|

Loja e vdekjes

NGA VALON BEQIRI

Dergoi: Kujtim Stojku

 

Këmbëkryq pranë shpuzores luaj me nikotin,
si shtrigë e natës n’filxhan shikoj fall,
me shumë naze i renditi letrat e fatit,
nji opcion i gabuar, n’çdo paralele m’kall.

N’repartin e frikës mbaj imunitet t’përsosur,
si lugat i trillimeve kërcas n’dritare të çdokujt,
ndonjëhere merrem me punët e babadimrit,
kacavirem posht oxhakut vdekje për me gjujt.

E sfidoj muzgun e vihem shitoreve të natës,
po që fshihem si një kelps për ndonji gazet,
me lexim i shpërlaj misionet me pluhur mbi,
nihem me emrin e derës “vdekja e njëzet”

I paralizuar n’sistemin e çdo qelize,
n’këthizë jam i pajisur me aparatur vdekjeprurëse,
edhe atëherë kur i përdori sjelljet e moralshme,
di ti përgjigjem edhe veprimeve ofenduese…



Related posts

Gojëdhenë nga të vjetrit
BEXHETI
CIKËL ME POEZI NGA FAIK KRASNIQI
Cikël Poetik nga Faik Krasniqi

Leave a Reply





Archive