|

Nënës

Nga: Bashkim Saliasi

Bashkim SALIASI

 

 

Fjalën nënë mësojmë shpejtë,

Sa fillojmë e hapim sytë.

Fjala nënë kudo na ndjek,

Në rrugë, në punë, e në jetë,

Ajo është fjalë e ëmbël,

Që s’e ndajmë as një moment.

 

Shumë kuptimin nuk ia dimë,

Kur jetojmë, ne, rininë.

Thellë në zemër e shijojmë,

Kur në jetë sjellim bebin tonë.

 

Ecim rrugës e pengohemi,

Fjala Nënë, na shpirti del.

Vrasim dorën apo këmbën,

Nënë! – ku je!,- neve themi!?

 

Luajmë lojra me shoqëni,

Në plan të parë na del Ti,

Sa pengohemi një çikë,

Dëgjojmë shokun që shan:

-“Nënën pak e ke o mik”.

 

Emiri jot moji nënë,

Është më i miri në botë,

Se në jetë ti moj nënë,

Sjell gëzime e,  jetë nga mot.



Related posts

CIKEL ME POEZI NGA SEIT SEITAJ
GJUHA DHE KULTURA URA QË LIDHIN DHE NJOHIN MES VETË POPUJT
Lumin Rur e vizitova
DASHURIA E POETIT

Leave a Reply





Archive