|

Mbretëria e Danimarkës dhuroi edhe 420 ekzemplarë për bibliotekën e FSK-së

Nga: Remzie Zeqiraj, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Në kazermën  ,,Adem Jashari”  të Komandës së Forcave Tokësore(KFT) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë,  në prezencën e zëvendësministrit të FSK-së,  Bejtush Gashi, shefit të Shtabit të  KFT-së, kolonel Naim Haziri, kolonelit Ertan Varlik, shef i mentoruesve të KFOR-it  në FSK,  oficer  dhe ushtarë ,është pranuar donacioni i dytë  i 420 ekzemplarë  librash  nga Mbretëria e Danimarkës.

Zëvëndësministri  Bejtush Gashi falënderojë Mbretërinë e Danimarkës në emër të ministrit të FSK-së  për ndihmën që po japin në vazhdimësi Forcës së Sigurisë së Kosovës  duke kontribuar në shumë fusha  me donacione për FSK-së  si në trajnime të ndryshme  dhe mbështetje të pakursyer .

Me fjalë rasti në emër të donatorit nga Danimarka e ka mbajtur mentoruesi  danez  nënkolonel Holger Fuglsang Dangard i cili tha se pas donacionit të parë të librave, donacionit  me pajisje për zjarrfikje ,trajnimit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza  është ky donacioni i radhës  me libra  të lëmesë ushtarake  mbi teknikat e luftës,pajisjet ushtarake  dhe  histori të luftërave  e që më vonë do ta plotësojmë këtë bibliotekë edhe me libra  specialistike.

Kolonel Naim Haziri  theksoj rendësin  e këtij donacioni  dhënë Bibliotekës së FSK-së,  duke falënderuar shtetin e Danimarkës  dhe shprehu respektin e thellë të bashkëpunimit  midis dy shteteve duke vlerësuar lartë rendësin e librit. Kolonel Haziri  theksoj  që; “Ne në kuadër të FSK-së, kemi të hapura dy biblioteka të cilat janë komplet donacion nga shumë shtëpi botuese  dhe falënderoj të gjithë për kontributin që kanë dhënë në pasurimin e këtyre bibliotekave, dhe në të ardhmen  do të hapim edhe biblioteka  tjera, në të gjitha njësit e FSK-së, me qëllim të  përgatitjes sa më të mirë të  gjithë personelit të FSK-së.

Nënkolonel Shemsi Syla komandant i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza  falënderoj të pranishmit  dhe në veçanti  Qeverinë e Mbretërisë së Danimarkës, për kontributin që po i jep FSK-së  dhe në veçanti  Njësisë të cilën ai e komandon.



Related posts

Kryekuvendari Krasniqi u nis për vizitë në Bruksel
PD: Lulzim Basha fiton Tiranën, të dhënat tona janë të sakta
Qeveria e Kosovës dënon komplotin ndaj ambasadorit të Arabis...
ÇAMËRIA: DJEPI I BURRAVE TË MËDHENJ

Leave a Reply





Archive