacion sa vetë gjuha mund ta lejojë, por si e arrin emocionin poema e Naimit?- Duke përdorur fjalën me rend gjuhësor, me rend origjinal, me formë gjuhësore vetjake dhe duke arritur të krijojë imazh. Liternatura, gjuhë dhe letërsi, tekst është shumë pak, letërsi është vetëm në momentin e përjetimit. Gjuha dhe natyra e bëjnë liternaturën, pra ikja prej natyre.

Këtu futet paramendimi i autorit për receptimin i cili i ka menduar të kënduara e jo të lexuara këtu shkon deri tek koncepti i oralitetit, duke përdorur mjetet gjuhësore të thjeshta, me qëllim që i pari i cili të lexonte vargjet, ai tjetri ta përcjellë gojarisht një grupi të gjërë dhe kështu të vazhdojë. Po Naim Frashëri është eksplicit e jo implicit, prandaj me të drejtë dhe pa ndrojë mund të themi që Naimi e bëri shqipën të flasë shqip dhe vetë fjala shqip është eksplicite. Poeti ynë i madh çeli shtigjet e para të vërteta në poezinë tonë dhe bashkë me këto shtigje vuri gurët në themelet e gjuhës letrare kombëtare.

Të kundërten mund ta themi p.sh të cikli “Bukuria” se ai është i komplikuar dhe që lidhet me paramendimin e autorit se lexuesi priste, lexuesi në rastin e poemës “Bagëti e Bujqësi” ishte imediat, kurse në ciklin “Bukuria” ai priste, tek poema “Bagëti e Bujqësi” jo që autori nuk dinte ta kompikonte tekstin, por ishte pikërisht skena e kominikimit që do ta çonte tek kjo zgjidhje.

Figurë e rëndësishme është enumeracioni, i cili krijon pasuri pamjesh dhe përjetimesh të ndryshme emocionale. Kjo poemë, në të vërtetë, në tërësi mund të merret si një apostrofë e natyrës së atdheut. Fuqia emocionale e saj, në një pjesë të madhe, është e varur prej qëndrimit të subjektit poetik ndaj natyrës që në të, në përgjithësi, është qëndrim tejet veprues, gjallërues. Tregimin përshkrues, më shpesh sesa në asnjërën prej poemave të tjera të Naim Frashërit, e ndërpresin ndërhyrjet njerizuese, përkujtimet dhe thirrjet, që kanë trajtën e apostrofës, me të cilat gjallërohet bota e vdekur. Nuk është e çuditshme, prandaj, pse poema edhe fillon si thirrje. Të shpeshtën e herëve Naimi habitet e mahnitet, gëzohet a pikëllohet, flet me patos a përsiat i thelluar duke i thirrur sendet, fenomenet, objektet, krijesat e ndryshme të natyrës. Lëkundjet e këtilla emocionale të subjektit poetik, të shkaktuara si pasojë e mallit që ndien për natyrën larg së cilës është i detyruar të jetojë, marrin trajta të ndryshme të shprehjes figurative. Për këto arsye përmbajtje të apostrofës do të kenë edhe ato shprehje që nuk duken si apostrofa klasike.

Sekreti i poezisë naimiane kërkohet pikërisht te fakti se vargu realizon përsiatje emocinale, që thellohen në fshehtësinë e shpirtit njerëzor. Vepra e tij nuk është fakti, ngjarja, natyra, njeriu, por marrëdhenia e tij me këto dukuri të natyrës dhe të botës shpirtëtore dhe qenies së njeriut. Për këtë arsye në poezinë e Naimit figura është më tepër përjetimi i gjithçkaje që ka të bëjë me qenien njerëzore, me jetën, vdekjen, fatin, moralin.

 

Një publicist, një punëtor shkencor kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër  si është Rovena nga natyra?

Shumë kërkuese në shkencë dhe në jetë, fanatikë në shkencë, e komunikueshme besoj me të gjithë që më rrethojnë dhe këtë e mat edhe me shoqrinë e madhe që kam.

 

“Roli i femrës shqiptare në botën e letrave dhe të letërsisë artistike”, Sa është femra shqiptare aktive këtu?

Tani kohët e fundit sikur po i degjohët zëri pak më fort dhe aty ku janë kanë cilësi kjo është një vlerë për shoqërinë shqiptare sidomos për atë të letrave.

 

Cilat janë shkrimet publicistike interesante të publikuara deri më tani nga Rovena?

  • “Studimi Monografik “Etnos në epos” nga Shaban Sinani”, “The Albanian Londer”, 19.05.2011, Londer, Angli
  • “Ndriçime të reja në epos”, “Albania Press.com/ShqipëriaPress.com”, 12.05.2011, Tiranë
  • “Demonologjia shqiptare, e pasur dhe e larmishme”, “KOSOVO NEËS NETËORK”, Opinione & Analiza, 28.04.2011, Prishtinë
  • “Simbolika dhe psikoanaliza e tregimit “Kumbulla përtej murit” (Ernest Koliqi), “Botimet Shqiptare”, 30.05.2011, Tetovë, Maqedoni
  • “Koncepti i objektivitetit dhe subjektivitetit”, Botimet Shqiptare, 01.06.2011, Tetovë, Maqedoni
  • “Elementi kontrastiv midis realës dhe imagjinarës”,Fryma-NetëorkedBlogs.com, 20. 05. 2011, Shkupi, Maqedoni
  • Debati: “Qosja-Kadare-Frashëri rreth identitetit kombëtar”, Revista “Kuvendi” 07.06.2011, Boston, Massachusetts
  • “Etnos në epos”,  Revista pedagogjike, “Edukimi drejt së ardhmes”, 25.06.2011, Tiranë
  • “Zbulohen rrenjet e eposit shqiptar”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 20.03.2011, Tiranë
  • “Miti i Mërkunës së zezë dita e marte”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 19.05.2011, Tiranë
  • “Gjaku është përcaktuesi i shumë vlerave morale”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 12.06.2011, Tiranë
  • “Etnos në epos” i prof. Shaban Sinanit, Gazeta: “Nacional”,  19-26.06. 2011, Tiranë
  • “Letërsia (krijimtaria letrare) dhe demonologjia popullore”, Revista “ShkupiPress”, 23.04.2011, Maqedoni
  • “Koncepti i objektivitetit dhe subjektivitetit (II), Gazeta: “Nacional”, 11.09.2011, Tiranë
  • “Koncepti i objektivitetit dhe subjektivitetit (I), Gazeta: “Nacional”, 04.09.2011, Tiranë
  • “Krojet e Zanave”, folklor nga Naim Plaku, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 20.08.2011, Tiranë
  • “Miti i mali i përcjellë përmes gurrës së legjendave popullore”, Gazeta: “Rruga e Arbërit”, 20.08.2011, Tiranë.
  • “Simbolika dhe nënteksti i romanit “Polici me kuran” i Pjetër Jakut”, Revista “Kuvendi”, 11.09.2011, Boston, Massachusetts

 

Ju njihni disa gjuhë, sa ju n dihmojne ato në punën tuaj shkencore?

Patjetër që gjuhët e juaja të ndihmojë në përsosjen e punës së gjithë së cilit.

 

Cili është roli i Rovenës sot si Kryetare e deges mesimore në Qendra e Studimeve Albanologjike ?

Nëse do kam një detyrë që mendoj ta kthej në mision,  është modeli i të gjithë punonjësve shkencore dhe pse jo të mos jetë edhe univerisiteti i kësaj qendre të vetme ne Shqipëri model.

Roli im në këtë punë është koordinimi i gjithë veprimtarisë mësimore dhe pedagogjike.

 

Planet e Rovenes për të ardhmen, çka lexuesit presin nga ju?

Planet e mia për të ardhmen për momentin jam duke mbyllur doktoraten dhe do vazhdoj këtë profesion në kam investuar pa diskutim.

 

Nëse do të kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët pa marrë parasysh ku, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne. Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

Më duket se gjendja është më mirë se cka qenë dhe me shpesë që do përmirësohen gjerat, por kjo i takon një kohe të caktuar, gjithsesi duhen parë më pozitivitet të gjitha ato ngjarje për mirë që kanë ndodhur sidomos në politikën e qeverisjës së Kosoves, por ka edhe zona të acaruara akoma mendoj që jenë për të dëshiruar shumë.

 

Përveç publicistikes dhe mësimit e angazhimit në universitet si e kalon kohën e lirë Rovena?

Një pjesë të mirë të kohës së lirë ja kushtoj familjes simë pasi ajo është e shenjtë për mua si për çdo njeri.

 

Çka ju benë të lumtur  dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

Më bëjnë të ndihem keq banaliteti që sot për fat të keq na rrethon, më bën të lumtur të gjitha ato që ndjehen mirë në shoqërinë time.



Related posts

KUR GEGËT DO TË NDIEJNË VETEN N’ ATDHEUN E VET ?!
DY VJET PA PISHTARIN E ARSIMIT prof. ABDYLBAKI BAJRAMI
Neki Babamusta shpallet "Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokr...
Mërgata la jo vetëm gjurmë, por edhe vepra kolosale

Leave a Reply





Archive