|

NJOFTIM për studentët që do ndjekin studimet Part-Time

Nga: Redan Bushati

Redan Bushati

Shkodër – Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.USH) njofton se aplikimi i kandidatëve në programin e studimit me kohë të pjesshme (part-time) dhe edukimin në distancë do të zhvillohet nga data 17.10.2011 deri në datën 21.10.2011, prej orës 8:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të universiteteve.

Aplikimet për regjistrim në programet e ciklit të parë me kohë të pjesshme do të bëhen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar.

Në dosjen e dokumentacionit të aplikimit duhet të përfshihen:

Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, duhet të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë të shkollës së mesme; dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje duhet të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës; dy fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë, paguar në Postën Shqiptare; deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në institucionet e arsimit të lartë publik. Në qoftë se kandidati nuk ka diplomë të Maturës Shtetërore apo Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të saj, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme, lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Për kandidatët që do të aplikojnë për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme ose të edukimit në distancë, në një program studimi, duhet që përveç dokumentacionit të mësipërm të dorëzojnë në sekretaritë mësimore edhe diplomën e lëshuar nga një universitet publik (ose fotokopje të saj të noterizuar), diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit (ose fotokopje të saj të noterizuar), të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri.

Ndërkohë që, për herë të parë këtë vit, kandidatët që do të aplikojnë për studimet e pjesshme në Universitetin e Sporteve të Tiranës, duhet t’u nënshtrohen edhe kritereve të veçanta (konkurseve të pranimit), të vendosura nga ky institucion. Pas kësaj procedure dhe përzgjedhjes së kandidatëve, universitetet duhet të afishojnë listat e fituesve në datën 27 tetor, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit. Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet nga data 1.10.2011 deri në datën 6.11.2011. Në procesin e regjistrimit kandidatët fitues duhet të paraqesin vetëm Diplomën e Maturës Shtetërore dhe Dëftesën e Pjekurisë, origjinale të shkollës së mesme, ndërsa kandidatëve jofitues do t’u kthehen dokumentet kundrejt kërkesës.



Related posts

Vullkanet në shuarje nuk ndalen me benzinë e barut
ZHVILLOHET “TAKIMI KOMBETAR KONSULTATIV PER MENAXHIMIN E BAS...
Dialogu për paqe dhe stabilitet në rajon midis Shqipërisë dh...
ISMAIL QEMAL VLORA DHE TOMORRICA

Leave a Reply





Archive