Poezi nga Ragip Dragusha

Ragip Dragusha
LAMTUMIRË
Lamtumirë, o moj pranverë,
N’lule tokën ke mbulue,
Tash po vjen e bardha verë,
Kem mjaft kohë për me pushue.
Tana dit i kam lidhë n’varg,
N’tufa lulesh i kam mbledhë,
N’mbarë Shqipninë, edhe ma larg,
Për ditëlindje i kam përcjellë.
N’treten javë t’luleve t’Majit,
Dymbëdhjet yje na janë shue,
I tanë Kombi ligshtue vajit,
Kjo pranverë s’ka mu harrue.
Prap lulet kanë me çelë,
Tanë këte verë kam m’i ujitë,
Der në vjeshtë kam mi mbledhë
Nektarin që kanë me qitë.
Per Ju miq që m’keni ardhë,
Sa herë n’sofër ju kam ftue,
Ju uroj: Verë të bardhë,
N’zemër qofshi lumtunue.
N’dalun t’verës prap takojmë,
Kem shumë gjana me diftue,
Shoqi-shoqin s’e harrojmë,
Malli ka ma na bashkue.
Kem me shtrue sofër t’madhe,
N’përvjetor të pavarsisë,
Do t’këndojmë, do hedhim valle,
Në ç’do skaj të Ilirisë.
Lamtumirë, Ju mike t’vlera,
Miqëve t’mi iu qofsha falë,
Me gazmend kaloftë dhe vera,
Prap do t’jeni n’sofer t’parë.
Mos u tut Kosove Kreshnike.
Per njate Zot qe s’ka t’marue
Per njat zjarr qe m’djege ne gji
Per n’kjofte puna me luftue
Per ty Kosove, bahem fli.
Se kur besen e pat dhane
Shqiptari nje fis ka shue
Per n’kjofte puna t’desim tane
Nuk lam’ kend’, ty me t’pushtue.
Sot o kur na zot me t’dalun
Hapni syte! Ju, paria
Kush tradheton Ahtisarin
Nuk ka vorr per eshtnat tia.
Kujt‘ n’bes nuk i kam shkelun
Por kend’ s’la per me m’sundue
Qyshe prej sot, Kosove jam veshun
N’krahin tand’ per me luftue.
Une e dij se ujku I vjeter
N’grahma t’fundit ulerine
Sot ka ndrue l’kure tjeter
Tuj perdore diplomacine.
Here me dhune e her’ me fjale
Porsi dhelpra edhe rrusht’e
Tash qi boja I ka dale
Don me vesh, pallto n’Gusht’e
Bini pra ju trima t’sodit
Per njat’ toke qe kem gjakue
Mitrovica qysh prej motit
Vec shqiptart’ e kan sundue.
Bini pra ujkut te vjeter
Kend’ mos t’lame me na perzi
Kush mendon n’doj zgjidhje tjeter……
E ka emnin vec tradh’ti.
ETNA
Ne afshin e and’rave te mia
Mahniteshem une digjem ne ajri
Kur shpirtin jetim e zen vetmia
Nga une do te marre ngrohtesi.
Ne zjarr une miellin e bluej,
Gjithçka brenda tokes e shkrij,
Qe ari te mbetet i zbulue
Bota me shume nesër të ndrijë.
Shikoni sa minerale kam djegë,
Që arit une te ja la ndriçimin,
Prita shume të shoh çfarë ngjet,
Por ju perseri , sollët mjerimin.
Kur zemra gjoksin tim ma pervelon
Toka me gjakun e t‘pafajshmit ngine
Ngrehuni! me mua sa nuk asht vone
Zemrat e akullta ma shpejt ti shkrijme.
Mbushun une ne afshin e shpirtit
Pafajsi n’shekuj brezash kerkoj
Nese toka tenton ti ik ekuilibrit,
Atëherë dhe unë do ta mallkoj.
Vullkan gjithmonë i trazuem,
Unë Etna për ju do te zgjohem,
Se kur bota e humbë toruan,
Themele te reja te ndërtohen.
R.Dragusha
Wiene Qershore
2012.
|
|
Tweet |



Ne vargun e gjate poetik te sofres Tuaj, miq te respektuar te stafit drejtues te Prishtina Preis, dalloj ngjyrat ma te bukura te fjales se shkruar Shqip. Sofra Juaj miqte e mi ashte, gjithmone e shtuar me pjalmin e krijimtarise se poeteve dhe shkrimtareve ma te njohur qe ju i rezervuat vend gjithsejcilit duke e ba nji kongklomerat fantazie dhe ideje promovuese te vargut te lire. Respekte per personalitetin Tuaj si dhe uroj ngjitje te matejshme te ketije uragani shkrimesh Shqip. Faleminderit.