|

Përsëritja paralele, rrit qëndrueshmërinë e dijeve

Nga: Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi

Detyra e mësuesit është që të ndjeki ecurinë e nxënësve ku zhvillonë mësim dhe të zbulojë, se ku janë pikat e dobta dhe pikat e forta të tij, të cilat evidentohen në përfundimet e semestrit të parë.

Për të mbushur boshllëqet e krijuara gjatë zhvillimit të mësimit për periudhën e semestrit të parë në çështjet më të rëndësishme të programit mësimor gjatë kontrollit vjetor është e domosdoshme që për periudhën në vazhdim të hartohet plani i përsëritjes paralele.

Sa më shpejtë që të nisë kjo proçedurë aq më efektive do të jetë rezultati që do të arrijëm të finalizojë në mbarimin e mbylljes me rezultate sa më të larta fundin e vitit shkollor.

Detyra jonë si mësimdhënës është që të nxisim nxënësit e dobët që të përparojnë dhe nxënësit mesatar të kalojnë në një stad më të lartë të përvetësimit të njohurive.

Mendoj se nxënësi po të nxitet dhe të stimulohet vazhdimisht te ai rritet ndjenja e përgjegjësisë dhe si rezultat dhe niveli i përvetësimit të njohurive pëson rritje. Gjithëpërfshirja e nxënësve në debat dhe mos ngutja në dëgjimin e mendimit të tij e ndërgjegjëson, i heq frikën dhe ankthin dhe e bënë atë që të shpreh mendimin e vet ashtu sikundër e mendon.

Diskutimet që përsëriten në të gjitha orët e mësimit, bëjnë gjithënjë një numër më të madh nxënësish që të jenë pjesëmarrës aktiv në përgjigjet e ndërtuara nga mësuesi.

Gjithë sekreti i punës është që të jemi të kujdesëshëm që t’i mbështesim gjatë përgjigjes që japin edhe pse përgjigjet e tyre nuk janë shumë produktive.

Më është bërë zakon që me mbarimin e semestrit të parë duke u mbështetur në kontrollin me shkrim në përfundim të perudhës, semestrin e dytë e rifillojë me përsëritjen paralele dhe rezultatet në lëndën e biologjisë sidomos këto dy vitet e fundit kanë patur rritje të ndjeshëme dhe kjo e arritur mbi bazën e përsëritjes paralele dhe organizimi e konkursit final në fundin e mbylljes së programës mësimore.

Për nxënësit e dobët mjaftohem në përshkrime dhe listime dhe kur shikojë që ecin i ngarkojë me detyra të thjeshta që kërkojnë interpretim llogjik dhe kam vënë re se kur i stimulon rritin interesin dhe bëhen pjesëmarrës aktiv në diskutim.

Thelbi i të nxënit nëpërmjet përsëritjesë paralele qëndron në organizimin e debatit dhe nxitjen në polemika për çështjet që diskutohen. Përsëritja paralele jep rezultat dhe mundësi më të mira kur organizohet në grupe të vogëla 4-5 nxënës, ku futen dhe nxënës që nuk përparojnë mirë.

Konsultimi me këta nxënës paraprakisht duke i ngarkuar me detyra individuale si punë të thjeshta me shkrim, skica, figura memece dhe emërtimi i tyre, u krijonë mundësi për të folur dhe u heq ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

Organizimi i përsëritjes paralele duke patur në konsiderat përdorimin e diskutimit me grupe të vogëla nxit inisiativën për një përparim të efektshëm për të ardhmen dhe zhvillon te ata ndjenjën e besimit dhe përkushtimit ndaj mësimit.

Nga përvoja ime kam arritur në përfundim se kur nxënësit e dobët i ngarkon me detyra të thjeshta si përgatitja e mjeteve për demostrim ata përkushtohen më shumë dhe mundohen që mjeti i tyre të jetë më i mirë se i shokëve me përparim të mirë.

Në shënimet e mija ruajë se në lëndën e Aftësimit teknologjikë dy vite më parë u dhashë si detyrë nxënësve të klasës së VI-të të përgatisnin një vinxh të theshtë, makara me qark elektrik dhe u befasova kur nxënësi që nuk kishte folur as një fjalë gjatë semestrit të parë kishte përgatitur mjete të një cilësie të lartë dhe argumentojë funksionimin e tyre duke përshkruar dhe rrugën se si e kishte ndërtuar.

Në një farë mënyre ai ishte kthyer në një “braktisës i fsheht”. Vlersimi, që i bëra nxënësit me notë të lartë befasojë klasën, por që nga ajo ditë ai u bë shumë aktiv dhe merrte përsipër detyra që të tjerët hasnin vështirësi në përgatitjen e mjeteve të thjeshta si erëmatësi etj.

Nota 10 e aftësimit bëri që nxënësi të bëhet aktiv në lëndën e biologjisë dhe të fizikës. Këtë vi tai ndjek klasën e IX-të dhe në lëndën e informatikës tregohet i vëmendëshëm dhe merr pjesë aktive në hapjen e programeve dhe punimin me to.

Përsëritja paralele ndihmon që nxënësi të mbushin boshllëqet dhe të nxiten në punën kërkimore. Sekreti i ndihmës që u jep mësuesi gjatë përsëritjes paralele është te ngarkimi i detyrës dhe kontrolli i saj. Lënia në harresë dhe mos kontrolli në kohën e duhur bënë që nxënësi të humbas interes dhe të zbehet në kryerjen e detyrës.

Mendoj se mësuesi fillimishtë punën e tij t’a përqëndrojë në dhënien e arsyetimit dhe fakteve të argumentuara që çojnë në zgjidhjen e problemit, që nga koha në kohë të zvogëlohet ndihma e tij dhe nxënësi të arrijë të zgjidhë vet atë në mënyrë të pavarur dhe të interpretojë sipas mënyrës së vet zgjidhjen e kryer.

Po të ndjekim me kujdes punën e realizuar në afatin kohor, nxënësi nxitet të punojë në mënyrë të pavarur dhe të jap zgjidhje të sakta. Por ajo që kam vënë re është se informacioni i klasës për rritjen e interest në zgjidhjen e problemeve të shtruara për zgjidhje nxit dhe interesin për lëndën dhe ora e mësimit nuk bëhet e mërzitshme.

Klasa e prêt me shumë dëshirë zhvillimin e kësaj lënde që te ata lejohet lirshmëria në shprehjen e ideve të tyre. Hartimi me kujdes i një plani mbi bazën e prirjeve, mundëson dhe në pasurimin e bazës material e cila shërben për konkretizimin e orëve në vitin e arëdhëshëm.

Ruajtja me kujdes e këtyre mjeteve dhe ekspozimi i tyre në vende të dukshme bënë që këta nxënës të ndihen inferior dhe mos t’u mungojë kurajua në marrjen përsipër të detyrave akoma më të vështira që kërkojnë një kualifikim më të arrir.

Përsëritja paralele në lëndën e biologjisë zhvillohet edhe në natyrë mbi bazën e mirëorganizimit të orëve të eskursionit të cilat zhvillojnë personalitetin dhe rrisin shkallën e vëmendjes. Ruaj në disqe fotografitë dhe vidiot e realizuara në orët e ekskursionit në disa vite më parë dhe në moment të caktuara, orë mësimi për përsëritjen e koncepteve i shfaq në muonitor.

Ajo që më emocionon në realizimin e këtyre veprimtarive është se të gjithë kuptojnë mbi bazën e ngacmimit me anë të fotografis apo vidjos të njëri-tjetrin dhe pa dashje shikojë se njohurit e marra dy vjet më parë për habitate të ndryshme arrijnë ti konkretizojnë dhe interpretojnë jo vetëm nxënësit e mirë, por dhe ata që në orë të tjera “flen”.

Hartimi i planit të detajuar të përsëritjes paralele në orët e biologjisë ndihmon në kryerjen me sukses të orëve të ekskursionit në fillimet e pranverës ose gjatë muajit maj-qershor.

Mbajtja e shënimeve nga ana e nxënësve, realizimi i vidjove dhe fotografive, nuk shihet si qëllim në vetvete, porn ë interest ë thellimit të koncepteve kryesore dhe afatgjata. Mbi bazën e këtyre shënimeve nxënësit ngarkohen me detyrë që të hartojnë “Raportin e vogël”, por ky po nuk u kontrollua dhe u vlerësua në fletore dhe rregjistër nuk ka as një vlerë.

Në ekskursionet e zhvilluara në Apolloni, Manastir, Divjakë, Shëngjinë, Patokë, Velipojë, malin e Dajtit në këto 4-5 vjet, nxënësit realizuan “Raportin e vogël” në formë të një ESSE të thjeshtë duke argumentuar florën dhe faunën të lidhurë ngushtë me faktorët mjedisor. Suksesi i këtyre punëve të realizuara në këto vite ishte hartimi i kujdesshëm i një plani të detajuar të përsëritjes paralele.

Organizimi i vrojtimit mbi bazën e planit të përsëritjes paralele me objektiva të matshme ndikon në nxitjen e të nxënit llogjik, për rrjedhojë ndikon në përgatitjen e gjithëanëshme të nxënësit.

Ruajtja e rezultateve të nxënësit në një fletore të veçantë ndihmon në kualifikimin dhe të vet mësuesit i cili po të tregohet i kujdesshëm zbulon dhe pikat e forta dhe të pikat e dobta të tij të cilat i shërbejnë si një arkiv për të pasqyruar përvojën e tij në vitet e ardhshme.

Po flitet shumë për organizimin e konsultimeve, por unë mendoj se nxënësi i dobët nuk tërhiqet në to dhe nuk nxitet që të ndërgjegjësohet në një pjesëmarrje aktive. Për këta lloje nxënësish metoda më e mirë është ngarkimi me detyra të thjeshta dhe aktivizimi mbi bazën e këtyre detyrave, pa harruar vlersimin dhe ndjekjen hap pas-hapi të ecuris së përvetësimit të programës mësimore.

Për hartimin e planit të përsëritjes paralele mendoj se mbështetja në shpjegimin e fjalëve kyçe dhe pyetjet e aparatit pedagogjik janë të mjaftueshme për të realizuar objektivat në të gjitha linjat dhe nënlinjat.

Mendoj se puna jonë është krijuese dhe kërkon që të rrisim shkallën e kualifikimit dhe të vemë në dispozicion gjithë arsenalin jo vetëm të dijeve që zotërojmë, por edhe mjetet  vizive që na janë vënë në dispozicion.

Biologjia në strukturën e saj përmban dhe ushtrime dhe problem të cilat realizohen në fund të linjave. Planifikimi i thellimit të njohurive me një plan të përsëritjes paralele të studjuar dhe afatgjatë do të çojë si përfundim në zgjidhjen e problemave dhe ushtrimeve dhe nga ata nxënës që gjatë semestrit të parë kanë qënë “braktisës të fshehtë”.

Suksesi i hartimit të planit të përsëritjes paralele varet nga përdorimi i pyetjeve gjatë zhvillimit të orës së mësimit të detajuara këto në planin ditar për të përmirësuar cilësit e të menduarit te nxënësit. Pyetjet janë përcaktuese të cilat çojnë nxënësit në marrjen e informacionit bazë për t’u angazhuar në proceset e diskutimit në nivele të larta të menduarit.

Hartimi i planit konsiston në pyetjet riprodhuese, që të nxisin klasën për të marrë pjesë në diskutime dhe përgjigjet e tyre të jenë të nivelit të lartë. Ndryshimi midis pyetjeve riprodhuese dhe atyre që nxisin të menduarit qëndron tek hartimi i pyetjes.

Mendoj se përgjigje më të sakta marrim kur te nxënësit provokojmë të menduarit. Sukses arrihet edhe kur veprojmë me ngritjen e hipotezave e mbi bazën e një plani të hartimit të pyetjeve që lidhen me përsëritjen e koncepteve në mënyrë empirike. Për të ndihmuar nxënësit të përpunojnë të dhëna, është e nevojshme që pyetjet që iu drejtojmë të kenë hetim për marrdhënie, sintezë, analizë, dallim, krahasim, interpretim etj.

Suksesi i punës varet nga nxitja e imagjinatës dhe të menduarit afatgjatë. Përgjigjet e hapura krijojnë mundësi që gjithë klasa të ndjek me vëmendje nxënësin që përgjigjet të pranohet nga të gjithë dhe të bëhen korigjimet e nevojshme.

Pasqyrimin e realitetit objektiv njeriu e bënë jo vetëm për ato sende që veprojnë mbi të në momentin kur ai pyetet, por edhe për to që ka vëzhguar dhe hulumtuar më parë. Duke njohur se ç’është imagjinata mësuesit kanë mundësi të ndërtojnë një plan të përsëritjes paralele të thjeshtë e pa krijuar mbingarkesë.

Mësuesi para se të bëjë diçka, përfytyron dhe ndërton pyetjen për të marrë një përgjigje të saktë. Për të lehtësuar veprimtarinë e të nxënit dhe rritjen e produktivitetit të kësaj veprimtarie një rol të rëndësishëm ku duhet të synojë hartimi i planit të përsëritjes paralele është racionalizimi dhe progresi i përsëritjes së shprehive për të “çliruar” vetdijen, ku rolin kryesor e luan kujtesa e vullnetshme.

Një mësues i mirë që njeh psikologjinë e nxënësve të vet në momentin që harton planin e përsëritjes ka në konsiderat dhe objektivat që do të realizojë me grupe nxënësish dhe klasën në tërësi. Pra, puna është veprimtari e vullnetshme, e vetdijshmedhe me piksynim të caktuar, ku mësuesi mendon se sit ë arrijë të realizojë objektivat për të përmbushur standardet, ku ka në konsiderat pengesat, vështirësit që do të kapërcej dhe arrinë të parshikojë rezultatet që do të arrijë në fundvit.

Një aspect tjetër që më shtynë të trajtoj është dhe parashikimi i rrugëve që duhen ndjekur për të kontrolluar njohurit e orës së kaluar.

Po ti referohemi Gay ai jep përkufizimin e mëposhtëm për mënyrën e të pyeturit.

“Të pyeturit ka si qëllim esencial dhe të përgjithshëm lidhjen kostante të shpirtit të mësuesit me shpirtin e nxënësit duke lejuar këtyre shpirtrave depërtimin te njëri-tjetri”. Pra e kuptuar ndryshe aim und të zhvillohet në rrugë dhe mënyra të ndryshme si me gojë, me shkrim ose me gjeste.



Related posts

Carla Antoniotti: Adoleshencë, identitet dhe botë virtuale
Intervistë me poeten Dhurata Lezo
Takim letrare me shkrimtaren Flutura AÇKA Luxembourg 2013
Filmi "The Superintendent" me regji të Roland Uruç...

Leave a Reply





Archive