|

Kush e krijoi Gravurën Mbreti Glauku i jep foshnjës Pirro mbrojtjen e tij

Nga: GËZIM LLOJDIA

PIRRO NEN KUJDESIN E GALUKUT MBRETIT ILIR-GRAVURE

Mbreti Glaucias, ne fron i rrethuar nga gjykata e tij, i jep foshnjës Pirro mbrojtjen e tij Mbreti i Ilirisë, i dha Pirros mbrojtja e tij dhe restauruar atë në fronin e Epirit c.306 p.e.s.
Një gravurë e huaj, por është thjeshtë historia e kombit tonë. Do të shqyrtojmë përveçse disa vargje nga mediumi, që ka nxjerre ,për kryeheroin ,situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore, që përjeton nën këto çaste. Pirro i Epirit  (297-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret.
Evokimin e të kësaj periudhe flet edhe gravura. Është një punim artistik mjaft i frymëzuar në përmasa të mëdha. Realitet i një epoke të shkuar dhe në vazhdën e atyre krijimeve ku koha e gdhendjes së saj mbetet stoike. Ka një të dhënë të rëndësishme kur fjala është për vitin që është krijuar vepra. Datimi i saj shkon nga vitet 1749-1816 ose shqip një kohë mjegull. Gjithë Arbëria e pushtuar nga osmanllinjtë. Pra këtej mjegull dhe natë, pis e zezë errësira. Nxinte. Kobëzestë dhe mellanbërësit e kishin kallur,atëherë shtatë pashë ndë dhe. Do mos bëhej më, ëndërronin të liqtë. Thirrje tinëzarësh, nga njerëz magjilidhës. Ndërkaq një rreze drite vetëtinte në perëndim. Është udhë përtej horizonteve tona. Sidoqoftë kjo udhë shpirti ka dalje autostrade. Gjerësia e saj është thellësi. Ndërkohë që, thellësia është pafundësi. Është ngjizje me dehje qiellore. Është shpirti i artistit që nxjerre në dritësim historinë e harruar të një kombit tonë. Dhe një vepër arti në këtë kohë kur ai komb ishte nën dhunë nën pushtim të egër ,dyfish më e egër,e rëndë ,sflitëse, torturonjëse,maskaradë. Pushtimi ruante këto parametra:i gjatë i rëndë,i egër,i errët.
Përse dhe si lindi ideja e kësaj vepre? Mjegullinat që zbresin nga kohërat e mëparshme nuk sjellin dot asgjë. Vetëm,dielli i praruar i shpirtit,mundet të ndriçoj ndonjë fakt. Si?Me provën,që gjithmonë është gjendur përmbi kohën tonë. Sidoqoftë të bënë mirë fakti që kjo gravurë gjendet lehtësisht edhe sot nëpër site.
Gravurë dhe gdhendje, thuhet në përmbajtje të botimit është botuar në Parisë. Shqyrtohet të dhënat të tjera të cilat do të mund të bëhen prova shoqëronjëse ,pa lënë në errësirë edhe bojën ngjyrë kafe. Në anën e majtë gravurës paraqiten mbreti Glauku me mbretëreshën dhe foshnja Pirro që ka zgjatur trupin drejt mbretit. Trupi i foshnjës është vizatuar ashtu siç e ka lerë e ëma. Me një lakuriqësi të habitshme. Ai që zgjatet drejt mbretit pra drejt fronit me stërmundim.
Për rreth mbretit shfaqen rreth 7 figura të cilat janë nga veshja dhe paraqitja 2 burra dhe 5 gra. Dominon veshja e gjatë .Ndërkaq ana e djathtë e gravurës paraqet gjithsejtë rreth 5 persona të tjerë, tre prej të cilëve zgjasin duart gjithë shqetësim për të mbajtur më pas foshnjën. Kjo pjesë mendohet se i përkasin të afërmve të foshnjës. Ka një të dhënë që shkruhet në kornizën e saj ku thuhet se tabloja është origjinale. Disa të dhëna që do të mund të shfaqin interes janë:Titulli origjinal “Roi d’Illyrie Glaucus prend Pirro sous” .Mbreti Glaucias, fron dhe i rrethuar nga gjykata e tij, i jep foshnjës Pirro mbrojtjen e tij.Botuar në Paris :(Evropë, Francë, Ile-de-France (institutit), Paris) data 1749-1816
Përmbajtja:Gravurë dhe gdhendje.Përmasat:Gjatësia: 485 milimetra.Gjerësia: 558 milimetra.
datën e blerjes:1917. Dhuruar nga Nan Ino Cooper, Lucas Baronesha e Crudëell dhe Lady Dingëall.Në kujtim të Auberon Herbert Thomas, Baron Lucas e Crudëell dhe Z. Dingëall. Personi i prodhimit:Pas Hyacinthe Collin de Vermont. Print bëra nga Charles Levasseur .Publikuar nga Charles Levasseur .
Gjithmonë ndoshta nuk thuhet, por është e lehtë të nënkuptohet mesazhi i veprës krijuese.E nxjerrë nga historia e një kombit të lashtë.
Një burim historik flet për edukimin e Pirros në oborrin mbretit Glauki të shtetit të Taulantëve ku rrit bashkë me fëmijët e këtij të fundit shkruhet tek Ilrwt dhe Iliria,nën kujdesin e drejtpërdrejt të gruas së tij Berojes.
Skndwr Anamali nw kumton”Për Stefan Bizantinin Amantia ka qene krahine e ilireve4. Deri diku te qarte janë edhe kufi,te e territorit te banuar nga amantet. Në malet Keraune ata kufizoheshin me kaonet. Fqinje juglindore te tyre ishin atin¬tanet kurse ne lindje kishin bylinët. Me këta te fundit duhet thënë se amantet kane pasur një afërsi te madhe. Ne disa njoftime me të: vona, te dy qytetet Bylis e Amantia, përmenden gjithmonë bashke, qe le të kuptohet për lidhje shume të ngushta midis tyre, pa përjashtuar edhe origjinën e përbashkët.Tekstit të Ps. Skylaksit, ju bene disa korrigjime. Kështu titulli «Iliret» u zëvendësua me «Taulantet»6. Ne kohen kur u shkrua vepra e Ps. Sylaksit (vjetet 350-340 p.e. sone) qendra e shtetit ilir ishte spostuar nga perëndimi i Ilirisë Jugore dhe ne krye te këtij shteti ishin dinastë nga fisi i taulanteve. Sidoqë te interpretohet titulli i paragrafit te 26 te veprës se Ps. Skylaksit amantet mbeten ilire. Duke pranuar titullin «taulantet» ne mund te mendojmë, dhe kjo nuk na duket e pamundur, se Amantia si krahine e si qytet, në atë kohe ndodhej nën vartësinë e shtetit ilir. Ngjarje te tilla si kalimi i qyteteve Apolonia e Dyrrah, nën vartësinë e shtetit ilir dhe venja e Pirros me forcën e armeve në fronin e mbretërisë molose nga mbreti ilir Glaukia, e përforcojmë këtë mendim.Me dobësimin e shtetit ilir, me fuqizimin e shtetit te Epirit, ne kohen e sun¬dimit te Pirros, Amantia hyri ne përbërjen e shtetit te Epirit. Këtë ngjarje, me sa duket, kane patur parasysh Antigoni, qe e përmend Amantine ne veprën e tij kushtuar, përshkrimit te Maqedonisë dhe Prokseni, bashkëkohës i Pirros, i cili i radhit abantet-me kuptimin amantet – ne listën e fiseve epirote 7. Për këtë arsye, disa shekuj me vone, sigurisht duke u mbështetur ne burime te tilla, Hezyhu do t’i quaje amantet epirote8.Për dy shekuj me radhe burimet për Amantine heshtin. A duhet menduar se amantet ishin ende nen vartësinë e shtetit te Epirit dhe deri kur zgjati kjo gjendje.
Pirro i Epirit shkruhet në Ëikipedia (297-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndihmues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturën perëndimore sot shprehja “Fitorja e Pirros” nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha. Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Ai u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoj një shtet te pavarur qe mori emrin e vet Epiri. Gjatë sundimit të Pirros, Epiri zhvilloi politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e fuqishme të kohës.Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari te dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Me kërkesën e qytetit Tarant, në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri të madhe ne Italinë e Jugut. Në luftën që zhvilloi i theu keq Romakët por edhe Epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve radhazi në Sicili dhe pas humbjes që pësoi në vitin 273 p.e.s., u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë. Me ushtrinë e tij hyri ne Greqi, ku u vra gjatë luftës qe zhvilloi më 272 p.e.s. në qytetin Agro. Kuriozitet është vdekja e tij. Ai u vra nga një grua e cila lëshoi një vazo lulesh nga një dritare mbi koken e Pirros.



Related posts

Tërmetet dhe Urbanizmi në Kosovë
Neki Babamusta shpallet "Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokr...
Në teatrin SVA në Manhattan u zhvillua ceremonia e hapjes së...
"Jetë të Riciklueshme" fitoi çmimin Dokumentari M...

Leave a Reply





Archive