|

Poezi nga Belantina Venari

Shkruan: Belantina Venari

Belantina Venari

ËNDRAT HESHTËN

Bukurinë s’ta fshiu loti i nënës,
zemra nuk thurte në jehonë melodi,
ëndrat heshtën, rendën pas hënës,
eklipsove diellin pllakose vec zi!

Shpirtin s’ta turbulloi britma e nënës,
me sytë e mbyllur se ndieje klithmën e saj
ngjiteshe e bardhë rrugës së hënës,
larg korbit te zi, që sillte vec vaj!

Largoheshe me rinin tënde mbi re,
sytë e nënës shi, në zemer rrufe!

KEPUCET E BABIT

I hodha lodrat ne deren e shtepis,
doja te hidhja hapa te medha
te arrija kulmin e catis

me kepucet e tua, baba!

Kemba e njome e vogelis,
nen lekuren e tyre voziste,
as nje meter larg shtepis
gjurma, hapet e mia humbiste!

Ato kepuce i doja shume,
t’i humbisja kisha frik,
rreth oborrit shetita une,
ne kembe kisha nje mik!

Mikun e ftova ne oxhak,
te gjithe ishim rreth tij,
i llustrova, mire, per merak
kemba e babit te shnderrij!

I lir………

Mbaje mbi supe, emrin e lashte
i ashtequajturi Ilir, ecte mbi xhade
nomad, me floket gufuar si kashte,
mbi te zogjte mund te ngrenin fole!

Ilir, i vjeter i vjeter, tridhjet vjet,
nuk kishte me familje, as shtepi,
asgje nuk e lidhte, askund ate vete
liri pa kufi, qe peshonte ne vetmi!

E gllaberoi deri ne skllaveri, liria
e shkeputi nga bota deri ne cmenduri
kufi mbeti per te, vec pafundesia
nuk kish me barriera, per te thyer Ai!

Fali gjithcka per te fituar kete liri,
ne te bukuren rini, preku mjerimin
me dore e zgjatur per pak dashuri,
monedha e hedhur, s ja zbehte trishtimin!

…..dhe koha flururon

Koha i shperfillte koordinatat gjeografike,
nuk i njihte ligjet e fzikes,
ne mendime te turbullta lirike
prekte mbi leter, batutat e dinamikes.

Fjala zberthehej ne vale,
e frynte rreth globit ane e mbane,
damk, ndryshimi qe jeta te fale
ne etapa te ndryshme te te qenit human.

Fluturen me ngjyra shperthyese te prekja
thurur nga lemshi me fije ylberi,
femije, thinja, me pas trokiti vdekja
sekretin e kesaj bote se gjeta une i mjeri!

Kumbullat e kuqe…

Ne rrugen e Kavajes, mbi asfalte,
binin gjethet e kumbullave te kuqe,
cdo gjethe me falte nje kujtim te arte,
kjo rruge qe me njihte ne naze e huqe,

Ecja dikur, nen kumbullat e kuqe ne asfalte,
nen kuroren e tyre qe me benin hije,
ika, diku gjetke, ne dimrin e acarte
teksa deget zhvisheshin nga kujtime rinie.

Sot e njoha Dashurin
Sot e preka, e njoha Dashurin
nuk ishte perralle nga e kaluara,
fola gjate e gjate ne heshtje
ne nje dialog qe nuk rridhte ne kohe!
Sot, pikerishte sot, ne therrime sekondi
fija e castit ishte ndare ne pjese
era nuk fryente ne mushkeri
zemra qetesoi ujrat i beri te lundrueshme
Pa ajer, pa presion, pa tingull
qetesishte e njoha Dashurine
kurorezonte cdo qelize, e njoha veten
u rizgjova marrezishte e dashuruar
me te brendshmen harmoni!
Sot  e njoha dashurine per te jetuar
kur hap syte, ngjyrat ishin shtuar!
Me shume se kurre
Me pelqen, kur me mungon
Ty, te pres me padurim
boshlleku mbushet me emocion
me dashuri nga shpirti im!
Me pelqen, kur ti je larg
per ty kam kohe te mendoj
te te ruaj, mbi nje varg
permbi flet te te lexoj.
Nuk me pelqen, mungesa, vetmia
por shikimi yne i ndryshuar,
drita e vecant qe I jep largesia,
me shume se kurre te Dashuruar!
Ndaj  ty te dua
Kur më vështron
rrahje zemre ti me shton
Në cdo fjali
kryefjala je vec ti!
Thurë melodi
prap refreni, mbetesh ti!
Nis të shkruaj poezi
në vargje endesh ti
përsëri dhe përsëri!
Rrëshket loti përmbi faqe
rreze drite falmë paqe
Me një buzëqeshje loti kalon
në horizontin e dashuris
nje ylber nis e lodron!
Je univers që ekziston
je dritë që mbretëron!
kudo mbi mua, kudo mbi mua

ndaj ty te dua, ndaj ty te dua!



Related posts

Vetmia !
Poezi nga Viktori Zhako
NE PORTEN E MADHE EH SA FJALE RRINE ZGJUAR !!!
Shkupi im

Leave a Reply





Archive