|

POEZI PËR SKËNDERBEUN

Nga Qazim D.SHEHU

DY POEZI PËR SKËNDERBEUN

 

1.ISH SHESHI SKËNDERBEJ

Para tij ka një shatërvan

Si shatërvani sulltanor,

Me ndryshimin se aty,

Lan opingat ndonjë malësor.

 

Ky shatërvan nuk lan krimet,

Bërë kundër popullit të tij.

Mbrëmjet ,mëngjeset, agimet,

E nxira në robëri.

 

Ai nuk lan çfarë u bë,

Çfarë zhbëhet me shpejtësi,

E shumta hedh stërkala përpjetë,

Si lule mbi shpatën e tij…

 

 

2.TANI, SHESHI SKËNDERBEJ…

Të futën ty rreth një tete, o Skënderbeu im,

Bar përpara e prapa bar, ti i mësuari meflakë e tym.

Mos vallë menduan në qetësi,ti të biesh sadopak,

Mos të afrohen njerëz që të duan me zemër e ashk.

Megjithatë në shesh, pamja jote zotëron

Shpatë e zhveshur në rrebesh e kali që trokon.

Në gjoks të shekujve ai ndez,flakë e vetëtimë,

Troku i tij ngjethshëm ngjesh, çdo gollë e vrimë.

Dhe gjithnjë në këtë shesh vërtiten njerëz pa kuptim,

Sikur nga shpata jote presin, të bëjsh ti çudinë.

Të zbresësh vetë dhe me shpatë t`i bëjsh projektin sheshit,

E prapë të hipësh në kalë për betejat që presin.

Tetën ta bëjsh copa copa si kurthin e kohrave,

Se pushtetarët tek ne ua bëjnë tetshin heronjve…



Related posts

MJERIM PJEDESTALESH...!
Poezi nga Viktoria Xhako
NOSTALGJI - Vargje për vite që i përjetuam si një ëndërr
PLEKSJE RRËNJËSH E DEGËSH PËRMIDIS LIRIZMIT NË LETËRSI E FO...

4 Comments for “POEZI PËR SKËNDERBEUN”

  1. arza ajupi thotë:

    bravo vala shum te mir e kini qit per skenderbeun eheehh po na po qesim poezi po edhe aj na ka luftu qe sot te jemi t lir hahahhaha

  2. rrogozhina thotë:

    skenderbeu me shpten e tij nuk e ndal dot njeri

  3. rrogozhina thotë:

    o shtet shqipetar per ty jam krenar 100 vjet mbush ti kudo njgjallet njgalleri

Leave a Reply





Archive