KANË MARRË FLAKË KANGËT E MIA
Nga: Agim Gashi

Agim Gashi
KANË MARRË FLAKË KANGËT E MIA
(Dëshmorëve, pavarësisë dhe unitetit shqiptar)
Kanë marrë flakë këngët e mia
Çohu Adem Jashari se erdhi pavarësia!
Çohu Adem Jashari shetite Kosovën
Krah m’krah me President Rugovën.
Ju dëshmorë jeni liria
Në arena e në kufi,
Për liri ju trupat shtritë
Për me ba Shqipninë-Shqipni!
U banë kater vite
Do t´bahen tremi,
Kosova ime e dashur
Liri e pavarsi.
Dëshmorët e kombit
N´valle të lirisë
E nderojnë Kosovën
Nderojnë pavarsinë.
Kosovës së pavarur
Liria i ndriti,
Terrin ia ban dritë
Zahir Pajaziti.
Atje në Koshare
Edhe rranzë Pashtriku
Gjithmonë ndër sy trimash
Ai Ahmet Krasniqi.
Nga tokë e Dukagjinit
Me shqiponjë në ball,
Valles mirë i prinë
Salihu ushtar.
Fill pas tij në valle
Djali i Karadakut,
Agim Ramadani
Hero lule gjaku.
Gjaku Juaj i derdhur
Lule liri mbiu,
Kangës ja thonë n´vorr
Xheva e Fehmiu.
Kullat e Junikut
Që s‘u tundën kurrë,
O Bekim Berishës
Ia kanë falë nji gur.
Ia kanë fal gurin
Me ia ruajtë kujtimin
Si nderoj flamurin
Ato nderojnë trimin.
Fushat e Kosoves
I ka mveshë blerimi,
Për Adrian Krasniqin,
Luan Haradinin.
O të gjithë dëshmorët
Bukur hedhin vallen,
Nderojnë Kadri Zekën
Dhe Jusuf Gërvallen.
Çon fjalë Enver Hadri
Nga varri n´Bruksel,
Hej Kosova ime
Paq dritë e paq nder.
Fryma e Mic Sokolit
Zani i Smajl Hysenit,
Gëzim uji Valbonës
Forcë gurët e Shkëlzenit.
Vjen Shote Galica
Ua përkdhel ballin,
N`çerdhe të amshimit
Me dritë ua mbusha varrin.
Parajsën e juej
Me nur ua ndrin,
Me rend ju përqafon
Uron Pavarsinë.
Urime, urime,
Dëshmorët e mi,
Së shpejti do ta bajmë
Shqipninë-Shqipni!!!
Mbi qiellin shqiptar
Nuri juej ndritë,
Përkulemi me nder
Për të bardhën dritë.
17.02.2009, Düren
E ripërpunuar
15.02.2012
|
|
Tweet |

