|

Poezi për nënën – Festa e Gruas. Gëzuar 8 Marsin!

Cikël poetik – Vargje për Nënën me rastin e 8 Marsit!

Poezi per 8 Marsin

Poezi për nënën

Nga: Ismail Rexhepi

Ismail Rexhepi

Cila lule ka emrin tënd,
Dhe është për ty moj nënë
Ska emër nuk gjindet
Askush se ka thënë
E vetmja lule që ska gjemba
…Je ti Ooo nënë…

Cila lule të gëzon
Moj nënë,
Ska emër nuk gjindet
Se kanë thënë.

E di nënë e di at emër at lule
Ti ma mësove
Shqip me e thënë
…Të dua nënë të dua
Ajo lule je ti Ooo nënë.

Dedikim nënës time dhe gjithë nënave shqiptare

Nga: Raimonda MOISIU

Raimonda Moisiu

Me të parin avion po vij,
nëna ime
qielli s’mi fsheh të tuat lëngime,
Ankthin e pritjes..!.
Harrova në zbritje përshendetjet.
S”i ndjeva një cast
gjelbërimin përqark
Bagazhet, lodhjen,pritësit
sfondin e tjetërsuar.
Si flutur pranvere renda
drejt flokëbardhës së dashur
me ata sy të mjegulluar.
Dale Polic, këtu jam
S’e sheh c’dallgë po më plasin
Vij nga larg
Dëgjoi pak dhe zogjtë gugasin!
Pjesë e dhimbjes tënde jam
nëna ime,
Dielli s’mi fsheh të tuat vlime
Lotët e mbrritjes…!
Të gjithë kanë shkuar,
Përtej oqeanesh,gardhesh,klonesh
disa kaltërsinë hyjnore prekur,
vetëm Ti ngrys mbrëmjet e gdhihesh
në të vjetrën strehëz.
Ti dhe arka me pelenat e mia
në qoshkë të dhomës
të zverdhura vitesh.
Ndër sytë e tu det blu
nëna ime
u rrita si një degëz mimoze
si një valëz shkume
e su besoja përpjekjeve magjiplotë
Mbrëmjeve nën tingujt serenatash,
Brishtësisë time vajzërore i flisje
-Kujdes,mos u beso djemve ,shumë!
Erdha polic,erdha tashi
Sot vëndi im ka tjetër ngjyrë
Vij nga larg
Kjo portë s’ka celës për të hyrë!
Pjesë e dhimbjes tënde jam
nëna ime,
Malli s’na i vesit puthjet, lotët
kohën e rritjes

HARTFORD, CT, USA

PORTRET GRUAJE

Nga: Haxhi Dikolli

Doni të bëni, portretin
e një gruaje;
që t’ua dehë mëngjezet
pa aguar?

Bëni më parë,
një qiell të lartë,
të pastër,
të pafund,
mbushur me
Djej të praruar.

Pastaj një det të madh,
një oqean,
të kalter, të trazuar.
Vizato nje gjethishte,
plot lule e zambakë,
që lëkunden,
nga freskia e erës,
mos harro tufën e zogjve
në një sinfoni Danubiane.

Prit,
…pastaj do të presësh…
Siç pret cdo i gjallë,
një cast,
që ajo të ç’faqet.
Me majën e penelit, atëherë,
hidh firmën tënde,
me kujdes
Quaje :
- portret gruaje.

 

NËNA IME

Nga: BILALL MALIQI

 

BILALL MALIQI

 

Rrugë deri te vendi i gurëzuar

Aty ofshamat lagen, loti pikon

Heshtja  lidhet me kujtesën

Malli ngarkohet plot durim

 

Para teje i numëroj motet

Të shkruar në epitaf nënë

E heshtja të përthakoi

Brenda puçrrës së enjur

 

Një hap deri te mallëngjimi

I pasusur kurrë

Këtu pranë teje

I numëroj kohëmotet nënë

 

Lotin e kam dëshmi

Që m’i vijëzon faqet

E zemra gufon

Shpirti(i)m futet n’zjarrmi

 

Nënë mallin për Ty

E ruaj brenda kornizave të shpirtit

Aty do të prehet jetësisht

M’u në zenit të zemrës sime

Nëna ime…

 

 

NË RRUGËT E QYTETIT NJË NËNË

Nga: Hyqmet Hasko

Hyqmet Hasko

Në rrugët e qytetit endet përditë një nënë,
me hapa të ngadaltë, sikur ka frikë,
në grykë i mbështillet një lëmsh i rëndë,,
një pikë lot i shpëton dhe i errësohen sytë.

Ajo me drithërimë të thellë në shpirt,
ecën dhe kokën nuk e kthen pas,
se mos e pyet ndokush ka shumë frikë
mbase për djemtë e saj nis keq t’i flasë.

Por unë e di, se të tre djemtë e saj,
te njeri-tjetri si top nënën përcjellin,
ndonëse zemra e nënës s’ka asnjë faj,
nëpër sokakë sytë e saj lotët po derdhin.

Tre djemtë nga gjiri i pinë dashurinë,
dhe u bënë të mëdhenj e me detyra janë.
Tani loti i nënës në rrugë të ftohta ngrin,
por ajo është nënë dhe pjellën e vet s’e shan.

Këtë nënë e shoh që çapitet si në hava,
nipërit kur i takon rrugës, loton ngadalë
dhe u jep të vetmen kokorr mollë që ka,
me shumë dhimbje, pa u ankuar asnjë fjalë.

Unë dridhem dhe shpirti më dhemb shumë,
tre djemtë e saj dua t’i takoj dhe t’u flas.
Por ata me ikin, thonë kemi shumë punë,
fytyrën dua t’ua u nxi dhe dua të ulëras.

Ulërimën time ata le të mos e dëgjojnë,
Por këtë nënë, figurë e urtësie e bëj varg,
ndoshta ndonjë ditë kur ata ta lexojnë,
ta kenë nga unë një flakërimë në surrat…

PRITJE E KOTË
– Nënës për 8 mars-

Nga: Hasan Qyqalla

 

Hasan Qyqalla

Kot lashë hapur dritaren deri vonë
Dhe me tufë lulesh prita në ballkon
Kot shkrova vargun që së lexon
Ritmin e zemrës afër s’më dëgjon.

Voglushët lexuan për Ty poezinë
Nip’ e mbesa tek shpalosën kujtimin
Sa përpimë një gllënjkë mërzinë
Lule mërgimin sot tok t’ujisim

Lulen e Tetë Marsit loti vaditë
Festa jote – emri yt në timen gojë
Në çdo kënd hija jote fanit
dhe çdo çast me mall lakoj…!

Ju nuk e njihni Nënën time

Nga: Dritë Ademi

 

Dritë Ademi

E njihni ju Nënën time?
E pra, ju nuk e njihni,
Nuk ka se si, sepse,
Ajo është vrastare,
Po po, vrastare
Gjashtë herë vdekjen e vrau
Egërsisht,
Vetëm e vetëm t‘ju falte
Copëza dielli syve të mi
E syve të motrës time
E katër vëllezërve të mi.
E shihni pra,
Ju betohem,
ajo vdekjen e ka mashtruar,
Në sytë tanë,
rilindi gjashtë herë.

Ju, nuk mund të njihni Nënën time
Nuk ka se si,
Oh, ç`besim për ne ajo gatoi,
Dhe,
ende gatuan,
po,
po,
Dhe tash pas shtatëdhjetë e shtatë vjet
ç`mrekulli, për babain tim, për katër
Vëllezërit,e për motrën time,
Për sytë e mi.
E pra ju nuk e njihni, Nënën time
Nuk ka se si.
Ajo është e pavdekshme.

Dhe pas kaq shumë vitesh
Në prehërin e saj, me plot dashuri
Përkunden ëndërrat, e dëshirat e mia,
Kur gjithë bota dremitet, e nënat e të tjerëve sëmuren
Nëna ime kurrë nuk ankohet,
zgjuar për ne rri.
E tash, ju mund t‘a njihni Nënën time
Ajo,e pavdekshme është,
është vetëm nji.

 

E dyta Perëndi
(Mësueses sime të parë, Donika Naska)

Nga: Edmond Shallvari

Edmond Shallvari

Më shumë hesht për Ty, mësuesja ime e parë
Sado fjalë të them, do kenë veç mangësi
Ashtu si mangët mbetet, çdo gërmë e çdo fjalë
Në gjuhën që flet shpirti, e vetmja gjuhë me shpirt.

Aty më shpirtërove, magjinë e abetares
Aty më mrekullove, të shkruarën magji
Veç Perëndisë lart, një tjetre sot i falem
Je Ti mësuesja ime, e dyta Perëndi.

Selanik, 7 mars 2012

 

DUART E NËNËS

Nga: Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

 

Sa herë kujtoj duart e nënës kur zinte brumin n’magje

Dhe më pas m’jepte n’dorë bukën e ngrohtë

Edhe sot duart e saj m’përkdhelin me mall

Duke ndriçuar kujtimet, duart e dashura shoh.

 

Përmes rrudhave t’ballit viteve kam kaluar

Ku shpirti ndizet tamam si një pishtar

Këngën e ëmbël që m’rrije duke kënduar

Për duart e tua o nënë, prap malli më ka marrë.

 

E tash i shoh duart e tua n’mes barit dhe luleve

Ku mbi ta këndojnë zoqtë me flatra ari

Dhe tani e ndjej thell’aromën e bukës pjekur

Puthjen tënde e ndjej dhe sot tek balli.

 

Tani n’mes vegimesh ëndrash ti ndrin gjith nur

Bashkë me ëngjëjt t’shoh, për mua duke u lutur

Emrin plot mall ta lexoj sikur t’puthja dikur

Me fjalët e shpirtit, malli për ty m’ka këputur.

GËZUAR 8 MARSIN

Nga: Lek Mrijaj

Lek Mrijaj

Gëzuar… Nenë, Shqiptare
per ty kam vetem një fjalë
urime dhe gëzuar 8.Marsin
shendet…dhe faqe të bardhë.

Gëzuar…motra,Shqiptare
gjithmonë paçi gëzim në jetë
urime dhe gëzuar për mote
qofshi të lumtura e me shendet.

Gëzuar e dashura ime grua
gezohu dhe kremto e lirë
te dua me zemer dhe shpirt
për herë ti me je me e mirë.

LETËR NËNËS

(Mbetur pa botuar për shkak të censurës qysh para 40 vjetësh)

Nga: Vullnet Mato

Vullnet Mato

Këtë letër për ty,
e shtrenjta Nëna ime,
e mbështolla me zarfin e ngrohtë
të një psherëtime
dhe po e nis nga thellësitë e pyjeve Lindorë,
ku më dhanë të drejtën për të punuar,
pasi mbeta rrugëve të qytetit Jugor,
ku të kam lënë si ëndërr të paharruar.

Po e nis gjethe pas gjethesh,
erë pas erërash,
mjegull pas mjegullash,
rrugë pas rrugësh,
brigje pas brigjesh,
largësi pas largësish.
Po e nis të lagur me rrëketë e çiltra të lotëve,
të qullur me pikat e gjakut të zemrës brishtore,
të zbutur me bulëzat e djersitjes pa gjumë,
të njomur me sekrecionet e artikulimit
të frazës kryesore:
“Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !”…

Ta dërgoj bashkë me kujtimet e largëta,
tok me drithërimet e fëmijërisë,
tok me një gotë të mbushur me lot për ty,
dhe me urrejtje për ata që më ndanë nga ty
e nga trualli ku së pari më dhe sisë.
Po e nis për aty,
te rëra e deteve,
te gurët e zalleve,
te lulet e pranverës,
te buzëqeshjet e njerëzve,
te puthjet e vëllezërve,
te dhimbjet e të mjerëve.

E dashura nëna ime,
ta dish mirë se nga malli për ty
shumë herë kam vdekur,
dhe kur kam kujtuar dashurinë tënde,
shumë herë jam ringjallur përsëri…
Pres me padurim të kthehem,
më ka marrë etja
për pak tinguj nga zëri yt,
për pak dallgë nga Joni,
për pak ujë nga Bistrica,
për pak rërë nga Limjoni.
Në valët e kripura të zhvishem,
në gjoksin tënd të ëmbël të kridhem.
Plagët e zemrës t’i shëroj,
të gris një pëlhurë të zezë
që dekada me radhë
na ndau nga njëri-tjetri me urrejtje
dhe t’ju përqafoj të gjithëve marrëzisht,
kështu siç jam i përmalluar për vdekje…

Nga: Luan Kalana

    BALADE 

                     Shamite e nenave , flamur

                                     ….nënave burnesha shqiptare

Luan Kalana

Nënat  tërë jetën dy shami mbanin,
shaminë e fisme te zezë  ne kokë,
te vuajtjeve,brengave,te zise, të lotëve,
shamiçkat e bardha te dites i mbanin  në gji.
Fshehurazi varur në qafë si hajmali ,
natën në jastekun qumësht të bardhë,
në gjoks  të mbeshtjelle shamickat e bardha ,
nje copë mendafshi lidhur fjonçkçë,
për ne kolopuçët, ishin  një alibi .
Në ikjet  e para nga vatrat në shkolla,
nënes iu hapej si pus  nje plagë,
vec lotët e  fjalëzemre me mall,
shkulnin  nga gjokset nje gur strall,
shamiçkat e bardha  si një gurmargaritar.
Brenda në të si  në kasafortë,
vinin  lekë me nga  një letrushkë,
“-Kur të sosen lekat në xhepat,
 blini me shokët, lapsa e fletore,
 qëndisni per nënat zemrat në letrat.”
Lundronin bijtë, marinar në dete,
vinin rallë e për mall larg syve te saj,
shamitë e nënes e lidhnin në ballë,
sekret,ishte ilaci melem i nënes
që koka kurrë të mos iu  dhembte.
Shamiçkat i ndoqën si kalvar jete,
ca guriçka  lajthi nga zalli e vakëfi ,
mbështjelle per mall ca arra e  të Atit ,
 i fliste portreti, imazhi  i tretur në vaj:
-Mos qani  biro, te forte,vini një gur  zemrës .!
fshinin lotët e ngrohtë me shamiçkat e Nënes..
Që motrat kureshtera të mos i hapnin,
nëna  për besë kish lidhur me ta, nje fjalë,
natën ëmbel si perralle nina -nana e tregonte,
“Po te hapej shamiçka,fëmija  saj e pësonte.! “
Vinte me mall mësues nga rrethet në shtepi,
në hyrje te fashatit ne varet per karshi ,
në plepat ombrellë të fushes së sportit,
një ogur,  nje re e zezë,i  kishin zëne pusi ..
Motrat kërthinjka iu sulen si zoçkat papendë,
nga grumbulli  mbi varet, grave  shamizeza,
-” Mosni ,mosni..”-bertiten ato  me force,
si plluske do pëlcase djali,mos hapni gojen …
“ E shenjte fatbardhe,s’ishte per ne,
hapi pa pyetur shamiçken e nenes,
zoti na i mori per flutur ne qiell…”
qanin me britma lebetiteshin me kuje.
Nuk  dinte ai sa qau me ngërçe si fëmijë,
kur u permend,mintani ishte qull,
nga pusi sikur e nxoren, nga lotet,
nga humbja legjende e motrës.
Shamiçkat e nenes,zemer e magji,
i ndoqen  burrat e djemte si rabecke jetes,
i mernin  si protofol  udhëve  pa mbarim.
si zemren, per kthimin ,pagezimin e nenes ,..
Kur morën  qorazi me familje  rrugët e kurbetit,
në vend te shamise,qëndisen ato  pasuritë,
testament, amanatin ,shqipen në një  flamur.
-Nënat,atdheun,kombin ta kini për zemër..
Ranë nje here në  humnerë te errët pa jetë,
vetëm shamite e nënave  kishin në xhepat,,
fshin djerset e ftohta te ferit , te vdekjes,
flisnin me vete me nënat,ato i shpëtuan…. jetën,..!
As mund te pershkruhen shamite qe u treten,
te bijve ne burgje,ne litar,te gjalle ne qivur,
nga mynxyrat makabre te botes pa skrupull,
sot hi ne vazo te mbledhur ne dhera ne dete.
Se si  më njgjajnë shamitë magjike të nënave,
s’janë qilima fluturuse te vellezërve Grim,
as  llambë e Aladinit,rrefime me përralla
Jetë,mesazhe të gjalla të Nënave shqiptare.
Natën bijeve i del gjumi ,si një sonabul,
sillen vërdalle tornedo  në ënderr e në jetë,
me mendje të kthjellet ,si  e Shenjta Terezë ,
nënat perëndesha, shamitë pishtar e flamur..
Shamiçkat ia mbajtën bijëve trupin  gjallë,
ushqim per shpirtin,fëmijët, vatanë e flamur,
djeresën,gjakun,trupin ia hëngren kurbetet,
zemrat  shkëmb e mall, nga lotët nuk u tretën…

NENA DHE HENA …

….HENE MOJ MOS MI KE PARE !!

Nga: Eduart Frakulla ”PASHA VLONJAT ”

Eduart Frakulla

Sup me sup loti dhe kënga ,
Bredhin mbi portat e rrënda ,
Aty ku ulur pret nëna…
..në shkallë e mbi supet hëna !

Pret me mall bijtë nga larg ,
Ndezur shpirti zjarr e flakë ,
Zhuritur si merr flak zalli ,
Pret të vijë bija dhe djali ..
Këngës e valles tja mari .

U kujton emrat c’do natë..
…fjalët dhe ato shakatë ,
duket ndjen hapat në pragë
Vështron me syt lart … larg..
Hënë.. vallë ku më hanë darkë ??!

…u puth syt e u puth ballë ,
U mbeshtjellë në gjinë e tharë
Jalla Zoti mos të më marrë…
Niprit mbesat pa i parë !

Hënë moj vallë mi ke parë ??!
Di se kur do këthehen vallë ??!
Malli për ta më ka marë ..
..zhuritur thinja e ballë ,
Mbase vijnë sa jam e gjallë !!

XEHRORE ARI JE TI NËNË

Nga: Enxhi Krasniqi Bardhaj

Enxhi Krasniqi Bardhaj

Nënë!..Me uraten tende u zgjova sot në mengjes
Si fëmije i mire,e mbaj,e ruaj dhe përdorë me kujdes
“Të dish shumë se cka të duhet,e që mund të bëhet,
por dhe atë që mundesh,por që ta bësh s’duhet!..”
Ishin fjalët tua, që mi the para nisjes
Unë i perdorë si psalme të mirësjelljes.

Gjurmëve tua edhe zvarr do tërhiqem
Me vëmendje të përqendruar,pa hamendjësime
Do lë dhe unë shenjë gjurme,si detyrime
Duke mposhtur frikën dhe neverin time.

Ujvarat e medha të dashurisë
Xehroren e arit të pashtershëm,
Punishtet lloj-lloj ngjyrash të ylberta
Dhuratë i kam nga TI,
T’i përcjellë tek fëmijet e mi.

Kujdesesh dhe vë në vend gjërat e shenjëta
Mediton në heshtje,përthan plagët e brishta,
Qiellin e errët e kthen në kënge për himne,
Kthen në ndritshmëri të ngrohtë, retë e përzime.

Që lirishta të mbetet e pashkelur dhe e fortë
U përballe me stuhit,plagët dhe goditjet në trup.
Nuk qëndrove e palosur të bisedoje me hënë,
Por u rreke me fortunat që goditën në cdo kënd .

Kupën madheshtore të gjakut të kulluar
E mbulon me trupin tënd me hire plot
Me fucinë e këngës,thërret, dhe zotërat në tokë.

Zoti dhe Krishti!… Zbret përmes teje mes nesh
Jep bekimin ,uraten,shkëlqimin e vet.
Te falem o Zot!Per keto caste gezimi të parrëfyeshme
Që heshturazi u futën në zemren time shërbyese.

Ah,moj NËNË!…
Në shpirtin time këtu në largësi e tretur
Qeli një lule e kuqe nga gjaku që me ka mbetur
Nga mbrendia e shpirtit ka rrënjë dhe të kuqën ngjyrë
Vjen tek ti nënë,me urimin më të mirë…

NËNA IME

Nga: Pilo Zyba

Pilo Zyba

Një tufë me lule, sot i solla nënës,
Babanë nuk e kam, që ti bënte dhuratë,
Sytë i morën dritën e artë të hënës,
Me tinguj u mbush, si një e bukur harpë…

Tufën e mori, dhe diçka kërkonte,
Në duart e mia, thellë në sytë e mi,
Ndërsa syri i gëzonte, zemra i lotonte,
Unë i pëshpërita: – E di nënë, e di!

E putha, e putha në duar dhe në gushë:
-Lulet, që ti nënë je duke më kërkuar,
I mblodha në të shpirtit tim në fushë,
Që në agim të ditës ja kam dhuruar !

Nëna ime e kupton, që jam i dashuruar !

Nënës!

Nga: Dëshira Haxhi

Deshira Haxhi

Ikona ime e përjetësisë
në shpirtin tim bukuri e dlirë
për ty e dashur thura këngë
me ty dhimbjen vura në gjumë.

Nënë e mira nëna ime!
një mal malli po më djeg,
më mungonë dora jote
me buzën tënde buzëqesh.

Mbi ballin tënd të rudhur
forca ime bën shumë zhurmë,
me mua gjithmonë e pafjetur
dhe kur gjumi më ka zënë.

E plagosur zemra ime
larg teje në mërgim,
qan gjakosur nga dëshperimi
oxhak pa zjarr mes dimrit të ngrirë!

Dhembje pa thinja

Nga: Makfire Canolli

Makfire Canolli

 

Tërë jetën e lume
vetëm një emër kam thirrur,
fjalën e shenjtëruar prej gjakut.
NËNË në të gjitha kohët,
në të gjitha stinët.
NËNË në bahçe,
në lëndinën e lotëve,
NËNË në bukë e kripë,
në një mal,në një saraj.
Edhe sa herë shkoj te varri i saj,
pa pritur zakonet e përvjetorëve,
në atë lëndinë me kocka njerëzish,
me emrin “Nënë” thith ajrin aty,
Flas me nënën njëlloj,
si kam folur tërë jetën.
Mes mijëra fijesh bari,
gjej pak dhe që pret gishtat e mi.
E shpupurit, pastaj e rrafshoj me pëllëmbë,
Si dikur moti,
kur kruaja shpinën e saj,
sa herë ndërronte hëna.
Çdo grimcë e dheut paska pritur lotin tim,
të ujitet që të mbijë bar,
Përjetësia e saj e blertë,
as gjysmën e rrugës pa e bërë,
në jetën lidhur me zinxhirë.

 

Re shiu me bubullimën time

Nga: Makfire Canolli

More në gji gjethet e njoma të jetës sate,
lagur me lotin tim fëmijëror,
ngrirë në shtatorin e buzëqeshjeve të nxënësve.
kohë kishte pa rënë borë,
por dimri i parë atë ditë filloi.
e fluturat ngrinë fluturimin,
në qiellin mbushur me re.
Kërkova më të zezën,
të qante me shiun kur nis,
me bubullimën time.
Dhe ti sa herë më ke thënë,
akoma pa ndërruar jetë:
Mos qaj bija ime!
Bëhu e fortë!
Shpirti im atje lart
Do të të bëjë të fortë.
Po ti vetë u ligështove,
kur djemtë t’i lidhen me pranga,
se donim lirinë për të gjitha nënat,
që të mbushnin djepat me lule,
në kohën e kositjeve të mëdha.

 

Bisedë me zanën e malit

Nga: Makfire Canolli

Sikur zana e malit të më vinte pranë,
E të më thoshte: Ke ndonjë dëshirë?
Do t’i thosha: Pashë ty, moj zanë!
Ma kthe nënën ta kem pranë!

Por, ja moj, nëna ime!
Zana e di mirë dëshirë time,
Ia thashë kur kam fjetur me të një herë
Por të njëjtën dëshirë ia këkonin dhe të tjerë.

 

Pesë këshillat e nënës

Nga: Makfire Canolli

Bija ime e mirë!
Rritu duke puthur njeriun në zemër!
Bija ime e mirë!
Jetoje jetën duke dashuruar!
Bija ime e mirë!
Thirri të gjithë zogjtë e botës
të hanë troha bukë me ty!
Bija ime e mirë!
Bëhu nënë duke vdekur për çdo vaj fëmije!
Bija ime e mirë!
Rrite fëmijën tënd me dashrinë
që të rrita unë ty
dhe lërja pesë këshillat e nënës,
si unë ty,
si nëna ime mua!

 

NANA IME

Nga: Ragip Dragusha

Ragip Dragusha

A e keni ndjere freskine e ujit te kulluar,
Kur etja trupin e pushton ne Gusht?
Sa here ju ka ndodhur ate per ta shuar?
Ne gjirin e nenes te mbledhur si grusht.

NANE !……..
Ne gjirin tend e nisa jeten
Dhe gjumi me zuri me thith ne buze
Sot Ti e vyshkun ma shuan prap etjen
Po,dashuria e nenes nuk vyshket kurre.

Dikure foshnje ma vone i mitur
Per dore me mirrje me hidhje ne krahe
Me fjalet e mija ti qeshje papritur
Si zog me fluturoje me pushtoje prap.

Vitet kaluan me mesove si te flas
Qe njerezit ne rruge ne sy t’i pershendetja
Gjithmon me perkulje e me buzen ne gaz
Te ndalja hapin, pergjigjen te prisja.

Nene dhe mesuese ti u bere per mua
Ne c’do hap te jetes vazhdon me ndjek
Ndonse jam larg degjoj qe thua:
“Kujdes biri im! me fal per kete siklet”.

Ne kater dekada mesuese Ti ishe
Sa ende sot keshtu te quajne
Humanizmin tend nder breza e shkrive
Sa shume Ti derdhe djerse dhe munde.

Dhe vitet kapercyen pothuajse dy nga dy
Tek te shoh te mberthyer me rrullat ne balle
Dhe heshtja me vret qe nuk jam aty
Te pergedhel duart te puth me malle.

Kurre nuk mbaj mend te keme degjuar
psheretime nga ti per babane e semure
Kurr nuk mbaj mend te jeshe gjunjezuar
Edhe ne netet qe mbetem pa buk.

Tek te shoh ne maje te origjines tende
Ku stergjyshrit e tu nuk njohin moshe
Me veprat e tyre ato thuren legjende
Lavdi Zot, perles se bukur Borsh.

Ne aktin final firmetare te pamvartesise
Qe per pesedhjete vjet u sakrifikuan,
Sot emrat e tyre ne balle te Shqiperise
Ndaj dhe gjyshit tend,une sot i kam hua.

Therritme! nene te te degjoj zerin
Se egjejte ne qiell kengen ma percjellin
Ashtu si dikur qe me perkundje djepin
Edhe sot fjalet Tua dashuri mbjellin.

Fol me miqte tane sa shume na kane rrethuar
Nga larg nji pershendetje me egjejt coje Ti
Se nuk ka nene ne bote te mos jete sakrifikuar
Per locken e shpirtit qe mbajti ne gji.


Wien Tetore 2011

 

MALLI PER NANEN

Nga: Pjerin Ndreka

Pjerin Ndjeka

 

I mbylla syte per me harrue
Se n’sy me rrin perdite,pernate.
N’anderr te pava e jam terbue.
I hypa andrres n’kete rruge te g’jate.

E kam shilue njat’ kale te kuq
te mallit tem per ty moj Nane.
Si une,si ai ma shume se ‘i huq.
Te tana rruges i kena lane.

Veç me u hjedhe ne prehnin tand,
flokeshpupurishun si femije.
Kur bajshe sherre e t’thojshe”gand”,
e ti ma merrshe kryet ne gji.

Me sy te lagun ,t’hapun me zor
Me fjale qe dalin prej goj’s jo rralle
-Nane,Bir e lotin e shijme me dore
ti para fotos e une mbi mall.

Pier Kolond

 

T’KJOSHA FALE MOJ NANE

Nga: Pjerin Ndreka

I kjoshim fale te madhit ZOT,
qe t’fali fuqine e vet moj nane.
Me krijue jete-misioni jot,
me marre dashni e me dhane.

Ne barkun tand ti me krijove.
Nande muej i mbledhun galamuç.
Ambel me dore barkun ferkove:
Ti rritu shpejt kolopuç.

O nana jeme te kjosha fale
I bekuem kjofte gjini jot
Prej zemres m’dalin njikto fjale:
E gzosh ti festen qe ke sot!

Pier Kolond

 

 

NANËS PËR 8 MARS

Nga: Ramadan Xhinovci

Ramadan Xhinovci

 

Sa here, kur t`vijë Marsi,

shpirt e zemer, i kam plot mall,

për Ty Nana ime e  dashur,

që ma Ty, në jetë s`të kam.

 

Un për Ty Nanë, sot po shkruaj,

me shumë dhimtë, e mall sa mal,

për sa here, të vijë Tetë Marsi,

ky shpirti im, më dhemb e qanë.

 

Marsat Nanë, nuk kanë të ndalur,

sa vijnë, po edhe shpejt shkojn,

po ky malli im, për ty Nana ime,

gjithë n`shpirt, do t`më mundon.

 

Tetë Marsin Nanë, na sot e kemi,

nuk është si ai, si na ishte dikur,

kur gjithë s`bashku, na e festonim,

sa shumë gëzonim, për ditën tuaj.

 

Veq atëher, Ti Nanë kur shkove,

e kuptova, edhe një të vërtetë,

tash edhe vet, kur prind u bana,

ma i varfër, n`shpirt kam mbetë.

 

Gjithë ato kohë, ishin të gëzuara,

që dikur, na i kaluam bashk,

do t`i mbaj në zemrën time,

do i kujtoi për çdo Tetë Mars.

 

Sot do t`vij tek varri Yt, Nanë,

ku ai trupi Yt, moti pushon,

një tufë me Lule, aty do´t vej,

dhe veq ja dy lot, dua t`i l`shoi.

 

Dua t`më falësh, ti Nana ime,

nëse shpirtin pak t`a lëndoi,

me nja dy lot të vakt të shpirtit,

varrin tand pak do t`a freskoi.

 

Po do t`provoi t`bahem i fortë,

nga syri lotin t`mos e lëshoi,

veq do kujtoi gjithë ato kohë,

që mall shumë, m`kanë lanë…

 

Po si do t`vije, une te varri yt,

kur n`gyrbet kjo jetë m`ka tretë,

këto Lule që un për ty i mblodha,

do t`i ruaj n`Vazo mbush me lot.

 

Do t`i ruaj, t`mos vyeshken kurr,

për çdo ditë, une me lot do i laj,

ah!, Gyrbet, ti qofsh i mallkuar,

te varri Nanës sot s`mund t`i shkoi.

 

Do kujdesëm, nuk do i la të thahën,

me një përshendetje, atje do i nisë,

do ja japi, Dallëndyshës n`Vjeshtë,

kur të kthehet, ajo do i bjen tek Ti.

 

Dallëndyshën, e kamë mike t`vjetër,

mallin për Nanën, gjithënjë ma hjek,

n`çdo Pranverë, kur ajo k`tu kthehet,

sikur nga varri, t`më kthehet Nana vet.

 

08 Mars, 2012, Heigenbrücken



Related posts

FEMINIZMI
Brengë e Ndershmërisë
Houellebecq: Duhet të kesh energji të madhe për të shkruar
KËNGA JONË PËR TY ÇAMËRI

48 Comments for “Poezi për nënën – Festa e Gruas. Gëzuar 8 Marsin!”

  1. lila thotë:

    o 8 mars ti qofsh bekuar se kam nenen per ti uruar se kam nenen lule per ti sjell shkove nen e mua me le

  2. loni leku thotë:

    Looni leku

    Ismail Rexhepi
    Cila lule ka emrin tënd,
    Dhe është për ty moj nënë
    Ska emër nuk gjindet
    Askush se ka thënë
    E vetmja lule që ska gjemba
    …Je ti Ooo nënë…
    Cila lule të gëzon
    Moj nënë,
    Ska emër nuk gjindet
    Se kanë thënë.
    E di nënë e di at emër at lule
    Ti ma mësove
    Shqip me e thënë
    …Të dua nënë të dua
    Ajo lule je ti Ooo nënë

  3. loni leku thotë:

    Cila lule ka emrin tënd,
    Dhe është për ty moj nënë
    Ska emër nuk gjindet
    Askush se ka thënë
    E vetmja lule që ska gjemba
    …Je ti Ooo nënë…
    Cila lule të gëzon
    Moj nënë,
    Ska emër nuk gjindet
    Se kanë thënë.
    E di nënë e di at emër at lule
    Ti ma mësove
    Shqip me e thënë
    …Të dua nënë të dua
    Ajo lule je ti Ooo nënë

  4. aulela saniu thotë:

    8 marsi eshte nje feste shum e bukur te cilet te gjits femijt e presin me gezim tja dhurojn nenes nje buqet me lule dhe te thojn urime nene 8 marsin

  5. mua keto poezi me pelqyan shum shum sepse 8 marsi ishte dita e nenes dhe nje buqet me lule nenes ja dhuroj

  6. diana thotë:

    eja nene e bukra nene me malla te kemi prit dhe sot te presim te vish

  7. ZEMRA100 thotë:

    JAN TE GJITHA SHUM TE BUKURA AMA GJITHMON NJE VEQOHET DHE POEZIA QE ME LA PERSHTYPJE ISHTE NENES PER 8 MARS JU LUMT

  8. mirvete thotë:

    Kot lashë hapur dritaren deri vonë
    Dhe me tufë lulesh prita në ballkon
    Kot shkrova vargun që së lexon
    Ritmin e zemrës afër s’më dëgjon.
    Voglushët lexuan për Ty poezinë
    Nip’ e mbesa tek shpalosën kujtimin
    Sa përpimë një gllënjkë mërzinë
    Lule mërgimin sot tok t’ujisim
    Lulen e Tetë Marsit loti vaditë
    Festa jote – emri yt në timen gojë
    Në çdo kënd hija jote fanit
    dhe çdo çast me mall lakoj…

  9. lona thote: thotë:

    keto vjersha apo poezi jane shum te mir jane per nenat tona te dashura pse festen e tyre ne duhet te mesojeme ndonje vjershe dhe nje buqet lulesh duhet t`ia japim <3

  10. anila thotë:

    dua te me ndihmoni per nje kenge per 7 marsin
    eshte pak a shume keshtu
    nje sekret qe ma ka zemra
    ma tradhtoi ma nxori kenga ….
    ju lutem me ndihmoni sa me shpejt te jete e mundur

    • Gresa thotë:

      Shum buku që paske shkruaj je nje vajzë shum e bucker melisa

    • ledi prenci thotë:

      nje sekret qe ma ka zemra me tradhtoi ma nxori kenga pse kaq fort kete mengjes po troket me ngacmojne qindra mendime sot per feste mesueses sime cfare dhurate ti dhuroj
      o krijese qiellore
      dashuri perrallore
      zeri yt i embel melodi me dhuron
      o mesuese e dashur shpirti yt i pasur
      ne cdo thinj nje brez i tere jeton
      sot gezim femije celet ne cdo ane kemi feste kercejme edhe kendojme
      lule te bukra zemrat mbledhin ane e mbane dhe per feste mesueses ja dhurojme

  11. arijana thotë:

    nene je shpirt per mua cdo dite me teper te dua sa malle kame per ty por ti sme nje mua une per ty diqem si zjarr ha moj nene a me kupton mua.Je ylle per mua.

  12. mimoza thotë:

    fjale e bukur fjal e shejnt thelle ne zemer qe tingollon
    ska ne bote qe me te shtrejn ska s mema kur kujron
    meme meme fjal e larte reze drite yell qellor plot
    meshire e mallte te zjarte

    kus di vleren
    e nje nene
    eshte pa ndjenja e shpirt mizapr
    bir sketer
    e feyume
    nene
    eshte i
    vetes tradhotor

  13. erdijona thotë:

    oooooooooo sa te bukura nena me e bukura e botes pa nen nuk ka jetttttt

  14. gerta kuqi thotë:

    o keto poezi per nenen jan te bukura une do ta shkruaj nenes nje poezi do tia ve ne zarf e do ti fus ne dhurat

  15. Leonard Bajrami thotë:

    8 Marsi
    Nenes time te dashur,
    8 marsin ia uroj,
    nje tuf me lule,
    asaj ia dergoj.

  16. luljeta thotë:

    Cila lule ka emrin tënd,
    Dhe është për ty moj nënë
    Ska emër nuk gjindet
    Askush se ka thënë
    E vetmja lule që ska gjemba
    …Je ti Ooo nënë…
    Cila lule të gëzon
    Moj nënë,
    Ska emër nuk gjindet
    Se kanë thënë.
    E di nënë e di at emër at lule
    Ti ma mësove
    Shqip me e thënë
    …Të dua nënë të dua
    Ajo lule je ti Ooo nënë. une kete poezi e shkruajat per në

  17. donika redenica thotë:

    8 marsi
    8 marsi eshte nje dite e nenave
    qe i bene te lumtur te gezuar dhe te mira
    fjala nene eshte nje fjale shume e embel per ne
    ne duhemi ti bejme te lumtur sepse nena te edukuan
    kur ne ia dhurojm nje lule apo nje gje nena tona do te gezohen
    per
    URIME 8 MARSI NENA IME E DADHUR

  18. dina thotë:

    uaaaaaaa kjo eshte e mrekullueshme

    • leonesa lutfiu thotë:

      8 marsi është nje ditë e vleshme për nënat tona sepse ato na linden dhe na rritën deri në këtë moshë ne i duam shum nënat tona edhe një gjë ka se ne duhet tia urojm nënave 8 Marsin me buqeta me lule dhe puthje përqafime etj

      Leonesa Lutfiu

  19. Natyra thotë:

    Une nenes time per 8 mars
    Nje buqet me lule ia dergova
    Dhe i thash urime 8 marsi
    Nena ime dashur festa jote
    Eshte dhe festa ime

  20. blerta kabashi thotë:

    nene ti je gjeja ma e shejt per mua ti me rrite ti me edukove fjelen e par e thash nen the fjalen e fundit dua ta them nese sepse ti je gjeja ma e vleshme per mua je yll qe shkelqen je qels i jetes ton prandaj te dua nan

  21. egzona thotë:

    kam nje mall ne zemer kam nje loqt ne shpirt athua a e di dikush

  22. auresa thotë:

    Nena ime
    Te dua pa mas mami
    Te dua pa dallim,
    Te dua me shum,
    Sesa shpirtin tim.

    S’te dua me fjale mami,
    As me shkrojna,
    Por te dua nga shpirti,
    E nga zemra.

  23. saranda thotë:

    te gjitha i lexova dhe i shkrova dhe te gjitha me pelqyen shum shum shum shum shum me pelqyen e sidomos per nenat shqiptare po ashtu edhe per nene time te dashur

  24. Anida thotë:

    Ju lutem te gjitheve amun te me jepni nje poezi , skeq,ese,kenge ose dicka tjeter per 8 mars ju lutem shum

  25. ardita thotë:

    8 marsi
    urime urime nena ime e dashur te dua shum me gezime ti je shprti qe ndjej ti je zemra ime te dua nena ime me shum gezi ta uroj 8 marsi ty moj nena im urimr

  26. ardita thotë:

    mesuesja ime te ti mesova qe moti te ndjej si nenen time ti me mesove mua shumqka ti me mesovae mua shkronjat

  27. ardita gashi thotë:

    nena ime te dua shumnga ze mra

  28. ardita gashi thotë:

    nena ime
    te dua ti moj nena ime
    te dua me shum gezime
    te dua te dua shum
    ti je shpirti qe ndjej

  29. bora shillova thotë:

    nena ome
    o sa shum te dua
    o sa e mir qe je
    nga zemra te dua

  30. ledi prenci thotë:

    eshte NENA gjeja me e shtrenjte ne bote pershendes mamin time Liljanen i them ce e dua shume dhe ce meriton te gjithe te mirat e KESAJ BOTE TE DUA SHUMEEEEEEEE <3

  31. ledi prenci thotë:

    te dua te dua

  32. ardita gashi thotë:

    nena ime

    nena ime
    o sa shum
    te dua
    te dua nga
    zemra ime
    fjala jote me mungon ti je ajo fjal ti moj nena ime

  33. ardita gashi thotë:

    nena ime
    ti je ma e bukra me edukon dhe meson

Leave a Reply





Archive