|

Poezi kushtuar demonstratave të marsit 1981

Përgatiti Asllan Dibrani

 

1.THONE ËSHTË PARË PJETËR BOGDANI
Hydajet Hyseni

Një ditë vjeshte, në Prishtinë,
Thonë është parë Pjetër Bogdani,
Me Hoxha Tahsinin, Hoxhe Kadrinë
Me Pashko Vasen e Negovanin…
Se ç’kuvendonin për përjetësinë,
Për Stambollën, Romën, Vatikanin
Luteshin për Gjergjin, për Arbërinë,
Argjentën, Antarion, për Zvecanin;
Thonë, mallkonin djallëzinë,
Carin, krajlët e Sulltanin…

Është parë, thonë, Pjetër Bogdani,
Në oborr të namazxhasë,
Ku ia copëtuan eshtrat e zhvarrosur,
Qentë llaskucë të kasabasë…
Fërkojnë sytë besimtarët e mpirë,
Pas meshës shenjtë e pas xhymasë:
O zot! Një shqype e shenjtë, mjekërngrirë,
Buzëqesh nga froni i arabasë..:
-“Nuk janë gja, thotë, qentë e rrugës,
Që shkërmojnë eshtrat e Bogdanit,
Kujdes qentë që kafshojnë tokën,
Qe kafshojnë gjuhën,
Kafshojnë fisin,
Kafshojnë plisin…
Kafshojnë shpirtin e vatanit.

Qofsh i gjallë, qofsh i groposur,
Dhe të vërsulen zagarë e qenë,
Mos u thuaj: tyt!,qenve të zgjebosur,
Por atij që i ndërsen…!
Ai që qentë
T’i ndërsen,
Nga çdo lloj qeni
Është me qen…

 

Ilustrim nga Hydajet Hyseni

 
Thonë, atë vjeshtë, me ngricë e brymë
Është rishfaqur Pjetër Bogdani,
Me Hoxha Tahsinin, Hoxhë Kadrinë
E me Papa Kristo Negovanin…
Thonë, atë vjeshtë, me suferinë
Përkundte hasiania, të vëllain, hasianin,
Në ninulla, zana e sibila,
Tok me Gjergjin,
Me Pjetër Bogdanin,
Me Hoxha Tahsinin, Hoxhë Kadrinë
Me Pashko Vasen, me Negovanin…
Se ç’ligjëronin për Arbërinë,
Për fisin, plisin, për Vatanin.

 

2.LIRI
Nga Martin Çuni
Të shoh në fytyrën e fëmijëve

Të shoh në mirësinë e nënës

Të shoh në burrërinë e babës

Të shoh në dashurinë e të dashurës

Ende nuk të shoh në vendin tim

24. Qershor 93. Schlüsselfeld

Ecje

Ec e ec shqiptarët
Cakun nuk e gjetën
Fajet i ka Koka
Fajet si ka Bota
Sbëri gjë Evropa

Ec e ec shqiptarët
Dy hapa përpara
Një hap prapa
Merren me pasojat
Vuajnë nga lëngata
Fajet i ka Bota
Shohin ëndrra të kota

Ec e ec shqiptarët
Degën nën këmbë presin
Arritën të bëjnë “ shtetin “
Dy shpata për të tjerët
Një e mbajnë për vete
Qejfe bëjnë si mëhalla
Me këngë e me bejte

19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj.

Acari

Kur vetmia të rrethon

Robëria të behët kurorë

Kur në log thahet rrapi

Atdheu mbulohet me borë

Kur një vend e mban xhelati

Krijuesit akulli i mbulon

Atëherë Bota kthehet mbrapa

Truri i kombit nuk punon

3.PËR DHEUN E LINDJES

Nga Dije Lohaj

Në vendin tim, kujtimet rrinë varur,
Si hardhitë e pakrasitura në pjergulla shtëpie.
Malet s’e zhveshin kollaj kurorën e lashtë,
Veshur prej shekujsh me njolla gjaku,
Të cilat ende mbajnë erë në degët e pemëve,
Në kangjellat e shtëpive, erën e barutit,
Në shamitë e zeza të nënave, vajin e bardhë,
Në muret e Drenicës, shenjat e plumbave.

Në vendin tim, trotuaret kanë hije trishtimi,
Njerëzit të përvuajtur ngjyejnë dhimbjen në sofër,
Skamja lëshohet hirshëm mbi buzët e jetimëve,
Burrat e të rinjtë marrin udhën e mërgimit,
Dhe harrohen, lëndohen në botën e qytetëruar,
Për një grusht mall, për dheun e lindjes!

 

4.OFSHAMË PRANVERE

Nga Hasan Qyqalla
(Studentit të vrarë në Demonstrarat e ’81)

Aromë pranvere, hap retë bluqiellore
…Krater vullkani, dekada mbyllë hermetë
Të fala indeksin, shenjtëri engjëllore
Kërkoj frymë pa shishe, dhe një çik jetë!

Skuqen trotuaret, si në kohën mesjetare
Më lidhën gjuhën, më shtypën trurin
Gjakun tim steril, palos n’shall beqarie
Do çajmë prangat, … do përdhosim murin!

Unazën, indeksin, ruaj gërshet n’ arkë
Gjaku n’epruvetë, konservim për brezni
Më ndjej e dashur, për truall BESËN falë
dhe qumshtin foshnjor mëme, për ata sy.

U shtri n’trotuar, mes sheshit me blira
I buzëqeshur dritë, xixëstralli si Hana
Me dhëmbë grisëm grila, boa e vampira
Ofshamë e thellë nëne, heu i prekt damlla.

 

5.ÇASTE JETE NË QELI
Berat Luzha

Unë…
i ndarë e i sharë
çoj jetën
mbaj shpresën
Në birucë
i veçuar e i gëzuar
pres vizitën
po nuk erdhi
U hidhërova
ndaj u çova
të endem
në qelinë e izolimit
E t’ia krisa
një fishkëllime melodike
të një kënge
rapsodike
Pastaj nisa
të këndoj me ngadalë
“N’Kaçanik
tej n’Boletin…”

Porse ulem të pushoj
të meditoj
si Art Kosova
po tymon
Po trokitja
nga ana tjetër
shpërthen murin
tak-tak tak-tak-tak
Një shok tjetër
Në qeli
jeton jetën
as i gjallë as i vdekur
Shpejtas ngritëm
që t’i flas
nga dritarja
e thërras:

Khë-khë
- A je mirë?
- Khë-khë
më përgjigjet ai njeri
Nuk e shoh, nuk e njoh
por e dua
e kuptoj dhe e çmoj
sikur veten
- A je mirë
o Fatmir
po a pate
sot vizitë?
Si ishin tërë familja
me shëndet
ç’kishte të re
n’atë vilajet?
Kur mbaruam
Kuvendimin jolegal
nisa llafet
me cimerët, me zemlakët

Njëri ka vrarë
prindët e tij
tjetri vjedhjen
e kish zanat
I treti
Përdhunoi një fëmijë
mbante ders
për sukseset në dashuri
Krimineli
me stazh burgu tridhjetë vjet
ishte Don Zhuan
i vërtetë
Tani vjedhësi
nis tregimin për aventurat
që e presin
pas lirimit
- Menjëherë, – tha
do të shkoj në Perëndim
do të kërkoj
atje strehim

E pastaj
oh sa lehtë
të plaçkiten
teveqelët me kuletë
Porse vrasësi
Pak serioz
e qorton
se po gabon
- Jashtë shtetit
s’është më lehtë
domovina
është parajsa e vërtetë
Dhe e lëshoi “Politikën”
në krevat
- “Zvezda”, tha, është e para
e “Prishtina” s’fle rehat

Kurse unë
“Politikën” e shfletoj
por e hudha menjëherë
me rrëmbim
Ka gënjeshtra
ka përrallosje
edhe shpifje
armë të ndyra për sulmim
Porse ne
jemi popull
i gjakuar, i etuar
për lirim
Jemi popull
që s’pranon nënshtrim
të jetë i lirë
si shqiponja në fluturim

(Burgu i Nishit, 1990)

 

6.PRISHTINA ME 1981
Liman Zogaj
Studentët i dridhnin planetet,
Tanksat me zingjir i bënin tribunë
të pa kallur nëpër flakë
të pa thyer nëpër furtunë.

Ecnim Prishtinës së Përflakur
dhe thrrisnim :Liri-Liri
xhelatët vrisnin me tanke
Ata korba të zi.

Prishtina nuk vritej se nuk vritej
te nesermën edhe njemije here më shumë
shperthente qiellin kenga.Liri-Liri
radhë e pa keputur lumë.

Djali hypë mbi tanke
dhe po heqë Flamurë
-Dardania Ime
s`ka pasë këtë leckë Kurrë.

Ngadal shpalosë gjoksin
del në qiellë Flamurë
-Le te vallëzojnë Shqiponjat
Qyqe e korba -Kurr.

Gjithëmon studentet me kengen :Liri-Liri
flamuri me shkabë valvitej neper qiellë
Prishtina i prishte prangat me tela e zingjirë
dhe thrriste Liri-Lirri nënë diellë.

Nuk vritej se nuk vritej Prishtina
Me e fortë edhe njëmijë herë
ku ju zuri acari xhelat
Prishtinës i erdhi Pranver.

Studenti-si Zog Dielli
kur fliste në tribunë
me dorë e mori bomben
dhe ua ktheu në turmë.

Vasha si Shqiponjë
U`a heqë flamurin mbi tanken me zingjirë
Tha: Pa Pranga Toka ime
-Kosova jonë e Lirë.

 

7.LAJMI I FUNDIT TELEVIZIV

Nga Skënder Zogaj
As sot nuk ra shi!

U shty për nesër
Nxjerrja e glasës së sorrës
nga oborri…

Kape Dulqizë defin
dhe festo!
Në mos vdektë zotnia
ka me cof gomari!

 

8.IDEALE TË NDRYDHURA

Fran Tanushi

 

Ëndrrat e djalerisë i ngritem
binjakezim me alpet tona

obelisk vërtetësie
e fuqisë se brisht

kungull në notim
duke rrahur brigjet

utopizëm
të mbyllura në decenie

deg’disjet e mbrapshta
të kalavesh qyrranash

me gishta numeruam
motet bjerrakohe

ideal të brezave
qe injorantet kidnapuan

naivitet me pjellën
e moralizmit të pshurrur

në vitet e humbura
me kotësinë boshe.

 

 

9.Do japim llogari tek varri

Nga Nehat Jahiu
Dje kur thirri kushtrimi
Nehat Jahiu

Nehat Jahiu

në vijë të frontit u shtri trimi,
ballë për ballë me armikun
nuk e lëvizi nga frika qerpikun.

E ti, pis i the trimit nacionalist
e pagëzove edhe terrorist,
ai kur e derdhi gjakun për liri
ti në vrimë të miut kishe hy.

Gjithëçka trimit i the deri dje
pas shpine sa munde e ke le,
e sot ju ca pisa, pisa të paftyrë
seç rrotulloheni si pasqyrë.

Sot keni harruar ju more pisa
ju, more fytyra të fëlliqura,
që hapni gojën në tubime
pshurrnu në sahan e veten shihne.

Mos rrahni gjoks sot ” patriota”
me mashtrime e fjalë të kota,
se e di fusha dhe e di mali
kur ” terrorist” u quajt ushtari.

Ju ca pisa që sot trumbetoni
mos u ngutni e mos harroni,
cfarë keni thënë deri dje
veprat tuaja nuk jane nën dhe.

Të gjitha janë vepër e gjallë
gjithëcka çfarë keni sharë,
e sot ju lavire e mor ju pisa
servil na bëheni për karriga.

Ku e lam sot e ku na mbeti
ate që dje gjak në luftë derdhi,
e lam diku ate në harrresë
për një pis e një të pabesë.

Do ju mallkoj gjaku i lirisë
që i japim hapsirë dilingjisë,
do ju mallkoj edhe vatani
do jepni llogari atje tek varri.

 

10.11 Mars – 81
Nga Mirvete Kabashi Leku

Me lotët e mallit studentor

por, më shumë krenari

Çdo herë do t`kujtojmë

Vitin 1981.

Atë kohë rinie

Me vrullin studentorë

Kolltuqet ia dridhëm

UDB-ashëve Jugosllavë.

 

 

11.VIZITA NË BURG!
Nga Asllan Dibrani

Rrudhat në fytyrë tu shtuan babë
me shikimin e kërrusje sime
atëherë kur me vizitove në burgun e Nishit
isha duke i shëruar plagët.

I mbuluar nën  qelinë e betontë
plaf  kisha batanijen e kalit
këmbët u zbardhnin nga dëbora
përmes dritarteve  të  thyer
vjedhurazi depërtonte acari në zemër.

Aty në muret e qelisë
gjaku im u përzije
me gjakun e gjyshit tim
aty i pash edhe pikat e gjakut
te stërgjyshërve tanë
Ma kishin lenë testament
një pikture të gjakosur veç unë e lexoja
aty gjakatarët serb të mllefosur
u ç’fryenin me kërbaç mbi mua

Me duart të prangosua

 

Ti babë me vizitove atëherë
qe e ndërroja lëkuren
si gjarpri në pranverë
edhe shurrën ma përzien me gjak
për liri.

Bejsbolli i i tyre qe me goditen
ma shtuan dashurinë ndaj atdheut
përbindëshi i pa derma
me kalitën  edhe ma.

Të kujtoja ty baba
nëpërmes  grilave të pash çehren e burrave
Me the, burgu për burra është
Të kujtoj në turmën e madhe baba

si  i ngrite dy gishtrinjët  e liroisë
në demonstratat e vitit 1981.

 

Babai im ne demonstratat e viteve 1981 Feti Sahit Dibrani
pjesëmarrës me popullin shqiptar ne Prishtinë.

12.HE SEDRËN E VRARË

Nga Shukrije Gashi
Ata duan t’i mbyllin të gjitha vrimat
t’i shalojnë të gjitha kofshët
t’u përkëdhelin, t’i shajnë butësisht:
“Unë të gjitha, he nënën!”
T’i shkopsisin të gjithë gjinjtë
t’i ndukin gjer në dhembje
t’i thithin, t’i shajnë çmendurisht
“Unë, vetëm unë të gjitha, he nënën e nënës!”
Ata duan, t’i gulfojnë të gjitha vrimat:
Sytë, gojët, veshët gjer në çkordhje
He farën e sedrës së vrarë!
Ata duan që të gjitha lodrat FEMRA
të kenë vetëm: kofshë, gjinjë, VRIMA
të ulurijnë dhe heshtin pstë!
He farën e sedrës së vrarë!
“Dielli nuk sillet vetëm rreth penisit!”
Jeta fillon në TOKË dhe s’mbaronë në farë…!

Poezi e imja shkruar po ashtu në vitet e 80-ta
E botuar në përmbledhjen “Arti i harresës” (1997)

13.DJE
Nga Xhemajl Rudi


Hije
Ti ban drite, dhe ne hijen tende
çele pranvera,lulet dhe natyra
e kopshteve,te syve e te zemrave
dhe te vese e deshirave te medha
e te gjitha moshave njeheresh
e te gjitha ngjyrave bashke
ku treten
dhe lindin ne hijen tende
ne te perjetshmen tende
qe ndrite si shkelqimtare
mbi kohet e koherave te lashta,
Si ne lumenje,si ne rrejdha te pandalura
ku gjithçka vjen, ndryshon dhe ringjallet si natyra
si nata dhe fanaret e saj dhe hena si kaltersia e detit
qiellores tende pershkohet,tokesores dhe frymes se pafundmë
Je hije e heshtur,ne çdo gje je heshtje si mugullimit tend
ti shkelqimtarja e vetem, je zeri,kenga,fjala dhe jehona e kohes

 

14.I Burgosuri Politik
Nga Vaxhid Xhelili
I burgosuri politik u burgos
Duke vizatuar lule në shuplakë dore
Për t`i falur ty

Nuk u morr me politikë
As kur shkëlqimi i monedhave verboi sy të etur
Prapa hijeve

I burgosuri politik u burgos
Nuk u morr kurrë me politik
Në agjendën e shekujve
Ishte skicuar fati i tij
I burgosuri politik është liria
Që po i mungon Kosovës

15.JU ISHIT STUDENT

Nga Halil Selimi

Kur po shkruanit parulla
Në një rrugë të Prishtinës
Liri për Kosovën
Kauza juaj
Ishte shumë kohë para
Se Kosova të bëhej një plagë e hapur
Në zemër të Evropës

Paqësore ishte protesta juaj
Pa dhunë.
Ndërsa njerëzit e dhunës
T’a rrëmbyen rininë e lirinë
E në vend të tyre të dhanë
8 vjet dënim,
Për t’u bërë i burgosuri ynë
I ndërgjegjes

Të njohëm vetëm nga
“Historia e çastit”
Nga dosjet që mbanim dhe letrat.
Se a ndikuan në drejtësi
Ato letra që në iu shkruam
Pushtetarëve të pafytyrë
Nuk e ditëm kurrë, se
Asnjë përgjigje nuk morëm

Tetë vjet më pas
Dosja jote u mbyll–a ishe liruar?
Si e plotësove kohën
E tetë viteve që t’u vodhën?
Sa e vogël demonstrata
Po sa i madh dënimi!
Mos vallë jeta dhe lufta civile
Kërkuan një heshtje më të madhe?

16.PENDOHEM ZOTI POET
Nga Ymer Rogova
Murteza Nures
Pendohem Zoti poet që isha kasap
E punoja në komitetin lokal
Me duhej vargjet tuja t’i varja në qingela
Ti rrjepja si qengjat
Ta ndaja mishin nga kockat
E gjakun tua hidhja qeneve
Kështu me urdhëronin padronet nga veriu

Pendohem Zoti poet që isha mësues
E punoja në sigurimin shtetëror
Me dëshirë e merrja çelësin e tradhtisë
E të ngujoja në burgun e Nishit
Dhe uleshe në karrigen elektrike
E të ushqeja me fekalet tua ?
Testiset t’i shtrydhnin
E kështu u kënaqeshin padronet nga veriu

Pendohem Zoti poet që isha gjykatës
E punoja në gjykatën e lartë
Unë prore t’i kam marre yjet e gjakut
Ne sallat e gjykatave në rrugë në male
E si dhurate me ngritën një statuje gjirizi
Qe, portretin tim të ma pështyjnë breznitë
Kështu me thoshin padronet nga larte
Pendohem Zoti poet…

17.You were a student

Nga Lois Howar

You were a student
painting slogans on a
road in Prishtina
freedom for Kosovo
your cause
long before Kosovo became
an open wound at Europe’s
heart.
Yours was a peaceful
protest, without violence
yet violent men took from you
youth and liberty, giving instead
an 8-year sentence
and you became our prisoner
of conscience.
We knew you only through
“case history”,
the file we held and letters.
Whether the ones we wrote
to faceless men in power
effected any justice,
we never knew, receiving
no reply.
After 8 years your case
was closed. Were you released?
How did you fill the space
8 years had stolen from you?
So small a demonstration
so large a penalty.
Did life and civil war
demand a greater still?

18.PENDOHEM ZOTI POET

Nga Murteza Nura
Pendohem Zoti poet që isha kasap
E punoja në komitetin lokal
Me duhej vargjet tuja t’i varja në qingela
Ti rrjepja si qengjat
Ta ndaja mishin nga kockat
E gjakun tua hidhja qeneve
Kështu me urdhëronin padronet nga veriu

Pendohem Zoti poet që isha mësues
E punoja në sigurimin shtetëror
Me dëshirë e merrja çelësin e tradhtisë
E të ngujoja në burgun e Nishit
Dhe uleshe në karrigen elektrike
E të ushqeja me fekalet tua ?
Testiset t’i shtrydhnin
E kështu u kënaqeshin padronet nga veriu

Pendohem Zoti poet që isha gjykatës
E punoja në gjykatën e lartë
Unë prore t’i kam marre yjet e gjakut
Ne sallat e gjykatave në rrugë në male
E si dhurate me ngritën një statuje gjirizi
Qe, portretin tim të ma pështyjnë breznitë
Kështu me thoshin padronet nga larte
Pendohem Zoti poet…

 

19.PREMTIMI TOKËS – PRANVERË
Musa Jupolli

(studim)
Premtimi Tokës
Dashuri për Dheun
… Dashuri për të Bukurën
Dashuri për Njeriun
Dashuri për Fjalën
Dashuri për Veprën
Në mos vdiqsha
deri në realizim
Premtim
Rini në Zgjim
Flamurtarët e Dardanisë,
Lexuesit e mi
Ambasadorët e Shqipërisë !
*Besim n’Engjuj’
jo n’Fé t’imponuar !
-
E ëmbël gjuhë shqipe
gjeometria
në gjeografinë time
t’ma përcillni Lumin Vjosa
deri n’origjinë,
Lumi vetë ju flet
për mitologjinë
-
Liri përgjegjësi
në studim të ditëve tona
Premtim
Premtim letrar
Premtim atdhetar !

Udhëto lexuesi im
n’Historinë tënde!
Liroje*shpirtin
nga paranoja tiranike !
Shqiptarët nuk duanë empir,
autoktonët rinijësorët
t’Evrops’vjetër !

20.AH PRANVERA 1981…..
Demush Zefi

Drita ndizet me LIRI
Koha mbetet pas
ecim ne, nëpër shtigje
dheu fli nuk tretet
këngë te struktura
këndohen
Një gjak i derdhur
i mbledhur si arë
rri qetë e nen dhe
të lindë si delli.

 

21.GJENERATA ‘81
Rrahim Sadiku

Ishim të artë në kohë, kishim plot besim,
me vendosmërinë, guximin, shpresën, ëndrrën,
krijonim horizontin ku lindte diell i lirisë!
Kalonim sfidave, realitetin tejkalonim, shekujt;
prapambeturin mundnim, varfërinë, paditurinë,
robërisë me libra ia këpusnim rrënjët,
na merrte përpara elan i synimeve,
besonim ta kapnim edhe të pa mbërrishmen!
Hapnim trasenë e ecjeve të shpejta
të niseshim lidhjeve me botën,
këpusnim vargonjtë e ngujimit të gjatë.
Dilnim nga balta e mjerimit, dhembjeve,
duke ëndërruar për nesër, për pallate të bardha,
qëndronim të paepur në acare, breshër,
stuhi na sulmonin nga të gjitha anët,
hiena na shikonin e lëpinim buzët,
nuk ishim më pre që kapej lehtë,
shihnim edhe përtej shtatë malesh,
asnjëherë nuk u shua etja jonë e zjarrtë,
e merituam të ishim kësaj kohe të artë!

 

22.DEMONSTRATAT 1981
Nga Sylë Muja
Deri sot mllefi i robërisë doli n’dritë
E në rrugët e mbushura,
U plandos dhembja,
E trishtë
Fëmijë, burra, gra
Me shikimin e hutuar:
A thua erdhi dita…
Ofshamë burgjesh, përpjekja në qëndrim,
Në demonstrata thirrje për liri,
Simbol Demaqi, n’popull, me shkronja e fjalë,
Dhe parullat e kohës buçasin
Të hapen burgjet, larg pushtues… jo robëri,
Dhe mali i fjalëve sa pikëllimi:
Rënkime pafund
Njerëz pafund
Dhembje pa fund:
Kosova, jo, nuk është lojë,
Ankime, pa drejtësi, në shtëpi,
Të ndalet pushtuesi, kurrë më,
Dhe një kala afishe, pllakate, kërkohet drejtësi,
Të marshonim Prishtinës, klithte një zë i ri.

1 herë në horizont, bashkuam vlera
9 herë u nis për të mos ndaluar,
8 qytete, e pastaj qytetet tjera,
1 herë në histori, këngë kënduar rrufeshëm.

 

23. ATË DITË N´PRISHTINË

Nga Mentor Thaqi

Aty,
atë ditë
koha u ndal,
pikërisht,
gjakut iu fal
katërcipërisht,
kthyem pas
Epokën
t´ndërgjegjësojmë
boten,
jeten
dhe veten!
Një zjarrmi
ndjenjat kallë
për Dardani
Lirisë në ballë,
me gjoks,
me kokë,
me elan rinor
dhe dije t´pastër,
me fjalë
dhe sjellje t´matur!
Natyrisht
si gjithmonë
elita e mëndjes
n´shërim
t´dhëmbjes,
studentët,
profesorët,
masat popullore,
disidentët,
promotorët
e Ri-Rilindjes
Arbërore!
Dikush tha, lehtë,
Aliu,
fjalën përbiu,
nxehtë
shpirtin përtëriu!
Një tjetër,
ja dhe Shukria,
Lulja, Fahria,
atje është Syla,
nxënës nga shkolla
me parolla,
policia
dridhej
se rinia
nuk lidhej,
hegjemonia
me cinizëm kridhej,
por Liria
ishte n´ardhje, jo nuk vidhej!
Eh, dikur tevona
kur mbet jehona,
shtypja na dërmoi
po shtytja s´na lodhi,
moti gjëmoi
dhe e ndjeu Trolli,
ia kujtuam jetës
se i kem borxh vetes!

 

24.GJENDJE ASNJANËSE
Ramadan Musliu

Lufta ime e fundit me veten time mbaroi
me pat. Zbrita shkallëve në bodrum
Dhe më zuri gjumi. Çelësin e përpiva
dhe s’kam më sit ë dal. Duart
i harrova në bedene mbështetur
për heshte tek vigjëloja retë e pluhurit
të kalorësve që kurrë
nuk do të arrijnë. Edhe në ëndërr më dhemb në shpirt
që nëpër vrimën e çelësit përvidhet
në astral. Një gjilpërë e harruar
më therr në palcë dhe askush s’më dëgjon
vetëm jehona e klithjes shndërrohen në spirale
dhe më mbështillet nëpër asht
Një dritë jeshile vjen nga syri im
në abazhur. Nëpër fushën e ballit hingëllojnë
kuajt duke u tërhequr zvarrë nëpër
orenditë e pluhurosura
Fusha e ballit grindet me rrudhat
në trurin e lodhur nga haloret
e mia. Anash shkëmbinjtë e shpellës
me stalagmite më therrin në zemër. Euridika
qan këngën e mbetur përgjysmë. I mbyllur mbeta
në ëndërr dhe nuk mund të zbres në pus
çelësin e humbur për ta gjetur
në një guackë të metaltë

 

25.TI LAHUTA E MARASH UCIT
Jessika Leon

Kur u vra Jashar Hagjia
Grosho ibrës I lindi djalë
Ra lahuta e Çiftelia
Ushtoj Shkreli deri n’hajlë.
Vajin tand e ndali pushka
Gjeraqina krahët I shkundi.
Përmbi djep ty t’ra lahuta
Më mamxerre lokja
T’përkundi.
Kangë e pushkë qe jeta jote
Shaban groshi i Shkrelit plak.
Toka ibra ta la ndër mote
Nji lahutë t’lane n’gjak !
Nuk t’kërmzoj ty kurrë lahuta
Kanga jote ishte kushtrim!
Grosho idrën se koriti pushka
As n’moraqë as n’shtedim.
Ti lahuta e Marash Ucit,
Me pushtetin gjak e lak.
Me za tëndin edhe tucit,
I dhe zemër më marrë hak.

 

 

 



Related posts

POEZI NGA EDUART FRAKULLA
RRËFIMI
Libri " Fiori Dell' Anima" (Lulet e Shpirtit) nga ...
Poezi nga Musa Jupolli

Leave a Reply





Archive