|

Shkollat me mësim plotësues në gjermani, ura që lidhin fëmijët tanë me atdheun

Shkruan : Shaban Cakolli

Fëmijët tanë në mërgatë janë dhembja jonë më e madhe. Ata erdhën e hynë në këtë skëterrë pa fajin e tyre. Në vendet ku janë strehuar ndihen të pasigurt në vetvete, të pabarabartë me moshatarët e tyre vendas,ndihen të përbuzur më rrethin ku jetojnë,nga moshatarët e tyre në shkollë,shoqëri,kulturë .

Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.
Në vendet ku mësimi plotësues shqip nuk zhvillohet fare,shumë fëmijë janë traumatizuar,janë thyer shpirtërisht e psiqikisht. Në Gjermani një numër i madh fëmijësh,nga mosinteresimi i prindërve të tyre, kanë mbetur pa u përfshirë në mësimin plotësues shqip. Për këtë arsye duhet të vetëdijesohen të gjithë ata prindër që fëmijët e tyre nuk e përcjellin mësimin plotësues shqip,janë të dënuar të asimilohen.

Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm. Kështu detyrë e çdo prindi mbetet që të hulumtojnë të gjitha mundësitë që fëmijët e tyre të i përgatisin për kthim ne atdhe nga se këtu jemi në vende të huaja,ku fëmijët tanë nuk mund të lëshojnë rrënjë. Qëndrimi i tepërt në vende të huaja do të bëjnë që pas shumë vjetësh kur të kthehen,të ndihen të huaj në vendin e vet..Por ,në Gjermani mund të flitet edhe për anët pozitive,për punën e shenjtë që bëhet në ruajtjen e identitetit kombëtarë të fëmijëve tanë.

Në Landin e NRW-së,shkollat shqipe me mësim plotësues me sukses kanë rrumbullaksuar rreth tri të punës.Puna edukativo-arsimore shumë vjeqare në shkollat shqipe në Gelsenkirchen, Bocholt, Dorsten, Münster, Warendorf, Reclinghausen, Botrop, Gladbeck ishte shumë e lidhur me emrin e mësuesit tanë të paepur Sejdi N Gashi,i cili një jetë iu përkushtua ngritjes të nivelit sa më të lartë të personalitetit të fëmijëve tanë në diasporë dhe ti mbroj ata nga asimilimi. Mbarëvajtjes së këtyre shkollave u ka kontribuar edhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, por edhe mbështetja e organeve arsimore shtetërore gjermane.

Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.

Mësuesi Sejdi Gashi tani në pension,për këtë thotë:Nxënësit që vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,janë zakonisht shumë më të mirë jo vetëm në mësimin plotësues shqip,por edhe në shkollat gjermane. Ata aftësohen në gjuhën e tyre amtare me njohuri nga historia shqiptare,gjeografia,arti,tradita dhe kultura shqiptare,në mënyrë që në raste të kthimit të tyre në atdhe mund të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre.

Në këto paralele deri më tani kanë kaluar mijëra nxënës shqiptarë,ku prej tyre shumë kanë vazhduar shkollat e mesme profesionale,e disa prej tyre kanë arritur me suksese të larta të kryejnë univerzitete gjermane,duke fituar eksperienca të larta. Nxënësit e këtyre shkollave veç arritjeve të sukseseve të larta në lëndët mësimore,dallohen edhe në aktivitetet e lira jashtë shkollore,ku fitojnë njohuri të larta kombëtare dhe përgatiten për shënime kulturore të datave historiko-kombëtare.

Ata këta nxënës kanë fituar njohuri mësimore në gjuhën amtare, kjo dëshmohet në”Kampionatin e Diturisë”,i cili në Gjermani me nxënësit e shkollave shqipe organizohet çdo vit,ku shpesh më të dalluarit zënë vend nga Landi NRW,e jo rrallë të shpërblyerit e vendit të parë në këto kampionate ishin nxënësit e shkollave të mësuesit tonë të vyeshëm z.Sejdi N Gashi.



Related posts

SOT, NISI VITI I RI SHKOLLOR
Martir i shkollës dhe i çështjes kombëtare
Nekrolog për vdekjen e poetit të madh, Adem Berisha
Konferencë shkencore me rastin e 200-vjetorit të lindjes së ...

Leave a Reply





Archive