|

Sa janë në realitet monumentet natyrore

NGA: GËZIM LLOJDIA

Ndër monumentet e natyrës të rrethit Vlorë janë 16 rrape shekullor,11 shpella,1 ujëvarë,1 deltë detare,1 burim i kripur,2 tarraca detare,2 mbihipje aktive,1 kanion,1lagunë,1 gji,1 falezë,1bokërrimë,1 dunë rëre,1 valë burim i madh.

Këto objekte natyral në rrethin e Vlorës përbëjnë atraksione. Në Llogora gjendet Pisha Flamur. Në disa katunde gjenden rrepe shekullore që kanë nga një epitete të cilat lidhen me ngjarje të veçanta. Objekte të kësaj natyre kanë edhe një dukuri mistike që i rrethon. Nuk mund të quhen shpërthime gjene tipike por janë produkt i veprimit të forcave natyrore për një kohë shumë të gjatë. Është edhe një fakt tjetër,që ky objekt natyror nuk gjendet i listuar në monumentet e natyrës të rrethit të Vlorës. Lista e monumenteve natyrore të rrethit Vlorë në të shumtën përbëhet nga rrapet madhështor.

Në këtë listë gjenden rrapet e Pilurit, Kudhësit, Palasës , Rrapi i Xhamisë, Çezmës,ilqet e Zarelit rreth gjysmë ha, në Kuç si edhe të Buronjave të cilat përbëjnë një ndër zonat më të bukura si dhe të Izvorit, Tragjasit, Drashovicës,Velcës, Gurës në Smokthinë. Mbetet e “shënuar” pisha Flamur në qafë të Llogarasë . Në afërsi të pikës së Qafë Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korrentet e erërave. Një element natyror i veçantë dhe tepër karakteristik i dhe karthet e Tërbacit. Mirëpo një pyetje ngrihet vetiu. A ekzistojnë aktualisht këto objekte monumente të natyrës në rrethin e Vlorës? Rrojnë apo janë zhdukur? Ka edhe një enigmë tjetër ? A i njohin komunat dhe banorët këto objekte të listuara si objekte të cilat mbrohen nga shteti si monumente të rralla të natyrës tonë?Kjo listë do të ishte më e madhe dhe do të përmbante edhe visare që janë zhdukur nga natyra jonë e virgjër. Kumtoj faktin, që specialistët e Universitetit të Gjenevës gjatë listimit të florës dhe faunës në Orikum, gjetën dhe konfirmuan faktin e një bime ende të rrallë, që rritet në këneta dhe laguna ,ndërsa është zhdukur në të gjithë pellgun Mesdheut pas tharjeve të kënetave. Kjo bimë e rrallë u gjend në pjesën jugperëndimore të lagunës së Orikut, e cila kur çel në stinën e lulëzimit dhe buisjes shfaq një ngjyrë të kuqërremtë të hatashme që e mbulon me gjakun e saj të ndezur buzët e lagunës . Momentalisht nuk gjendet në asnjë almanak biologjie dhe as e listuar në florën e kësaj zone.

Lista e monumenteve te natyrës rrethi i Vlorës e cila është ndërtuar në vitin 2003, por që kërkon të ketë ndryshime për dy arsye një pjesë e tyre mund ,mos u gjendet as nishani dhe e dyta për të vendosur në të objekte të tjera të natyrës tonë .

Si u dogj rrapi i Mesaplikut. Në të vërtetë kanë ekzistuar rreth 200 rrape ku sipas të dhënave të fundit aty zhvilloheshin mbledhjet historike të krahinës. Rrapet e Mesaplikut kanë qenë vendi i organizmit kuvendor të krahinës duke shërbyer si vendgrumbullimi për luftëtarët dhe kuvendarët. Nga 200 rrape rrapi i madh ishte rreth 600 m në lindje të këtij grupi masiv. Rrapet kishin mbirë buzë lumit Shushicë. Nga 200 rrape aktualisht kanë mbetur vetëm 30-40 të tillë. Mirëpo rrapi i shënuar si monument u dogj në vitin 1990. Një banorë vandali ka bërë zjarr në zgrabullën e tij duke e kthyer në hi gjithë peshën e tij dhe historinë. Një sërë rrapesh të tjerë të krahinës së Kurveleshit apo Tragjasit kanë mbajtur edhe peshë historike. Përveçse u listuan si monumente natyrore ato janë edhe monumente të pazëvendësueshme të historisë sonë.

Shpella e Trenit

Shumë kuvende dhe thirrje për luftë ndër kohëra janë mbajtur nënë hijet e këtyre viganëve gjelbëror një pjesë e të cilëve nuk ekzistojnë. Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.Ajo çka duhet theksuar është se që nga vitet 90 nuk është parë më ndonjë aksion për mbjellje të filizave të rinj për të zëvendësuar bimësinë e humbur nga degradimi kohor. Nëse sheh listën e monumenteve natyrore të Vlorës krenohesh për këto xhevahire që ka rritur dhe krijuar mëma natyrë ndër shekuj të gjatë e të pandërprerë të historisë .Në disa vende të dukshme në rrethit të Vlorës gjene edhe tabela të shkruara siç është ajo e pishës së famshme Flamur në Llogora apo për disa rrape shekullor. Mungojnë për të tjerat sepse veprojnë duar, që i i heqin i prishin si në asnjë vend të botës të qytetëruar. Ky fenomen fare pak i denoncuar është kthyer në mani po rritet madje ndërsa fsheh kështu një pasuri të madhe të natyrës që më së miri duhet ruajtur jo vetëm nga rrogëtarët,banorët e këtyre zonave duan ta kenë detyrim moral për të mbrojtur pasurit e këtij vendi, që mund të ndodhen pranë banesave të tyre, por që gjithsesi janë pasuri që nëse humbasin njëherë nuk krijon për së dyti.Ilqet e Zarelit i griu sëpata. Shumë ilqe,prall e bimësi të tjerë të shurit të Kuce janë bërë qymyr e hi ,ndonëse ekzistojnë në listime fiktive.Krahas florës së pasur që rrit treva jonë një numër shpellash kanë mbetur aksidentalisht në këto listime. Lugina e lumit të Vlorës,ruan në brendi të vet thesare të pashpallura ,që janë thinjur nga ciklet e gjatë të stinëve në muzgje të kohërave.

Me Muzafer Korkutin rreth 2 vjet më parë shkuam në komunë në fshatin Gjormë duke sensibilizuar banorët dhe nxënësit e shkollës për të ruajtur thesarin kulturor, që e kishim të trashëguar nga brezat. Nuk kemi më informacion nga specialistët kush vallë ka shkuar atje,për shkak të largësisë se a ruhet ky monument prehistorik ? Shpellat e njohura të fshatit Velcë ta pastudiura janë sot të pavizitueshme dhe të pambrojtura. Lugina e Shushicës është e ngushte dhe ku¬fizohet ne te dy anët me male te larte. Ajo shtrihet gati tërësisht ne brezin e makies mesdhetare e cila ngjitet deri ne lartësinë 900 m. Lugina, nga pikëpamja arkeologjike, është ende e pa studiuar ne mënyrë te mjaftueshme. Ne vitet 30 te shek. XX u bene kërkime ne shpellat pre historike te Velçes, (Mustili 1954-1955). Nga sa mund te gjykojmë nga njoftimet paraprake qe janë dhënë, nga disa materiale qe ruhen ne muzeun historik te Vlorë dhe nga fragmente qe kemi patur mundësi t’i mbledhim mbi sipërfaqen e vendbanimit shpel¬lor, kultura e Velçes i takon neolitit te vone e lidhet ne kohe me kulturën Maliq (Prendi, 1976).



Related posts

SULLTAN MEHMETI I DYTË NË MES TË PRISHTINËS!!!
PSE S’KA LIBËR TË HISTORISË SË MUZIKËS SHQIPTARE?!
STRATEGJITE MËSIMORE PËR MOTIVIM TË NXËNËSVE
KONKURS LETRAR PËR MËRGATË"AZEM SHKRELI-2014

1 Comment for “Sa janë në realitet monumentet natyrore”

  1. shefki thotë:

    nëse do kthenim kokën pak aty ku jetojmë do kuptonim sa e bekuar është toka jonë . Zoti na ka dhënë shumë ,por fatkeqësisht ne nuk dimë ti miradministrojmë ose na mungon vullneti për ta bërë këtë gjë ,,Mjaftë i bëmë idhuj politikanët e sotëm ,ata janë sigurisht dikushi ,por jo gjithshka ,ku truri dhe mëndja jonë duhet në çdo kohë të mendojë ,çfar thonë ata ,çfar bëjnë ata ,Po ne !?…….Ku jemi ,,nga vijmë e për ku shkojmë .Kush është kjo tokë ,e si duhet të sillemi me këtë natyrë ,këtë vënd.!

Leave a Reply





Archive