|

Poezi nga Alili Dase

Alili Dase

Alili Dase

 

Çiltërsia e dashurisë

 

Heshtja mbizotëronte!… syshigjetat xixëlluan
mijëra fjalë rreshtën në dashuri kulluar…
rendën dhe endën fjalë të ëmbla- parimësi,

thurën si gjerdan ëndra në simbiozën dashuri
Ndjenjën e brisht të saj bashkuan në përjetësi
Në pafundësin e valës në detin e shpirtit tim
ndaloj dallgëpritjen kujtimet dhe nostalgjin,
në shpirtin e mekur në të tijën pafundësi…
kërkoj algëkuqen ta shojojm bashk të dy

Në shtigjet e jetës do të rresht pa ndal
në sjak -cep të botës të kërkoj dorën e saj,
të rend dashurin në gërshet mëndafshi
të loz tinguj manar blegëruar me ndjenjë afshi.

lumrurin e dashurisë askush nuk e shijon
nëse ndjenjën e Zemrës në çiltërsi nuk e kullon.

Struge. 06-08-2012


Kënaqësia e kësaj bote
Ahh … kënaqësia e kësaj bote…
Më përqon vibrime tek aroma jote!
E ëndërroj atë çast të shumëpritur,
Në folen e zemrës sate per tu zhytur.
Për pranin tënde më dridhëron shpirti
më vibron thell në kalan e lën pezull…
do të quaj ty flokë artë, hena pesëmbedhjete
prej dallgës se liqenit ,do të shpie në bregdet.
Të fal ty mikja ime, një thesar me kujtime…
Do të marr si zanë mali nëper pyje kalërime!
të thur gërshetin e zanafillës – jetës te bukur
që dikur ka qën një flutur krahë këputur.

frymëmarrjen e shpirtit tënd, të ruaj në kujtime
ne kraheror kur ty te mbaja moj sorkodhja ime…

Struge. 06-07-2012


Dëshira…

Kam deshirë të bëhem lot!
të pikoj nga syt e tua…
të bëhem lot i syve të tu,
të bëhesh lot dhe ti për mua
kam deshir të jem ajër
të frymëzoj në shpirtin tënd,
kur të thithësh aromen time,
në zemër të ngjallje ato kujtime
sikur të bëhem rreze dielli…
të rrezatoj rrezet mbi nurin tend
të shëndris dhe të ndriçoj,
ngrohtësin të të dhuroj

e ndjej dhe ti e ndjen kët mall
dhe gjithmon e ëndërron…
castin e shumpritur ushqyer me shpres
si lulja qe ujitet me ves cdo mengjes

shpalosen ditët një nga një
lexoj ditarin e plurosur…
shpalos kujtimet dhe nostalgjin,
mallin e pashuar për dashurin.

  Strugë 22-07-2012


Kur e vetme jam…
Kur e vetme jam, nuk dëshperohem…
Shoqërin e gjej tek imazhi yt I vjedhur
Në çelësin e zemrës aty diku I fshehur,
Në fantazmë nate duke u përpjekur
Zvarritem nëpër dallgë duke e kërkuar…
çelësin e imagjnatës të kohës së shkuar,
Petkun e trishtimit për të e larguar
Burbellimën e trisht për të mos e dëgjuar
Dhimbjen e thellë e përçanë dallgët!
Një simbiozë përthisëse valët lëshuan!..
algën e mbledhur në simfoni kënduan,
virgjërin e tingujve të dashuris dhuruan.

Struge 11-07-2012

 

 

 

Do të fshij imazhin tënd

Do të fshij imazhin tënd!
Me keto duar të njoma…
Të mos kujtoj as për nje çast,
Për ty kur loti më pikoj

Aty pran do të shoh vetëveten
Në gërshetin e gjat të jetes…
Do të thur në lule si bletë
Nektarin e të bukres jetë

Hijeshin nuk do të fsheh
Nurin që shëndrit erresinë
Zemrën e thyer do të mekoj,
Me të bukren,, dashurinë,,

Kur një dit ti do’t kujtosh…
Ditet e gjata …vitet do’t numërosh
Nuk do të shëndris as nuri ,as bukuria,
Se per ty u shua dashuria…



Related posts

GjARPËRORÇE
Drejtpeshimi i brendshëm kundruall kaosit
IRENA GJONI,NJË ZË QË PO VJEN NË POEZINË SHQIPE
Takim ndërkombëtar për 100 vjetorin

1 Comment for “Poezi nga Alili Dase”

  1. V Meminaj thotë:

    ënaqësia e kësaj bote
    Ahh … kënaqësia e kësaj bote…
    Më përqon vibrime tek aroma jote!
    E ëndërroj atë çast të shumëpritur,
    Në folen e zemrës sate per tu zhytur.
    Për pranin tënde më dridhëron shpirti
    më vibron thell në kalan e lën pezull…
    do të quaj ty flokë artë, hena pesëmbedhjete
    prej dallgës se liqenit ,do të shpie në bregdet.
    Të fal ty mikja ime, një thesar me kujtime…
    Do të marr si zanë mali nëper pyje kalërime!
    të thur gërshetin e zanafillës – jetës te bukur
    që dikur ka qën një flutur krahë këputur.

    frymëmarrjen e shpirtit tënd, të ruaj në kujtime
    ne kraheror kur ty te mbaja moj sorkodhja ime…

    Gjithe ky cikel poezish eshte nje cikel mjaft i bukur ku poetja ka derdhur si rrjedha e Drinit kur del nga liqeni i Pogradecit,pse jo i Struges se vogel e te bukur si xhevahir, nje kolorit te pasur figurash stilistike te cilat jane ornamentet e poezive te saj.Une citova kete poezi,sepse me pelqen shume.Ne keto poezi te shkruara me shume art cdokush nga ne lexuesit gjen vetveten.Komplimente Zonjes Dase.Ju lumte pena!

Leave a Reply





Archive