|

Një jetë me teatrin dhe për teatrin

Nga: Agim Gashi

Agim Gashi

 

 

Një jetë me teatrin dhe për teatrin

 

 

Sot më erdhi dhuratë nga autori Miho Gjini-Mjeshtër i Madh. Sot ishte një ditë e veçant pë mua, ditë e cila më mbushi knaqësi, ditë kur për një moment harrova hallet dhe brengat, ditë kur mua dhe vajzës sime Azalesë na u kthye buzëqeshja e humbur.  Këtë gëzim na e dhuroi miku jonë nga Athina Miho Gjini-Mjeshtër i Madh dhe mbesa e Tij nga Tirana Megi Balla. Ju falenderojmë shumë dhe urojmë që gjithmonë të keni gëzime e jetë të lumtur.


Në periferi të Dürenit të Gjermanisë ku unë banoj me vajzën time Azalenë, rrallë cinëgrron zilja e apartmentit tim. Edhe poqëse bie ndonjëherë, ne e dimë se mund të jetë ndonjë ftesë nga mjekët, ndonjë dëftesë borgji për tu paguar apo edhe ndonjë vërejtje për mos pagimin me rregull të dritave apo edhe banesës. Sot nuk ndodhi ashtu. Postjeri mbante dy pliko të trasha, njëra më e madhe se ajo më e mbushura në të cilat nuk dija se çka do të ishin. Falenderova postjerin dhe hyra brenda. Si gjithëherë Azaleja duhet të lexon e para se çka shkruan dhe nga kush dergohet ajo postë. I mori por u shtang sepse emri i Megi Ballës për te ishte emër jo i dëgjuar ndonjëherë.

Lexoi ngadal: Megi Balla, Tirana, Albania.
-Kush është kjo babi?
Hapëm plikon dhe pash gazetën “Tirana Observer” dhe një leter e shkruar kjart:

Zoti Agim Gashi
Më tha gjyshi tju dergoj gazeten që ka shkruajtur për Ju, jam mbesa vet.
Megi Bella

E urova me zemër mbesën e mikut tim Miho Gjinit, Megin e cila dëgjon gjyshin dhe e do gjyshin. Hapa gazetën dhe gjeta shkrimin e Mihos që ma dedikon mua e ku shkruan mbi librin tim “Epoka e Nderit”.

Në plikon e dytë ishte një libër dhe dergohej nga Athina. E dërgonte vetë Miho Gjini, ky Mjeshtër i Madh i artit dhe i kulturës shqiptare ku një jetë të tërë ia kushtoi atdheut.
Mora ta shfletoj librin dhe në me gjeta një letër të shkruar vetë nga dora e mikut tim Mihos.Në letër shkruante:

23.09.2011

Shumë i dashur Agim Gashi!

Ju uroj shëndet, krijimtari të mbarë dhe lumturi….Edhe pse ankohej për shëndetin, më bën përshtypje vitaliteti ytë,duke qenë i pranishm kudo e ngado, si gjithmon i paprtuar e kurdoher midis njerzish që u duan e u rrespektojnë.
Dhe tani, or mik, më llogarit edhe mua midis tyre….Më bëre pr vete me talentin q ke, po edhe me patriotizmin e flakt, me atë shqiptarizëm që rrallkush e ka…

Ndaj ju dua e ju respektoj së tepërmi…ai rregjim i egër më grabiti nga jeta rreth 20-30 vjet dhe përsëri nuk na përkuli, pikërisht sepse e duam lirinë, vendin tonë, njerzimin, të ardhmen…Jetoj në Greqi, nga ket rrethanat e vështira që mu krijuan (atje), në vendin tim, po përsëri atje e kam zemrën…
Si kujtim po ta çojë njërin nga librat e mia, që flet per jeten time.

Me shumë dashuri
Ju përqafon
Miho Gjini

Edhe njëherë Ju falemnderit Miho e Megi!

Faqja e pasme e librit



 



Related posts

Beso në Zot
POEZI NGA EDUART FRAKULLA
Poezi nga Duro Mustafai
Poezi nga Imer Raçi

Leave a Reply





Archive