|

Mbrëmje poetiko-artstike në Shtutgard nga Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve shqiptarë në Gjermani

Shkruan: Asllan Dibrani

Ishte një thirrje   nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artisteve  Shqiptarë në Gjermani ku  pikërisht  me datën 22.10.2011 e zgjodhën Shtutgardin për ta bërë një takim  letrar dhe kulturor me të cilin rast  u bënë promovimet e  10 librave   të krijuesve të rinj. Intelektual,artdashës të kulturës dhe artit shqiptar me vendbanim  në Gjermani  dhe ma gjerë  ishin pjesëmarrës  të këtij takimi që vlen ta cekim për ta nderuar këtë takim pati rast qe edhe nga Holanda  të jenë pjesëmarrës  të këtij  takim madhështor.

Pamje e publikut në përcjelljen e takimit me një vëmendje të veçantë

Për ketë takim u zgjodh qyteti   Shtutgardit që ti promovojnë  shkrimet e veta dhe veprat  e veta dhe  t’i japin   shpirt  dhe gjallëri   Vatrës   dhe çerdhes  shqiptare  në Shtutgard  për veprimtari  patriotike   dhe të kulturës  shqiptare  që ishte nga Vëllezërit Gërvalla  dhe shumë patriot të tjerë qe edhe flijuan jetën  për çlirimin e atdheut ,siç ishte   i ndjeri Sali Çeku , Fehmi dhe  Gjeva  Lladrovci e të tjerë .  Ky takim i kësaj mbrëmje letrare kushtuar artit ,letërsisë dhe  muzikës  shqiptare      nga poetet tanë  dhe krijuesit  shqiptarë i dhanë edhe një shtytje ,    me që nga këta tituj do të jetë  edhe një     pasuri   e kulturës sonë    shqiptare në artin kulturën  dhe muzikën e mërgatës shqiptare me çka do te jenë  edhe një pasuri  e kulturës  dhe letërsisë  shqiptare në tërësi.

Promovimet e librave    i bënë këta autor mesa vijon :

Nga i njëjti takim u bënë edhe dy promovime të CD-ve nga këngëtarë të talentuar, si: Shkodran T O L A J dhe Driton Gashi, djathtas Mentor Thaqi që shkroi tekstin e këngëve të Shkodran Tolajt Ganimete Gashi dhe Asllan Dibrani

1. Agim GASHI – dy libra

2. Liman ZOGAJ në mungesë,

3. Sejdi GASHI,

4. Gonxhe LETMI BEGISHOLLI,

5. Dan GASHI në mungesë,

6. Sadik KRASNIQI,

7. Fran TANUSHI,

8. Fran BUZHALA

9. Xhevat MUQAKU dhe

10. Milazim KAJTAZI.

Fillimisht fjalën e rastit e pati  zoti Hasan Qyqalla  qe i përshëndeti të pranishmit dhe  paraqiti  emrat e autoreve qe ishin për promovimin e librave dhe foli për organizimin  e këtij takimi. Pastaj  ne radhë ishte Asllan Dibrani i cili nder të tjera  i përshëndeti të pranishmit si organizator i takimit   me ç’rast theksoj ; Ju përshëndes ne emrin e  organizatorëve te këtij takimi  ,  nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve  Shqiptarë në Gjermani   dhe në ne emrin  e Qendrës Kulturore  Shqiptare të Shtutgardit.    Shkëmbimi i  kulturës  në mes këtyre   organizmave të jetë  urë ndërlidhëse   qe ne te dyja jam përpjekur ta japi kontributin tim andaj sa për njoftim Qendra kulturore    e  Shtutgardit do të jetë  një    organizatore e   ofrimit , bashkëpunimit dhe kultivimit të   vlerave tona kombëtare.  Ne kuadrin e Qendrës kulturore kemi  edhe seksionin e grupit letrar me çka ju  njoftoj se një  numër i konsiderueshëm  i krijuesve kanë shprehur gatishmëri të  inkuadrohen në Lidhjen e Shkrimtareve ,Artisteve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani , ku mendoj se do ta përforcojmë akoma  Lidhjen e Shkrimtarëve . Pastaj  vazhdoi  dhe theksoj, po ju  njoftoj se  nga Norvegjia kam  sinjal  ofrimi  qe të jenë si  nëndegë e “Lidhjes  se Shkrimtarëve  dhe Artistëve shqiptarë  në Gjermani” në të cilën po ju publikoj një shkresë te ardhur në  adresën time nga  Selim Hasanaj nga  Norvegji i  cili  pretendon qe ti afroj të gjithë krijuesit  e atjeshmen qe ta kemi një  ombrelle te përbashkët  gjë qe do te jemi ma te  përforcuar  si krijues citoj fjalët e zotit Hasani.

Manë fund  përmes këtij takimi e përshëndes   pronarin e lokalit   zotin Bekim Elshanin  që na ofroj lokalin e vet  për takimin e sotshëm,   ku është një sinjal shume  i fuqishëm qe  vetëdija  ka filluar  te kurorëzohet në interesin e kulturës tonë, vlerave tona kanë filluar ti  ofrohen  të dy shtresat ajo e intelektualeve, krijuesve dhe  shtresa e biznesmenëve qe pa i afte as as qe mundet me udhëhequr  firmë në Gjermani, siç është  rasti  i zoti Bekim Elsahanit, qe sot ka mbi 50 punëtor. Prandaj zoti Dibrani tha  ma tutje  le të mbetet  kjo ditë e sotshme si shembull,  i konkretizuar  në bashkimin e forcave tona  për interesin e    ngritjes   se vlerave  ne mërgatën shqiptare   qe është  njëkohësisht një bashkëveprim  në thesarin e  kombit  shqiptar. Le te mbetet ky takim  si  thirrje  te gjithë  biznesmenëve kudo qe te jenë ta ndihmojnë dhe të  sensibilizohen me  gjestin e zotit  Beki Elshanit .Të jemi  në  gatishmëri qe edhe ne shqiptarët sikurse nocionet tjera të kemi sallat dhe objektet tona qe ta zhvillojmë kulturën,  traditën, festat , edukatën  dhe arsimin shqiptar. Pastaj në foltore   dolën edhe  disa emra  duke filluar  nga Zoti Hasan Qyqalla , Asllan Dibrani,Mentor Thaqi, Seveme  Fetiqi,Lekë Preqi, Muhamet Hoxhaj,Ali Berisha, Gjyle Leci etj, që dhanë vlerësimet  mbi  këto vepra të  autorëve  të këtij takimi .   Ishte  një numër  bukur i mire edhe  nga pala gjermane me çka  një takim i tillë la mbresa  të mira.  Në vazhdim të  takimit  u entuziazmua publiku  me daljen në skenë të dy këngëtarët e mirëfilltë  Shkodran Tolaj dhe Driton Gashi qe u duartrokitën   shpeshherë  nga publiku.

Foto-Reportazh Shtutgard  -Tetor 2011

 



Related posts

ZHVILLOHET “TAKIMI KOMBETAR KONSULTATIV PER MENAXHIMIN E BAS...
Publikohet Udhëzuesi “3R–të e Mbetjeve në Institucionet Arsi...
Ing. Bajram NEZA Një nga personalitetet emblematike të Tropo...
ANËTAR I ONDSH-SË DHE TË ORGANIZATËS “LIRIA" XHEVAHIR S...

Leave a Reply





Archive