|

Përgatitja e mirë ditore

Nga: Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi

“Gurë, gurë, bëhet kalaja”, shprehet populli. Kjo shprehje filozofike e popullit  tonë është shumë domethënëse për punën dhe misionin fisnik të mësuesit.

E nisa shkrimin duke bërë këtë krahasim i cili nënkupton, se një përgatitje serioze e mësuesit për disa orë pune në shtëpi është suksesi i punës së tij për ditën e nesërme dhe në vijueshmëri.

Të planifikosh deri dhe në detajin më të imtë në fletoren e ditarit objektivat e orës së mësimit dhe ai të jetë jo vetëm orientues, por në moment të caktuara të përdoret dhe mos të kihet ndrojtje si dikur, që nuk të lejonin as të mendoje të hapje librin para se të kishe mbaruar zhvillimin e etapës së dhënies së njohurive të reja, do të thotë se ne mësuesit shqiptar kemi ndryshuar mentalitet dhe nuk kemi mbetur “skllav” të recetave që kemi mësuar në psikologji e pedagogji dikur në shumë vite më parë.

Progresi bënë punën e vet dhe shoqëria evolon. Por, kjo nuk do të thotë që të abuzohet me punën fisnike që ai kryen. Krahas evolucionit që zhvillohet në të gjitha fushat e tjera dhe arsimimi i fëmijëve ka pjesën e vetë ku përfshihen një masë e madhe njerëzish që ëdo ditë “vrasin”, që të gjejnë rrugë dhe forma për të dhënë njohuri të reja.

Një nga metodat që po përdoret kohët e fundit nëpër shkollat tona është dhe ajo ERR. Nuk mendoj se mësuesi duhet të ketë “recetë”, por ai duhet t’i gjejë vetë rrugët  dhe metodat e dhënies së njohurive dhe kontrollit të tyre dhe t’i kërkohet llogari për përmbushjen e standardeve shtetrore, mbi bazën e objektivave që parashikojnë linjat dhe nënlinjat e dhënies së dijeve.

Ditët e fundit në një takim pune dëgjojë një nga drejtuesit e shkollës, të udhëzonte se në fletoren e ditarit duhet të planifikohet dhe koha që do përshkruhen etapat mësimore në minutazh.

Nuk kam kundërshtim, por ora e mësimit është fleksible dhe mësuesi arkitekt i saj, i cili mjafton që gurët që ka planifikuar për të “ndërtuar” kalanë t’i vendos me rregull sipas vendit ku i takon dhe, në kohën e duhur e, të mos ketë “receta” për ndarje etapash si dikur.

Flitet për orë të shkrirë dhe tërheqëse të fëmijëve në punimin në grup. Sa më shumë të tërhiqen në diskutime në grup, aq më mirë marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë orës së mësimit.

Njohjet e marra në grup janë afatgjata dhe mbahen mend më shumë se sa ato që merren në mënyrë individuale. Shpesh më ka rastisur që në mëngjes pa vajtur mirë në shkollë në ditë të veçanta fillon një stress ndër kolegët, i cili ngarkon mësuesin me një gjëndje emocionale të rëndë që nuk është më i aftë të zhvillojë orën e mësimit ashtu sikundër e ka planifikuar.

Shkas për këtë shkrim u bë një kontroll “i befasishëm” i fletoreve të ditarit. Mësuesja e shërbimit më drejtohet:

-“Dua fletoren e ditarit”, – më kanë urdhëruar që t’i grumbullojë ato për pesë minuta.

-Më duhet, se kam planifikuar punën në të, – i them koleges.

-Nuk e di, -kam urdhër më thotë ajo.

Desha, s’desha, ia dhashë. Më tërhoqi vëmendjen dhe më mbeti në kujtesë në një takim pune mbas mësimit ku drejtori u shpreh se kontrolli do jetë tematik dhe i hapur, ku mësuesi duhet të jetë në djeni se do kontrollohet nga drejtoria në x kohë.

Gjë e mirë mendova me vete për mësuesit, i cili rrit kujdesin dhe nuk stresohet, por, kur e di planifikon dhe ndërton punën në mënyrë të vazhdueshme duke ju larguar stresit sa më shumë.

Mendojë se kontrolli më i fortë për mësuesit e një shkolle është nxënësi i tij, i cili në mbarim të orës së mësimit i vendos notën që meriton mbi bazën e përgatitjes dhe njohjeve që ju dha gjatë orës së mësimit.

Nuk e quaj të udhës që mësuesve t’u grumbullohen ditaret në mënyrë “demostrartive” dhe mos t’u jepen gjatë ditës, të cilat mbahen në drejtorinë e shkollës vetëm e vetëm për të hedhur një firmë:

 –U pa.

Nuk jam kundra kontrollit që drejtoria e shkollë ushtron mbi përgatitjen ditore të mësuesve, por mendoj, -se a nuk do ishte më mirë që, të grumbullojnë ditaret të dy ose tre mësuesve që janë pushim dhe, ato të kenë mundësi që t’i kontrollojnë brenda ati afati kohor që mësuesi nuk ka mësim, sepse në të kundërt ç’kuptim ka që mësuesi i “shkretë” është lodhur dhe ka bërë gjithë atë punë se kur i duhet të hedh një sy se mund të harrojë diçka që ka planifikuar në të “ai”, gjendet në “muze”.

Mendoj se ka ardhur koha që drejtuesit të bëhen më fleksibël. Koha është florid he njerëzit nuk duhet t’i hanë kohën njëri-tjetrit. Ne mësuesit nuk kemi mundësi që nxënësit t’i kontrollojmë dhe t’i vlerësojmë të gjithë brenda një ore, por , por çdo ditë grumbullojmë nga tre ose katër fletore dhe në këtë mënyrë dhe nxënësit janë ndërgjegjësuar se po nuk i bëra detyrat një ditë mësuesi kur të më ketë planifikuar unë nuk do të kemë mundësinë që të marr vlerësimin e duhur se ai ma ka bërë të qartë që në fillimin e vitit.

-A nuk do ishte më se normale që edhe drejtuesit e shkollës që menaxhojnë punën e mësuesit të jenë më pranë punës së mësuesit dhe këta ta kontrollojnë në kohën e duhur!?

Menaxhimi i punës në shkollë është art më vete dhe kërkonë që të njohësh eksperiencën e brezave dhe pse jo edhe të bashkëkohësve të cilat sillen në faqet e revistës “Mësuesi”, në formën e përvojës.

Duke jetuar më pranë realitetit, shpesh nuk jemi në gjendje të vlerësojmë punën e kolegut apo mos të evidentojmë anët e mira të suksesit me emra konkret, por mbetëm si dikur që kësaj radhe nuk ka emra, por radhën tjetër unë do t’i them troç dhe ju vendosini gishtin kokës.

Mendoj se ka ardhur koha që çdo gjë duhet të vlerësohet ashtu sikundër bëhet në vendet e zhvilluara që nuk mbajnë “sekrete”, por ta thonë “troç”, ashtu sikundër të takon vlerësimi për punën që bënë.

Tregojnë se bota e zhvilluar bënë konkurse për vendet e punës dhe kur nuk je i aftë që ta kryesh të largon pa të stresuar. A nuk do të ishte e udhës që edhe ne të ndiqnim rrugën e tyre që punës t’i gjenim njeriun e duhur dhe jo njeriut, punë.

Të jesh menaxher i punës së kolegëve me të cilët punon në shkollë është një ndjenjë përgjegjësie e madhe. Shpesh psikologët diskutojnë që most ë stresojmë nxënësin, po mësuesi përse duhet stresuar dhe hallakatur me atë që ai mendon që ta realizojë ashtu sikundër t’i vijë problemi për ta zgjidhur.

Një ditë mësues Hajriu më tregon se, unë për të zgjidhur një problem kisha planifikuar një rrugë të gjatë, por ndodhi që nxënsi ndoqi rrugën e shkurtër dhe unë u ndjeva mirë se i kisha planifikuar të dyja mënyrat e zgjidhjes në ditar.

Nga biseda që zhvillojë me H Kapllanin, F Gurin, I Ferizaj, I Kaca, etj – ata sjellin mendimin e tyre se ditari nuk i merret mësuesit gjatë kohës që ai ka për të zhvilluar orën e mësimit, se në të kundërtën ç’kuptim do kishte përgatitja ditore.

Mendojmë se ka ardhur koha që drejtuesit e shkollave të ndjejnë ndryshimin dhe t’i përshtaten evolucionit dhe të jenë më fleksibël në menaxhimin e punës ndër shkolla ku punojnë dhe mos bëjnë “Shou”, me kolegët e tyre, por vlerësimin ta bëjnë ashtu sikundër është.

Kohën e ka caktuar natyra, por njeriu i përshtatet asaj dhe e ndryshon në interesin e vet. Materialet arkivore që botohen janë një eksperiencë dhe përvojë e mësuesve të suksseshëm, por kjo nuk do të thotë që ne të kopjojmë ata për punën që kanë bërë. Vet mësuesi bashkë me nxënësit e tij të arrijë të zbulojë vlerat e temës që trajton.

Nga eksperienca ime dhe e kolegëve arrijë të dal në një përfundim se ajo punë e lodhshme në shtëpi nuk duhet të shkojë dëm dhe ditari të jetë i pashfrytëzueshëm nga mësuesi, sepse stresi dhe të papriturat që dalin gjatë zhvillimit të orës së mësimit të bëjnë që ora jo vetëm të dështojë, por nxënësi do të arrijë të vlerësojë mësuesin e tij me notë negative për orën që ai dështon.



Related posts

Prapa Skenës së Filmit “Shqipe” me regjizoren e shquar të Ho...
MUNGESA E MADHE E DED GJO LULIT
RAIMONDA MOISU U ZGJODH KRYETARE E SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE ...
Mirënjohja e Dr.Zino Matathia për shqiptarët që i mbrojtën n...

Leave a Reply





Archive