|

Mitet tek popujt dhe besimi

Nga Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

 

Të gjitha tregime popullore, historitë dhe legjendat na japin një panoramë të përgjithshme për të kuptuar se si lindi religjioni tek njerzit dhe për këtë na vjen në ndihmë studimi i miteve. Mitologjia dhe formimi i saj nga një kulturë praktike, studimi dhe interpertimi të miteve të tilla. Një mit gjërsisht përkufizohet si narrativ nëpërmjet shumë tregimeve ka bërë që të pranohen tradicionalisht në shoqëri. Nga ky përkufizim termi mitologji mund të përfshij që të gjitha tregimet tradicionale nga krijimi i tregimeve që nga Egjipti i vjetër deri tek letërsia e mençur e Islandës dhe tregimet popullore Amerikane.

Mitet janë universale dhe kanë ndodhur në të gjitha kulturat. Këto kanë një prejardhje tipike përpara se të shpikej shkrimi dhe ato kanë kaluar gojarisht nga njëri brez tek tjetri. Një pjesë e madhe e miteve kanë si bazë pyetjet rreth natyrës dhe eksperiencës humane sepse këto rrethojnë që të gjithë natyrën. Mitet mund të ndriçojnë aspektet të një kulture. Por çfar janë mitet?  Megjithëse është e vështirë që të nxirren konkluzione të tipeve të ndryshme nga tregimet tradicionale studjuesit e mitologjisë e kanë parë të arsyeshme që ti kategorizojnë ato. Tre tipet më kryesore janë urtësia, legjendat dhe tregimet popullore. Kur një tregim është bazuar mbi një ngjarje të madhe historike, dhe në përgjithësi ai është i njohur si një legjendë. Pavarsisht se bazat e legjendës janë ngjarje historike dhe karakteristikat e saj janë produkt i imagjinatave të histori treguesve.    Legjendat e famshme përfshijnë historitë greke nga lufta e Trojës dhe poemën epike Gjermane Mibelungenlied.

Legjenda është një histori trilluese e shoqëruar me persona historikë ose vende. P.sh. shenjtorët e kishës kristiane janë figura historike të cilët kanë jetuar dhe zbukuruar legjendën. Legjendat shpesh japin shembuj dhe virtyte të figuarave të ndershme në histori nga një grup ose komb. Historitë tradicinale Amerikane rreth të riut Xhorxh Washington dhe të pemës së qershisë së cilës ai nuk mund ti hypte dhe rrëzohej nga ajo sa herë që ai provonte që të ngjitej në të  është përshkruar shumë mirë si një legjendë, përarsye se Xhorxh Washingtoni ishte një figurë historike, por historia mbi pemën e qershisë është e njohur sot si trilluese. Tregimet popullore janë një variatet i tretë. Tregimet tradicionale zakonisht janë tregime të thjeshta të ndërtuara me aventura dhe me shumë elementë dhe karaktere. P. sh një i ri i cili vret një përbindësh dhe fiton dorën e princeshës. Tregimet Greke për Perseun janë një shembull i mirë për këtë temë. Ai shpëton princeshën Etiopiane nga një përbindësh deti dhe më pas martohet me të. Tregimet popullore mund të lidhen me një moral ose observim rreth jetës, por qëllimi i tyre kryesor është zbavitja. Mitet mund të përfshijnë veoritë e legjendave dhe tregimet popullore.

Por çfar e bën një nga këto tregime mit që është një nga qëllimet serioze të saj, dhe kulturës së saj? Ekspertët zakonisht e përkufizojnë një mit si një reagim që përfundon në mënyrë dramatike dhe ndahet me elementë bazë dhe supozimet nga një kulturë. Mitet p.sh shpjegojnë se si u krijua bota, sa njerëz dhe kafshë kishte në fillim, sa zakone, shenja, ose format e origjinës së aktivitetit njerzor dhe si hyjnorja dhe bota njerzore bashkëveprojnë. Shumë mite zënë vend në një kohë para botës, qeniet humane siç dihet fillojnë të vijnë në të. Por në shumë mitet ka shumë zota, një qenie tjetër mbinatyrore, dhe proceset përtej kuptimit njerzor disa studjues e kanë parë si një dimension të religjionit. Megjithatë shumë mite u adresohen temave që nuk janë tipikisht të konsideruara religjoze, p.sh shtrohet pyetja se përse veçoritë e peisazhit kanë marrë këtë formë? Për mitet nuk ka asnjë sistem kualifikimi, por duke diskutuar për mitet kjo është një ndihmë për disa grupe dhe kategori më të gjëra. Mitet i ndajmë në tri kategori të mëdha, mitet kozmike, mitet e zotave dhe mitet e heronjëve.Tani le ti shqyrtojmë me radhë.

Mitet Kozmike. Ky mit është i lidhur me botën dhe shpjegon se si ajo është rënditur. Këto kërkojnë të shpjegojnë origjinën e botës, katastrofat universale të tilla si zjarri dhe përmbytjet, dhe jeta e përtej varrit. Afërsisht që të gjitha mitologjitë kanë histori mbi krijimin e një tip historish që teknikisht njihet si kozmogani që do të thotë lindja e botës. Krijimi i tregimeve përfshin gjithashtu se si njerzit erdhën në ekzistencën e tyre, dhe si vdekja dhe vuajtjet hyjnë në eksperiencën njerzore. Kozmogonitë më të vjetra që njihen sot janë ato të Egjptit dhe Lindjes së Lashtë. Një shembull është krijimi epik i Babilonasve ‘Enuma Elish” dhe kjo legjendë datohet afërsisht rreth shek të XII para Krishtit. Në përputje me Enuma Elish e cila na thotë se bota në fillimin e saj ishte vetëm ujë, zbraztësirë ku uji i freskët përzihej me ujin e kripur në det. Uji i freskët është personifikuar si Apsu, një qenie mashkullore, dhe uji i kripur si Tiamat, një qenie femrore. Miti përshkruan një konflikt ndërmjet këtyre zotave të hershëm dhe një gjenerate të re që lindi nag ato.

Përfundimisht zotat e rinj fitojnë luftën të udhëhequr nag Marduku, një zot që gjëmon dhe ndriçon i cili i shëmbëllen zotit Grek Zeusit dhe zoti të Skandinavisë së lashtë Thor. Marduku e mbron me ushtrinë e tij nga zotat më të mëdhenj dhe vret Tiamatën që paraqitet si dragua në një betejë të vetme. Ai atëherë e ndan mishin e saj në dy pjesë, dhe kështu formohen qielli dhe toka nga dy gjysmat krijohen dielli dhe hëna dhe konstelacionet. Emuna Elish vazhdon me disa tema të përgjithshme nga shumë krijime të tregimeve nga Lindja e afërme, rregullimi i botës nga kaosi, roli qendror i ujit në krijimin e botës, fitorja nga një mbret hyjnor, fitorja nga një mbret hyjnor mbi armiqtë i cili paraqet kaos dhe krijimi nga kufomat e një bote nënë. Një tip shumë i ndryshëm i krijimit të historisë na jepet me mitin Gruaja merimangë me prejardhje nga populli Hopi Amerikan.

Në përputhje me këtë tregim, në fillim ekzistonin vetëm dy qenie që ishte Taua, zoti i diellit dhe gruaja merimangë që ishte zoti i tokës e cila jetonte në errësirë në një gropë nën tokë. Qeniet njerzore ishin krijuar nga argjila nga Gruaja Merimangë dhe frymëzimi nga vështrimi i Tauas. Taua përdor dritën e tij dhe nxehtësinë dhe krijoi kështu tokën, dhe kështu bota mori formë. Gruaja merimangë i udhëhoqi njerzit dhe krijesat e tjera drejt sipërfaqes së tokës ku secila specie kryen rolin e saj në botë. Ky mit me tipare nga kombi Amerikan me tema emergjente në të cilën shfaqen krijesat nga toka  sikurse  lindin nga mitra e nënës. Tipe të tjera të krijuara nag mitet hasen në kozmogoni nag populli Maja me shumë ciklet e tij nga krijimi dhe shkatërrimi, dhe tek Hebrenjtë e lashtë kjo llogaritej nga një i vetëm dhe i gjithë pushtetshmi zoti. Por shmë mite nuk kanë lidhje direkte me qeniet njerzore por fokusohen mjaft mbi aktivitetin e zotave në vetë mbretërinë e tyre. Në shumë mitologji zotat formojnë një familje hyjnore ose panteonë nga Greqishtja do të thotë Pan i gjithi dhe Teos zot. Historitë nga pushteti i luftës brenda një pentaoni janë të përbashkët me një numër të gjërë nga mitologjitë në botë, p. sh Enuma Elish i Babilonasve përqëndruar tek lufta e Mardukut për supermacinë dhe fitoren eventuale mbi Tiamat-in. Veçoritë e mitologjisë Greke janë një histori ndërmjet gjeneratash.

Në mitologjinë Greke, zotat e hershëm ishin Gaea (toka) dhe Uranus (qielli) dhe fëmijët e tyre u quajtën Titanë. Më i madhi i Titanëve ishte Kronusi që përmbysi babain e tij i cili u përmbys nga vetë  biri i tij Zeusi i cili u bë një mësues i ri i  universit. Ngjashmërisht Aesir panteoni i zotave Normanë kishin përmbysur një grup të vjetër Vanir para se të fitonte pushtetin. Ndryshimet e Grekëve dhe të Babilonasve, veçoritë e miteve Normane pajtohen nga të dy anët. Kryqëzimi i kulturave dhe i mitologjive priren që të përshkruajnë karaktere të ngjashme. Një karakter i përbashkët i miteve është dredhia. Dredhia është një guxim i pa arsyeshëm dhe bile imoral, por megjithë trillimet ai shpesh i ndihmon qeniet njerzore. Në mitologjinë Greke Hermesi i njohur si lajmëtar i zotave ishte një dredharak i famshëm. Në një version nga një tregim karakteristik, Hermesi ndërsa ishte akoma një fëmijë vjedh një kafshë vëllait të tij Apollo. Ai veproi për ta ndaluar që të mos largohej as edhe një gjurmë, por kjo nuk mund të ndiqej. Hermesi bën këpucët nga lëvorja e një peme dhe përdor barin për ti lidhur këmbët kafshës. Kur Apollo zbuloi se Hermesi i kishte vjedhur kafshën e tij ai ishte tërbuar. Në fund Apllo ishte magjepsur me muzikën nga një lirë e Hermesit dhe e pat lejuar Hermesin që ta mbante kafshën në shkëmbim të Lirës.

Një mashtrim tjetër në mitologji janë zotat Afrikano perendimorë. Eshu i cili mashtron zotin suprem Olodumare për të braktisur tokën dhe banuar në qiell. Zoti Indian Krishna i cili shpesh mashtron qëllimisht për qëllimet e një morali të lartë dhe Kojotës me prejardhje Amerikane i cili sipas një rregulli shpërndante yjet në qiell dhe mbuloi me lule tokën. Mitet mbi zotat  janë të shumtë si dhe kulturat që i prodhojnë ato. Tipe të tjerë që ndodhin në kryqëzimin e kulturave të ndryshme duke përfshirë mitet mbi hënën e madhe p.sh Ishtarja e Mesopotamisë e cila udhëtoi nën tokë për të shpëtuar të dashurin e saj Tamuzin, vdekja e zotit Orsisit Egjyptian i cili vdiq i coptuar por përfundimisht u ringjall dhe zoti i shpëtimit p.sh Prometeu Grek i cili i ndihmonte njerzit dhe për këtë veprim zemroi Zeusin. Por që të gjitha kulturat kanë krijuar mite rreth heronjëve.

Disa heronj të tillë si Akili i Shqiptarëve ishte një i vdekshëm dhe një prind e kishte hyjnor. Të tjerët janë plotësisht njerëz por janë bekuar me pëlqimin e zotit si të fortë ose të bukur. Shumë mite rreth heronjëve në lidhje me fazat sinjifikuese të karrocës së heronjëve të tilla si rrethanat e lindjes së heronjëve, si një udhëtim ose pyetje dhe kthim në shtëpi. Lindja dhe fëmijëria mitologjike e heronjëve shpesh është i jashtzakonshëm. Në Lindjen e Afërme dhe bota mesdhetare, lindja e shumë heronjëve ndjek një shembull të ngjashëm. P.sh Hebrenjtë kanë profetin Moisi, tek Grekët është heroi Edipi, dhe tek Romakët kemi heronjtë Romuli dhe Remusi ku që të gjithë janë elementë të ekspozuar të lindjes dhe shkuarjes drejt vdekjes por ata mbijetuan mrekullisht. Heronjtë e tjerë imediatalisht ishin të aftë që të kujdeseshin për veten. Në fëmijërinë e tij të hershme heroi grek Herkuli mbyti një tufë të madhe gjarpërinjsh që deshën ta mbysnin atë. Ku Çulian Irlandez i cili më vonë u bë një luftëtar i madh demonstronte forcën e tij të madhe që  kur ishte fëmijë.

Shumë heronj vendosin të bëjnë një udhëtim. Një tregim i hershëm që tregon për udhëtimin e një heroi është një histori Babilonase i njohur si Epi i Gilgameshit  ku heroi hipën mbi një anije dhe kërkon të pa vdekshmen. Zoti i quajtur Siduri e udhëheq atë, dhe në rrjedhën e aventurave të tij ai duhet të luftojë me përbindëshat dhe të vizitoj botën e të vdekurve. Në fund të kërkimit Gilgameshi duhet të pranojë vdekjen të cilën e përcaktojnë zotat për qeniet njerzore që kur ato  u krijuan. Tek historia mitologjike Greke dhe Romake historia e Jasonit i cili lundroi në kërkim të leshit të artë, dhe Enea i cili udhëtonte nga Troja në Itali dhe themeloi Romën. Ndryshe përshkruhen kërkimet dhe udhëtimet. Tregime të tjera që ndoshta përfshijnë udhëtime biblike nga profeti Hebre Moisiu i cili udhëhoqi popullin e tij për 40 vjet në shkretëtirë, dhe nga tregimet Keltike deri tek mbreti Artur.

Shumë tregime të heronjëve të famshëm që kthehen në shtëpi është historia e Odiseut në Greqinë e lashtë që tregohet nga Homeri. Kur fillon historia Odiseu që ka qenë afërsisht 20 vjet në luftën e Trojës dhe gjatë kthimit e mban nimfa Kalipso. Kur kthehet në mbretërinë e tij në Itakë, mëtonjësit duan të martohen me gruan e tij Penelopën dhe përditë i përlajnë pronat e tij dhe komplotonin kundër birit të tij. Zeusi e ndjek Kalipsonë dhe e lë Odiseun  të ikë e të kthehet në shtëpi, por zoti Poseidon është i zemruar me Odiseun dhe ka vendosur që ta vrasë atë. Në rrjedhën e udhëtimeve të tij, Odiseut i është fundosur anija por kapet rob nag Kalipsoja. Dhe afërsisht sa nuk e përlajnë përbindëshat, por që të gjithë shokët i vriten. Kur ai më së fundi kthehet në Itakë, trokë dhe pa aleatë ai duhet të shkatërrojë komplotistët, adhuruesit e Penelopës të cilët i shkatërroi me sukses. Dhe natyrisht ai ishte një sukses brilant.

Praktikat universale humane kanë bërë që mitet të shfaqen qysh herët, dhe kjo do të thotë se me to populli interperton botën natyrore dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. Kështu që mitet kanë qenë dominante në mënyrën e reflektimit human për një pjesë më të madhe të historisë njeryore. Mendimtarët Grek të shek 6 para Krishtit pohjnë se ishte i pari popull që dinte pyetjet me vlerë nga bërja e miteve. Në shekujt në vazhdim racionalizmi paraqitet nga këto grekë dhe Montezuma, besimi në një zot të vetëm, nga Judaizmi, Kristianizmi dhe Islamizmi ku që të gjithë këto kanë mite. Në disa kultura Aziatike dhe Afrikane megjithë historitë e tyre tradicionale mbajnë pushtetin e tyre dhe bëhen elementë të rëndësishëm të sistemeve religjoze. Dhe disa kultura në botën moderne pohojnë një vështrim të gjërë bazuar në fillim mbi mitet. Këto kultura përfshijnë Amerikanët vendas dhe Aborigenët e Australisë dhe Zelandës së re.

Në etapat e hershme të civilizimit Grek dhe sikurse në kulturat e tjera antike e vërteta e miteve është pohuar. Fjala Greke Mithos në anglisht do të thotë myth dhe është përdorur për të përshkruar ndonjë trgim. Autorët e hershëm Grek të cilët u pajtuan me këtë term nuk kanë ndonjë dallim ndërmjet tregimeve që ishin historike ose faktike, dhe ato që nuk ishin.

Në shek e 6 pas Krishtit sado që mendimtarët Grek fillojnë të kërkojnë tregimet nag kultura  e tyre nag kultura e tyre tradicionale, dhe fjala mythos do të thotë tregim i pa besueshëm. Filozofi Grek Ksenofoni argumentonte se shumë nga sjelljet e Hemorit dhe të Hesoidit u atribohen zotave sepse ishin të pa denja për qeniet hyjnore. Nag shek i 5 para erës së re mendimtarët seriozë Grekë priren ti shikojnë mitet e vjetra si shpjegime naïve për fenomenet e natyrës, ose thjeshtë nuk i pranojnë ato së bashku. Mitet asnjëherë nuk e kanë rëndësinë e tyre kulturore dhe bile ata kanë ardhur nën sulmet e filozofëve. Tragjeditë e lashta Greke të cilat mbeten qëndra e qytetërimit dhe e jetës religjoze në Athinë në fund të shek të 5 para erës së re tërheqin rëndësinë e subjektit gjërsisht nga mitet.

Në shek e 4 pasra erës së re filozofi Grek Platoni kontraston sistematikisht me logosin, ose argumenetet racionale me Mythos i cili në vështrimin e Platonit është pak më mirë se flasitetet e tëra. Në dialogun e tij filozofik tek libri “Republika” Platoni argumenton se ideali i shtetit do të përfshijë poezinë mitologjike tradicionale ku ajo është plotësisht një falsitet i rrezikshëm. Vetë Platoni kurrë nuk i ndau mitet nga një lloj eksplorimi i temave të tilla si lindja nga bota dhe vdekja dhe jeta e përtejme e cila në vështrimin e tij pa dyshim e kufizon nga jasht shpjegimin logjik

Pas Platonit shumë mendimtarë e provuan të aplikojnë arsyen e elementëve mbinatyror tek mitet ose interpertimin e tyre simboloiksht. Ehumerus një shkrimtar Grek në shek e 4 gjurmoi origjinën e zotave dhe hyjnizmin e sundimtarëve njerzor me subjektete e tyre njohëse. Ky shpjegim për zotat është i njohur vazhdimisht si Ehumerizëm. Filozofët e njohur si Stoikë dhe shumë më vonë neoplatonistsët i interpertuan mitet si alegori. Bile civilizimi Greko romak shkoi në rënie në shekujt e hershëm pas Krishtit, dhe më vonë kritiku spiritual Ksenofoni ishte mbrojtur nga eseisti Grek dhe satiristi Lukiani i Samorates nga koka e Zeusit. Dhe gjykimi i Paridit i cili supozohet se udhëhoqi që të gjithë luftën e Trojës.

Perenditë e krijuar në këtë mënyrë tek çdo popull i veçantë ishin perendi kombëtare dhe pushteti i tyre nuk i kalonte kufijtë e truallit kombëtar që ata mbronin  dhe përtej këtyre kufijve sundonin në mënyrë absolute perendi të tjera .Të gjitha këto perendi jetonin në përfytyrimet e njerzëve vetëm sa kohë egzistonte kombi që i kishte krijuar dhe zhdukeshin me zhdukjen e tij. Le të shohim pak historinë e hebrenjëve ku në traditën e tyre mori një drejtim të ndryshëm dhe këtë drejtim e mori midis Grekëve. Këtu burimet e tensionit nuk ishin të pa pajtueshëm nga miti dhe arsyeja sikurse ajo pat qenë me grekët, por i pa pajtueshëm me politeizmin e Lindjes së afërme të cilët besonin në shumë zota, dhe moneteizmi Hebre të cilët besonin në një zot. Mendimtarët Grek e zgjidhën së pari tensionin politeizmin kundër moneteizmit, nga koncentrimi mbi rolet e një zoti suprem dhe nga minimizimi ose eleminimi i roleve nga të gjithë karakteret e tjera të cilat janë konsideruar hyjnore.

Një civilizim klasik i jep rrugë kristianizmit, ku mendimtarët kristianë rreth roleve të miteve në religjionin e tyre bënë hulmutimet e duhura duke i analizuar shumë qartë. Mitet tradicionale u hoqën nag kriticizmi dhe nga interpertimi i shkrimeve Greke nga shkrimtarë të tillë si Ksenofoni dhe Lukiani prej një periudhe prej 7 shekujsh. Shumë mendimtarë kristian e gjejnë këtë kritikë filozofike pikërisht tek Ehumerizmi ku e përdorën luftrën e tyre kundër kulturës pagane dhe adhurimit të tyre nga shumë zota. Ata argumentonin se zotat paganë ishin jo më shumë se sunduesit njerzor të cilët patën qenë në hyjnizimet nga ndjekësit e tyre. Disa mendimtarë kristianë u përpoqën që të vendosnin një paralelizëm midis ideve kristiane dhe aspekteve të sigurta nag mitologjia pagane. Në shek e 2    teologu Justin Martir bëri një krahasim midis Hermesit një mesazhier hyjnor dhe Krishtit përfaqësuesi i zotit. Në shek e 4 Shën Agustini argumentonte se Kristianët do të përdornin traditat nga bota pagane në përkrahje të vështrimit nga bota kristiane. Në këtë shpirt temat mitologjike pagane ishin riinterpertuar dhe përdorur simbolikisht në artin e hershëm Kristian. P.sh një motiv i përgjithshëm i rastit pagan është figura e Odiseut i cili ishte lidhur pas direkut të anijes së tij që të mund të dëgjonte këngën e ëmbël dhe të pa rezistueshme të Sirenave pa rrezikun e tundimit. Në artin kristian ky motiv ishte adoptuar të simbolizonte një shpirt që lidhej mbi ca shtylla druri për të kaluar sirenat, megjithatë cili besimtar hyn në portën e shpëtimit të miteve të tjera tradicionale pagane që janë përdorur në alegoritë kristiane duke përfshirë Heliosin mbi koçinë e tij të zjarrtë. Pra religjioni është  universal në kulturën humane dhe sistemi i tij i besimit dhe traditat e adhurimit kanë qenë të përbashkëta  afërsisht në të gjitha shoqëritë qysh në ditët e para të historisë që kujtohen.

Megjithë kulturat e ndryshme  këto sisteme dhe tradita kanë pjesë në shumë elementë të  përgjithshëm. Religjioni përfshin tipikisht besimin tek spiritualja, ose jo humanen, megjithëse disa religjione shquhen për disa forma të Budizmit që nuk bëjnë kushtëzim të besimit në të mbinatyrshmen. Pra pasi njerzit krijuan mitet dhe legjendat ata filluan edhe të besonin dhe për këtë besim ata krijuan lutjet, mësimet dhe ritualet dhe rregullat e sjelljes që tashmë njihen nga religjioni.Çeshtja e besimit tek popujt duke krijuar shumë besime të ndryshme është faza e pare e njerzimit  që merr hapin drejt civilizimit. Dhe kështu udhëheqësit religjozë filluan të vepronin si religjiozë dhe kujdestarë nga tradita dhe nga ndonjëherë si drejtues me disiplina për këto brenda besimit. Religjioni është pjesëmarrës dhe anëtarët e tij zakonisht duke praktikuar nga një shoqëri religjioze ndihmonin të përjetësonin traditat e shenjta nga qëndrimet e shërbimeve religjoze në komunitetin e kishave, xhamive, sinagogat ose të tempujve. Por për një individ një religjion afron një shpjegim nga realiteti dhe një konstruksion për të drejtuar vendimet e jetës.

Shtypja nga religjionet gjithashtu është sinjifikues në një kontekst global. Ndryshimet religjioze mbi burimet e zakoneve dhe zhdërvjelltësia politike janë të përbashkëta dhe megjithëse historia ka frekuentuar drejtimin e konfliktit. Shumë kufij dhe kufizime janë vendosur në reflekse të ndryshme religjioze dhe janë bërë shumë ndarje poltike. Religjionet marrin shumë forma nag kufijt e gjërë të institucionalizimit të besimit dhe shtrirja në përputhje me kufijtë kombëtar i lokalizojnë praktikat e sistemit të besimit vetëm brenda grupeve specifike etnike në enklava të vogla.

Religjioni ka një përhapje të madhe në botë, ku gjeografët na lejojnë të studjojmë sa religjione të ndryshme ka dhe sa ata janë të shpërndarë nga njëri rajon tek tjetri. Influenca e religjioneve shihet në shumë mënyra, që nga shembujt e kolonive, stilet, arkitekturën dhe aktivitet e përditshme të tilla si bujqësia dhe praktikat e gatimit.

Gjeografët janë të interesuar në përkrahjen e religjionit, dhe ata kanë mundur të studjojnë religjionet që kanë filluar të shpërndahen dhe kjo do të thotë se këto provohen nga satistikat mbi besimet religjioze dhe nga popullimi i një vendi. Kjo është e vështirë të interpertohet sepse rezultatet e studimeve të tilla përshkak se gjeografët nga vende të ndryshme mbildhen   në mënyra të ndryshme. Studimet e religjionit ndoshta bazohen nga politika e religjionit veçanërisht nga vendet ku qeveritë dhe religjioni afërsisht janë të lidhura. Pamvarsisht nga këto pengesa disa shembuj në përgjithësi karakterizohen nag shumica e religjioneve në botë. Islami është përhapur në Afrikën e Veriut dhe në të gjitha anët e Azisë jugperendimore, dhe gjithashtu shtrihet në Azinë e jugut. Kurse Europa është  e predominuar nga Kristianët dhe protestantët në veri dhe Roma katolike në jug. Kurse në Amerikën e veriut dhe të jugut kryesisht janë Kristianë megjithë katolicizmin Romak që është shumë i përgjithshëm në Afrikën e Jugut. Australia qysh se kolonitë e saj erdhën nga Britania ka gjithashtu një popullsi të gjërë kristianësh. Kristianizmi ortodoks mbete në duart e religjionit Rus. Religjionet e mëdha nga India përfshijnë Hinduizmin, Islamin dhe Skitizmin. Edhe Budizmi origjinën e ka në Indi, dhe në fillim është themeluar në Azinë Lindore, në disa hapsira të Azisë Qendrore dhe Azisë juglindore. Kurse Judaizmi qëndrën e tij e ka në Izrael megjithë qytet e tjera në Europë dhe Sh.B.A. ka gjithashtu sinjifikuese popullsinë Çifute.

Është e rëndësishme të theksojmë se këto shembuj në përgjithësi dhe shpërndarjet e rëndësishme të religjioneve në botë kanë shumë përjashtime dhe në shumë vende njerzit janë anëtarë të besimeve të ndryshme. Atje ka shumë shkallë të vogla religjionesh dhe sektet dalluese nga religjionet e gjëra brenda shtrirjes së përgjithshme. Rajoni i Afrikës së jugut që nga Saharaja ku njeriu më shumë është i religjioneve lokale dhe Shamanizmi akoma praktikohet në gjithë Azinë Qendrore dhe në hapsirat e Azisë Jugore. Disa popuj autoktonë nga Amerika e veriut. Amerika Qendrore dhe Amerika e jugut akoma angazhohen në këto religjione që ata praktikuan para se të arrinin në Europë.



Related posts

Nënës!
TË SHKRUASH PËR “HYJNESHAT” E JETËS SONË, ËSHTË GJË ...
Sa Ngrohet
Rreth krijimtarisë së Avni Azizi

Leave a Reply





Archive