|

Kreshnik Spahiu, krenaria e kombit!

Faik KRASNIQI

Faik Krasniqi

Se flitet turqishtja në Prizren dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, kjo është mëse e vërtetë por vetëm në qytet jo edhe në fshatra të Prizrenit ku është e përqëndruar edhe shumica e popullsisë ose më mirë të them ka qenë se pas luftës shumë banorë të fshatrave kanë zbritur në qytet dhe kjo i ka trishtuar dhe i trishton ata të cilët flasin turqisht në qytetin e Prizrenit, sidomos ata të cilët e mbajnë veten për qytetar (venali) të vjetër të kulturuar e të civilizuar dhe për hir të realitetit duhet pranuar se janë të tillë. Por kjo ka ndryshuar shumë me zbritjen e fshatarëve në qytet pas luftës. Kjo është përcjellë dhe përcillet ende me një dozë urrejtje nga qytetarët për faktin se fshatarët kanë zbritur me shuma të mëdha parash, sepse shumë prej tyre punojnë me dekada jashtë Kosovës dhe kanë filluar ta blejnë pothuajse tërë qytetin dhe kjo i çmendi qytetarët e vjetër të cilët përveç namit dhe emrit në asnjë aspekt nuk munden të shtyjnë me fshatarët me gjepat plotë dollarë e euro.

Për hir të realitetit duhet thënë edhe një gjë se në Prizren nuk ka turq por ka vetëm turko-fonë, se të gjithë janë shqiptarë por e përdorin turqishten më tepër prej Kernamit sa për t’u dalluar prej ”katundarve” sikurse shqiptarët greko-fonët e Shqipërisë të cilët e quajnë veten grek për një pension apo interes tjetër, por natyrisht ky numër i Turko-Fonëve në Prizren është shumë më i vogël se ai i Greko-Fonëve në Shqipëri dhe çka është më e rëndësishmja këta këtë gjë nuk e bëjnë për privilegje, por, thjesht ,prej një budallallëku të pakuptimtë dhe po ashtu Kosova nuk ka ndonjë ndërhyrje nga Turqia sikurse në rastin e Shqipërisë ku gisht ka direkt shteti grekë.

Ndërsa sa i përket Kreshnik Spahiut, babai i tij është nga Prizreni dhe me prejardhje nga një fshat i Prizrenit, i cili para disa dekadave nga terrori serb kishte migruar në Shqipëri në të kundërtën sikur të ishte turk do migronte në Turqi ose edhe nuk do guxonte ta shqetësojë Serbia, dhe tjetra është se familja e Kreshnik Spahiut në Prizren në luftën e fundit në Kosovë kanë dhënë disa dëshmorë dhe akoma ka anëtarë të zhdukur të familjes Spahiu në Prizren, pastaj nëna e Kreshnik Spahiut është nga Libohova e Shqipërisë. Kreshnik Spahiu po etiketohet se është ”Shqiptar i Kulluar” i cili e denoncojë dhe e pengojë strategjinë greke dhe greko-fone për greqizimin e Shqipërisë së Jugut dhe kjo i ka çmendur grekët të cilët pas tërë atyre investimeve kolosale dështuan në greqizimin e Shqipërisë së Jugut, ndërsa fajin për këtë e ka “turku” Kreshnik Spahiu, për këtë arsye Kreshnik Spahiu sot quhet turk se pengojë greqizimin e Shqipërisë dhe i tillë do quhet çdokush që pengon greqizimin e Shqipërisë. Edhe sikur të ishte turk(është shqiptar i pastër) Kreshnik Spahiu ai e meriton respektin e kombit shqiptar, sepse pengoi greqizimin e Shqipërisë. Kreshniku është krenaria e kombit dhe tërë jetën duhet nderuar!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të ”ALEANCA KUQ E ZI”)



Related posts

Reformat ekonomike të deritanishme të qeverisë greke thelloj...
Kosova, vend i vidovdanëve dhe sulltanmuratëve !
“FAJET I KA, KOMUNIZMI ” !
Anë e mbanë "fiton" argatia

2 Comments for “Kreshnik Spahiu, krenaria e kombit!”

  1. zyba hysen hysa thotë:

    Pershendetje, poet Faiku,
    Ne poetet jemi te brishte, ngadonjehere deri ne naive. Une kurre ne jeten time nuk kam bere fresk asnje politikani, se me dhembje kam konstatuar se politikanet jane si gaforret qe e mbledhin prene e tye mes kthetrave dhe e shrydhin si limon e me pas e lene te ike, po a mund te ike me?? Ah, sikur 5% te kishte vertetesi ne fjalet – klithma te tij per ceshtjen kombetare, une do rreshohesha per here te pare ne jeten time ne radhet e nje partie politike, se edhe ne diktature, kur njerezit lusnin per ‘u futur ne patri, une kam kundershtuar (fale disa njerezve te mi ne karriere qe nuk u denova), por mor, lum miku, nuk punohet per ceshtjen kombetare duke bertitur, as duke shpalosur flamuj, flamuri u shpalos me 28 Nentor 1912 nga burri i shtetit te pare shqiptar, Ismail Qemali, e nese do duhej te ishte i madh sa sheshi, besoj aq para pasaniket vlonjate i kishin, por flamuri nuk ka nevoje per metra katrore, por per burra qe te punojne per kete flamure qe te valvitet i lire si ne Prishtine, Ulqin, Tetove, Cameri e Vlore, se edhe 100 Vjetorin nuk po denjojne ta bejne ne Vlore, por duke ngritur nje shtatore per me te madhin tradhetar te kombit, Ahmet Zogollin, i cili ka bërë një marrëveshje me Serbinë për aneksimin e Shqipërisë. Dokumenti i kësaj marrëveshjeje ndodhet në Arkivin Qendror Shtetëror. Këtë dokument mund ta shfletojë kushdo në Fondin Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924. Sipas këtij dokumenti marrëveshja u nënshkrua në gusht të vitit 1924, mes Kryeministrit serb Pashiç dhe Ahmet Zogut, kur ky i fundit kishte gjetur strehim në Jugosllavi i përzënë nga forcat e revolucionit demokratik të udhëhequra nga Fan Noli.Ku e ke Kreshnik Beun qe nuk ndjehet?? Me vjen keq, miku im, por krijuesit duhet te jene usheheqes te politikes, jo freskuese…
    Gjithe te mirat, poet Faiku!

  2. Gabim, teper i madh dhe i papranushem per
    ———————————————————-
    dy akademit tona shqiptare:Shqiperi-Kosove.
    ———————————————————–
    Derisa sllovent ne vitin 1968-69: E definuan me nje qartesi te shkruar
    se kush jane sllovent dhe kush do te jene dhe si do te jene ne kete
    pjese te ballkanit dhe ne kohen qe jetojne; qe te jetojme ashtu si dojme
    ne, dhe, te keme mardhenje repciproke me kende kemi leverdin per te
    mire me reciprocitet, qe penguesit e c’fvar do lloji, mos te futen ne ujra te
    turbullura, se, ne, sllovent, jem me nje vendim dhe me nje qellim te cak-
    tuar, dhe jo bisht i askujt, pa marre parasyshe gjuhen, gjakun, kulturen e
    gjerat tjera te ciles do lami dhe ciles do natyre.
    ————————————————————————————————-
    E kan veshtire qe te bejene akademit tona kete (…?!).JO.
    —————————————————————————-
    1. Caktohet ne Shqiperi vende takim.
    2. Thirren ismajlat, ademat, rexhepat….e te tjeret….
    3. Diskutojne per definimin e rendit te dites.
    4. Merret vendim: Po supozoje se ata e dien me mire se une).
    ——————————————————————————–
    Kush jane shqiptaret ne kete pjese te ballkanit…?!.
    ——————————————————————–
    a)- si e quajme ne vete dhe si na cuajne te tjerat kombe neve shqiptareve?
    b)- sa fe i kemi dhe jane ap s’jane fete faktore per ndryshime te kombit.
    c)- shqiptari, kudo qe eshte ne kete rruzull te tokes:Ka nje gjuhe,nje komb.
    ç)- mos te tentone kush te na ndaje ne baze te feve, por, ne kete pjese
    te ballkanit: cilen fe e adhuron, s’ka rendesi. Rendesi ka a flete shqip.
    d)- si dojme me jetuar dhe me kende i kemi leverdite reciproke, kete, ne,
    ne vete e zgjedhim dhe s’pranojme imponime te monizmit.
    dh)- krejte, alla-sllovence.
    ————————————————————————————————–
    Ne kuptimin e katrorit logjik: akademit tonae, te e definjojne nje
    “Formule te pagzimit”; per kohen ekzistuese, shkurt, qarte, definitivisht.
    Mos t’i lihet askujt hapsire qe te “futi shkopinje ne rrota”.
    Po e jape nje shembull: Kuptohen edhe 1100-nde te tjere.
    —————————————————————————
    Ne funde te 70-tav, nje Gzetare (serbe), me tha: “E kam shkruar nje
    artikull ne gazaet serbe, se, ndryshim ne mese shqiptareve jashte Shq-
    iperis, eshte i “madhe”, sepse, ju e quani veten shiftri; Kurse ata ne
    Shqiperi allbaner”. (Pervec polimikav dhe analizav te tjera), per funde i
    thash: Me thuaj mua se gjermanet si e quajne veten, dhe, pse ju i quani
    gjermanet “nemci”, memece…?. Mbylli gojen. Ma kthej shpinen dhe kurre
    ma s’me ka then nje miredita.
    ————————————————————————————————
    Me shume fitojne rrent dhe propogandat serbe, sesa e verteta ejone.
    Por, me e keqja dhe e shumtur e madhe e jona eshte: “E marojme vekshin”,
    por “vegen” s’ja ngjesim dote. Por, kete, ja lame te tjereve te na ngjesin.
    Sllovent, edhepse jane ne trungin qe jane. Ja kan vendosur “mexhte” me
    kohe, dhe, mbrenda “mexheve” mos me preke; pa marre-parasysh: rren-
    ja gjuhesore, kombetare, kulturore, traditore. Dhe, NE (…..). Neve na
    ngjesin “vegen” kush te doje si te doje; dhe, akademit tona, mirren me
    kritika dhe vetem me kritike ne mese vete dhe me te tjeret, dhe, asnjeher
    si kthehen punes se vete, ate qe ju takone atyre te bejne: “Me temel dhe
    kulum”. Se me pastaj: Kushdo qe “fute shkopinje ne rrota”, i vehet para
    hundeve shenim akademik, qe e dine mire se s’munde te rrxoje ate teori,
    dot..

Leave a Reply





Archive