|

Komunikimi, sjellja dhe gjumi te kafshët

Nga: Bashkim Saliasi

A komunikojnë kafshët?

Gjuha e tingujve te kafshët u vërtetua pas vrojtimesh të gjata, ku kafshët nëpërmjet tingujve i shprehin shokut një gëzim, një hidhërim ose një thirrje për ndihmë. Janë dashur holumtime të gjata dhe pas rregjistrimesh të përpikta u arrit që të kuptohet se kukuritja e bretkosave, zukatja e kërkalecit, kënga e bilbilit, nuk janë thjeshtë një shenjë kënaqësie, por një gjuhë e ndërlikuar.

Në se jeni ndodhur në pyll dhe keni vënë re sulmin e skifterit, të gjithë zogjtë mblidhen rreth tij duke klithur me të madhe dhe kërkojnë ndihmë, të cilat shpesh e detyrojnë skifterin të largohet pa patur sukses në kapjen e gjahut.

Në qoftë se klithmat e zogut janë fjalë të veçanta, atëherë për këngën e tij themi se përfaqëson fraza të tëra. Kënga e zogut , në radhë të parë , duhet të shpreh kënaqësi, kështu mashkulli (në disa lloje zogjësh) këndon për t’i hequr mërzinë shoqes së tij që ngroh vezët në fole aty pranë.

Në se bazohemi në rregjistrimet e zërave me aparate shumë të ndjeshme nga shkencëtar të ndryshëm vrejmë se shpendët kanë dialektet e tyre, që ndonjëherë janë shumë të largta.

Psh një stërqokë e Ballkanit e shumë të vështirë të kuptojë “gjuhën” e stërqokës skandinave. Ndërsa gargulli është një “poliglot” i vërtetë, mëson me lehtësi “gjuhën” e zogjëve të tjerë dhe në këtë mënyrë e pasuron gjithmonë e më tepër listën e këngëve të tij.

Gjuhën e tingujve nuk e përdorin vetëm shpendët. Gomari pëllet, tigri ulërin, macja mjaullin, majmuni bërtet, pra edhe këto kafshë kanë gjuhën e tyre të veçantë.

Lepujt e butë merren vesh midis tyre duke trokitur veshët e tyre në tokë tuk-tuk, sikur dërgojnë me telegraf ndonjë telegram. E pas pak në kafazin fqinjë dëgjohen trokitjet e shokut të tyre.

Keni vënë re në verë kur të gjitha kafshët kërkojnë të struken në vende të freskta, kurse gjinkalla ia thërret më shumë se kurrë këngës monotone me anë të secilës ajo gjenë kohën për t’u thënë diçka shoqeve të saja. Është vënë re se mashkulli i gjinkallës e joshë femrën me anë të këngës sikundër e josh dhe bretkosa mashkull bretkosën femërë.

Si sillen kafshët ndaj tregusëve të kohës?

Parashikuesit e kohës.

Shumë shpendë janë “sinoptikë” të çuditshëm. Gjatë shekujve ata kanë fituar një ndjeshmëri të lartë karshi presionit atmosferik dhe ndryshimeve metrologjike, të cilat pasqyrohen qartë në këngën dhe në sjelljen e tyre.

Karkaritjet e shumta të stërqokave në verë dhe në vjeshtë janë shenjë e sigurt për ardhjen e shiut. Dallandyshja që fluturon ulët paralajmëron kohë të keqe dhe në qoftë se herë ngrihet e herë ulet, atëherë furtuna nuk do vonojë.

Kur harabelat mblidhen grumbull në tokë dhe pushpuriten në pluhr, pritet kohë me shi. Ndryshimin e kohës e thonë shumë mirë dhe insektet. Para shiut bletët qëndrojnë në zgjua dhe gumëzhijnë, milingonat mbyllin me shpejtësi hyrjen e folesë, ndërsa mizat shtëpiake futen në banesë. Nëse natën vonë dëgjohet zukatja e fortë e kërkalecit apo e gjelit në kotec pritet të jetë kohë e mirë. Sa më të larta të jenë pirgjet e milingonave në vjeshtë , aq më i ashpër do të jetë dimri.

Paralajmërues të mirë janë dhe kafshët shtëpiake. Kur dhia futet nën streh do të ketë shi, në rast të kundërt kur ajo shetit në lëndinë, do të ketë kohë të mirë.

Qeni para shiut gërmon fort me thonj tokën, përpara të ftohtit shtrihet përmbys dhe përpara kohës së nxehtë shtrihet në shpinë etj.

Por, ajo më e rëndësishmja është se miqtë shtazor mund të paralajmërojnë tërmetet, të cilat shoqërohen me fatëkeqësi të mëdha, tmerr dhe panik të paparashikuar.

Qeni, macja, luani, tigri, elefanti dhe kafshë të tjera shtëpiake ose të egra e parandjejnë shpërthimin e tërmetit. Disa vjet më parë në Algjeri dhe Greqi, papritur të gjitha kafshët shtëpiake u harbuan duke këputur litarët dhe vrapuan drejtë fushave.

Shumë orë para tërmetit kafshët e një kopshti zologjik filluan të shfaqin një shqetësim të jashtëzakonshëm. Qeni dingo filloi i pari të lehte trishtueshëm dhe pas pak “solon” e tij do e pasonin me dhjetra zëra kafshësh të tjerë. Si i tërbuar hippopotami hidhej në ujë, kurse elefanti tundte feçkën me vërtik dhe klithte për mëshirë. Hiena ulërinte me të madhe, ndërsa tigri, luani, leopardi s’dinin nga të shkonin. Me koncertin shurdhues filluan të bashkohen edhe shpendët e banorë të tjerë të kopshtit. Nuk kalo shumë kohë dhe si me një komandë të mbinatyrshme, papritur, kafshët heshtën, u strukën në cepet e kafazeve duke u dridhur si purteka, dukeshin sikur prisnin katastrofën. Pas pak një goditje e tmerrshme, pastaj e dyta…. dhe i gjithë qyteti u shkatërrua.

Braktisja në masë e folesë prej milingonave dhe dalja me shpejtësi e gjarpërinjëve prej vrimave tregojnë se në të ardhmen e afërtë do të bjerë tërmet.

“Mbi të gjitha të habisin veprimet e qenit”, – tregon një shkencëtar. Ishte natë . Unë lexoja, ndërsa çupa e vogël flinte e qetë në karrocë pranë shtratit. Papritur qeni u vërsul te karroca, mbërtheu fëmijën nga këmisha  dhe vrapoi jashtë. Shtanga i tëri, u hodha me gruan për të arritur grabitqarin. Dhe sapo dolëm në oborr, tronditja e tmerrshme e shndërroi gjithçka në plur dhe tym”.

Banorët e oqeaneve dhe sidomos peshqit e thellësive, sipas mendimit të shkencëtarve, e parandjejnë qartë katastrofën e ardhshme.

Në vitin 1923, në afërsi të kryeqytetit u kap “merluci me mustaqe”, i cili, sipas thënieve të popullit, jetonte vetëm në thellësi të mëdha. Pas dy ditësh tërmeti i fortë shkatërroi Tokion.

Lind pyetja: – ku qëndron e fshehta e ndjeshmërisë sizmike të kafshëve?

“Zëri i thellësis” duhet t’i paralajmërojë kafshët për tërmetin e ardhshëm. Ultratingujt që lindin nga dridhjet e tokës, kapen nga veshi i kafshëve si një zë  i zbetë i thellësisë. Dihet se shumë kafshë dëgjojnë zëra shumë më të ulët nga ato që dëgjonë veshi i njeriut.

Kjo nështë arsyeja që medusa përpara furtunës u shmanget brigjeve dhe që peshqit e thellësive ngjiten në sipërfaqe. E fshehta e parandjenjës së tërmeteve nga kafshët qëndron në ndjeshmërin e këtyre tingujve shumë të ulët , në ditët tona janë krijuar aparatura që kopjojnë këto veti të kafshëve  dhe paralajmërojnë për tërmetet.

Si mbrohen kafshët?

Në një pyll të dendur ku mbretëron gjelbërimi, galojnë cicërimat melodioze, fshfëritjet e kafshëshëve, por në një moment hyn gjuetari dhe shkaktohet një kërcitje. Harmonia e mrekullueshme prishet në çast. Porsa dëgjohet kërcitja në mbar pyllin përhapet tmerri. Të gjithë futen në vrimë, fshihen pas një trungu, apo kalojnë majë pemës.

Me qindra sy të zjarrtë , me vesh të mprehtë, ndjejnë çdo lëvizje të gjatarit dhe turinjtë e tyre të lagur nuhatin që nga larg erën e tytës së pushkës. Kudo në pyll ka gjallesa, por po të provosh të shohësh nuk sheh asnjë gjë. Në pyll mbretronë rregulli,vigjilenca dhe fshehtësia.

Zogjtë, egërsirat, kafshët e pyllit jetojnë në kate të ndryshme. Urithi futet në tunele nën tokësore, bilbili në rrëzë të shkurreve, bufi në zgërbonjën e trungjeve të vjetra, harabeli në majën e pemës. Ç’do kafshë jeton në vendin e saj, në katin e caktuar. Ato nuk e ndërrojnë vendbanimin e tyre, zakon i verbër i formuar gjatë mijra vjetësh.

Në pyll ka orar veprimesh, ka rregull pune, që respektohet me përpikmëri nga çdo banor i tij. Kafshët janë si orë të gjalla, që në çaste të ndryshme kryejnë veprime të caktuara.

Mëngjesi i freskët, kudo në pyll ka gjallëri, klithma, cicërima, fluturime. Zogjtë me sqepin e mprehtë gjëmtojnë insekte midis gjetheve dhe me vrap në fole për të ushqyer të vegjlit e uritur.

Për fluturakët e pyllit mëngjesi është koha më aktive kur çdo minutë, madje dhe sekondat janë mjaftë të çuditshme. Në vapë zogjët qetësohen midis degëve të frskëta. Pasdite gjallërohen përsëri dhe në mbrëmje gjejnë degën më të rehatshme dhe pasi futin kokën nën krah, kalojnë natën në qetësi.

Kjo është radha e punës për zogjët e pyllit, një sjellje mjaftë e lashtë që ata nuk e ndryshojnë asnjëherë. Në muzg, lepuri, miu, dhelpra dhe tinzar të tjerë, që i friksohen dritës, dalin prej foleve, për të filluar punët e fshehta të natës.

Në mëngjes jeta e natës pushon, të gjithë banorët e natës zhduken dhe jeta në pyll fillon rishtaz.

Sjellja ndaj gjumit.

Lind pyetja: -a flenë kafshët?

Çdo kafshë ngordhë më shpejtë nga pagjumësia sesa nga uria. Në se qeni nuk e lëmë të flejë pesë ditë, ai  do të ngordhë me siguri.

Gjumi është ushqimi i trurit, thotë populli. Në gjumë së bashku me trurin pushon gjithë organizmi, të gjitha organet, pra i gjithë trupi ynë.

Zemra rreh e qetë dhe ngadalë, muskujt ndehen, presioni i gjakut bie, mushkritë thithin ajrin më rrallë dhe kudo në trupin e gjallë, prej majës sëturirit e deri në fund të bishtit, mbretëron një qetësi e vërtetë.

Në botë nuk ka as edhe një kafshë, insekt, peshk, amfib, zvarranik, shpend e gjitar, që mund të jetojë pa gjumë. Në qoftë se ndonjë kafshë jetonë pa fjetur, atëherë, me siguri, ajo do të ketë jetë të shkurtër.

Bletët puntore jetojnë shumë pak, gjithësej disa javë, dhe kjo ndodh sepse gjithë kohën ato merren me rregullimin e punëve në zgjua, pa fjetur qoftë edhe një minutë.

Pra, kafshët flenë në mënyra të ndryshme. Shpendët, për t’i zënë sa më shpejtë gjumi i ëmbël, futin kokën nën krahë, ndërsa qentë ulin veshët dhe mbështillen kruspull.

Kafshët e egra flenë duke dremitur. Lepuri ka gjumë të shkurtër dhe mjaftë të lehtë, brenda  një dite aim und të zgjohet deri njëzet herë, ndërsa derrat e detit pothuaj se nuk flenë fare, gjithë kohën ata qëndrojnë të dremitur dhe sytë i mbullin në faza të shkurtëra prej dy-tre minutash. Delfinët gjatë udhëtimit që ndjekin anijet flenë duke mbyllur sytë vetëm 30 sekonda. Provat kanë treguar se kafshët e ujit kanë më pak nevojë për gjumë se kafshët e tokës. Edhe njeriu pot ë flerë i zhytur  në një banjë me ujë e ndjen veten shumë mirë edhe me tre orë gjumë.

Çdo qënie e gjallë e zhytur në ujë çlirohet nga forcat tërheqëse të gravitetit, pra, si të thuash, ato  kafshët që flenë në ujë çlodhen e pushojnë më mire se kafshët që jetojnë në tokë.

Kafshët flenë kudo, në tokë, në ujë, por ka edhe kafshë që flenë në ajër. Në gjumë ato qëndrojnë shtrirë në shpinë, në brinjë ose përmbys si njeriu.

Por, në dallim nga njeriu kafshët flenë dhe në këmbë, në bisht, të varura me kokë poshtë dhe mbi degët e pemëve. Dhelpëra, ariu, antilopa, delja, leopardi dhe gjirafa flenë mbi  bark, duke përkulur trupin në formë gjysmëharku.

Luani, gorilla, panda, giboni, kunadhja, kanguri etj, flenë në shpinë. Kafsha më tipike që fle në këmbë, është kali, dhe sidomos elefanti. Leopardi fle në degën e pemës njëlloj si në krevat etj……

Kafshët flenë në ujë dhe në ajër.

Peshkaqenët, kur flenë, mbyllin sytë dhe qëndrojnë të shtrirë në brinjë pothuaj në sipërfaqe të ujit. Balena e veriut fle duke qëndruar shtrirë krejt mbi sipërfaqen e ujit. Peshku-hënë fle, gjithëashtu, i shtrirë në brinjë midis valëve të detit, duke u valvitur sin ë një krevat të butë. Shumë lloje peshqish për të fjetur zgjedhin vende të qeta, futen në gjire ku era e shqetëson sa më pak ujin ose zbresin pothuajse në tabanin e detit.

Gjumin më interesant nga të gjitha kafshët e ujit e bënë foka. Ajo fle në dy mënyra: -mënyra e parë ajo qëndron shtrirë mbi sipërfaqen e ujit, shpina i valvitet midis valve, ndërsa koka qëndron e zhytur në ujë.

Në mënyrën e dytë ajo sapo i mbull sytë, duke qëndruar në pozicionin vertikal, zhytet ngadalë në fund të ujit ku, pasi dremit 4-5 minuta, fillon të ngjitet në sipërfaqe.

Shëmbujt janë të pafund për kafshët që flenë në uji.

Po në ajër si flenë shpendët.

Pilotët zbuluan se shpendët në tremijë metra lartësi flinin sin ë një dyshek me krahhapur. Biologët më vonë vërtetuan se apuset flenë në ajër. Edhe lejlekët gjatë shtegëtimit flenë në ajër disa minuta. Në ajër flen dhe çajkat.

Po ëndërra a shohin kafshët?

Shpeshëherë, qentë klithin në gjumë dhe trupi në këtë kohë u dridhet si purtekë. Eksperimentet dhe studimet e njëpasnjëjshme treguan se kafshët jo vetëm që shohin ëndërra, por, në të njjtën kohë, është diktuar se ëndërrat te kafshët janë të zakonshme sa edhe për njeriun.



Related posts

70 VJET: SHUMË, POR DHE PAK, NË JETËN E SHKRIMTARIT PANDELI...
Bisedë me poetin, gazetarin dhe studiuesin Ilir Shyta
Festa e 7 Marsit dhe 80 vjetori i ditëlindjes së shkrimtarit...
Heshtja që flet bukur me shqisën e penelit

1 Comment for “Komunikimi, sjellja dhe gjumi te kafshët”

Leave a Reply





Archive