Për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 134 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit
Ahmet Pllana
Cenë Pushkolli
Ribërja e Shqipërisë Etnike domosdoshmëri

Ribashkimi Kombëtar mundësi dhe obligim për të gjithë ata që e kanë për zemër kombin shqiptar. Në qytetin e bukur të Prizrenit më 10 qershor 2012 u mbajt manifestimi për nderë të 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë londineze më 28 Nëntor 1912 në Vlorë dhe 134 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit e cila mblodhi krerët e të gjitha trevave shqiptare dhe kishte për qëllim bërjen e Shqipërisë Etnike
Prizren, 10 qershor 2012-Prizreni ditën e dielë kishte festë. I tërë qyteti ishte mveshur me flamujë kombëtar dhe shtetëror. Patriotë të kombit janë mbledhur këtë ditë në Prizren nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët përfaqsonin subjektet e ndryshme kombëtare, e në veçanti Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe Aleanca Kuq e Zi (AK), të cilat ishin bashkorganizatore të këtij manifestimi. Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” u mbajt Tubimi, ku ishin të pranishëm patriotë dhe përfaqësues të sukbjekteve të ndryshme kombëtare.
Tubimi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minut heshtje për dëshmorët e kombit dhe të gjithë atyre që kanë rënë për Shqipërinë Etnike. Në këtë Tubim para të pranishmëve foli Kreshnik Spahiu, kryetar i Aleancës Kuq e Zi, i cili tha se Shqipëria Etnike duhet të bëhet dhe se për këtë ka ardhur koha. Spahiu tha se ne jemi populli i vetëm në Evropë i ndarë në gjashtë shtete, andaj sipas të drejtave ndërkombëtare të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare për të drejtën e vetëvendosjes së popujve, ne mund të ribashkohemi dhe patjetër duhet të ribashkohemi, sepse jemi popull etnik në një hapësirë gjeografike, veçse janë vendosur disa kufinj artificial midis nesh. Si mund të bëhet fjalë për demokracinë nëse ne popullit shqiptar nuk na lejohet ribashkimi kombëtar, tha Spahiu.
Viti 2012 në 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë do të duhej të na gjente të ribashkuar. Ne subjektet kombëtare duhet të jemi unik dhe të punojmë më shumë në drejtim të ribashkimit kombëtar. Mjaft më kemi qenë të ndarë, tha Spahiu. Si patën të drejtë të bashkohen të dy Gjermanitë, pyeti ai dhe shtoi se po ashtu edhe ne kemi të drejtë të ribashkohemi. Ky është një amanet të cilin ne duhet realizuar, tha z.Spahiu. Ndërkaq, kryetari i Frontit të Bashkimit Kombëtar Shqiptar, z. I… H… tha se në 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë londineze dhe në 134 Vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit më 1878, kemi obligim kombëtar, moral dhe njerëzor që çështjen e ribashkimit kombëtar ta qojmë përpara dhe në vend. Këtë synim të Kuvendit të madh mbarëkombëtar të mbajtur më 10 qershor 1878 në Prizren, pra të Lidhjes së Prizrenit, ne duhet ta realizojmë sa më shpejt që është e mundur, tha H…Ai ka shtuar se ribashkimi i kombit shqiptar do të krijojë stabilitet dhe paqe në rajon. Këtë synim kombëtar do ta arrijmë me paqe, sepse është e drejtë e një popullit që të ribashkohet. Në këtë tubim ka folur edhe Hysni Shaqiri nga Ilirida, i cili ka shtuar se Shqipëria Etnike ka qenë dhe është synim i përhershëm i shqiptarëve. Ndërsa, Prof.Hazir Shala ka thënë se ribashkimi kombëtar është i pashmangshëm dhe nevojë e kohës për të ekzistuar një popull i bashkuar. Po qe se jemi të bashkuar, ne do të jemi më të fortë edhe si shtet, por edhe si popull për mbrojtje dhe do të krijohen kushtet për zhvillim më të madh ekonomik.
Ndërkaq, Kastriot Bushi, kryetar i subjektit të ri politik Ardhmëria Kombëtare Shqiptare (AKSH), e themeluar kohë më parë, e ka përshëndetur tubimin dhe ka thënë se subjekti i tij politik do të angazhohet për realizimin e synimeve të Lidhjes së Prizrenit. Më pas u dha një program kulturor-muzikor me recitale dhe këngë patriotike folklorike shqiptare, të cilat u pritën mjaft mirë nga të pranishmit. Pas këtij tubimi u bë një defile nëpër rrugët e qendrës së qytetit me flamujë kombëtar dhe duke brohoritur “Rroftë Shqipëria Etnike!” Iu bë një vizitë edhe Shtëpisë Muze të Lidhjes së Prizrenit, kurse më pas sërish u defilua deri në Shadërvan.
|
|
Tweet |



Pamarrë parasysh datave historike kombëtare,të gjitha kanë një pikëqëllim,bashkimin kombëtarë.Për këtë duhet punuar më shumë në ngritëjen e vetëdijes qytetare.