PËRMES URËS SË ARTIT
Nga: Pilo Zyba
Dëshira Haxhi vjen përpara lexuesve me librin e saj të dytë, “ Protuboranzat e Shpirtit”!

Artisti, me penën, artin e tij, me mesazhin, krijon një urë artistiko – estetike, që lidh lexuesin me atë që ai kërkon të thotë.Në këtë rast autori zgjedh dhe perzgjedh formën e tij poetike.Veglën e tij artistike dhe tingullin e saj, për ta përcjellë në koncertin e tij poetik te masat e lexuesve.Në rastin konkret, poetja Dëshira Haxhi, si urën më të bukur, më shprehëse dhe më artistike, zgjedh atë të ndjenjës.Në librin e saj, autorja, vërtet shprehet me penë, por shprehet me ndjenjën, me peshën e saj, me bukurinë e saj, por edhe me dhimbjen e saj.Autorja nuk e merr ndjenjën si një qënie apstrakte, por si një botë të qënësishme, të prekshme, të brishtë, të bukur, por edhe të tazuar.
Në librin e ri të saj, Dëshira, është ajo nënë, ajo grua, ajo femër, e brishtë kur duhet, e ashpër kur kërkohet, e ndjerë dhe melankolike në çaste kur bota e saj është e ngarkuar
me dashuri, melankoli, apo ëndërra.
Botën e një fëmre të hedhur në art, më shumë se kushdo, mund të paraqesë me bukuri dhe vëretësi vetëm një femër.Vetëm një femër, di, provon, dhe shpreh në art botën e saj, gëzimin e saj dhe të të tjerëve.Më shume se kushdo tjetër këtë e bën me bisturinë e saj artistike Dëshira Haxhi.
Në këtë libër, i cili ka formën e një ujvare të plotë, të hedhur në kataraktin e medimit poetik, Dëshira, ka derdhur ngjyrat poetike.Veçoria e penës së saj qëndron në atë se, nëpërmjet figurës, mendimit, gërshetimit të tyre, që bie në sy në të gjitha poezitë e saj, ajo dërgon te lexuesi atë që e gëzon, atë që e shqetëson, por dhe atë që ëndërron dhe e bën realitet me vargun e saj.Po ti ilustrojme këto mendime me poezitë e saj, del më qartë ajo që kerkojmë të themi për poezinë dhe artin që ajo ndërton, dhe dhuron te lexuesi.
Dhe ditë pas dite, dhe fletë pas flete,
Gjithçka e pakthyeshme, si rrjedha e një lumi,
Njeriu rrëmbehet ashtu si një gjethe…
Gjithçka e shkruar, vrapon drejt një fundi!
“E shkuara”
Po të lexojme me kujdes këtë poezi të vogël, por që është e madhe nga përmasat dhe mendimi që përcjell, kuptojmë disa veçorti të poetës në fjalë.Vargu është i thjeshtë, figura e pastër, rima e gjetur dhe kordinuar bukur me muzikalitetin dhe metrikën e bukur poetike.Në rastin konkret jetën, autorja e quan një ditar apo një libër, i cili çfetohet çdo ditë për tu parë e lexuar nga të tjerët, miqtë, shokët, rrethi dhe lexuesi.Dhe në të vërtetë, ashtu si shkruan ajo, çdo gjë që ikën mbetet një kujtim, dhe nuk kthehet më në jetën tonë të përditëshme.
Veçori me interes në këtë libër përbëjnë dhe dy sfera te tjera artistike, të cilat duhet të vihen në dukje dhe të analizohen, për nga pasha që mbajnë në libër, por edhe nga cilësia që e bëjnë atë të lexueshëm, të pëlqyshëm, por dhe të veçantë në biblioteken e sajcilit prej nesh.
Në radhë të parë do flasim për tematiken e larmishme të librit. Kjo tematikë është e bukur, shumëngjyrëshme, dhe e shkruar me shumë shije.Këtu ka të bëjë aftësia e vëzhgimit artistik të autores, vjelja dhe prurja në tryezën e lexuesit frytet e pemës së saj poetike.Në të i këndohet, dashurisë, femijës, jetës, etj.Mbi të gjitha i këndohet me një larmi ngjyrash dhe mendimesh të bukura për nga përzgjedhja, por të bukura dhe për nga leksiku.Autorja, me tjetër ndjenjë i këndon vajzës së saj, me tjetër forcë dhe mendim dashurisë, dhe me tjetër cilësi luftës së jetës, për të mbijetuar, por dhe për të ecur përpara.Dëshira, në poezinë e saj, ka dhe artin si bazë të penës, shprehjes, por dhe mendimin filozofik.Ja si shprehet ajo në njërën nga poezitë e saj.
Gjëje veten e humbur, o Njeri…
Veç dy metra vend e jotja, pasuri!
“Tjetërsim njerëzor”
Në çdo poezi të kësaj natyre, artisti me penën e tij, flet nëpërmjet mendimit të situr bukur, dhe të veshur me metaforën poetike. Në këtë grup poezish, të cilat dallohen për stilin e tyre në libër, vlen të përmëndim … “Jehona e Duruntinës”, “Kalldrëme Legjendash”, “Malli kalorësit “, “ Tjetërsim njerëzor” “Larg duart” etj.
Veçori e talentit dhe aftësisë krijuese të autores është tashmë edhe koncentrimi i mendimit, vendosja e tij me kujdes në varg, strofë dhe poezi.Ky koncentrim, pastrim, dhe latim nga dora e saj, e bën poezinë të bukur, e xhvesh nga fjalët e tepërta, nga fjalët e kota dhe nga mesazhi pa bukë e pa vlerë.Brënda çdo strofe mendimi është i qartë e i bukur, por dhe i saktë.Kjo tregon seriozitetin e punës krijuese të autores, por dhe aftësinë për ta arritur atë që ajo kërkon nga vetja dhe nga arti.Po ta shikojmë me kujdes këtë libër, Dëshira i ka poezitë jo më shumë se një faqe, apo katër strofa.Kjo tregon se ajo, thotë pak, për të kuptuar shumë.Eshtë e kursyer në varg, për të dhuruar shumë në mendim. Këto që përmënda me lart bien më shumë në sy në poezitë e më poshtme.
“Lotit i përkas”, “ Vetes”, “Kalorësi i bardhë”, “Kapëm”, “Për vajzën time” etj.Ja dhe një ilusrtim nga mendimi i koncentruar i vargut të Dëshires.
Të shoh …më sheh…të ndjej… më ndjen?!
Në qiell, një këngë…një zemër…një refren!
“Digjem”
Tematika më e gjërë e mendimit të saj poetik është përqëndruar dhe shprehur në ndjenjën e thellë shpirtërore. Këtë tematikë Dëshira, ndonse është e njëjta temë, dashuria, e ka tjerrur dhe thurur në disa forma, për ta bërë të larmishme dhe të bukur, për ta bërë tërheqëse dhe të dashur nga lexuesi.Nga mënyrat e perzgjedhjes së momentit poetik, ajo bën përzgjedhjen e figurës, formës që duhet të marri poezia dhe konstrukti i saj, por dhe vargëzimi.Vargëzimi është për tu admiruar sipas seicilës poezi, pasi këtu, sipas gjetjes dhe këndvështimit, autorja bën dhe përzgjedhjen e vargut, peshës së fjalës, rimës, ritmit, dhe i përqëndron të gjitha bateritë e saj artistike te mesazhi që duhet të marri seicili lexues i penës së saj.Ajo ka tjetër varg kur i këndohet vuajtjes nga dashuri, tjetër kur i këndohet shijimit të saj, dhe tjetër për kërkesën apo ndjenjën e thellë të dashurisë.Kjo mënyrë ndërtimi tregon se, Dëshira, kërkon dhe gjen atë urë artistike për të cilën folëm dhe në fillim të këtij shkrimi.Këtë ajo e bën konform stilit, por dhe pa humbur vlerat e tjera artistike të mendimit poetik, të veshjes së saj kombëtare në trupin e poezisë, por dhe të bukurisë së tematikës, shprehjes dhe gjuhës artistike.Ja si shprehet ajo në njërën nga poezitë e saj me këtë tematikë:
Le të mbetet tokës kurmi i braktisur
Do të ndjek nga pas, hapave të mi!
Le të mbetet kurmi, honesh rrokullisur,
Do vij të të gjej, Djall apo Hyjni !
Do bëhem furtunë…Do bëhem Stuhi…!
“Ringjallja”
Në mbyllje të kësaj recense të shkurtër, mund të themi se autorja në fjalë, ka një rritje cilësore në krahasim me librin e parë, por dhe një art me të bukur poetik.Urojmë për librin e saj të dytë, duke ditur se edhe libri i tretë njëkohësisht është në proceset e redaktimit dhe përgatitjes për botim.
|
|
Tweet |

