|

JAM JUGU I SHQIPËRISË – Poezi nga Makfire M. Canolli

JAM JUGU I SHQIPËRISË
 
Mos më quani vetëm Çamëri
se jam bija e nënës Shqipëri,
jam motër e Preshevës,
Bujanocit e Medvegjës,
Plavës, Gucisë, e Tetovës,
Mitrovicës e tanë Kosovës!
 
Më dhem zemra e më djeg shpirti
më djeg malli e më përvëlon,
kur Shqipëria e Kosova
pavarsinë po e festojnë.
 
Mitrovica pa veri,
Plava e Tetova pa liri,
Presheva e Çamëria në robri,
e ju moj shqiptari,
këtë e quani ju pavarsi?!
 
Thirrni mëndjes e mendoni
njëri tjetrin ta afroni,
mjaft më me përçarje
vrasje, ironi edhe ndarje.
 
Jeni ndarë si mos më keq
sikur të ishit bukë me kuleq,
keni krijuar njëqind parti
e shtepijën pa çati!
 
Disa të tjerë bêjnë be e rrfe
ne jemi të lidhur vetëm për fe,
ca krishterë e ca muhamedan
në dorë t’huajve atdheun e keni lën!
 
Në shumë vende të shpërndarë
disa masakruar e disa të vrarë,
shumë të tjerë i morri gurbeti
vaj vatani e mjer mileti!
 
Qaj si fëmi mot pas moti
si nuk është gjallë Kastrioti,
t’ja thyej qafën shkaut e grekut
t’ja kthej nderin mëmëdheut,
ta luftonte padrejtësinë
që po bëhet me nënë Shqipërinë!
 
Prap po vjen i bekuar nëntori
zemra sa s’më del nga krahrori,
do të festohet pavarsia
pa mua e motrat e mija!
 
Nuk dua të jem mysafir
duarkryq e të bëj sehir,
dua të jem aty prore
në valle dore për dore.
 
Nëse jeni bijt e shqipes
e stërnipat e Skënderbeut,
bashkohuni rreth flamurit
e lidheni besën e burrit,
mjaft më lat në dorë të huaj
për liri sa shumë po vuaj.
 
Kur t’bashkohem me motrat e mija
do t’ju them: Me fat Pavarsia!
E ta dijë gjithë bota mbarë
edhe unë jam nga trolli shqiptarë!
 
Mos më jepni veq premtime
kërkoj ato t’i ktheni në veprime,
mos më quani vetëm Çamëri
se jam jugu i nënës Shqipëri!
 
Makfire M. Canolli


Related posts

GRI
Sofra Shqiptare e Anekdotave ne Devoll, Shqiperi
Shtegëtimi në reliefin bregdet
Poezi nga Riza Gani Dade

11 Comments for “JAM JUGU I SHQIPËRISË – Poezi nga Makfire M. Canolli”

  1. Kujtim shabanaj thotë:

    shume ebukur e goditur shume e pasur e larte kombetare

  2. shaban Cakolli thotë:

    Një poete e veçantë,kërkuese në fushën e rrugëtimit poetik,me një stil e model të veçantë,vargërim me perspektivë,vlerë në të cilën evidentohet prania e kombëtares.E përgëzojmë poetën tonë të shquar,në vargërimin e mëtutjeshëm
    të begatuar plot vlera……

  3. beni thotë:

    urime urime e ne fund pergezimeee

  4. anita thotë:

    shumm poezi e bukurr me pelqeuu shummmm

  5. anjesa thotë:

    28 Nentori
    me shekuj te pritem
    me gjak te ujitem

    me ne fund arrite
    ne duart e te rriturve

    shteti jon u pavaresua

    me emrin tend u shteterua
    rroft emri”PAVARESI”
    shteti jon me i ri!

  6. anjesa thotë:

    shum shum e mire vjersha Makfiree

  7. anita istogu thotë:

    shum e bukur bravo poet kjo vejrrsh me plq

  8. anita istogu thotë:

    bravov
    ju ndihmoft zoti juve poeteve qe po qitni vjerrsha per kosoven edhe per shqiperin

  9. anita istogu thotë:

    28 nentori

    rri ulur atdheu plak
    la me lot e la me gjak
    mira vjet histori me shum rob se ne liri

Leave a Reply





Archive