|

Pse fëmijët tanë në shkolla janë tepër agresiv

Nga Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi

Për të trajtuar agresivitetin më parë le të mësojmë se ç’është agresiviteti!?

Ç’e shkakton atë?

Si zhvillohet ai?

Si mund të kontrollohet?

A lind njeriu agresiv apo mësohet gjatë jetës?

Si mund ta paksojmë shkallën e agresivitetit? Etj.

-Agresivitet do të thotë; rivalitet midis dy gjallesave të llojit të vet, që ndeshen për burime ushqimore, territor, partëner dhe tërheqe vëmendje ndaj të tjerëve.

Agresiviteti i parë si veprimtari e fëmijve është sjellje, reagim, reaksion nxitës, që shoqërohet me grushta, fyerje, sharje dhe përdorim armësh të llojeve të ndryshme si doreza, unaza etj.

Sipas psikologve agresiviteti është marrëdhënie që ndikohet nga shumë faktor si trashgimnia, seksi, territori, studimi, ekologjia, fiziologjia, zhvillimi, të mësuarit dhe organizimi social.

Psikologu social Robert Baron e përkufizoi agresivitetin si një sjellje që synon të dëmtojë një antar tjetër të të njëjtit lloj, pra përjashton agresivitetin midis llojeve, agrsivitetin e rastësishëm dhe agresivitetin ndaj objekteve.

Agresiviteti brenda llojit është më i ashpër se ai jashtë llojit i parë në të gjitha llojet e sjelljes që nga sigurimi i territorit për burime ushqimore, ujë dhe zgjedhjen e partënerit, udhëheqe etj.

Sjellja agresive mund të marrë forma të ndryshme, si sjellje me grushta ose armë, sjellje verbale, e tillë si kërcënime, mund të jetë një veprim i tërthortë, si shkatërrimi i pronës ose dëmtimi i të dashurve të tij, etj.

Lind pyetja: Ku e ka bazën agresiviteti?

Agresiviteti bazën e tij e ka në gjirin e familjes dhe kjo vjenë si rezultat i një sërë faktorësh.

- Në familjet ku fëmija rritet midis sherreve që ndodhin midis prindërve   shfaqin shenja agresiviteti në çdo moment të jetës së tyre.

- Faktor tjetër, është dhe ndarja fetare dhe përbuzja për njëri-tjetrin që vihen re në komunitetet kuj jetojnë këta fëmijë.

- Lëvizja e banorve nga zonat rurale dhe vendosja në zonat urbane, është një faktor tjetër që shpesh çojnë në shaqen e agresivitetit në komunitetin ku jetojnë duke u nisur nga mentalitetet e trajtimit të problemeve.

- Përdorimi i substancave narkotike është një arsye më shumë për të kaluar në konflikte dhe agresivitet që çojnë deri në humbjen e jetës dhe rastet janë të pa numërta, thjeshtë pse më shikove.

- Është pak e vështirë të thuhet, por shënja agresiviteti shfaqin edhe tek ata individ që në 40 ditët e para të lindjes kalojnë momente me temperatura të larta dhe gjatë rritjes kalojnë në depresion ose skizofreni. Etj…

Një nga arsyet e shfaqes së agresivitetit ndërmjet fëmijëve janë sharjet dhe ofendimet midis tyre gjatë lojrave ose ngacmit në rrugë, kur pa dashje preknin njëri-tjetrin.

Arsyeja tjetër e agresivitetit shpjegohet se shumë nxënës të një klase janë farefisni dhe mbrojnë njëri-tjetrin në raste konfliktesh që lindin midis tyre.

Një shëmbull tipik është ndodhia e nxënësve të klasës së IX B të në shkollën tonë, të cilët pas u shanë me njëri-tjetrin, u drejtuan kundrejtë njëri-tjetrit që të përdornin grushtat. Në moment u ngritën shokët e sejcilit duke formuar kështu dy grupe rivale. Ndërhyra fortë dhe pasi i qetësova u them të dy djemve; -“Eja dilni para klasës dhe rrihuni me njëri-tjetrin”.  Të dy u stepën dhe shkuan dhe u ulën në vendet e tyre. I këshillova të dy dhe mbajta qëndrim për konfliktin që krijuan. Me këtë rast të gjithë të pranishmit pranuan se konfliktet vinin si rezultat i përkrahjes së njëri-tjetriot në grupe, kurse si individ stepeshin.

Përfundimi që arrita të nxjerr nga ky konflikt ishte se të dy djemtë ndisnin konflikte herë pashere dhe kalonin në mbrojtje të shoqëris së tyre.

Por, shenja agresiviteti nuk shprehin vetëm djemtë, por edhe vajzat, të cilat janë në fazën e zhvillimit pubertal dhe kërkojnë të jenë inferior ndaj djemëve.

Nga vëzhgimet e përditshme dal në përfundim se, sjellja e agresivitetit dhe kalimi në sulmin me grushta dhe doreza vjen si rezultat i grindjeve për miqësit dhe marrëdhëniet djem-vajza duke mbrojtur farefisninë.

Agresiviteti sporodik dhe i përditshëm ndodh më shpesh në klasat e VI-ta dhe të shtata, kurse në klasat e teta dhe të nënta janë më të rralla, por më të rënda.

Vë re se nxënësit e klasave të VI-ta grinden dhe qëllohen me grushta vend e pavend dhe kjo vjen si rezultat i zhvillimit të ferohormoneve dhe përkon me zhvillimin endokrin, sidomos te vajzat.

Fëmijët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke ndjekur televizor dhe shpesh mundohen të imitojnë skenat e mësuara përmesë vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve të tjerë në filmat që shikojnë.

Një faktor tjetër që çon në reflektimin dhe përdorimin e agresivitetit nga fëmijët janë dhe marrëdhëniet midis prindërve të tyre. Në se fëmijët shpesh shohin skena të keqtrajtimit të nënës, motrës ose vëllait nga babai ose nëna duan s’duan ata shpeshë në marrëdhënie me shokët dhe shoqet e tyre do jenë agresiv për hiç gjë.

Çfaqa e agresivitetit te fëmijët vjenë dhe si rezultat i përkëdhelive nga gjyshja ose gjyshi dhe sjellja e tyre në   shoqëri do jetë tekanjoze dhe, do bëhen shkak për sjellje agresiv ndaj shokut e shoqes për një qejfmbetje fare të vogël.

Ndryshimi midis sjelljes normale dhe asaj anormale është rezultat i mësimit nga individi i roleve të papërshtatshme në krahasim me ato që ai duhej të kishte mësuar.

Çrregullimet mendore kanë të bëjnë me probleme te të cilat ka një prishje të funksionimit psikologjik për shkak të një funksionimi anormal të trurit, që vjen nga ndonjë sëmundje ose aksident. Në këto nëntë vjet pune pranë shkollës 9-vjeçare N Hoxha Valias kam ndjekur nga afër sjelljen e disa nxënësve që ishin me neuroza të theksuara. Rasti unikal i të sjellurit “korrekt” të nxënësit K Hoxha, ishte qëndrimi pranë i të vëllait binjak, i cili kishte ecuri shumë të mirë në mësime dhe familja i plotësonte të gjitha kërkesat financiare. Ky nxënës arriti të mbaroi klasën e IX-të dhe të dipllomohet me ndihmën e të vllait dhe shokëve, por gjatë nëntë viteve nuk solli asnjë problem në ambjentet e shkollës.

E kundërta ndodhi këtë vit mësimor me nxënësin e klasës së VI-të, E Ç, i sëmur jo vetëm me neurozë, por dhe me sëmundje toke, që shpesh herë bëhet shumë shqetësim për moshatarët e tij.

Në këtë vit mësimor në klasat e VI-të , VII- të, VIII-të dhe të nënta, vëhet re se ka shumë fëmijë me neuroza që shfaqin shenja agresiviteti.

Ndoshta gabojë, por gjithë ato substanca helmuese që u hodhën në ajër në vitet ’97 e më pas kanë dhënë ndikimin e tyre në neurozat që ne vrejmë te fëmijët në shkollat tona.

Ngarkimi me detyra të thjeshta biologjike dhe stimulimi me notë kanë bërë që nxënësit që reflektojnë me neoroza të theksuara të ndjeki me interes orën e mësimit. Agresiviteti është një problem shumë serioz për qëniet njerëzore dhe sidomos në moshën e adoleshencës.

Në cilën moshë është më i zakonshëm agresiviteti?

Do të thosha që agresiviteti fillon të shfaqet që në kopsht dhe gradualisht në klasën e tretë e të katërët dhe më i dhunëshëm bëhet në klasën e nëntë vjeçares dhe vitin e parë të shkollës së mesme. Kjo fazë përkon me maturimin, procesin e rritjes dhe zhvillimit gjenetik, i cili shoqërohet me ndryshime në sjellj.



Related posts

Presidenti Topi dekoron personalitete të jetës publike
“SIKUR PASHË SKENDËRBENË!...”
KUJTIM DHE NDERIM, PËR PROF. ZIJA XHOLIN-AKADEMIK
Filmi i parë shqiptaro-amerikan MikeyBoy në teatrin e famshë...

Leave a Reply





Archive