|

PISHA E BABËS, JO VEÇ HIJE PËR VARRET…

Nga:  Ramiz LUSHAJ

ALI MUS LUSHAJ

 

 

PISHA E BABËS, JO VEÇ HIJE PËR VARRET…

Kushtim babës tim, Ali Mus Lushaj, që prej 23 korrikut 2012 prehet në varreza të qytetit alpin të Tropojës,  Malësisë së Mirë.

 

 

30 vjet ma herët e mbolli një pishë për të ruajt varrin e vet

Po ajo u rrit aq e madhe sa iu dhimbt’ dhe e la hije për të tjerët.

 

 

Zemra i pushoi në mesditë në Tiranë

E shpirti i doli në mëngjez në Tropojë

Në mes njerëzve të gjakut të ardhun nga disa kontinente

Në mes veteranëve të luftës e të punës që jetnuan disa epoka

I rå autostradës, andej nga Kosova,

U përcoll me homazhe aty nga pallati “Dardania”,

Në qytetin e Bajram Currit i renduan kunora

E shkoi pranë pishës,

Krah babës së vet, Mus Zenelit,

Me fytyrë nga lindja e diellit

Për të pritur ky stërgjysh i mirë mëngjezet…

 

 

Mbi trupin me plagë të luftës i çelnin trandafila

Jeta nuk i niste te e hana e as nuk i mbyllej te e diela.

E shihja tek tretej këso kohe porsi qiri në ditë të verës

E ndjeja se po më ikte këso bote porsi dielli i vjeshtës.

Nuk më besohet se të dielën e 22 korrikut 2012 do të ikte…!

Derisa i shoh përmallshëm gjërat e tij si relike…

 

 

Ai, si e thoshte  me sms një miku im poet, rå si një lis.

Po. Bash si një lis nga shkambinjtë e kohës…

86 degë  iu banë memorial i tij

E la një lisnajë të gjakut e të pragut të vet…

Tashti ka me e rrit edhe pishën që vetë e mbjelli…

Ai rri në zemër të tokës,

Pisha lisnon nga qielli.

 

 

 

Të gjithë e duan babën e vet

Po për për mue je ma i miri.

E di baba jem:

Se nga fundi i tokës e maja e qiellit

Edhe në mesditë, edhe në mesnatë,

Na i lshon rrezet e Diellit…

 

                              

 

 

Tiranë, më 4 gusht 2012



Related posts

CIKEL ME POEZI NGA BASHKIM BUXHOVI
STUHIA
U KTHYE PËRSËRI, FUAT MEMELI!
Libri politik "Europa në Marrëdhëniet Ndërkombëtare&quo...

Leave a Reply





Archive