|

Kush jam unë?

NGA DIELLZA BAJRAMI

Zgjodhi: Arqile Gjata

Diellza Bajrami

Ese për veten time

Po, unë e njoh Atë! Ajo është Uni im që i përket së ardhmes sime.Ajo,Uni im ka në sytë e saja shumë gjelbërim,mjaft ngjyra që kërkon t’i bashkojë në një tabllo të madhe poetike…

Mes tingujve të meditimit, rigjej vetveten strukur në kthinën tinëzare të ëndërrimeve.Brenda katër mureve që nuk e ndjejnë peshën e kohës, vështroj e përhumbur në kërkim, madje edhe në vetë zbrazëtinë e dhomës dua ta shoh përballë meje Atë.Ç’mund të ketë më shumë në këtë hapsirë kalimtare, pos ca gjurmë fëmijërie?!Aty, varur në mur,qëndron indiferent ajo,me flokët e shkurtër me baluke,dhëmbët e vegjël si rruazat e vargëzuara dhe faqet e skuqura si mollët.Vrapoi anekënd oborrit, çdo çast nën shoqërinë e lodrave dhe kur padashje i rrëshqiste këmba e rrëzohej,pa ndonjë hezitim ngrihej prapë dhe fillonte përsëri nga e para.Po cili është ai zë brenda Unit tim që më duket i njohur në përfytyrimin e kësaj fotografie?Të shohësh botën me tjetër sy edhe atëherë kur mijëra orteqe të trazojnë mendimet, nënkupton të flasësh edhe me heshtjen,edhe me penën, edhe me vetën…

Sa herë mbante në duar fluturën shumëngjyrëshe, kishte dëshirë te madhe të bëhej balerinë.Uni im brenda saj vallëzonte me zemër,e asaj i dukej sikur prekte qiellin e fluturonte krahëhapur.Ajo mësoi të ndodhej në udhëkryq, të qëndiste ardhmërinë me shumë synime, nuk e shijoi dot spleen-in por fatmirësisht përvetësoi ndjeshmëri artistike që të kthente në realitet çdo inspirim.Shpeshherë, si për inat, i rrëfente Unit tim shumëçka,ndonëse zjarrin e ndizte vetë e ngroheshin së bashku.Ajo nuk di të flasë përçart, as të përbijë të padrejtën e të shndërrohet në ngurtësi ndjenjash sepse flet me gjuhën e syve.

Të dy tok,ajo dhe Uni im vazhdimisht pikturojnë me nuancat e reales,edhe në ditët me shi.Dialogu i tyre mbetet I përhershëm, frytdhënës, dilemë-zgjidhjesh dhe i nevojshëm.Ndonjëherë kur bisedat e tyre i përshkon inercia, më lënë vetëm mes udhëve të maskuara njerëzore.Dritat fiken çdo mbrëmje në të perënduar,por në muzgun e mëngjesit ato zëvendësohen me dritën vezulluese të të pakrahasueshmit Diell.Po si i ngrys ditët ai që dhembjen e ka të varur si medaljon fati?Po sikur të ishte ajo një nga katalizatorët që përshpejtojnë shfaqjen e buzëqeshjes?!Sa do të doja të ishte Uni im ai që do të pakësonte dhembjet e të shpëtonte jetë!Aty ku optimizmi jeton çdo gjë është e mundur!

Po, unë e njoh fisnikërinë e saj, përjetësisht të lidhur me ekzistencën e Unit tim.Ajo ndërton ylberin spektror, e pavarësisht të gjithave i ruan në thellësi frymëzimet e bleruara,që një ditë edhe ato misionare të udhëtojnë shtigjeve të së ardhmes.Ajo dhe Uni im…!

Pak fjalë për autoren

Nga: Arqile Gjata

Diellza Bajrami u lind më 27-11-1993 në fshatin Qëndresë (ish Radobravë) Komuna e Prizrenit. Ajo vijon mësimet në vitin e fundit në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit. Merret me krijimtari letrare shkruan poezi, esse,tregime dhe pjesë teatrale. Poezi ka botuar në Revistën ”Zogu i qëndresës”, ”Fidan” dhe në antologji botuar nga Bibloteka ndërkomunale e prizrenit, si dhe në shtypin Shqiptar në Athinë.

Diellza është një nxënse e shkëlqyer dhe aktive, ajo deri më sot ka botuar një vëëlim me poezi ”Oaze Ndjenja Rinore” dhe ka në proces vëllimin e dyt poetik. Diellza është një krijuese që premton dhe po ecën drejt dëshirave ku ajo ëndëron!



Related posts

Poezi nga Isuf Hoxha
Sinoptika artistike e gjëmave
Pse harrohen shkrimtarët e vdekur nga Kryesia e LSHK-së
DOLI NGA SHTYPI NË SHQIP LIBRI”DJALI DHE TIGRI” I AUTORIT SU...

Leave a Reply





Archive