|

KONCEPTI I KLASËS DHE I LUFTËS SË KLASAVE

Nga: Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

KONCEPTI I KLASËS DHE I LUFTËS SË KLASAVE
Kapitulli i XVI

Pjesë nga libri që është gati për botim « Religjioni dhe Komunizmi »

Çfarë janë klsat dhe si kanë lindur ato? Si mund që ne t’i përcaktojmë klasat dhe njëkohësisht t’i konceptojmë ato nuk është shumë e lehtë për t’ju përgjigjur. Materializmi dialektik dhe historik ka bërë sipas tij përcaktimin shkencor të klasave duke e quajtur si një sintezë e ideve të Marksit dhe përvojës së re që kishte dhënë Lenini në veprën e tij “Insiativa e Madhe”.Siç e cituam edhe më lart këtë fjalë të Leninit i cili përcaktimin e klasës e ka bërë kështu: Klasa thotë ai quhen grupe të mëdha njerzish që dallohen midis tyre nga vendi që ata zënë në një sistem historikisht të caktuar të prodhimit shoqëror, nga marrëdhëniet që ata kanë me mjetet e prodhimit,(marrëdhënie të cilave në shumicën e rasteve u jepet formë dhe fuqi ligjore), nga roli i tyre i punës dhe pra nga mënyra se si marrin atë pjesë të pasurisë shoqërore që zotrojnë dhe dhe nga sasia e pjesës që e marrin. V.I.Lenin vëll 29, f .467.
Pra klasat luajnë një rol bazë në historinë njerzore në përputhje me komunizmin. Manifesti komunist duke u hapur me sentecëne tij pohon se historia e njerzimit deri tani dhe shoqëria ekzistuese është histori e luftës së klasave.

Dy klasat bazë.

Por shtrohet pyetja se çfarë është doktrina e tyre e natyrës dhe e funksionimit të klasës? Megjithatë Marksi shkruan rreth luftës së klasave por ai nuk e qartëson përkufizimin se çfarë do të thotë ai me një klasë. Një përmbledhje e këtyre pikpamjeve tregojnë se kjo klasë është sajuar nga një grup individësh të cilët mbështesin të njëjtat lidhje të drejtës së pronës ose të atyre që nuk kanë të drejtë për pronën nga kuptimi prodhimit. Më lart pamë edhe përkufizimin e Leninit për klasat të cilat sipas tij ata zënë në histori një sistem historik të përcaktuar nga prodhimi shoqëror, dhe nga lidhjet e tyre në shumë raste fiksohen dhe formulohen nga ligjet, dhe kjo do të thotë nga roli i tyre në organizatat sociale të punës dhe vazhdimisht me dimensionet e pasurisë shoqërore që ata fitojnë dhe metodat e tyre të fitimit si pjesë e saj. Klasat janë grupe njerzish një nga të cilat mund t’i përkasin punës së të tjerëve për shkak të vendeve të ndryshme që ata zënë në përcaktimet e sistemit të ekonomisë shoqërore. Por çfarë i konstituon dhe i dallon klasat kjo nuk është një ndryshin primar në të ardhmen, ndryshimet në zakonet, ose ndryshimet në mentalitet, por ato zënë vend në prodhimin shoqëror dhe lidhjet në të cilat ata qëndrojnë në lidhje me prodhimin, nga ku ndryshimet e tyre në të ardhmen, nga zakonet dhe mentaliteti që lindin.
Me fjalë të tjera një lidhje e cila mbështet në përkushtimin e sistemin ekonomik të një klase në shoqëri. Nëqoftëse njëra i përket prodhimit të shpërndarjes kjo është parë nga komunistët si një anëtare e klasës kapitaliste. Ato të cilët nuk pranojnë dhe shesin vetëm punën e tyre dhe të cilët punojnë vetëm në shoqërinë industriale është proletariati.
Marksi nuk kërkonte që të zbulojë konceptet e klasës ose të luftës së klasave. Përpara se historianët borgjezë patën përshkruar zhvillimet historike nga kjo luftë klasash nga ekonomistët borgjezë dhe anatomia ekonomike e klasave.
Çfarë e bëri këtë që të ishte një provë e re? -1-Kjo ekzistencë e klasave është e lidhur ngushtë me praktikën, fazat historike në zhvillimin e prodhimit.-2-Kjo luftë klasash është e domosdoshme udhëhiqet nga diktatura e proletariatit.-3-Dhe vetë kjo diktaturë konstituon tranzicionin dhe zhduk njëkohësisht që të gjitha klasat dhe shoqërinë e klasave.
Karl Marksi besonte se s’ka më shumë se dy klasa në shoqëri. Megjithatë dy klasat më të rëndësishme janë kapitalistët dhe proletariati. Por në fakt mendimi se nën kapitalizmin, tendenca drejt krijimit vetëm nga dy klasa ku p.sh edhe pronarët e tokave priren që të bëhen një pjesë e klasës së kapitaliste.
Por për ekzistencën e luftës së klasave ne këtu përsëri jemi duke u konfrontuar me dialektikën. Kur është aplikuar dialektika në historinë njerzore këto dy elementë kundërshtarë bëhen dy klasa. Klasa kapitaliste është teza, dhe proletariati është antiteza. Klasës së pronarëve i nevoitet që dikush të punojë në fabrikat e tyre dhe kjo krijon proletariatin, klasë e cila nuk ka asgjë për të shitur përveç punës së tyre. Kështu që të dyja janë kundërshtare dialektike me njëra tjetrën, dhe interpertimi dialektik nga vetë zgjidhjet e historisë në konceptimin e luftës së klasave në histori.

Lufta e klasave është e pashmangshme.

Lufta e klasave është e pashmangshme në përputhje me një klasë sunduese të Marksit që përpiqet që të shtypë çdo grimë të punës së mundshme prej proletariatit, ndërsa i japin proletariatit mjaft të drejta që t’i mbajë ata gjallë. Por qysh se nuk mund të ketë komunistë ndërmjet interesash dhe ndërmjet shfrytëzuesit dhe të shfrytëzuarit, kontradiktat dhe ndeshjet janë të pa evitueshme.
Engëlsi thotë: Qysh se është themeluar civilizimi mbi shfrytëzimin nga një klasë, tërsisht zhvillimi i saj vazhdon në një kontradiktë konsekuente. Çdo hap përpara në prodhim në të njëjtën kohë është një hap prapa në pozicionin e shtypjes së klasës dhe kjo është një shumicë e madhe. Çfardo përfitimi i dëmton disa nevoja të tjerëve, dhe çdo emancipim i ri nga një klasë është i nevojshëm që të shtypet nga një klasë e re.
Le të ndjekim arsyetimin e Engëlsit mbi këtë subjekt. Kjo luftë është e intensifikuar kur një klasë bëhet e ndërgjegjshme në vetvete si klasë. Si formë kapitaliste e prodhimit ndryshimet bëhen shumë e më shumë inadekuate, dhe ajo bëhet shumë e më shumë një prangë e prodhimit. Midis ndryshimeve shfrytëzuesit dhe të shfrytëzuarit rriten shumë e më shumë, dhe njëkohësisht është shumë e më shumë evidente që interesave të dy grupeve të jenë diametralisht kundërshtare me njëra tjetrën. Kështu që anëtarët e dy klasave bëhen shumë e më shumë të ndërgjegjshme si klasa dalluese me konflikte interesash. Kjo vazhdimësi interesash shihet tek proletariat i cili nuk ka rrugë tjetër por shkatëroon shoqërinë klasore dhe emancipojnë njerzimin. Dhe që të gjithë duan ta prishin sistemin e klasave. Engëlsi vazhdon më këtë të vërtetë si fakt material e cila është vetështypur të paktën në një ose shumë forma të qarta, por me paprekshmërinë e nevojshme që tregohet kujdes me shfrytëzimin e proletariatit, dhe kjo në fakt është jo në kuptimine drejtësisë dhe të padrejtësisë që mbahet nga një kulltuk filozofi ku konfidenca e socializmit modern është themelimi i fitores. Kështu që kjo më shumë është rast natyrash se klasa punëtore duhet të jetë sinqerisht revolucionare siç vëren Kugelmani tek Marksi.

Revolucioni.

Revolucioni proletar është një lloj revolucioni i ndryshëm. Në revolucionet e më parshme një klasë e re çfrytëzuese, një minoritet vjen në pushtet. Në revolucionin socialist në njërën anë shpjegon Kornforthi pushteti kalon në duart e klasës punëtore dhe drejton që të gjithë popullin punëtor në duart e masave të gjëra. Dhe ky pushtet është përdorur për të mbajtur privilegjet e një klase shfrytëzuese, por njëkohësisht i shkatërron që të gjitha privilegjet e tilla dhe më së fundi që të gjitha klasat antagoniste. Kur kjo ka qenë e detyruar që të përmbushë shtetin ishte shumë larg qysh se shteti në përputhje me përcaktimin është për një instrument ngadalsimi ku një klasë shfrytëzuese i jep mundësinë atyre që të mbajnë pozicionet e tyre. Lenini thotë se në përputhje me Marksin shteti është një organ i klasës dominuese, një organ shtypës i një klase nga një klasë tjetër, ku qëllimi i saj është që të vendosë rend e cila legalizon dhe e përjetëson këtë shtypje me moderimin e ndeshjes midis klasave.
Shumë prova të ekzistencës së shtetit dhe antagonizmi i klasave janë të papajtushme. Kështu që kur klasat dallohen ata janë shumë të nevojshme për shtetin. Në fakt kështu pohon Engëlsi, se shteti nuk mund të ekzistojë por me eleminimin e konfliktit të antagonizmit të klasave ata zhduken dhe ky është një jo organ i represionit të një klase me një klasë tjetër, dhe kjo mund të ekzistojë. Si një çeshtje e faktuar populli fshihet nën diktaturën e proletariatit.
Komunistët besonin se megjithëse njerzit në të kaluarën kanë punuar që të jenë të aftë që t’i shfrytëzojnë shokët e tyre të revolucionit, por ata shfrytëzojnë dhe zëvendësojnë një grup tjetër, mirpo komunistët janë i vetmi grup në histori i cili zhvillon revolucionin që nuk shfrytëzon ndonjë grup por lirinë e të gjithë njerzimit. Historia ka treguar se ata nuk mund të emanciponin vetveten pa emancipimin e njerzimit. Dhe qysh se ata kanë një qëllim të tillë të mrekullueshëm dhe të ngjashëm me pikpamjet e moralit të cilin ata e mbajnë dhe e ndjejnë, ndonëse atë që ata sjellin rreth revolucionit dhe shkatërrimit të klasës së kapitalistëve e cila është një gjë e mirë për të bërë. Nga ana tjetër komunistët pranonin ndonjë gjë që e fshehin se zhvillimi i revolucionit është i keq. Kështu që komunistët nuk janë të interesuar në reduktimin e antagonizmit të klasave, por ne e shohim se ata bëhen më të mprehta dhe nxisin ditën e revolucionit. Si rrjedhim komunistët e fusin vetveten në çdo vend në shoqëri dhe ata mund të arrijnë që të futen dhe kështu ata arrijnë të nxisin shkatërrimin e shoqërisë socialiste.
Përmbushja e këtij akti në emancipimin universal, kështu thotë Engëlsi, është misioni historik i proletariatit modern. Megjithatë krahasimi i kushteve historike dhe shumë natyra të këtij akti kumtohen se tani shtypja e klasës së proletariatit është plotësisht e njohur nga kushtet dhe kuptimi i momenteve të veprimit është quajtur i përfunduar, kjo është detyra e shprehjes teorike e lëvizjes së proletariatit dhe të socilaizmit shkencor.
Kështu që është i papajtueshm konflikti ndërmjet klasave, dhe komunistët pohojnë se nuk mund të ketë unitet interesash. Udheheqësi M.J.Olgin pohon se kush thotë se është uniteti i interesave ndërmjet punëdhënsit dhe nëpunësve është kryer tradhëtia e klasës punëtore.
Marksi thekson se klasa kapitaliste ka shumë natyra për të çfrytëzuar një klasë që është bazuar në pjesën e teorisë së mbivlerës, të cilën ai nuk e krijon. Produktet e punës janë absolutisht shumë të domosdoshme për jetën e tyre. Dhe puna është parë si e vetmja vlerë prodhuese. Kështu që fitimin e grabisin kapitalistët nga pua e njeriut e cila është e drejta e tij. E Stepanova shkruan : duke e lënë të zhveshur mekanizmin e shfrytëzimit kapitalist Marksi zbuloi burimin e vërtetë të mbivlerës dhe duke përvetësuar burimin e mbivlerës të punëtorëve nga klasa e kapitaliste. Mbivlera është ndërmjet ndryshimeve të vlerës së krijuar me punën e punëtorëve dhe kjo është vlera që do të thotë thelbi i nevojshëm për punëtorin dhe familjen e tij. Marksi e zhvilloi teorinë e mbivlerës si baza ekonomike ndërmjet proletariatit dhe borgjezisë. Doktrina e teorisë së mbivlerës është guri i themelit të teorisë ekonomike të Marksit. Pas mësimit të ligjeve materialiste nga udhëheqja e zhvillimit të shoqërisë njerzore dhe doktrinës së mbivlerës ishte një zbulim i dytë i madh i bërë nga teoricienët brilantë të proletariatit.

Teoria e shpërblimit të punës.

Teoria kapitaliste e Marksit nuk i shton ndonjë gjë vlerës, dhe si rrjedhim përfitimi i saj është një vjedhje nga e cila i përket punës.
Qysh se Marksi ishte duke u përpjekur të provonte manualin e punës në shoqërinë industriale se është i shfrytëzuar, dhe kështu punëtori e galvinizon veprimin revolucionar, dhe ai nuk e përfshin në termat e punës përpjekjet për të vendosur më tutje ndërmjetës nëpërmjet llogaritjeve…ose e tërë teoria e tij i kushton pikërisht vëmendjen influencës së skarcitetit dhe çeshtjeve që kanë vlerë. Megjithatë Marksi bën disa koncesione që kualifikimi i teorisë së vlerës së punës në shkrimet e tij e largon përshtypjen se puna është e vetmja vlerë krijuese. Kjo i dha mudësi atij që të japë një sanksion shkencor idesë se punëtori paguhet shumë pak. Ai gjithashtu e kapitalizon zemrimin kundër sistemit dhe e intensifikon atë duke mësuar se sistemi kapitalist me natyrat e tij të shumta i nënshtron punëtorët dhe kjo është e pa drejtë. Ky koncept nuk është një teori e pavlefshme por para së gjithash një teori çfrytëzimi ku marksistët bërtasin për një betejë duke përdorur për lëvizje rebelimin e punëtorëve.
Puna është përfshirë në prodhimin e vlerave por ky nuk është i vetmi faktor. Skarciteti dhe kërkesa për artikuj janë gjithashtu faktorë vitalë. Nëqoftëse natyra prodhon gjëra të cilat njerzit i duan dhe i prodhojnë ato këto gjithashtu do të jenë të njëjtat vlera të cilët ata i kanë.
Sikurse Riçard Uaiteli observonte kohë më parë se perlat nuk sjellin një çmim të mirë, përshkak se njerzit janë të kredhur në to dhe ata janë të zhytur në to përshkak se ata sjellin një çmim të mirë.
Puna e bërë nuk ka marrë gjithmon pjesën e saj, por gjithashtu janë të tjerët që kanë të drejtë në këtë pjesë. Personi i cili investon kapital është duke investuar që të sigurojë punën në të ardhmen dhe ky investim bëhet nga puna e bërë. Pse ai e refuzon mundësinë e përfitimit dhe kur ai investon që të fitojë para edhe mund të humbë se sa të fitojë. Përse përjashtohet nga termi i punës përpjekjet që tregon në llogari të ndërmjetësit? Marksi e ka pranuar që këto të cilët blejnë dhe shesin kryejnë punë, dhe ata janë të lirë për kohën e tepërt të punës për të prodhuar? Po pse ata nuk kanë të drejtë që ta përfitojnë pjesën? (Kapitali vëll i 2 fa. 149. vëll i3 f.331).Vetë komunistët nuk premtojnë se do t’ja japin punëtorit të gjitha ato që ai i prodhon. Ata thoshin se në socializëm njeriu punon në përputje me aftësitë e tij dhe merr në përputhje me punën. Por akoma është shumë larg duke thënë se ai do të marrë që të gjitha produktet e punës së tij. Përveç kësaj ata kërkonin se në komunizëm një njeri do të merret në përputhje me nevojat e tij. Dhe kjo gjithashtu do të thoshte se ata nuk do t’i marrin që të gjitha produktet që ata i prodhonin.
Ai gjithashtu duhej të mbante në mendje se këto premtime të komunistëve aludojnë një diktaturë e cila përcakton se çfarë është një aftësi dhe se sa e vlefshme është puna e tij dhe sa shumë atij i nevoitet! Kjo nuk dotë jetë larg për punëtorët që të vendosin për shtetin totalitar. Dhe nuk është vetëm një ku punëtrët mund ta quajnë linçim të padrejtësisë nga shteti totalitar. Kjo na lejon ne që të konkludojmë me një përmbledhje doktrinën e së kaluarës së tyre.
1. Klasat janë të përcaktuar nga marrëdhëniet në prodhim.
2. Në shoqërinë kapitaliste janë dy klasa bazë: klasa e punëtorëve dhe klasa e kapitalistëve ku interesat e tyre janë të papajtueshme.
3. Zhvillimi i prodhimit kapitalist prodhon mprehtësinë e luftës së klasave. Me zhvillimin e industrisë klasa punëtore rritet në numër dhe ndërgjegjësohet. Lufta ndërmjet dy klasave bazë në shoqërinë moderne bëhet shumë intensive.
4. Klasat e mesme priren në mënyrë konstante që të shkatërrohen me zhvillimin e prodhimit kapitalist dhe hidhen në radhët e proletariatit.
5. Ata lëkunden ndërmjet klasës punëtore dhe klasës së kapitaliste.
6. Klasa punëtore është klasë revolucionare.
7. Ajo është udhëheqëse e të gjitha shtresave të tjera të popullsisë duke përfshirë edhe fermerët.
8. Misioni historik është përmbysja e kapitalizmit dhe vendosja e socializmit.

Rëndësia e konceptit të klasës.

Koncepti i klasës dhe i luftës së klasave janë pjesë esenciale e marksizmit. Ligjet e lëvizjes dhe të progresit në histori në përputhje me socializmin shkencor është ligji i luftës së klasave. Engëlsi thekson se: Marksi në mënyrë të saktë pat zbuluar i pari ligjet e mëdha të lëvizjes së historisë, ligje në përputhje me të cilat që të gjitha luftrat historike nëse ata veprojnë në politikë, fe, filozofi, ose në dominimet e tjera ideologjike janë në fakt vetëm më shumë ose më pak shprehje të qarta të luftës social klasore, dhe ekzistenca në lidhje me këtë gjithashtu përplasen, dhe këto klasa janë në kthimin e kushteve në atë shkollë të zhvillimit të pozicionit të tyre ekonomik me mënyrën e tyre të prodhimit dhe me ndryshimin e formave rezultative të saj. Ky ligj i cili ka të njëjtin kuptim për historinë dhe ligjet e transformimit të energjisë që kanë për shkencat natyrore…Elementët e mëdhenj impresionues të historisë janë gjetur në mardhëniet e forcave prodhuese, por Bober thotë se klasat paraqiten si agjentë të gjallë që veprojnë me bindje impulsive të përhapura në lidhje me këto materiale të realitetit.
Lufta e klasave është një pjesë esenciale e filozofisë së marksizmit që nuk mund ta braktisë atë pa braktisur marksizmin. Sikurse thekson Marksi dhe Engëlsi : Sikurse për veten tonë në pamjen e së tërës sonë atje ka vetëm një rrugë të ngushtë e hapur për ne. Për 40 vjet ne kemi theksuar se lufta e klasave është imediatisht një forcë drejtuese e forcave të historisë, dhe në praktikë lufta e klasave ndërmjet borgjezisë dhe proletariatit si një i lartësi e revolucionit shoqëror modern, dhe si rrjedhim është e pa mundur për ne që të kooperojmë me popullin i cili uron të shuhet kjo luftë klasash nga lëvizja. Kur ishte formuar internacionalja ne shprehimisht formuluam thirrjet për luftë dhe emancipimi i klasës punëtore duhet të jetë arritur me vetë klasën punëtore. Ne si rrjedhim nuk mund të kooperojmë me njerzit i cili thotë se punëtorët janë të pa edukuar dhe të pa emancipuar dhe së pari duhet të lirohen filantropikët borgjezë dhe borgjezët e vegjël. Nëqoftëse partia si organ i ri adopton vijën që i korrespondohet pikëpamjes së këtyre elementëve, dhe se është borgjezia dhe proletariati dhe atëherë asgjë nuk mbetet për ne, por shumë mendojnë se ne do të ndjejmë keqardhje por publikisht deklarojmë kundërshtitë tona dhe kjo e prish solidaritetin me të cilin ne deri tani i kemi paraqitur partisë Gjermane jashtë vendit dhe kudo. Por ajo shpresonte se gjërat nuk do të vinin deri tek ajo. Editoret vazhdonin që të komentonin letrën në të cilën vazhdojnë edhe thonë se Engëlsi shkruan në këtë letër në emër të vetë Marksit, dhe anëtarët udhëhiqen nga grupi gjerman social demokrat. Kjo është ndërmjet dokumenteve shumë të rëndësishme në të cilën rruga revolucionare e proletariatit është zbuluar nga Marksi dhe Engëlsi.
Por komunistët e shuan luftën e klasave nga lëvizja. Në fakt ata e mbajtën këtë “Ai i cili mohon luftën e klasave dhe nuk dallon vetë llojin e tij nga armiqtë dhe kjo nuk do të thotë një jo komunist por kjo do të thotë një jo marksist-leninist. Ekzistenca e luftës së klasave do të thotë ekzistencë e konfliktit. Atje konflikti është në shkatërrim ndërmjet kampt imperialist dhe kampit socialist, ndërmjet imperialistëve në njërën anë dhe të gjithë popujve të botës dhe të gjitha kombeve të shtypur në anën tjetër ndërmjet borgjezisë dhe proletariatit në vendet imperialiste.
Konfliktet ndërmjet komunistëve janë të pjesshme dhe jetë shkurtra. Konfliktet mund të jenë korrekte. Kështu thonë komunistët. Por në konfliktet ndërmjet imperializmit dhe popujve të botës ku përplasjet ishin bërë shumë e më shumë akute dhe nuk kishte doktor që mund të gjente ilaç i cili mund ta kuronte këtë sëmundje. Besimi në ekzistencën e klasave me interesa të pa pajtueshme na ndihmon të shpjegojmë sepse komunistët besojnë se ai është gjithmonë në luftë me shoqërinë jo komuniste. Ai punon kundër interesave të vetë kombit të tij në një vend jo komunist si një anëtar i klasës me interesat e klasës dhe ky është vullneti i shprehur i partisë komuniste si objekti më suprem i lojalitetit të saj. Lufta e ftohtë fillon të kërkohet në Manifetin Komunist për të detyruar përmbysjen e të gjitha institucioneve sociale ekzistuese. Komunistët besonin se lufta për pushtimin e botës do të quhej lufta e III ose disa emra të tjerë që tashmë dihen. Dhe kjo që i sjellë në ekzistencë këto kushte është puna e pavarur të cilat do ta bëjnë të mundur injorimin e fuqisë së shtetit në revolucionin e dhunshëm.
Engëlsi theksonte se lufta e klasave është drejtuar në tri fusha:
1. Në atë teorike
2. politike
3. dhe ekonomike praktike
Ai thekson kështu rëndësinë duke thënë sulmet koncentrike nëse vendoset forca në lëvizjen e pa mposhtur. Në veprën e tij « Çfarë duhet të bëjmë » Lenini në vitin 1902 theksonte se Engëlsi nuk i njeh dy format e mëdha të luftës nga socialdemokracia (politika dhe ekonomia)…por atje së pari shtohen dy luftra teorike. Lenini e shikonte këtë pikë si qenie e formës instruktive nga pikëvështrimi i problemeve të polemikave të ditës. Për shkak se konceptet e tij të klasës, komunistët nuk do ta ndryshonin mendjen e tyre përshkak të ndonjë përmirsimi në shoqëri nga kushtet bile edhe nga klasat e ulta. Por ai i sheh këto subjekte në një përpjekje për ta mbajtur proletariatin nga kryerja e misionit historik. Kështu shihet se sa shumë ne do të bëjmë në këtë vend që të ngrihen në standartet e jetës për të gjithë, dhe komunistët i diskretitonin këto motive duke i konsideruar të gjitha këto përmirsime si një përpjekje për të vendosur nga dita e emancipimit të njerzimit me gjithë diktaturën e proletariatit, socializmit dhe komunizmit.

vijon



Related posts

Poezi nga Viktoria Xhako
NJIHEMI
RITMI I ZEMRES
SHPIRTI I POETIT MALL E VËRAGË NË HAIKU

Leave a Reply





Archive